Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
Zymer Neziri NJĖ PĖRMENDORE E GJAKUT TĖ SHPRI­SHUR TĖ ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI (ANTONIO BELLUSCI)

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 19th February 2017, 13:34

Zymer Neziri
NJĖ PĖRMENDORE E GJAKUT TĖ SHPRI­SHUR TĖ ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI (ANTONIO BELLUSCI)
Antonio Bellusci, Arbėrorėt arvanitė-njė popull i pa­dukshėm. Kėrkime dhe studime ndėr arbė­rorėt e Elladhės (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etno­gra­fiche nell’Ellade (1965-2000), Sho­qata Qendrore Kėr­ki­mo­re Shoqėrore-Kulturore «Gjergj Kas­tri­o­ti»,­ Fras­nita (Kozencė), 2004
 
Veprat, si kjo e Antonio Bellushit pėr arbėrorėt, Ar­bė­r­orėt arvanitė - njė popull i padukshėm. Kėrkime etno­gra­fike nė Elladhė (1965-2000), nuk janė tė shpeshta as pėr arbėreshėt dhe as pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt. Ajo paraqet raritet nė fushė tė folklorit, tė etnologjisė, tė gjuhė­sisė e tė historisė dhe bėn tė konsiderohet si njė arkiv me vlera tė paēmuara pėr albanologjinė.[url=#_ftn1][1][/url]
Mėnyra e realizimit tė saj ėshtė tė shtruarit e tė dhėnave tė mbledhura nė terren me anė tė metodės sė ba­shkėbisedės. Pa imponim, pahetueshėm, drejtpėrdrejt. In­te­resimet e autorit janė: popullsia, vendbanimet, gjuha, kė­n­ga popullore, profesionet, mėnyra e jetesės, doket, za­ko­net, besimet, ritet, kultet, lindja, dasma, vdekja.
Koha e kėsaj pune tė mundimshme tė terrenit fillon me materialet e gushtit 1984 dhe pėrfundon me ato tė gjur­muara mė 1985. Mirėpo, aty ka edhe shėnime tė da­ta­ve mė tė hershme, madje edhe tė hulumtimeve nė ato vise, mė 1969.
Botimi i kėtyre vlerave etnokulturore, nė kėtė mėny­rė, ėshtė risi pėr Prishtinėn e Tiranėn. Ėshtė punė shumė e pėlqyeshme. Ana dokumentare ėshtė jashtė­za­ko­nisht me vlerė shkencore. Aty do tė ndalen folkloristi, etnologu, gju­­hėtari, historiani e kush jo. Punė  me peshė.
Kėtu ka sidomos brumė shumė me vlerė pėr folk­lo­rin, ku janė pėrfaqėsuar gjini e lloje tė poezisė e tė prozės popullore. Veēohen lirika, fjala e urtė, anekdota. Lirika e dashurisė ėshtė mė e pasura, krahas kėngėve tė shumta tė lirikės familjare. As vargjet e ngjashme nga viset e tjera shqiptare nuk janė tjetėr fare. Kėto krijime gojore nga Gre­qia vetėm sa e plotėsojnė mozaikun e lirikės sonė erotike dhe me kėto vargje krijohet njė pamje lirike tėrheqėse, ash­tu si nė shumicėn e kėngėve lirike erotike tė Jugut, me varg tė dendėsuar dhe pėrplot fuqi poetike.
Me interes tė madh ėshtė edhe vajtimi arbėror. Proza popullore, pėrralla e pėrrallėza, qė janė me peshė jo vetėm pėr lexuesit, por edhe pėr studiuesit.
Proza popullore e kėtij libri ėshtė dėshmi e ruajtjes sė traditės sė lashtė tė vlerave shpirtėrore edhe te shqip­tarėt nė Greqi. Tėrheq vėmendjen proza me elemente tė lashta edhe tė bashkėjetesės sė njeriut dhe tė gjarprit. A. Bellushi ka shėnuar me kujdes edhe tė dhėna pėr mbje­lljen, korrjen dhe jetėn e bujkut nė katund. Ai sjell edhe vlera tė shumta etnografike: doke e zakone tė lindjes, tė mar­tesės e tė vdekjes, rite, veshje popullore, lloje ushq­imi dhe mėnyra tė pėrgatitjes sė tij, vegla pune, zeje, si bė­het buka, finja, si zihet djathi, si qethen delet, si rripet dhia.
Autori ka mbledhur edhe dėshmi tė tjera etnografike me interes pėr jetėn baritore dhe bujqėsore. Ai ka shėnuar me kujdes tė dhėna pėr mbjelljen, korrjen dhe jetėn e buj­kut nė katund. Veshja e burrit dhe pėrshkrimi i saj tėr­he­qin vėmendjen e studiuesit, sidomos tė etnologut: fusta­nella, opingat, kėsula, tirqit.
Doke e zakone tė martesės, vaji i vajzės nė ndarje nga familja, por pa gjurmė tė dukshme tė martesave tė hershme me rrėmbim, janė dėshmi e vazhdimėsisė sė tra­ditės sė moēme. Doket, besimet popullore dhe ritet pėr tė vdekurit janė dėshmi tė ēmuara. Tradita e shėnuar e larjes sė kufomės ndėr arbėrorė ruan elemente parakrishtere dhe tė pėrhapjes ndėr fiset ilire. Nė tėrė librin autori jep me pėrkushtim tė dhėna pėr besėn dhe pėr traditėn e dhėnies e tė mbajtjes sė saj. Edhe besimi pėr gjarprin e bekuar dėsh­mon shtrirjen e tij nė tė gjitha viset shqiptare dhe vazh­dimė­sinė historike.
Autori ka mbledhur argumente me vlerė edhe pėr gjuhėsinė, nė veēanti pėr tė folmet, mbiemrat e familjeve dhe toponimet. Ai ofron edhe lėndė mjaft tė vlefshme pėr historinė, pėr prejardhjen dhe rrėnjėt dhe pėr kujtesėn historike. Nė fund duhet thėnė se askush si Antonio Bellu­shi nuk e mori me aq pėrkushtim punėn me arbėrorėt. Pakkush si ai punoi aq shumė pėr arbėrorėt.
Rrallėkush si Bellushi mbėrriti rezultate aq tė mėdha pėr arbėrorėt. Edhe diēka pėr Bellushin: ai nuk ka shumė shokė nė fushėn e studimeve, tė mbledhjes e tė botimit tė kulturės shpirtėrore tė arbėrorėve e tė arbėreshėve. Botoi aq, sa shumėkush ia ka lakmi. Ai me punė ia siguroi vetes pėrjetėsinė nė folkloristikėn dhe etnologjinė shqiptare.
Nė gusht 2003, kur u pamė nė Prishtinė, mė tha se librin e ka gati. Madje e solli edhe dorėshkrimin, sepse dėshironte ta botonte kėtu. Gėzimi ishte i madh. Nuk ishte nga ato gėzimet e mia tė zakonshme. Ishte rast i veēantė. Mė dukej se Prishtina po afrohet edhe mė shumė me arbėreshėt dhe me arbėrorėt tanė. Edhe nė Ministrinė e Kulturės ia thanė njė po pėr ndihmė. Meriman Braha qėn­dro­nte mbrapa kėsaj poje. S'ke pse e kėrkon mė tė fjalės, - i thashė. E tash, pas leximit tė dorėshkrimit, Bellushi po mė duket edhe mė i madh. Madhėshtia pėr veprėn e tij ėshtė pėr admirim. Admirim e respekt, bashkėrisht.
Nė vend tė pėrfundimit lirisht bėn tė thuhet se rezultatet e autorit janė tė mėdha. Ai e ndali pėr njė ēast historinė e arbėrorėve dhe e shėnoi nė letėr. Kėshtu, ua shkroi njė faqe tė ndritshme tė kujtesės etnike atyre dhe vetvetes. Vepra e tij «Arbėrorėt arvanitė-njė popull i pa­dukshėm. Kėrkime dhe studime ndėr arbėrorėt e Elladhės» ėshtė njė pėrmendore e gjakut tė shprishur tė Arbrit nė viset e Elladhės.
Shumė gjatė kam menduar se si t'ia them tė gjitha ato pėrjetime derisa e lexoja kėtė vepėr. Njėkohėsisht, vetja mė thoshte se ndjenjat nuk bėn tė tė rrėmbejnė, sepse duhet tė shkruash objektivisht dhe vetėm objektivisht pėr studiuesin dhe veprėn e tij. U pėrpoqa tė veproj ashtu, ndo­nėse mė duhet patjetėr ta respektoj ndjenjėn pėr ngazė­lli­min, po edhe pėrmallimin pėr atė pjesė tė shkapėr­der­dhur tė vazhdimėsisė sonė etnike, qė ai e do aq shumė dhe me aq pėrkushtim veproi tėrė jetėn qė tė ngrejė njė monu­ment nė kujtesėn historike pėr pasardhėsit, pėr brezat qė vijnė.
Ē'tė them tjetėr: tė paēim Antonio Bellushi dhe jet­ofsh jetė tė gjatė pėr tė mirėn e etnologjisė e tė folklorit, tė gjuhėsisė e tė historisė sė arbėrorėve tanė nė Greqi dhe tė arbėreshėve nė Itali.
 



[url=#_ftnref1][1][/url] Shihni edhe botimin e parė: Zymer Neziri, «Njė pėrmendore e gjakut tė shprishur tė Arbrit», para­thėnie, nė: Antonio Bellusci, Arbėrorėt arvanitė-njė popull i pa­dukshėm. Kėrkime dhe studime ndėr arbė­rorėt e Elladhės (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etno­gra­fiche nell’Ellade (1965-2000), Sho­qata Qendrore Kėr­ki­mo­re Shoqėrore-Kulturore «Gjergj Kas­tri­o­ti»,­ Fras­nita (Kozencė), 2004, f. 14-16.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi