ISA BOLETINI NË POEZINË SHQIPTARE
 
"Çdo popull është krenar për njerëzit e tij me vlerë dhe ç 'nuk bën të mos harrohen! Aija tregon botes me mburrje si shembull të forces e të lartësisë së tij morale dhe ua le trashëgim brezave të rinj. Mua më duket se Isa Boletini është një shembull i tillë i kombit tonë dhe na nderon në sy të botes...Të rinjtë shqiptarë ta njohin kryetrimin e Kosovës, që brezat e ardhshëm të thonë: "Lum shekulli që e njohu! "
Skender LUARASI
 
Jeta dhe lufta për liri dhe pavarësi kombëtare e Isa Boletinit frymëzoi shkrimtarët shqiptarë për të krijuar poezi dhe vepra të tjera letrare, me të cilat heroi kombëtar përjetësohet në letërsinë shqiptarë. Disa poetë atij i kushtuan poezi, duke spikatur në planin artistik krenarinë kombëtare dhe luftën heroike të këtij "gjenerali kryengritës gegë", sic e ka quajtur Fan S. Noli. Poetët e Rilindjes: Risto Siliqi, Hilë Mosi, Gjergj Fishta, Asdreni etj., Isa Boletinin e çmojnë lart si "organizator dhe luflëtar të kryengritjes së Kosovës". Në poezinë "Mbas luftimit në Kosovë"[url=#_ftn1][sup][1][/sup][/url] Siliqi përjetësoi figurën e luftëtarit shqiptar për liri:
 
"Pushka plasi, u dha kushtrimi, Pollaba u dridh nën kambë, Kaçanikun e mbuloi timi, Derdhel gjaku për gjith pllambë!
 
Isa Begu Buletina,
Bir i ndjerës Kosoveshë
Mbi halldupa, mbi stërvina
Nget e shklet me shpatë çveshël "
Hilë Mosi në tingëllimën "Isa Boletini"[url=#_ftn2][sup][2][/sup][/url], të krijuar më 1910, paraqet fizionominë fîzike dhe morale të trimit shqiptar "që ishte i tëri për Shqipërinë". Në frymën e poezisë popullore poeti i drejtohet Isa Boletinit:
"Luftar të rrebt 'e trim si ty s'ban nana, Në shesh të luftës me shum 'burrni luftove, Në Kaçanik e Cernalev si zana Me djemt e tu si nji sokol qindrove.
 
Për ty shum ma i madh do t'ish nderimi, Skender të dytë do t'njihte ty Shqypnia, Sikur në ty i naît do t'ish qëllimi. "
Skender Luarasi: "Isa Boletini", "Naim Frashëri", Tiranë 1971, f. 16.
Nëpërmjet të dialogut të imagjinuar poeti e jep portretin e Isa Boletinit, ashtu sic ishte ai në jetë dhe në luftë. Ai shquhej me virtyte të larta njerëzore të atdhetarit të flaktë për çlirimin dhe


 



[url=#_ftnref1][sup][1][/sup][/url] Risto Siliqi: "Vepra të zgjedhura", "Rilindja", Prishtinë, f. 101.
[url=#_ftnref2][/url]'Hilë Mosi: "Vepra të zgjedhura", "Rilindja", Prishtinë, 1972, f.91.