Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


"KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

Share

description "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Publikohen  për herë të parë
 
 
KUJTIME PËR ÇAJUPIN
 
 
                 Atdhetari Sofokli Çapi, i cili bashkëjetoi për shumë kohë me poetin Andon Zako - Çajupi, ruante shumë kujtime për të. Mjaft nga këto janë bërë të njohura.
Por, nga blloku im i shënimeve po shkëput disa kujtime të tjera, të panjohura gjer më tani, ashtu siç m’i ka treguar im gjysh Sofokliu.
                Mosha e rinisë së Çajupit karakterizohej dhe nga një temperament të tipit kolerik. Ngandonjëherë edhe nxitohej në veprimet e tij, edhe rrëmbehej.
Kur ende ishte student për drejtësi, u njoh dhe u fejua me zviceranen Evgjenia, së cilës më vonë do t’i kushtojë edhe elegjinë e tij të famshme.
                Rastësisht, një ditë vuri re se Evgjenia po bisedonte përzemërsisht me një të ri, i panjohur ky për Çajupin. Kjo skenë atij nuk i pëlqeu, ndaj u afrua dhe e shtyti të panjohurin. Llaf pas llafi, duke u shtyrë me njëri tjetrin, u grindën dhe u zunë keq. Djaloshit të panjohur i shpëtoi grushti dhe e qëlloi Çajupin në nofull, duke i thyer dhe një dhemb, para se e fejuara të hynte në mes tyre dhe të sqaronte afërsinë gjinore të saj me djaloshin. E mësoi këtë lidhje gjaku midis tyre Çajupi, por qe vonë.
Çajupi e mbajti këtë dhemb të thyer gjer në fund të jetës së tij, si shenjë të dashurisë ndaj të fejuarës dhe të nxitimit të papërmbajtur rinor të dikurshëm.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz

*
Dihet që Çajupi ka patur letërkëmbim me poetin e madh Naim Frashëri, sidoqë, gjer tani nuk është gjetur, qoftë dhe një letër e vetme nga kjo korrespondencë.
Të njohur ishin nëpërmjet letrave, po dot nuk ishin takuar.
Një herë të vetme u takuan me njëri - tjetrin, takim ky që ndodhi në vaporin me të cilin Çajupi udhëtonte për në Stamboll.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Sa mori vesh Naimi se Çajupi ndodhej në vapor dhe bëhej gati të zbriste në tokë, shkoi dhe e takoi Naimi, duke e këshilluar që të mos zbriste, pasi ishte rrezik të arrestohej, për shkak të shkrimeve të tij antiturke.
Naimi u takua me Çajupin disa herë në këtë vapor, derisa ai mori rrugën e kthimit. Ç’thanë dhe ç’u bisedua në këto takime, nuk dihet!...

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz

*
I ati i Çajupit, Harito Çako ishte mjaft i pasur, por nuk patën shkuar mirë me njëri-tjetrin. Kishte fabrikë duhani në Kavallë të Greqisë dhe në Selanik. Kishte dhe një vilë madhështore, që është dhe sot.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Për shkak të këtyre marrëdhënieve, Çajupi kishte shkuar në Kavallë, vetëm dy herë, gjatë periudhës që ishte student.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Kur i vdiq i ati, Çajupi dërgoi atje Sofokli Çapin, i cili, sëbashku me një avokat grek, u muar me shitjen e kësaj pasurie.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Xhaxhanë e tij, Jorgji Çakua, fillimisht e nderonte dhe e respektonte shumë. Ishte Jorgji që e kishte frymëzuar dhe ndihmuar për të vijuar studimet e mesme dhe të larta.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Më vonë i thartuan marrëdhëniet për shkak se Jorgji vajzën e tij të vetme e martoi me një grek. Duket këtej duhet të jetë nisur Çajupi, kur do të shkruante: “ Ditën që u vlove me atë zuzar, Nuk e kuptove që s’qe shqiptar ?”

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Xhaxhai tjetër i tij, Xhimo Çakua, banonte në Gjirokastër. Grumbullonte duhan të papërpunuar dhe e dërgonte në Kavallë të Greqisë, te Haritua.
Çajupi këtë e çmonte, e nderonte dhe respektoi derisa vdiq.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Kur i ati i Çajupit ishte në Kajro, veç të tjerave, kishte në pronësi një fabrikë mielli, një hotel në Kajro dhe një vitë njëkatëshe, por në gjendje të mirë.
Kur u kthye Çajupi nga studimet hoqi administratorin grek dhe vuri në vend të tij kushëririn e tij të parë Leonidha Xhamballo. Por duke qenë se punëtorët kishin ankime për të, Çajupi e zëvendësoi edhe këtë me Sofokli Çapin, një tjetër njeri i afërt i tij ky.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Andoni mbante në shtëpi një grua, që i shërbente. Athina e quanin dhe i shërbeu 21 vjet.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Kur u sëmur poeti dhe po humbiste dritën e syve, kjo grua që pati me të marrëdhënie intime, i kërkoi atij që të kurorëzoheshin.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Në kujtim të gruas së tij të parë, Evgjenisë, Çajupi nuk pranoi tjetër kurorëzim, por me akt noterial e bëri atë pjesëtare të pasurisë së tij, pas vdekjes.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
              Djalin e tij të vetëm e pagëzoi me dy emra. Mbajti premtimin që i kishte bërë Evgjenisë që, nëse do të lindte djalë, ta quante këtë Etjen. Por edhe nëna e tij, Zoica, një zonjë grua kjo, të cilën ai e donte shumë, i pat kërkuar që, nëse do të lindte djalë, këtë ta quante  Stefan, në kujtim të babait të saj, i cili nuk kishte tjetër trashëgimtar.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Për të plotësuar të dyja këto kërkesa, Çajupi e quajti Etjen për hir të Evgjenisë dhe Stefan për të nderuar nënën, Zoicën.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Shtëpia e Çajupit në Egjipt ishte pranë ambasadës gjermane. Ambasadori gjerman e vizitonte shpesh Çajupin, pasi si ai dhe djali i tij e zotëronin mirë gjermanishten.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Pas këtyre vizitave të vijuara, djali i poetit u dashurua pas gruas së bukur të ambasadorit gjerman. Ndaj Çajupi, djalin e tij sëbashku me Sofokli Çapin e dërgoi në fshatin, ku kishte si pronë fabrikën e miellit.
Nga ky merak djali i poetit u sëmur.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Çajupi, nënën e tij, Zoicën, e mori në Kajro, ku dhe vdiq. Mirëpo ajo mërzitej atje, se dhe pleqëria e rëndonte. Ishte e mësuar me gatimet e Zagorisë, ndaj asaj nuk i pëlqenin ato ç’ka gatuheshin atje.
Kur Sofokli Çapi kthehej për në Kajro mori nga Sheperi Foto Mandilin, i cili ishte guzhinier.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Një tjetër sheperjot, Koço Mandilin, duke qenë se punën e kishte më shumë natën, Çajupi e thërriste shpesh në shtëpi, që dhe nëna e tij të mos mërzitej, duke qenë vetëm.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
*
Trashëgimtarë të pasurisë së Çajupit ishin Leonidha Xhamballo me të dy motrat e tij: Folite Çapi, e shoqja e Sofokliut dhe Ngjelina Konomi, e shoqja e Perikliut nga Ndërani.

descriptionRe: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN" nga Atdhetari Sofokli Çapi , Publikohen për herë të parë

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi