Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionJeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz
NEXHMIJE HASANI
Nexhmije Hasani ka lindur në Tiranë.  Është me origjinë nga Luarati, Çamëri. Familja e saj u vendos në Tiranë, pas genocidit  ndaj popullsisë çame, në vitin 1944. Përfundoi studimet e mesme në gjimnazin  “Sami Frashëri”,  Tiranë.
Që prej vitit 2000 jeton dhe punon me familjen e vet në Londër, Angli, por kurrë nuk harron Tiranën. Ka kryer disa kurse specializimi  dhe shkollimi në Angli.  Zotëron gjuhën angleze.
Qysh në moshë të re ka shfaqur  talentin për të shkruar. Ajo shkruan poezi e prozë. Madje ka botuar shkrime edhe në Angli.
Gjatë vitit 2016 dhe në vijim është aktivizuar fuqimisht në veprimtari letrare, kulturore, shkencore e gjuhësore. Kjo veprimtari ka qenë e suksesshme në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni (Strugë, Ohër) si dhe në Angli.
Ka përgatitur kumte për veprimtaritë pegasiane “Magjia e Dritës” Sarandë, analitikë për veprën “Studime letrare” të Dr. Bexhet Asani Strugë,  si dhe është konsulente në dy libra të rëndësishëm  si: “Jemi të gjithë Ëngjëj…” i autores Vera Çato dhe “Magjia e Dritës” i autorëve Kristaq F. Shabani dhe Anastas Nika.
Është redaktore e librave: “Agmia e ditëve” Lindita Kopliku dhe “I breathe in a bird’s flight”  (I come like a word) poems Petraq Zguro.
Librat e saj janë prezantuar me metodën analitike gjatë vitit 2016 në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë, Tiranë, Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Klinë e tjerë.
Është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Anëtare Nderi e Lidhjes, madje dhe koordinatore e saj në Angli.
Romani “Kalvari i diagramës” është vlerësuar me çmimin “POLEART “PEGASI” ALBANIA 2016” nga Akademia Alternative Pegasiane.
Libri i saj i dytë  “Trajektorja e jetës” është shpallur nga Akademia Alternative Pegasiane  “Libri i Vitit 2016” (skica dhe tregime ) një sukses shumë i madh i saj.
Është duke përgatitur  një libër me temë aktuale.
Gjithashtu është përfshirë në Antologjinë Poetike Universale “ KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 4 e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, e cila botohet në tremujorin e parë të vitit 2017.
Botimet e autores:
1.      “Kalvari i diagramës” roman, 2015, “Botimet Barleti”Tiranë
2.      “The Agony  of diagram” novel, 2016, “Botimet Barleti”Tiranë
3.      “Trajektorja e jetës “ skica dhe tregime, 2016 “Botimet Barleti”Tiranë
4.      “   Life trajectory” stories and sketches, 2016, “Botimet Barleti”Tiranë
5.      “ Aureola e shpirtit”, poezi , 2017 (shqip, anglisht)

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz
Poezi
Dhimbjefortat e mia
Me krahët mbështetur
mbi kupat e gjurit,
vazhdoj “kafshimin”,
në një ritual të buzëgjakosurës…
Nga djegia e mallit ,
dhimbjen e shpirtit ndjej,
në pafundësi ëndrrash.
Ëndërrime pa fund,
pa fillim….
Ç’ mangësi të thella në shpirt!

E përhumbur në zbrazëtirë ,
kërkoj nga kjo gjendje të dal.
Vazhdoj të përpëlitem,
zbrazëstirës së shpirtit ,
Dridhjeforta përshkojnë trupin ,
edhe pse toka avullon e tëra ,
Shpirtin tim asgjë dot s’e ngroh…

Shtrohet para mendjes sime pyetja:
“Çfarë duhet të bëj
për daljen nga kjo gjendje e hidhur!”

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz

Emfazë
Shpirt i burgosur:
Ngujuar kullës dhimbjore ,
Distancë e malluar ,
Stacion pritjesh…
Pa ty humbet arsyeja,
Syri shtang në padukshmëri,
Humbet në pritje të mbërritjes.
Pritje pa fund…
I këputuri mall.....
Thërras arsyen të më bindë…

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz
Notim në ëndërr
Pjesë- pjesë,
Copa- copa
i mbledh të “mbledhurat” e mia,
Si një timoniere,
lundroj në detin “Ëndërr”….
Anije, dramë piratike…
Pirat i zbardhuar…
Parajsore ngjyra jote…
Frymoj në det të hapur…

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz
Poezitë janë marrrë nga vëllimi poetik
“AUREOLA E MALLIT”, 2016

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz

Nexhmije Hasani was born in Tirana. She is originally from Luarati, Chameria. Her family settled in Tirana, after the genocide against the Cham population in the year 1944. She completed the high school at the college “Sami Frashëri”, Tirana. From the year 2000 she lives and works with her own family in London, England, but she never forgets Tirana. She has performed some courses of specialization in England. She is a very good connoisseur of English language. Her talent for writing has appeared since at a young age. She writes poems and prose. She has even publicized parts of her work in England. Nexhmije is a member of IAPWA “PEGASI” ALBANIA even her representative in England. The novel “The ordeal of diagram” has been prized with “POLEART “PEGASI” ALBANIA 2016” by the Pegasian Alternative Academy. Her volume with poems in two languages, Albanian and English is in the process of publication. The novel “Kalvari i diagramës” (The Agony of diagram) in Albanian and English language is her first ëork. Works by the author:
1. “Ordeal of diagram” novel, 2015, “Botimet Barleti” Tirana
2. “The Agony of diagram” novel, 2016, “Botimet Barleti” Tirana
3. “Life Trajectory “ sketches and stories, 2016 “Botimet Barleti”Tirana

descriptionRe: Jeteshkrim dhe poezi nga autorja Nexhmije Hasani

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi