GJERGJ FISHTA PËR KULTURËN
Përkufizimi i At Gjergj Fishtës për kulturën, edhe sot vlen si vetëdije për vetveten për të djeshmen, për të sotmen dhe, gjithsesi, edhe për të ardhmen:
“Mbas kuptimit të sotshëm, fjala kulturë shenjon të përmbledhunt e të gjithë aktivitetit shpirtnuer kolektiv të nji populli, si në lamë të ditunis e t’artit, si edhe në pikëpamje të përparimit moral, e material në jetën shoqnore e individuale të nierit, që, tue ia ba të lehtë këtij ekzistencën fizike, ta bajë sa ma të aftë me iu kapë qëllimit të vet, që asht lumnija. Prandej, me gjithë arsye mund të thuhet, se shkalla e kulturës së vërtetë të nji populli, shenjon shkallën e lumnis së jetës shoqnore e individuale të tij mbi tokë.”
Prend Buzhala