Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description“LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Referencë :
“LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE”
Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen
HYRËSI
Të nderuar pjesëmarrës në këtë Konferencë shkencore me një objekt dinamik, i cili përligj edhe   Lajtmotivin pegasian:
”Jemi të gjithë Ëngjëj…Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku”
 
Zbërthesë  semantikore
Paqe, në anën  semantike, do të thotë apo motivohet :
Marrëdhënie të mira ndërmjet njerëzve, pa grindje e armiqësi, gjendje pa shqetësime e një njeriu a e një mjedisi, qetësi;  gjendje e qetë në një vend a ndërmjet  dy e më shumë shteteve , pa luftëra e pa ndeshje. Paqe e qëndrueshme shteteve.
Paqe nga pikëpamja letrare apo figurative do të thotë gjendje e shkëlqyer kohe në klimë mendore dhe marrëdhënie mendore , larg instikteve …
2. Marrëdhënie  ndërmjet  dy  a më shumë shteteve  për  të pushuar luftën.
Gjendje e qetë, ku lulëzon marrëdhënia, lidhësia në të gjitha komponentët, besimi ndërmjet njëri – tjetrit.
“Paqja, - sikundërse shprehet nënë Tereza, - fillon me një buzëqeshje…”.
Buzëqeshja, si një gjest i botës së pasur shpirtërore krijon një komunikim niveli,  afron mendimet, ka karakter hyrës realizator dhe ulje diskutimi në klimë të favorshme..

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Simboli i paqes është pëllumbi
Semantika e simbolit
Simboli i prejardhur nga greqishtja sumvolion , shenjë konvencionale njohëse, një send i ndarë më dysh, dy gjysmat e të cilit shërbejnë si shenja njohjeje dhe bëhet e pushteshme , flatruese.
Simboli, një figurë me kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor a një dukuri, nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht, ideja është abstrakte dhe simboli, i cili e përfaqëson atë, është konkret. Paqja, kjo fjalë malnajë, e simbolizon pëllumbi.
Simbol, në kontekstin artistik, quhet figura artistike, e cila personifikon, në të vërtetë me forcën më të madhe tiparet më karakteristike të një dukurie, të një trajte, idenë e saj vendimtare dhe fuqivepruese.
Letërsia me artin e fjalës gjatë gjithë kohëve që nga fillesa e ka shprehur këtë në fondin kreator: Një referencë e thjeshtë në vepra dinjitoze:
Shembull :
Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë "Kopraci" të Molierit) është simboli i kopracisë, Tartufi (personazhi kryesor i komedisë "Tartufi" të Molierit) është simbol i hipokrizisë, apo rrethet e Dante Aligerit…

Simboli e ka rrjedhojën e daljes nga paralelizmi figurativ, sepse është një lloj paralelizmi, por gjysmak. Te simboli ana njerëzore, nuk mund të shprehet, por lihet të nënkuptohet dhe të shprehet vetëm ana natyrore. Koncepti i simbolit është i afërt më atë të alegorisë dhe në disa aspekte edhe me atë të metaforës. Kur simboli humbet kuptimin e tij të pavarur, ai kthehet në alegori.
Simboli ka një “detyrë” t’u drejtohet më tepër ndjenjave, anës emocionale, ndërsa alegoria i drejtohet mendjes së lexuesit, arsyes.
Te simboli theksohet cilësia mbizotëruese dhe s’merren parasysh cilësitë e tjera.
Mund të sjellim shembull :
Te poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit, me fjalën "Flamur" nënkuptohet kombi shqiptar.

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
G.KËNGA E BAROTIZIMIT

Ah, Ballkan, Ballkan kokëfortë
me “tre luftra”bote provokuar,…
Ç’temperament zjarr!…
Drurët duan njerëz të rriten,
Lulet kërkojnë njeriun të çelen,…
Hidh vështrimin në fqinjët e mençur
tek hapin dritaret fine;
Ajri ngroh gjokset e kombeve…
Njerëzit vetëm ikin,
Presidentët mburrin veten
për kthesat përmbysjet,
Kamuflimi ka tashmë të gjitha organet
dhe mendje “ të sofistikuar”…
E Bukura e Dheut e shfrytëzoi nderin,
vret të Nesërmen në Thembër të Akilit!
Ah, belbëzim i pritur nga Nënat!
Ah, ndjenjë që dredh Argjirot!
Ah, kur do të kthehen
“Rozafat, Konstandinët,
Mujët, Halilët ,Doruntinat…”
Fshini sytë e lotuar të Vasiliqisë…
Zhan d’ Arkat quhen : Bubulina…
Bubulinat s’mbyllin përherë Ciklet…
Edhe Letërsia shqiptare në fondin e saj kreator ka dhënë me përfaqësuesit e saj të mirëfilltë ndihmesë të padiskutueshme.
Etapat
Arti, muzika dhe letërsia
Piktura romake e shfaq ndikimin e teorisë pikturore greke dhe shembujt ekzistues janë kryesisht afreske të përdorura për të zbukuruar muret dhe tavanet e vilave në fshat, megjithëse letërsia romake përmend piktura në dru, fildish dhe materiale të tjera. Disa ekzemplarë të pikturës romake janë gjetur në Pompei dhe nga këto, historianët e artit e ndajnë historinë e pikturës romake në katër periudha. Stili i parë i pikturës romake praktikohej nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s, deri në fillimin ose mesin e shekullit të parë p.e.s. Kryesisht përbëhej nga imitime në mermer dhe piktura murore, megjithëse ndonjëherë përfshinte vizatime të personazheve mitologjike.
Stili i dytë filloi në fillim të shekullit të parë p.e.s dhe kishte si qëllim vizatimin e peizazheve ose tiparet arkitekturore, në mënyrë sa më realiste në tre dimensione. Stili i tretë u shfaq gjatë sundimit të Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit të dytë në favor të zbukurimeve, stolisjeve të thjeshta. Një skenë arkitekturore, një peizazh ose një dizajn abstrakt vendosej në qendër në një sfond monokrom (ku ka vetëm një ngjyrë ose vetëm nuancat e një ngjyre). Stili i katërt, që filloi në shekullin e parë, përshkruante skena nga mitologjia, ndonëse ruajti detajet arkitekturore dhe modelet abstrakte.
Skulpturat e portreteve, gjatë kësaj periudhe, shfrytëzonin proporcionet rinore dhe klasike duke evoluar më vonë në një përzierje realizmi dhe idealizmi. Gjatë dinastive Antonine dhe Severane, flokët dhe mjekrat me zbukurime, u bënë të përhapura dhe u krijuan me prerje dhe shpime më të thella. U bënë gjithashtu avancime në skulpturën e basorelieveve, që zakonisht përshkruanin fitoret e romakëve.
Letërsia latine ishte që nga fillimi i saj tepër e influencuar nga shkrimtarët grekë. Disa nga punët më të vjetra ekzistuese janë epika historike që tregojnë historinë e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarët filluan të shkruajnë poezi, komedi, histori dhe tragjedi.
Muzika romake ishte e bazuar tërësisht në muzikën greke dhe luajti një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të jetës romake. Në ushtrinë romake, instrumentet muzikorë si tuba (një trombë e gjatë) ose cornu (e ngjashme me një bri) përdoreshin për të dhënë komanda të ndryshme dhe lituus (një instrument i zgjatur në formë J-je), përdorej në ceremonitë e ndryshme. Muzika përdorej në amfiteatro midis akteve dhe në odeone (salla për performimin e muzikës), dhe në këto ambiente njihet që janë përdorur cornu dhe hydraulis (një tip organoje që punon me ujë). Shumica e ritualeve përfshinin muzikën, me instrumente si tibiae (fyell) në flijime, çambaret dhe tamburinat në kulte të shfrenuara (orgjiastike). Disa historianë të muzikës besojnë se muzika përdorej në pothuajse të gjitha ceremonitë publike.
Mbishkrimet, shtëpitë publike, pikturat dhe skulpturat e gjetura në Pompei dhe Herkulaneum, tregojnë se romakët kishin një kulturë të ngopur me seks.
Në kohërat Paradinastike dhe të Dinastisë së Hershme, klima e Egjiptit ishte më shumë ... Përparime të mahnitshme në arkitekturë, art dhe teknologji u bënë gjatë ... në funksionim një sistem drejtësie për të mbajtur në vend paqen dhe rendin. ... Letërsia e Mbretërisë së Mesme, përmbante tema të sofistikuara të shkruara .
Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxjerrë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.
Letërsia e re u frymëzua si dhe arti, nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht në Itali. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që u mishëruan te figura e «cortesano-s» së Baldassare Castiglione-s: duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.
Risia ndikoi si temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia rekuperoi idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përketë aspekteve formale, u rekuperuan parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.
Precedentet e Dante Alighierit, Petrarkës dhe Boccaccio-s i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindase në Itali në shekullin e XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindase të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo, që shkroi këngë Petrarkiste dhe sonete, por mbi të gjitha, u lartësua si arbitër i letërsisë italiane të kohës së tij, që qe qendra e rrezatimit ndërkombëtar të kësaj lëvizjeje.

Lëtërsia bashkëkohore sot ka përfaqësues dinjitozënë planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kështu mund të përmendim poetë dhe shkrimtarë të nivelit të lartë bashkëkohorë si :Kurt Svatek (Austri) Nadia Cella Pop (Rumani), Ismail Kadare (Shqipëri), Teresinka Pereira ( SHBA) Florentim Smarandache (SHBA), Choi Lai Sheung,Gabriel Jose DeLa Concordia Garcia Marcyez (Columbi)Nase Yasin (Qipro), Panagiota Zalloni Christopoulou, Dinos Koubatis (Greqi),Leung Ping Këan Hong Kong, Ciaran O’ Driscoll, Iclabd, Kuldeep K. Srivastava Indi) A shok Chakravarthy , Seamus Heaney (Ireland), Ada Aharon (Izrael) Domenico Defelice(Itali) Tanikaëa Shuntaro (Japoni0 Baek Han Yi (Kore e Jugut), Patrick Sammut (Malta), Oktavio Paz Mexico, Prof. Hadaa Sendoo (Mongoli)Anne Kennedy Neë Zeland, Ëislaëa Szymborska (Poland) Adolf P. Shvedchikov, Miguel Oscar Menassa (Argjentina) Spain, Jaime Icho Kozak Spain, Tomas Transtromer Sëeden, Derek Ëolcott St. Lucia (Shen Lucia), Adonis Siri, Huang Teng- Fei Taiëan, Moikon Zeqo, Kristaq F. Shabani,Andon Papleka, Petro Dudi, Enrieta Sina,Reshida Çoba, Gjergj Nikolla,Majlinda Shabani (Aleksandra) Albania, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Prend Buzhala, Vlera Ejupi Bytyçi (Fyrom) e tjerë.
Antologjia Poetike Universale , kolana e saj është një kontribut I madh për paqen un iversale dhe mjaft vepra të tjera të përmasave.
E humbur
E bukura u ul në fronin tënd,
Ngjante si princeshë,
Kur duart hodhi lakmia,
Në mugëtirë humbi,
Bukuria mori ngjyrë plumbi…

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz

THËNIE PËR PAQEN, TË CILAT SJELLIN QENËSISHT PIKA REFERUESE ZBËRTHYESE PËR THELBIN E PAQES

Një njeri, kur pushtohet nga forca e ndjesisë madhore të paqes, ndjen liri të vetvetes, ndjen zbatim të ushtrimit të dimensioni “njeri” dhe, kur edhe ana tjetër e përballjes është në të njëjtat pozita kyçe, kundërtia përballë është e bukur, nuk ka asnjë palë humbëse, dora zgjatet, qafimi realizohet në sinkrom pozitiv dhe rrugëtimi mendor ecën tejet i sigurt në progres…Progresi nënkupton realizimin e doktrinës së paqes, sa më shumë të tilla kahje në pamje të kundërt, por në realizim njëhapësh…
Një përfaqësues i madh i botës së kreativitetit, mandej dhe aktorial, dramaturgu i madh i shekujve William Shakespeare, i cili nëpërmjet thesarit të krijuar të fondit të tij, dha mesazhe të mëdha për paqen universale… Ai shprehet me parabolën ekzistente:
“Paqja është natyra e pushtimit, sepse atëherë të dy palët, fisnikërisht, janë të mposhtura, dhe asnjë palë humbëse. ….. .

Nëse në jetë kërkohet paqja, jo individuale, por totale, atëherë gjithë bota universalizohet me këtë frymë tejet të nevojshme, e cila ngjan me klorofilën që prodhon gjelbërim të përjetshëm, në nuancë dhe në thelb. E kundërta ndodh, kur verbohet syri, shplekset lidhësia, hyjnë në veprim antivirtytet, antivlerat, antisakrificat, antisublimitetet…
Ndaj Mohandas Gandhi është shprehur lirshëm: “Sy për sy përfundon vetëm atëherë, kur e gjithë bota verbohet…”.
Letërsia në të gjitha gjinitë e saj poezi , prozë, fabul, epigram, hajk, dramë, komedi, e tjerë ka nxjerrë në pah një galeri të madhe personazhesh të plotformuar, të cilët kanë qenë flamurtarë me karakteret, personalitet e tyre dhe aktet vepruese në favor të paqes… dhe në përballje me ta . Me faktet dhe përshkrimet, narracionin e saj tregon jetën reale dhe ireale dhe shton arsyetimin dhe gjetjen e arsyes dinamike si dhe zgjeron deduksionin logjik duke arritur në konkluzivitet të nevojshëm. Pra është letërsia ajo dhe arti ( filmi, drama e tjerë) që pasqyrojnë pjesëzat e jetës reale, duke mos arritur kurrë të krijojnë gjithëtablloshmërinë vigane, e cila është në një proces lëvizës dhe të pandalshëm…
Duhet të shprehim një të vërtetë të madhe synimi kryesor i njerëzve të plotëformuar kërkojnë paqe, në mënyrë të barabartë, paçka se barazitizmi është një klas i paarritshëm, i lodhshëm, i cili dhe të drobit, të harxhon në këtë botë shumë energji. Që të arrihet ky paqetim synimi duhet të ketë një koordinim të hatashëm midis dy valëve mendore të senseve, madje dhe të kundërtive, të dy nisjeve, të plus minusit dhe të minus - plusit. Në se arrihet në këtë gjendje është arritur dashuria midis dy poleve ngrohtë ftohtë, ftohtë - ngrohtë. Që të arrihet kjo, në sferën e mendimit kërkohet një psikopedagji aktive, temperuese, elitare, vepruese, vetvepruese, dinamike, hyrja në front e ndërgjegjes aktive , e nën ndërgjegjes dhe e pozitivitetit me dozë maksiale të mendimit inteligjent..
Le t’i referohemi ,në këtë kontekst, Swami Sivananda, një mësuesi shpirtëror hindu, një mjeku,i cili ishte themeluesi i Shoqërisë “Jeta Hyjnore”, autor i mbi 200 librave mbi yoga.
Ai thekson, fare natyrshëm, me një citim thelb:
“Paqe të plotë, në mënyrë të barabartë, mbretëron në mes të dy valëve mendore…”.
Të arrihet Paqja ka, natyrisht, shumë vështirësi dhe pengesa, madje shumë herë ajo fitohet me një kosto shumë të lartë, me shumë vështirësi, me shumë trauma, me shumë dhimbje. Përvojat botërore e kanë treguar këtë, në sipërmarjet eliminuese të tri Luftërave Botërore dhe të Luftës së Ftohtë. Por historiografia botërore ka në kujtesën e saj luftëra të shumta, të cilat kanë eliminuar ekzistencën njerëzore, kanë pasur synim eliminimin...Ndaj shprehësia :“Edhe paqja mund të blihet me çmim shumë të lartë…” e Benjamin Franklin (Benjamin Franklin shkrimtar, diplomat, shkencëtar, sajues, filozof- January 17, 1706-1757 ...) është e perceptuar me qartësi , jashtë çdo fantazie krijuese, por e rrjedhuar nga praktikat reale .
“Çdo qëllim, çdo veprim, çdo mendim, çdo ndjenjë e një eksperience, qoftë ajo me apo pa vetëdije të njohur, është një përpjekje për të rritur nivelin e qetësisë së mendjes...” shprehet Sydney pa figurim.

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Konceptuale:
“Prapa tërë imperializmit përfundimisht është individi imperialist, sikurse prapa tërë paqes që përfundimisht është individi paqësor,” ka theksuar Irving Babbitt (2 gusht, 1865-1815 July, 1933) një ishte një kritik akademik dhe letrar amerikan, i njohur për rolin e tij themelues, në një lëvizje që u bë i njohur si humanizëm të ri, një ndikim të rëndësishëm në diskutime letrare dhe mendimit konservator në periudhën ndërmjet 1910 dhe 1930. Ai ishte një kritik kulturor në traditën e Matthew Arnold dhe një kundërshtar i qëndrueshëm i romantizmit, të përfaqësuar nga shkrimet e Jean-Jacques Rousseau.
Dhe kishte te drejtë Benjamin Franklin,kur thoshte:
“Ai që jeton në paqe dhe qetësi nuk duhet të thotë se i di të gjitha, apo i sheh të gjitha...”. Çdo njeri ka vizionin, këndvështrimin e tij , arsimin , kulturimin e tij dhe pavarësisht të jetuarit në paqe dhe në qetësi, që është një luks jetësor , nuk do të thotë se ka dijeni të shumta për Botën, ai di një pakicë dijeshnë tërësinë e dijeve universale, që i mundësojnë atij të jetojë paqetimin e tij në qetësi relative të kënaqshme. Kjo është e kërkueshme për njerëzit e rruzullit tonë, të cilët kërkojnë një paqe universale, por a është e mundur kjo? Kjo është një dilemë e madhe, nuk është kursesi e ekuilibruar, para se gjithmonë ajo ndërlikset, ekuilibrat prishen, ç’ekuilibrohen... Kjo është dëshmia e kësaj pasigurie të madhe, ndaj dhe në këtë kontekst, janë krijuar organizma të posaçme, të cilat luftojnë për të rregulluar ekuilibrat , të cilat janë të shumta dhe aktvepruese..
Të dy gjinitë mundohen për të sjellë paqe dhe prosperitet. Femrat janë më të përligjura në këtë kontekst, por varet nga forca e tyre e veprimit dhe mundësia. Isabel Alende e ka evidentuar në veprat e saj këtë realitet dhe këtë fakt. Ajo thotë:
“Unë mund t’ju premtoj se gratë, duke punuar së bashku, të lidhura, të informuar dhe arsimuara, mund të sjellin paqe dhe prosperitet në këtë planet të prishur...”. Personazhet e saj japin mesazh të madh të përbotshëm, në këtë kontekst...
Mëdyshja e bën Geoges Clemenceau të shprehet :
“Unë nuk e di, nëse lufta është një episod gjatë paqes, apo paqja një episod gjatë luftës...”. Lufta është veprim arbitrar i mendjes së etur për të pushtuar mendje, territore dhe për të realizuar eliminime, apo për të rregulluar gjoja në mënyrë drastike demografinë botërore, një veprim pa krye, i cili është dështak dhe aventurier... Mëdyshja e Georges është e logjikshme dhe e detyruar të lind nga një realitet prodhues i luftës .
Ëndërrimi për paqen, për sigurinë , për prosperitetin e kohës së krisur, ka qenë aspiratë e njerëzve me botë të madhe. Ata kanë pasur ëndërr dëshirë dhe synim të jetonin gjithmonë në paqe dhe të ndalonin luftënxitësit, të eturit për pushtime vendesh dhe globale, të cilat shfaqen dhe sot në format edhe trajta më të sofistifikuara dhe me deliritet nën mëngë..., pranë justifikimit të sjelljes së lirisë dhe luftës për të triumfuar të drejtat...
Në patetizëm klasik për vendlindjen Nelson Mandela ka deklaruar: “E ëndërroj një Afrikë, e cila është në paqe me veten”...
E bukur kjo të ëndërrosh për një kontinent të tillë!

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
A është paqja një nevojë e madhe për njriun dhe shoqërinë?
Teoria mbi paqen dhe prosperitetin e evidenton këtë nevojë të shndërruar në një të drejtë të ligjshme njerëzore. Shpesh, shihet kjo nevojë, si një diçka mistike, si një nxitje, si një përçapje, për të patur këtë gjendje :
“Ndodh të nxitem për të qenë në gjendje të përdor çfarëdo mistikë për ta patur më tej idenë e paqes.…” shprehet Garrett Morris.
Ndërsa Godfrey Reggio është kundra lutjes për paqen universale dhe i mëshon në formë evoluimit dinamik të formës së të jetuarit, të jetuarit plotor, plot frymëmarrje njerëzore dhe me objektiv të qartë:
“Unë mendoj se është naive të lutemi për paqen botërore, nëse ne nuk do të ndryshojmë formën në të cilën jetojmë…”.
“Mendoj se njerëzit, aq shumë e duan paqen, saqë në njërën nga këto ditë, qeveria është më mirë të largohet nga rruga e tyre dhe t’jua lërë atyre ta kenë atë (pra qeverisjen)…”.Dëight D. Eisenhower
Mund të vijojmë me sentenca të tilla, të cilat sjellin teorinë e paqes, metodologjinë e saj, formën pedagogjiko- psikologjike dhe etike, në këtë fushë vepruese dinamike plot oksigjen njerëzor.

Koncentratet e thënieve, të cilat na bëjnë të mendojmë si Letërsia, Arti, Kultura, filozofia, pedagogjia, psikologjia, estetizmi ka ndikuar katërcipërisht në shpjegimin e paqes dhe të luftës, të prosperitetit e progresit, të ecjes dhe të ndalejs në vend e mbi të gjitha të përballjes, kundërtisë, të dështimit dhe të fitores, të eksplorimit dhe të tulatjes, të eksperimentimit dhe të driblingut…, të mefshtësisë, të aftësisë e mirëfillësisë. Letërsia, arti piktura, skulptura, të gjitha artet e aplikuara, kanë krijuar personazhe paqësorë, të cilët me formatet e tyre, kanë publikuar paraqitur dhe dhënë mesazhe për të Mirën në luftë kundër së keqes, për Humanen dhe për ndritjen e paqetimit universal. Në këtë kontekst edhe letërsia e shekullit të kaluar dhe kjo e fillesës së Mijëvjeçarit të tretë, po jep ndihmesë të pallogaritshme në këtë sens… Në kry e qëndrojnë poetët, shkrimtarët, artistët , të cilët kërkojnë një paqe universal, pra kërkojnë ndryshimin e Botës në kahje të mirë. Manifestimi mbarëbotëror “100.000” Poetët dhe Artistët e Botës për ndryshim, Kongrese Botërore, Simpoziume, Konferenca e formate të tjera të veprimterive, po tregojnë se në rreshtin e parë të ndryshimit janë ata ndryshuesit e Botës, ata që shndërrojnë Botën drejt zhvillimit dhe Paqes Universale.
“Unë jam koncentruar në qëndrushmërinë e shëndetit, në pasjen e paqes, në lumturi, në të mbajturit mend se çfarë është e rëndësishme, në marrjen me natyrën dhe kafshët, në shpenzimin e kohës, duke lexuar, në përpjekjen për të kuptuar universin, ku shkenca dhe shpirtërorja takohen...”Joan Jett.
Edhe gjeneralët-perandorë, sikundërse Napoleon Bonaparti, me emër, të cilët drejtuan luftëra përmase shprehen nga përvoja e tyre:
“Nëse ata duan paqe, kombet duhet t’i shmangin pickimet që i paraprijnë të shtënave me topa…”. Është një thënie e menduar mirë. Dhe Tarle e penelatoi bukur këtë kryepersonazh general - perandor nga më të mëdhenjtë e kohëve..
Poetët, shkrimtarët , artistët , gjithë kreatorët janë produktorët , të cilët luftojnë për paqen Universale me armët e tyre inteligjente ... duke sfiduar armatimin sofistik të kohës.
Mendimi shqiptar ka dhënë kontribut në historiografinë e thënieve botërore për Paqen :
“Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit”..
Nëna Tereza
Është mëse e drejtë se, kur vepron procesi i harresës, në këtë sens, përfundon në një mospaqe, në mosharmoni dhe mirësia zëvendësohet me antipodin e saj…
Shpesh vërehet, jo vetëm në fushën e luftës, ku forcat kundërshtare janë armiq të pamëshirshëm ndaj njëri - tjetrit, por edhe në fushën e politikës, diplomacies, ku kërkohet puna këmbëngulëse e sqarimit të pushtetshëm dhe jo cerebral. Duke punuar fitoni njehësimin ,duke eliminuar formën e parë dhe armiku kthehet në mik:
“Nëse ju doni të bëni paqe me armikun tuaj, ju duhet të punoni me armikun tuaj. Pastaj ai bëhet partneri i juaj” Nelson Mandela

Sa e bukur është paqja universale, në se ajo është e tillë, jo në imagjinatë, por në realitet… Sa mirë shkon jeta, veprimtaria, shkenca e tjerë. Na ndihmon, në këtë rast, imagjinata e John Lennon:
“Imagjinoni të gjithë njerëzit që jetojnë jetën në paqe. Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por nuk jam i vetmi… Unë shpresoj se, një ditë, ju do të na bashkoheni dhe bota do të jetë si një”. Një ëndërrimtar i guximtë ky!
Për të aspiruar për paqe kërkohet të bëhet një akt i madh, për të cilin nismohet, ecet evolucionarisht, por përsëri ndalet. Është një problem global , i cili hap probleme në eliminimin njerëzor. Bota edhe sot vlon nga acarimet dhe luftërat në rajone, të ashpra, të mbledhura, por që ato zgjerohen me shpejtësi të justifikueshme, falë ekzistencave të motive të eliminimit pa shkak njerëzor dhe grindjeve ndërshtetërore…
Shtete e kanë vështirë sot të çarmatosen, madje bëjnë dhe prova katastrofike për zgjerimin e krijimit dhe tentativave të përdorimit të Armëve Bërthanore…, pavarësisht nga planet afatgjata të eliminimit të këtyre armëve… Letërsia dhe Arti ka punuar në këtë drejtim duke treguar se çfarë ndodh, kur nuk ka masa shtrënguese në lidhje sa më sipër…
“Është bërë e pamundur për të hequr dorë nga iniciativa e çarmatimit, pa braktisur gjithë aventurën e madhe të ndërtimit, të një sistemi të paqes kolektive. ….”
Arthur Henderson
Është një fakt për keqardhje që ne mund të sigurojmë paqen vetëm duke u përgatitur për Luftë” John F. Kennedy.
Shpesh të luftuarit dhe përballjes me kundërshtarët disa njerëz e ëndërrojnë, e kanë pasion dhe nxiten e përdoren nga të fortët ndaj Andre Gide thirrmon:
“Është më lehtë për t’i çuar njerëzit të luftojnë, të nxitet pasioni i tyre, se sa t’i frenosh dhe t’i orientosh kah veprimet e durueshme për paqen”… Një e keq kjo e madhe !
Dhe vijon Thomas Fuller me një batutë asgjësuese: “Është çmenduri për delet të bisedojnë për paqe me një ujk”.
Në shumë vepra të letërsisë apo vepra të artit janë evidentuar shëmbulla të tilla, të cilat zgjojnë, hapin horizontin dhe vënë në shërbesë të zbulimit të meskinitetit:
“Nuk është e mjaftueshme për të folur për paqen. Njeriu duhet të besojë në të. Dhe nuk është e mjaftueshme vetëm për të besuar në të. Njeriu duhet të punojë në atë…” Eleanor Roosevelt
“Le të ketë punë, bukë, ujë dhe kripë për të gjithë…..”. Nelson Mandela
“Askush nuk mund t’jua sjellë paqen, përpos ju vetë”…. Ralph Waldo Emerson
“Jo dhuna është gjëja e parë në besimin tim. Kjo është gjithashtu edhe gjëja e fundit në besimin tim…” Mohandas Gandhi
“Në një gjë jam i sigurt, trupi nuk është masë e shërimit, paqja është masë…”.
Phyllis McGinley
“Një gjë nuk ka nevojë për ndërtesa, paraja, forca, dhe statusi për ta praktikuar Artin e Paqes.
“Parajsa është pikërisht aty, ku ju qëndroni, dhe aty është vendi për të mësuar”.
Morihei Ueshiba
“Paqe dhe miqësi me të gjithë njerëzimin është politika jonë më e urtë, dhe unë uroj që ne mund të lejohemi të ndjekin atë…”Thomas Jefferson
“Paqe dhe drejtësi janë dy anët e të njëjtës monedhë …” Dëight D. Eisenhoëer
“Paqja nuk mund të arrihet përmes dhunës, ajo mund të arrihet vetëm përmes kuptueshmërisë…” Ralph Ëaldo Emerson

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Në partiturat e qeshjes ulet Dita

Njomja si një e zgjuar
nga gjumi njom,
vetëm në melodi njomje…
Maria papritmas lëshon të qeshurën
nga freri i shpirtit.
Retë të trëmbura degdisen
në përhapje të turpëruar,
lë jetime Koha
murmëritjen e shurdhët,
I kthejnë krahët topolakë
pemët zhveshjes,
Vështrojnë sydashur prindët…
Maria qesh në të gjitha notat melodike
Në partiturën e Qeshjes ulet e luan Dita,
Maria nga Dhrama luan “Ëndrra dhe Yje…”

Shpirti më merr flakë…
Sa vështirë kur merr flakë shpirti!
Zemrën s’e mban vendi,
kërkon të hapë derën e kraharorit
dhe të dalë si një javë e burgosur…
Ah, Maria nga Dhrama!…

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
“Paqja ka sprova të burrërisë shumë, të cilat lufta nuk i ka njohur kurrë…”
John Greenleaf Ëhittier
“Paqja është një udhëtim një mijë milshe dhe duhet të bëhet një hap, në kohë të caktuar…” Lyndon B. Johnson
“Paqja është vetvetiu shpërblim…”. Mohandas Gandhi
“Paqja është liria në qetësi…”Marcus Tullius Cicero
“Paqja nuk është mungesë e luftës, ajo është një virtyt, një gjendje e mendjes, një prirje për dashamirësi, besim, drejtësi…”.Baruch Spinoza
“Paqja nuk është vetëm më e mirë se lufta, por pafundësisht më e mundimshme”.….George Bernard Shaë
“Paqja rrallë është mohuar qetë…”Friedrich Schiller
“Paqja është gjëja e parë që engjëjt kënduan…”John Keble
“Paqja është kur nuk është me rëndësi si kalon koha…”Maria Schell
“Njerëzit gjithmonë bëjnë luftë, kur thonë se duan paqe…”David Herbert Lawrence
“Puna e paqës kërkon shumë më shumë, se sa duke e paraqitur me brushë pikture, gjëra ushqimore dhe me një apo dy tubacione nate…”Tony Snoë
“Forcat që e shtynë njerëzimin drejt unitetit dhe paqes janë të thella dhe të fuqishme. Ato janë materiale dhe natyrore, si dhe morale dhe intelektuale”. Arthur Henderson
“Posedimi më i vlefshëm që ju keni është një zemër e hapur. Arma më e fuqishme mund të jeni ju si instrument i paqes…”. Carlos Santana
“Kërkimi i paqes dhe progresit nuk mund të përfundojë pas disa vitesh të fitores apo humbjes së saj. Kërkimi i paqes dhe progresit, me gjykimet e saja dhe me gabimet e saja, me sukseset e saja dhe me dështimet e saja, kurrë nuk mund të jetë e qetë dhe kurrë e braktisur…” Dag Hammarskjold
“Kërkimi i paqes fillon në shtëpi, në shkollë dhe në vendin e punës…”
Silvia Cartwright
“Fitoret reale dhe të qëndrueshme janë ato të paqes, e jo të luftës…”,
Ralph Waldo Emerson Ralph Waldo Emerson (25 maj 1803 - 27 prill 1882) ishte një amerikan eseist, pedagog, dhe poet i cili udhëhoqi lëvizjen transcendentalist e mesit të shekullit të 19-të. Ai shihej si një kampion i individualizmit dhe një kritik parashikuese e presioneve kundërbalancuese të shoqërisë, dhe ai i ka shpërndarë mendimet e tij me dhjetra eseve të publikuara dhe më shumë se 1500 ligjërata publike në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Thjeshtimi i jetës është një nga hapat për paqen e brendshme. Një thjeshtim i vazhdueshëm do të krijojë një të brendshme dhe të jashtme të mirëqenies që janë vende harmonie në jetën e dikujt…”
“Ky armik i paqes në botë sot është i ndryshëm nga çdo gjë që kemi parë në të kaluarën, dhe ushtria jonë është e mësuar nga, dhe ndërtuar nga, sukseset e mëparshme gjatë bërjes së paqes, e lirisë në të ardhmen…” Mark Kennedy
…” Mark Kennedy (i lindur më 7 korrik 1969, Camberëell, South London) (emrat e fshehtë Mark Stone dhe Flash) është një ish-oficer i Policisë London Metropolitan
“Ata që janë në luftë me të tjerët nuk janë në paqe me vetveten…”
William Hazlitt
William Hazlitt (10 prill 1778 - 18 shtator 1830) ishte një shkrimtar angleze, dramë dhe kritik letrar, piktor, komentator social dhe filozof. Ai konsiderohet tani një nga kritikët më të mëdha dhe eseistë në historinë e gjuhës angleze, të vendosura në shoqërinë e Samuel Johnson dhe George Orwell. Ai është i njohur edhe si kritik mirën e artit të moshës së tij. Megjithë gjendjen e tij të lartë në mesin e historianëve të letërsisë dhe artit, vepra e tij është aktualisht vogël lexuar dhe kryesisht jashtë të shtypura.
Gjatë jetës së tij ai miqësuar shumë njerëz të cilët tani janë pjesë e shekullit të 19-letrare kanunit, duke përfshirë Charles dhe Mary Lamb, Stendali, Samuel Taylor Coleridge, William Ëordsëorth, dhe John Keats.
Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor do të bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm….
Për të arritur paqen e brendshme ju duhet në fakt për ta dhënë jetën tuaj, jo vetëm pasurinë tuaj. Kur ju më në fund e jepni jetën tuaj , duke e çuar në ndritje besimin tuaj dhe mënyra që ju jetoni atëherë, dhe vetëm atëherë, mund të filloni ta gjeni paqen e brendshme….
“Ne bëjmë luftë që të mund të jetojnë në paqe…”
Aristoteli
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni idealist, sipas disa studiuesve të bashkëkohsisë, është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqëson shkollën e tij në historinë e filozofisë .
Për të jetuar në paqe është e domosdoshme të jesh i edukuar në sensin e dëshirimit të paqes, duke projektuar e arkitekturuar “ndërtesa” me mirësi në planetin tënd mental dhe mandej të injektosh këtë në arsyetimin njerëzor dhe duke intesifikuar luftën e kuptimit të kësaj gjendjeje..

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Njeriu, i cili kërkon të jetë me të vërtetë kampion i paqes, apo mesazhatori i saj së pari duhet të jetë një njeri, i cili gjithmonë produkton me inteligjencë mirësinë, humanizmin, altruizmin, dëlirësinë, flatrimin, e personifikon atë në të gjithë kompleksin e tij individual dhe kthehet në një shembëlltyrë e motivuar për të tjerët, duke i organizuar dhe udhëhequr në rrugëtim progresi, duke fituar kështu prestigj dhe autoritet lideri… A kemi të tillë ne në shoqërinë tonë? Duhet t’i kërkojmë me “dritën dhiogjeniane”, apo t’i gjejmë aty, ku mediokriteti kërkon t’i errësojë, t’i verbojë, t’i trullosë me formate gijotineske… e stavë drush “moderniteti” për hirëzim…
Apo t’i kërkojnë në “trikëmbsha” të sajuar me finesë dhelpërake, apo në passhpinat dinake të eliminimit të menduar…
E qetësuar dhe e paqetuar, pra sadisfaksion i epërm është kur gjithmonë kërkojmë të marrin lajme të mirësisë së ekzistencës së njerëzve tanë, duke mos i ndarë asnjëherë nga njëri tjetri… Ky është një format flatrues i mendimit të moderuar dhe të simbolizuar me efekte pozitive, që prodhon energji të jashtëzakonshme në prosperitet mendimor tipik. Kur arrihet në këtë gjendje psikike të favorshme, ndjesia lakohet, në të gjitha rastet shkëlqyer..
“Ne duam të marrim lajme të mira në shtëpi për njerëzit tanë, që të mund të flejmë në qetësi…”Black Kettle

Black Kettle (Cheyenne: Mo'ohtavetoo'o)( C 1803 - 27 nëntor 1868) ishte një udhëheqës i shquar i Cheyenne Jugore gjatë luftërash me indianët amerikanë
“Po, ne e dojmë paqen, por nuk jemi të gatshëm të marrim plagë për të, pasi jemi për luftë…” John
Z. Holmes është një aktivist i njohur në komunitet në zonën e tokës Çikagos palodhur përpjekje dhe këmbëngulje, të cilit për të luftuar krimet e dhunshme kundër komunitetit.
Virginia Woolf Adeline Virginia Woolf (mbiemri i vajzërisë Stephen; lindur më 25 janar 1882 - 28 mars 1941) ishte një shkrimtare angleze dhe një nga modernistet më të shquar të shekullit të njëzetë.
“Ju nuk duhet të luftoni në një luftë për ta dashtë paqen…”
Geraldine Ferraro Geraldine Anne Ferraro (August 26, 1935 – March 26, 2011) ëas an American attorney, a Democratic Party politician, and a member of the United States House of Representatives. In 1984, she was the first female vice presidential candidate representing a major American political party.
Sikundërse shihet nga thesari i thënieve të mëlartme kush janë profuktorët?, Përgjigjja është :“Kreatorët“...Kjo nuk të lë pa mend.

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
*“Partiturat e poezisë i përcjell
te dashamirësit e fjalartës poezi,
nëpërmjet një note më shumë në Pentagramin e Jetës dhe një lot në të
Jeta është një pentagram që prodhon vetëm melodi…
Meloditë rrjedhin nga një burim i pashteruar, që jo pa qëllim në gjuhën shqipe e quajtën “ Shpirt…”
Ana kuptimore e kësaj perle shoqërzon Duetin më të preferuar të këndimit…
Unë gjithmonë kërkoja të kisha një synim që jo lehtë të arrihet:”Të jem një notë mbi pentagramin…”
Nota më e lartë sjell në partiturat e qeshjes uljen e Ditës… Dita nuk ulet në poltrone gjithmonë e gëzuar dhe e kënaqur, por edhe duke kënduar një këngë të quajtur “Kënga e Hidhëresës”… Sa njerëz bashkë me ta dhe unë e kënduam dje dhe e këndojmë edhe sot në mëngim këtë këngë të dhimbshme!… Në sytë e njeriut, pa dallim kombi e rrace, dalloj qenien që kërkon të lirohet për të ecur në “Maja”…
Por, “Pranverat e plumbta” pengojnë…
Por, “Pranverat e plumbta” dhunojnë e vrasin qenie njerëzore.
Por “Pranverat e plumbta” sjellin lotimin lumor…
Ne t’ua frenojmë kërcënimin këtyre pranverave dhe lulëzimin e vetvetes ta kemi në dorë, të na darovitë Liria.…
Me lultësi poeti, ju lutem futuni në vargjet e këtij pentagrami, poezia të ndrijë si qirinjtë e pashuar të Krishtlindjeve të Mëdha në Ringjalljet e Mëdha!

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Ndjenjat lexohen në të gjitha gjuhët e botës…
Gjallimi

Në trungun e Ditës qarkullon limfa
(Limfa me gjak njerëzor ngjason…)
Trungu rinohet nga gjallesa…
Fytyrjeshiltat derdhen nga sythet,
burbuqet të mahnitura
tek marrin frymën e parë.
Si u krijuan lulet?
Shpërthyen të gjitha me urdhër Zoti…
Në horizontin njerëzor
çelin gëzimet, si lulet,
çudi si janë shpirtrat!…
Po bie prapë mbrëmja,
Dielli ka lënë pikëpjekje
me të nesërmen;
rri e vështroj i malluar heshtjen,
“hutesën” pas një dite të mefshtë…
Di se e nesërmja e gjalluar
do të sfidojë të djeshmen!
Mbyll sytë e lodhur,
nis udhën Ëndrra!..

descriptionRe: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues, kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi