Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » Nė kėrkim tė romancės »
Unė nuk e pėlqeva kurrė fėmijėn tim

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 15th April 2017, 17:07

[You must be registered and logged in to see this image.]
Njė mama nuk supozohet kurrė ta thotė kėtė, por unė do ta them: “Nuk e kam pėlqyer kurrė fėmijėn tim”.

Teksa rritesha, fillova tė ėndėrroja pėr tiparet e vajzės sime, nėse Zoti do tė mė jepte njė tė tillė. Me pak fjalė, e kisha njė vizion para syve si e doja tė ishte: me gjallėri, guximtare, e zgjuar, e shoqėrueshme dhe me vetėbesim. Por kur e solla nė jetė mora tė kundėrtėn.
Pas lindjes, Sophie ishte shumė e dobėt. Qante derisa mė villte – ēdo ditė! Kur u rrit, ishte shumė e ēuditshme. Nuk tė shihte drejt nė sy dhe bėrtiste aq shumė sa tė bėnte tė vrisje veten. Ajo ngjitej nė majė tė pemės dhe bėrtiste qė tė shkoje e ta shpėtoje. Madje, as nuk bėnte e as nuk u pėrgjigjej pyetjeve tė shpejta. Pėrveē kėsaj, nuk zinte dot as shokė. Parė nga sytė e mi, jeta e saj dukej shumė, shumė e vėshtirė. Dhe pėr kėtė mė copėtohej zemra ēdo ditė e mė shumė. Kur mbushi 18 muaj, Sophie vizitoi motrėn time, njė psikologe, e cila njė ditė tė bukur mė tha: “E di qė Sophie ėshtė thjesht “jashtė kėsaj bote”?”. Pyetja e saj mė tronditi, por konfirmoi dyshimet e mia se vajza ime ishte nė fazat e para tė autizmit. Pavarėsisht se mjekėt te tė cilėt e vizitova mė thoshin se nuk kishte asgjė pėr t’u shqetėsuar, unė sėrish kisha dyshimet e mia. Gjeta mė nė fund njė mjek neurolog, por kur m’u desh tė plotėsoja seksionin e simptomave qė vajza shfaqte, Sophie nuk kishte asnjė pėr momentin. Kėshtu anulova edhe takimin. Kjo acaroi nė kulm bashkėshortin tim. Ai ishte gjithmonė i mirė dhe i dashur me Sophie-n. E bėnte edhe pėr tė qeshur, gjė qė unė s’arrija dot ta bėja.
Pak vite mė pas erdhi nė jetė Lilah. Mė duhet tė them se ishte vajza qė kisha ėndėrruar. E shėndetshme, e sjellshme, me vetėbesim, e zgjuar, e shoqėrueshme me tė tjerėt…
Njė ditė kur Sophie ishte 4 vjeēe, njė mikja ime solli vajzėn pėr tė luajtur sė bashku. Unė si gjithmonė fillova ta kritikoja pėr sjelljen, se vizatonte me penel mbrapsht etj. Nė kėtė moment, mikja ime mė kthehet: “Ti je nėna e Sophie-t. Supozohet qė ti tė jesh shkėmbi ku ajo do tė mbėshtetet pėr ēfarėdo problemi qė tė ketė. Personi qė do tė mbėshtetet pėr ēdo gjė qė i ndodh nė jetė. Personi qė do t’i dhurojė dashuri pa kushte. Nuk ka rėndėsi nėse duhet ta pėlqesh apo jo…DUHET TA DUASH PAVARĖSISHT ĒDO GJĖJE!”

Dua tė jem e sinqertė: fillova tė qaj! Aty e kuptova ēfarė kisha bėrė. Kisha larguar nga vetja njė burim dashurie qė nuk do tė ma falė askush tjetėr. Nuk e kisha kuptuar qė ajo mė dhuronte njė ndjenjė, tė cilėn nuk e kisha pėrjetuar kurrė. Atėherė mund tė them qė hapa sytė me tė vėrtetė. Dhe tani, tė dyja janė kthyer nė miket e mia mė tė ngushta, me tė cilat ndajmė ēdo histori e ēdo detaj tė jetės sonė. /Blitz.al/



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi