Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionPanairi i librit në Milano, promovohet vepra e Musine Kokalarit

more_horiz

Panairi i librit në Milano, promovohet vepra e Musine Kokalarit

Deti Adriatik si lidhës dhe përshkues i kulturave të vendeve në brigje të tij, “Deti epet për t’u përshkuar” është emërtuar nisma e Rajonit të Puglia-s, Fondacionit Gramsci në Puglia, Shtëpisë Botuese Besa, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Konsullatës shqiptare në Milano, Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi për prezantimin e promovimin e letërsisë shqipe dhe asaj malazeze në Itali, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërterritorial mes këtyre vendeve në fushën e kulturës. Promovimi i kësaj nisme do të bëhet në panairin e botuesve italianë në Milano, që do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 prill. Përveç ekspozimit të librave nga letërsia shqipe pranë stendës së Rajonit të Puglia-s, më datë 21 prill do të zhvillohen edhe tre takime të rëndësishme për letërsinë shqipe dhe bashkëpunimin kulturor mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Në takimin e parë “Afërsia dhe letërsia. Promovimi i letërsisë shqipe në Itali” do të jenë të ftuar për të diskutuar Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, zj. Anila Bitri Lani, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë, Francesco Altimari, drejtuesi i shtëpisë botuese “Besa” Livio Muci, shkrimtari Arben Dedja, etj. Takimi i dytë, i iniciuar nga Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare, në vijim të projektit vjetor të këtyre dy institucioneve mbi promovimin e figurës dhe veprës së Musine Kokalarit në përvjetorin e 100 të lindjes së saj, ku do të jenë të ftuar profesori i asociuar i Antropologjisë në Universitetin e Mesinas, Mauro Geraci, hartues i botimit në gjuhën italiane të librit “Musine Kokalari, jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste”, si dhe profesori i Filozofisë moderne në Universitetin Urbanian në Romë, Adrian Ndreca, në bisedë me Mimoza Hysën, drejtore e Drejtorisë së Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit në Ministrinë e Kulturës. “Musine Kokalari- vetëdija e shkrimit dhe qëndresës” është dhe tema për të cilën do të diskutohet duke u përqendruar tek figura si shkrimtarja e parë në letrat shqipe, me një vetëdije të qartë për shkrimin e letërsisë, si intelektuale e shquar e aktive në jetën sociale e kulturore të vendit, si politikane bashkëthemeluese e Partisë Social-Demokrate, dhe si një prej figurave më dinjitoze të qëndresës kundër diktaturës komuniste. Në fokus të bisedës do të jetë libri i Musine Kokalarit me kujtimet e viteve të shkollimit të saj në Romë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi