Hijegjallësia e një qenieje njerëzore, në një dramë në fije të perit
 
Nga Prof.  Kristaq F. Shabani IWA, WPS , AOM
Kandidat për Çmimin “Nobel” për Paqen për Vitin 2017
Vijë e lakuar “, një novelë e kuadrit monografik, e përshkruar me një dinamizëm e densitet ngjarjesh, e cila tregon se, autorja Nexhmije Hasani, po ecën në një profil të saj, tashmë individual të formuar. Tema e kapur dhe trajtimi i saj janë në harmonizim me idenë e lartësimit të kryepersonazhit, i cili, për të realizuar një ëndërr, me synim: dalje nga skamja për një jetë më të mirë, merr një nismë për të punuar në emigracion, pa marrë parasysh sakrificat, mundimet, hidhërimet dhe sublimitetet që sjell një sipërmarrje e tillë. Por, kjo sipërmarrje përfundon në një dramë tragjike me shumë akte, e cila vë në pikëpyetje jetën e Ilirit, protagonistit të kësaj vepre. Është një dramë, e cila përshkruhet nga emocione të tejskajshme, nga përpjekje për të plotësuar një ëndërr, nga një veprim me pasoja drithëruese...
Autorja ka ditur me forcë logjike, me aftësi mendimore, me rrëfenjë, monolog, dialogim dhe përshkrim karakteri e temperamenti, të dritësojë hijshëm ngjarjet njëra pas tjetrës dhe të plotësojë gjithë kuadrin skenik të kësaj drame . Pazazhe ngjyrorë, të thelluar vëren në këtë novelë, përshkrime me sens, krahasime analitike, përballje, ngritja e aktit të forcës së mbijetimit në një përfikje jete, tundim për të rishkreptirë gjallesa jete, tentativë mbushje me frymëmarrje, pas një dobësie të përgjithshme; përjetim i thellë i prindërve, njerëzve të afërt dhe i shoqërisë duke lartësuar ndjenjën humane të ndihmesës, në të tilla gjendje. Është një lëvizje jetësore me një kërkesë të madhe për një rigjallërim jete, e cila shkon në një vijë të lakuar: humbje - gjallesë jete, kur pritet, nga çasti në çast, mbërritja e venitjes, por përsëri, falë ndërhyrjes së personelit mjekësor dhe atributit të mjekësisë alternative, rifitohet shpresa e të jetuarit.
Përmes një koinciziteti mendimi dhe shprehësie, një vrulli ngjarjesh , arrihet të shpaloset vlera e përpjekjes dhe e triumfit të jetës..., kur shpresa ishte në këputje.
Monologimet e personazhit kryesor sjellin te lexuesi atë shpirt të madh të dashurimit të jetës dhe atë ngrohtësi të njerëzve të familjes, të cilët, të ndodhur përpara një ngjarje dramë, nuk e humbasin shpresën dhe torruan..., madje luftojnë, së toku me Ilirin, për të siguruar triumfin...
Portretizmi i nënës është realizuar me art dhe zë vend, pothuajse, në të gjithë hapësirën e novelës, ku shfaqet nëpërmjet meditimit dhe kujtesës së përsonazhit kryesor, nëpërmjet veprimit të efektit real, kontributit shërues të dyfishtë ngrohtësisë shpirtërore dhe realizimit të ndihmës direkt në përkujdesje si dhe ndjekjes së gjithë procesit dramëtentim dhe shpëtim të krijesës së saj. Pra, nëna është një figure komplekse, harmonike, e cila sjell edhe kurimin e forces shpirtërore.
Personazhi kryesor kalon nga dhimbja e fortë, në aftësinë për të përballuar gjendjet e pashpresa, në ushtrimin e të drejtës për të jetuar, duke manifestuar gjithë energjitë, në përpjekjadën për të rifituar qenien dhe vijimin e rrugëtimit jetësor, pra ka një hijegjallësi të qenies, në një dramë që varet
në fije të perit... Dhe e përbashkëta realizon një shkëlqim jete, kjo dramë në fije të perit kthehet në një ngazëllim shpirti, një uratë jetimi, një model dhe shembëlltyrë, e cila flet me gjuhën e shpëtimit njerëzor. Këtu del me vrull përpjekja të të gjithëve për të ndihmuar një qenie si dhe përpjekja e shumëfortë individuale, të cilat, të kombinuar, japin një leksion për vijim jete...
 
Duhet evidentuar prirja e autores për të dhënë mesazhe të forta të jetës, të paqes dhe të triumfit në një lajtmotiv interesant dhe në atë që e kam përmendur edhe në një vepër timen: “Kryefjala e Fatales”, ku shprehem: “Sakatëria nuk është sakatëri, nëse në trup, diçka të mungon, sakatëria është sakatëri, në se truri lëviz nga vendi i tij...”.
Kjo afirmohet dhe në këtë vepër të autores Nexhmije Hasani, ku kryepersonazhi Ilir është një personazh i forte mbijetues me profil të veçantë, i cili me aftësinë e tij trunore, mposht gjithçka dhe del triumfues dhe sot në shoqërinë shqiptare jeton me objektivat dhe synimet e tij ...
Vetë autorja hedh një hap tjetër të sigurt në gjininë e prozës moderne. Përdorimi i sentencave janë sipare dukurore filozofike, për të hapur “odat” e novelës.
Vepra të këtij spektri duhet të shumohen dhe të tentohen nga krijuesit e tjere në të ardhmen, me qëllim konfigurimi te personazheve realë, të cilët mbijetuan nga dramat jetësore.
Gjirokastër, prill 2017