Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionLetërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Ndjesitë pegasiane të pasqyruara në letërsi, art dhe kulturë, impulsacionet kreatore për paqe universale
Nga Prof. Kristaq F. Shabani
Nocioni “humanizëm” origjina sematikore
Humanizmi (lat. humanitas - njerëzia) është një filozofi etike dhe një botëkuptim, që drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti në veçanti të njerëzve. Ai bazohet nga thirrja e cilësive botërore njerëzore, veçanërisht arsyes, historisë së përbashkët, përvojës dhe besimit. Toleranca (durueshmëria), paqja dhe liria e ndërgjegjes janë parimet më të rëndësishme për jetesën e përbashkët njerëzore.
Historikë e humanizmit ‘total”
Nëse i referohemi ndryshimeve të Shoqërisë evropiane ato filluan një etapë të re ndryshime që në shekullin XIV., të cilat u thelluan në sens të pozitivitetit dhe të përmasës së thellë në shekujt XV-XVI. Duhet theksuar fakti kokëfortë se më parë jeta e njeriut ishte nën ndikimin e theksuar të fesë kristiane. Autoriteti i kishës ishte i padiskutueshëm mbi çdo gjë shkencën, artin, letërsinë, kulturën dhe mbi vetë tërësinë e jëtës së njeriut. Feja kishte marrë përsipër gjithçka nëpërmjet librave të “shenjtë “ me shenje u mësonte besimtareve të verbër së çdo gjë, lufta sëmundja, fatkeqësitë e natyrës dhe gëzimet e jetës, pra e mira dhe e keqja vinin nga dëshira e Zotit. Jeta e vërtetë është ajo qiellore dhe jo jeta në tokë.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Kjo ishte parabola e madhe e të ashquajurit civilizim verbues dhe e mendimit pritës. Shkrimtaret,poetët , artistë dhe mendimtarët e shekullit XIV filluan të shkëputen nga këto mësime tabu. Ata studiuan artin dhe kulturën e vjetër greke e romake. Ky qytetërim vlerësonte jetën tokësore dhe bukuritë e saj, si dhe njeriun me aftësitë e tij mendore e fizike. Kjo kulturë e re u quajt letërsi humane prandaj shkrimtarët, artistët e mendimtarët që studionin veprat e klasikeve dhe gjuhën greke e latine u quajtën humanistë dhe i gjithë shekulli XIV u quajt periudha e humanizmit. Filloi kështu përndritje një ideje të re më vitale, e cila ndikoi në hapjen e syrit njerëzor. Ishte pra Letërsia, Arti dhe Mendimi që ndriçoi katërcipërisht në trasformimin e mendimit verbues dhe afrimit me realitetin jetësor…, fillimi i veprimit të ndjenjës së afrimitetit dhe dashurisë për njeriun , shkëputja nga dogmat dhe gjallimi i jetës mbi baza reale. Për të arritur në këtë shkallë të hedhjes së një hapi të madh jetësor dhe të ndryshimit të mentalitetit u shfrytëzua përvoja e shekujve dhe praktikat e disa vendeve me mendim të avancuar dhe me filozofitë avancuar dhe të realizuar në eksperimentimet udhëheqëse, mbështetur në filozofi reale liderësh.
Nëse bëjmë një studim analitik të kësaj periudhe, do të shohim një densitet mendimesh dhe hedhjen e një shumti idesh progresive.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Humanizmi, Vlerat njerëzore
Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve pa dallime. Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i zë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve, t’u falë impresione të jashtëzakonshme dhe t’u gjlbërojë jetën .Ne jemi krenarë në këtë kontekst madhor , pasi kemi një ëprfaqësuese dinjitoze ne plan botëror: Veprimtarinë për punën bamirëse te shqiptares së madhe Nëna Tereza,e shquar për kontributin bamirës në ndihmesën reale të njerëzve anë e mbanë botës, fituese Çmimit ”Nobel” për Paqe.
Të qenurit qenie humane , demonstrimi i saj
Epërsia e të qenurit human dhe kultivimi i të qenurit ;
Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Zemra jote duhet të jetë e madhe dhe t’i nxërë të gjithë njerëzit, pa dallim. Ky është konceptimi human.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Madhësia dhe epërsia e zemrës
Të jesh humanist do të thotë t’i duash njerëzit, t’u dëshirosh atyre të mirën dhe lumturinë e tyre me zemër e shpirt , të jesh i dhembshur me ta, të urosh rrugëtimin gëzimit të shumfishtë të tyre. Ajo që na bashkon me të gjithë njerëzit e tjerë, është pikërisht fakti që jemi njerëz dhe qenie humane të ekstremitetit të bukur .
Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i nxë të gjithë. Një zemër e tillë e kësaj përmase, e cila, paçka se ku ndodhet në vendin pozicionues në Glob, përmendon si të falë gëzim e lumturi të tjerëve , si të ndrisë jetën e tyre, si t’i shpëtojë ata nga katastrofa mjerane, apo të përmirësojë kushtet e jetimit njerëzve, të cilët kanë pësuar shok e aksidente të paimagjinueshme në jetë, duke humbur aftësitë e tyre fizike. Në këtë kontekst një zemër e tillë e një qenie shëmbëlltyrë humane ka mendim koherent dhe provon me mendje të kthjellët të mendojë hapësirëgjerë për një nënë me jetimë, për një nevojtar si ta ndihmojë, për një të moshuar të braktisur, për jetimët në jetimore, për njerëzit me aftësi të kufizuar apo për atë që kanë humbur të gjitha aftësitë e tyre fizike. Tendenca, në këtë kontekst, e mbushur me frymëzimin e qenies: Ndihmesë e falje gëzim e lumturi të munguar, ndryshesë e krijim i bindësisë për vijim jete, dëshirë jete dhe gëzim jete ...

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Koncepti i të qenurit apo i të ndjehurit dhe të qenurit i lumtur, nuk kufizohet apo nuk përkufizohet vetëm me këtë ndjesim , duke i dashur njerëzit, apo duke u uruar atyre me fjalë lumturinë, sikundërse uron veten tënde. Nuk mund të ndihesh i lumtur, veçse duke i dashur njerëzit dhe duke ua uruar lumturinë, ashtu siç e uron për veten tënde. Kjo, edhe me armiqtë dhe kundërshtarët e tu, duke u uruar mirësinë, jo shkatërrimin skëterrën, denigrimin, greminën, humnerën, duke i përmallkuar në skaje dhe tepremancë.
Por të mbrosh filozofinë e prezencës së vëllazërisë e të gjithë qenieve njerëzore dhe lidhësinë e tyre . T’u duash të Mirën, do të thotë të shpresosh dhe të urosh jetën e tyre të paqtë dhe të sigurt, të jenë të lidhur dhe ta adhurojnë atë, suksesin në jetë, lumturinë, familje të konsoliduar etj… Koncepti filozofik i së Mirës dhe për të Mirën është shumë i gjerë dhe në kundërshtesë të madhe me të Keqen. Filozofia e së Mirës dhe të Keqes, dy filozofi kundërtare , të cilat sjellin lartimin e së mirës., kur edhe e Keqja ndryshon fizionomi .
Shpesh thuhet të shihemi në pasqyrë, në kontekstin e parjes logjike, racionale të veprimit tonë me nerv për ecurinë tonë, por edhe për humanizmin tonë, hetimin ballafaques a përcjellim mirësi në brendësi tone, në kontekstin trunor dhe të materializimit të mendimit avancues . Të parët në pasqyrë është të hetosh veten dhe vetveten dhe mënyrën e përcjelljes së mirësisë dhe urimit te njerëzit…Përcjellja është delikate dhe duhet të ndiqet e të ndihet në plotëformim në proces..

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Koncepti për lumturinë njerëzore kategorizohet, në bazë të sensit të të qenurit i lumtur :
I pari, një njeri i lumtur.
I dyti, një i lumtur, por me kërkesë të lumturojë edhe të tjerët .
I treti në qenien e tij të ekzistencës është i vuajtur.
I katërti, është i vuajtur, por duke u nisur nga shpirtngushtësia e tij ekstreme kërkon që gjithë njerëzit t’i përngjajnë vuajtjes së tij të demonstruar ; kjo sjell humbjen e të qenurit qenie, ai transformohet në një qenie të pashpirtë, botëngushtë , merr tipare , karakteristika jashtë të qenurit dhe negativiteti është kryefjala e veprimit. Njerëzit që e rrethojnë i sheh me syrin e një përbindëshi dinamik .
Koncepti i formuar që t’u duash të gjithë njerëzve të mirën, nuk do të thotë të heqësh dorë nga e drejta jote, të lejosh të zaptohen “tokat” e tua, të lejosh të shtypet populli yt dhe të nëpërkëmben shenjtëria e vendeve të tua .
Të sjellurit, si njeri në bazë të konceptit: ”Njeri, sa bukur tingëllon kjo fjalë”në gjithë ekzistencën tënde, duke shmangur procesin eliminative…, një e keqe e madhe e humbjes së logjikës njerëzore e shfaqur dramatikisht në etapa të ndryshme të Historiografisë Botërore me shumë pasoja në vetëdije, ndërgjegje dhe nën ndërgjegje.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Të qëndruarit ndaj qelizës njerëzore familjes
Humanizmi kërkohet jo vetëm me njerëzit, por edhe me kafshët dhe gjallesat e tjera.Humanizëm kërkohet me gjithë kategoritë e materies active dhe pasive… Sjelljet humane dhe pro-sociale ta zbusin zemrën. Mos thuaj se nevojtarët dhe hallexhinjtë janë të shumtë dhe unë nuk di kë të ndihmoj më parë.Mos u shndërro në pikëçuditëse apo merr pozicionim ortografik pikëpyetje. Kjo, sikundërse shprehet filozofi popull është është një nga, kurthimet , pusitë e kundërshtarit Ëgjëllor që përdor për të të larguar nga humanizmi.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Ji human me njerëzit që i njeh dhe me ata që nuk i njeh.
Ji humanist që të shijosh lumturinë e kësaj bote dhe duaju njerëzve, atë që do për vete.
Dashuria një nga temat më të frekuentuara në diskutimet tona, gjithashtu një prej debateve më esenciale. Në të vërtetë, dashuria e tipizuar është si një kurorë trëndafilore shumë ngjyrimshme , shumë aromatike , shumë e këndshme në botën tonë shpirtërore të guxuar, një mbretëri ndjenjësore dhe reale për zemrat, të cilat fitojnë një stad të ri qenieje : Mosvyshkjen. Thuret universi njerëzor , i harmonishëm si dantellën në avlëmendin e dashurisë, si qendisje në natyrën e mendimit humanist, shndërrohet në muzikën më mahnitëse dhe më magjiplote në gjirin jetësor; rritet diametraliteti i të shpehurit më konceptual dhe më impulsiv në botën letrare; ngjason me pikturimi më të artë në artin real dhe kompleksitohet me ëdrrën më jetëgjatë , duke profilizuar një dashuri dimensionale funksionale ën dy gjinitë e jetës dhe në dy polet e saj… Tipizohet marrëdhënia më e fortë midis individëve, duke formatuar celulën , familjen, shoqërinë dhe Kombit, duke e vallëzuar në rtme të dashurisë . Dashuria universale shfaqet vetë kudo në kozmos, në faktin që çdo pjesëz ndihmon dhe mbështet një pjesëz tjetër dhe të gjitha pjesëzat përbëjnë të tërën e madhe .Një harmoni dashurore , ku këndohet kënda e madhe e Dashurimit.
Faktori më kryesor në thelbin e ekzistencës është dhe do të jetë dashuria e qenësishme e plotkonfiguar , të cilën e kërkojmë me të gjitha rrugët, format, mjetet..Si një zë i veçantë në korin e ansamblit universal, pothuajse veprimi dhe sjellja e çdo krijese, në mënyrën e njohur të tij, në harmoni me motivin magjik , është një melodi për dashurinë. Nëse ky shkëmbim me dashuri prej ekzistencës te ndjenjat njerëzore dhe prej një krijese në një tjetër, ka zënë vend përtej dëshirave të tyre, kjo ndodh sepse Vullneti Hyjnor i zotëron tërësisht ata.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Prej kësaj perspektive, njerëzimi “në mënyrë të ndërgjegjshme” merr pjesë në këtë simfoni që po luhet në ekzistencë vitale. Nga shfaqja e dashurisë, në natyrën e vet të vërtetë, qeniet njerëzore hetojnë, se si mund ta demonstrojnë atë në një rrugë njerëzore. Prandaj, pa shpërdorimin e dashurisë në mendjen e tyre dhe për hir të saj në karakterin e tyre, çdo njeri duhet të ofrojë ndihmesën dhe mbështetjen e vet të vërtetë për të tjerët. Njerëzit duhet ta mbrojnë me guxim dhe sakrificë e sublimitet harmoninë e përgjithshme, e cila ka qenë vendosur në thelbin e ekzistencës, duke marrë parasysh si ligjet e natyrës, ashtu dhe ligjet, të cilët janë hartuar për të administruar jetën njerëzore.
Humanizmim, nga vetë natyra e konceptit dhe ekzistencës është një doktrinë për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, artikuluar, në mënyrë të pamatur këto kohë, dhe që ka një potencial lehtësisht të manipulueshëm, nëpërmjet formateve interpretative të ndryshme. Disa qarqe provojnë të imponojnë një kuptim të turbullt dhe abstrakt të humanizmit për popujt e hutuar dyshimeve të lindura në zemrat e tyre. Duhet të jetë e vështirë të përputhësh me humanizmin qëndrimin e çuditshëm të kampionëve të “mëshirës dhe dhembshurisë”, për ata, të cilët janë përzier në anarki, terror, veprime të paprincipta për të shkatërruar unitetin e një vendi, me ata që kanë vrarë, e liminuar pa mëshirë njerëz të pafajshëm, si një pjesë dramatike , madje dhe komedike e veprimtarive shumëshekullore, të cilat për interest e tyre meskine synojnë shkatërrimin e mirëqënies për një komb, duke përdorur gjithë formats e tjes dhe pangopësisë së tyre. Paqja dhe bekimi duhet të sipërohen mbi gjithçka, në kumtimin e së vërtetës. Ata kurrë nuk duhet t'i braktisin njerëzit që përcjellin parimin e lumturisë , të cilët si një bashkësi, janë një shembull i gjallë i mishërimit të së vërtetës, janë bërë shembulli i maturisë dhe ekuilibrit në çdo çështje. Historia është ndërthurur me shumë akte të tilla humane: vepra që mbrojnë kafshët si edhe njerëzit.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Në strukturën e parimeve universale, shqyrtimi dhe mendimi për dashurinë është shumë i ekuilibruar. Shtypësit dhe agresorët e kanë mohuar këtë dashuri, sepse pikërisht shfaqja si e dashurisë, po ashtu edhe e mëshirës, i ka bërë shtypësit më agresivë, gjithashtu i ka inkurajuar ata të shkelin të drejtat e të tjerëve. Për këtë arsye mëshira nuk duhet të shfaqet te popujt, të cilët kërcënojnë dashurinë universale. Shfaqja e mëshirës për një shtypës është veprimi më i pamëshirshëm ndaj të shtypurit. Kështu, ne duhet të shfaqim mëshirë për ata që gabojnë pa dashje ose që ndjejnë pendim për gabimet e tyre.
Një përndritje e vogël historike konceptuale
Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxierë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.
Letërsia e re u frymëzua si dhe arti nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht në Itali. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që u mishëruan te figura e «cortesano-s» së Baldassare Castiglione-s: duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.
Risia ndikoi si temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia përndriti idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përket aspekteve formale, u gjalluan parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.
Precedentet e Dante Alighierit, Petrarkës dhe Boccaccio-s i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindase në Itali në shekullin e XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindase të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo, që shkroi këngë Petrarkiste dhe sonete, por mbi të gjitha, u lartësua si arbitër i letërsisë italiane të kohës së tij, që qe qendra e rrezatimit ndërkombëtar të kësaj lëvizjeje.
Rilindja ishte një periudhë artistike dhe kulturore e historisë së Evropës, që u zhvillua duke nisur nga Firencia midis fundit të Mesjetës dhe fillimit të kohës moderne, në harkun kohor që shkon afërsisht nga gjysma e dytë e shekullit të XIV deri në shekullin e XVI. Nga perspektiva e evolucionit të përgjithshëm artistik të Evropës, Rilindja nënkuptoi një «shkëputje» nga elementet stilistike që deri në këtë kohë ishin «mbikombëtare». Rilindja nuk qe një fenomen me diferenca të mëdha nga disiplina në disiplinë dhe në rendin kronologjik dhe gjeografik: u kufizua në kulturën evropiane dhe territoret e Amerikës së sapo zbuluar.
Zhvillimi i saj koinçidoi me nisjen Kohës Moderne, të karakterizuar nga konsolidimi i shteteve evropiane, udhëtimet transoqeanike që lidhnin Evropën dhe Amerikën, shpërbërja e feudalizmit, ngritja e borgjezisë dhe afirmimi i kapitalizmit. Megjithatë shumë nga këto fenomene u zhvilluan në një shtrirje kohore më të madhe, sesa vetëm periudha e Rilindjes.
Rilindja, e përjetuar nga pjesa më e madhe e protagonistëve të saj si një kohë ndryshimi, çoi në një mënyrë të re konceptimi të botës dhe vetëvetes, nëpërmjet ideve të humanizmit, të lindur në letërsi në shekullin e XIV nga interesi i rilindur për studimet klasike, mbi të gjitha të Françesko Petrarkës, duke arritur të ndikonte për herë të parë si artet pamore ashtu dhe mentalitetin mbizotërues. Përfaqësuesit e saj kryesorë i përkasin fushës së arteve, megjithëse pati edhe rinovim të shkencave, si ato natyrore ashtu dhe shoqërore. Qyteti i Firences, në Itali, qe vendi i lindjes dhe zhvillimit të kësaj lëvizjeje, që u shtri në të gjithë Evropën.
Përhapja e ideve të Humanizmi-t shpuri në një konceptim të ri të njeriut dhe botës. Termi «renacimiento» u përdor, duke rievokuar elementet e kulturës klasike greko-romake, dhe fillimisht u aplikua si një kthim te vlerat e kulturës greko-latine dhe soditjes së lirë të natyrës në një kohë të mbizotëruar nga një mentalitet i ngurtë dhe dogmatik. Në këtë etapë u vendos një formë e re e shikimit të botës dhe qenies njerëzore, të përqëndruar në fushën e arteve, polítikës, filozofisë dhe shkencave, duke zëvendësuar teocentrizmin mesjetar me Antropocentrizmin.
Në këtë kuptim, historiani dhe artisti Giorgio Vasari formuloi një koncept përcaktues: lindja e re e artit antik (Rinascita), që presupozonte një vetëdije të lartë historike individuale. Në fakt, Rilindja përkrah shkëputjes së vetëdijshme nga tradita kulturore mesjetare, e cilësoi atë si barbare dhe më vonë do ti vinte cilësimin si Arti gotik.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Prirjet humaniste
Mosdëshirimi i tyre i një botë uniforme, por të shumëformëshe; të shumëformëshe në etni, gjuhë dhe zakone; shumëformëshe në vende, rajone dhe autonomi; shumëformëshe në ide dhe aspirata; shumëformëshe në besime, në ateizëm dhe fe; shumëformëshe në punë dhe në kreativitet, pa të cilin nuk ka përvojë dhe ardhmëri, progres.

Kategorizimi human në kontekstin prezent: Humanistët janë gra dhe burra të këtij shekulli, të kësaj epoke. Te Humanizmi Historik gjejnë rrënjët e tyre dhe frymëzohen nga kontributi i kulturave të ndryshme; jo vetë të atyre, që në këto çaste zënë një vend qendror. Janë, veç kësaj, gra dhe burra që lënë pas këtë shekull e këtë mijëvjeçar dhe projektojnë një botë të re.
Ideja projektuese jep frymëmarrje të gjerë ëpr vijueshmëri jetësore dhe gjallimine saj në perspektivë plot dritë, ndriçim .
Koncepti mendimor: Humanistët e ndiejnë se historia e tyre është shumë e gjatë dhe e ardhmja e tyre akoma më e shtrirë. Mendojnë për të ardhmen duke luftuar për të kapërcyer krizën e përgjithshme të tanishme. Janë optimistë, besojnë në lirinë dhe në progresin shoqëror.

Të qenurit e Humanistëve internacionalistë aspirues dhe inspirues për një komb njerëzor universal me vision global të botës dhe me sipërmarrje të tyre për të shpurë përpara veprimtarinë e tyre platform të menduar vizionare në ambientin, ku jetojnë. Mos dëshirim një botë uniforme, por të shumëformëshe; të shumëformëshe në etni, gjuhë dhe zakone; shumëformëshe në vende, rajone dhe autonomi; shumëformëshe në ide dhe aspirata; shumëformëshe në besime, në ateizëm dhe fe; shumëformëshe në punë dhe kreativitet.
Një nga tipizimet karakteristike të Humanistët është se ata nuk duan padron; nuk duan as udhëheqës e as shefa, e as nuk e ndiejnë veten përfaqësues apo shefa të askujt. S’kërkojnë një shtet të centralizuar e as një Parashtet që ta zëvendësojë. S’dëshirojnë një ushtri policore dhe as banda të armatosura që t’i zëvendësojnë ato.
Por ndërmjet aspiratave të humanistëve dhe realiteteve të botës së sotme, është ngritur një mur. Ka ardhur çasti pra për ta shembur atë. Për këtë duhet bashkimi i të gjithë humanistëve të botës.



descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz

1. Kapitali botëror

E vërteta universal e sotme : Paraja është gjithçka. Paraja është qeveri, ligj, është pushtet, baza e jetës. Por, veç kësaj, është Art, është Filozofi, Religjion. Asgjë nuk bëhet pa para; asgjë nuk është e mundur pa para. Nuk ka marrëdhënie personale pa para. Nuk ka intimitet pa para, madje edhe vetmia e qetë varet tërësisht nga paraja.Mos ekzistenca e saj të çekuilibron totalisht

Por marrëdhënia me këtë të Vërtetë Universale është kontradiktore. Shumica nuk e do këtë gjendje. Ndodhemi pra përpara tiranisë së parasë. Një tirani që nuk është abstrakte, sepse ka emër përfaqësues, zbatues dhe procedura të mirëpërcaktuara.

Si është dhe si shprehet kjo tendencë

Sot nuk bëhet fjalë për ekonomi feudale e as për industri kombëtare, madje as për interesa grupesh rajonale. Sot bëhet fjalë për struktura mbijetuese gjatë rrjedhës së historisë, të cilat për ta siguruar parcelën e tyre duhet t’iu përkulen diktateve të kapitalit financiar internacional.

Një kapital spekulues që po përqëndrohet në shkallë botërore. Deri edhe shteti kombëtar, për të mbijetuar, shtrin dorën për kredi dhe huara. Të gjithë lypin investime dhe japin garanci që banka të marrë përsipër vendimet finale. Ka ardhur koha që edhe vetë kompanitë, njëlloj si fshatrat dhe qytetet, të jenë pronë e pa diskutueshme e bankës. Ka ardhur koha e Parapushtetit, një kohë, ku rendi i vjetër duhet asgjësuar.

Solidariteti i vjetër avullohet. Përfundimisht, Jemi përpara dezintegrimit të thurjes shoqërore dhe daljes në skenë të miliona njerëzve indiferentë dhe pa lidhje mes tyre, përveç mungesave që i kanë të përbashkëta. Kapitali i madh dominon, jo vetëm objektivitetin, me anë të kontrollit të mjeteve të prodhimit, por edhe subjektivitetin me anë të kontrollit të mjeteve të komunikimit dhe informacionit. Në këto kushte, mund t’i ketë në dorë burimet materiale dhe shoqërore, duke e katandisur natyrën në diçka të pariparueshme dhe duke mënjanuar përherë e më tepër qenien njerëzore. Për këtë kapitali i madh ka në dispozicion mjetet teknologjike. Dhe kështu, siç ka boshatisur ndërmarrjet dhe shtetet, ka boshatisur edhe shkencën dhe kuptimi i saj e ka kthyer në një teknologji që prodhon mjerim, shkatërrim dhe papunësi.

Humanistët nuk kanë nevojë për argumente të shumëta për të nënvizuar se sot bota ka kushte të mjaftueshme teknologjike për ta zgjidhur në një kohë të shkurtër dhe në zona të gjëra të botës, problemet e punësimit, ushqimit, shëndetit, banesës dhe arsimimit. Nëse kjo mundësi nuk realizohet, kjo vjen thjeshtë sepse spekulimi monstruoz i kapitalit të madh e pengon këtë.

Kapitali i madh e ka ekzauruar etapën e ekonomisë së tregut dhe fillon të disiplinojë shoqërinë për të përballuar kaosin që ai vetë e ka krijuar. Përballë këtij irracionaliteti nuk ngrihen zërat e arsyes, siç e kërkon dialektika, por racizmat më të zinj, fondamentalizmat dhe fanatizmat. Dhe nëse neoracionalizmi do t’i kryesojë në zona të tëra të shoqërisë, aksioni i forcave progresiste do të reduktohet përherë e më tepër. Nga ana tjetër, miliona punëtorë tani janë bërë të ndërgjegjshëm si për absurditetin e centralizmit shtetëror, ashtu edhe për fallsitetin e demokracisë kapitaliste. Për këtë punëtorët ngrihen kundër drejtuesve të korruptuar të sindikatave, ashtu si popujt që vënë në dyshim partitë dhe qeveritë. Për këtë është e nevojshme t’u jepet drejtim këtyre fenomeneve, përndryshe do të ezaurohen në një spontanitet pa të ardhme. Eshtë e nevojshme të diskutohen në gjirin e popullit temat thelbësore të faktorëve të prodhimit.

Për humanistët ekzistojnë si faktorë të prodhimit puna dhe kapitali e jo spekulimi dhe fajdeja që dalin tepër. Në gjendjen e tanishme humanistët luftojnë që marrëdhënia absurde që ka ekzistuar midis këtyre dy faktorëve, të ndryshojë krejtësisht. Deri tani ka qenë imponuar ky rregull: fitimi për kapitalin dhe rroga për punëtorin dhe është justifikuar ky çekuilibër i madh me Rrezikun që merr me vete investimi...sikur punëtori të mos rrezikonte të tashmen dhe të ardhmen e tij, në vajtjeardhjet e papunësisë dhe krizës. Por është edhe një element tjetër në lojë, është pushteti i drejtimit dhe administrata e ndëmarrjes. Fitimi që nuk destinohet për t’u investuar sërish në ndërmarrje, as në zgjerimin apo degëzimin e saj merr udhën e spekulimit financiar. Fitimi që nuk krijon vende të reja pune, merr rrugën e spekulimit financiar. Për rrjedhojë, lufta e punëtorëve, duhet të drejtohet për ta detyruar kapitalin të japë rendimentin e tij maksimum të prodhimit. Por kjo nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen e drejtimit dhe të administratës së ndërmarrjes. Ndryshe e si mund të evitohen largimet në masë të punëtorëve, mbyllja dhe boshatisja e ndërmarrjeve? Sepse dëmi më i madh është në pamjaftueshmërinë e investimeve, në falimentimin mashtrues të ndërmarrjeve, në zinxhirin e borxheve, në arratisjen e kapitalit, jo në fitimet që mund të arrihen si pasojë e rritjes së prodhimtarisë. Dhe po të këmbëngulej në konfiskimin e mjeteve të prodhimit nga ana e punëtorëve, duke ndjekur mësimet e shekullit....., duhej patur parasysh gjithashtu, dështimi i socializmit real. Sa i përket vërejtjes, se rregullimi i kapitalit, ashtu si është rregulluar puna, shkakton arratisjen e tij nëpër pika dhe zona më rentabël, duhet sqaruar se kjo s’ka për të ndodhur edhe më shumë kohë të tjera, sepse irracionalizmi i skemës aktuale, shpie në ngopjen e tij dhe në një krizë botërore. Kjo vërejtje përveç pranimit që i bënë një imoraliteti radikal, nuk njeh procesin historik të transferimit të kapitalit në bankë, nga ku rrjedh që vetë investitori përfundon nënpunës pa asnjë fuqi për të vendosur brenda një mekanizmi ku autonomija e tij është vetëm në dukje. Megjithatë, me thellimin e amullisë, vetë investitori do të fillojë t’imarrë në konsideratë këto argumente.

Humanistët ndiejnë nevojën të veprojnë jo vetëm në fushën e punës, por edhe në fushën politike për t’a penguar Shtetin që të kthehet në instrument të kapitalit financiar botëror, për të arritur që marrëdhëniet midis faktorëve të prodhimit të jenë të drejta dhe për t’i kthyer shoqërisë autonominë e saj që i’a kanë rrëmbyer.


2.Demokracia formale dhe Demokracia reale

Ndërtesa e demokracisë është shkatërruar rëndë me rrënimin e shtyllave kryesore: pavarësia midis pushteteve, përfaqësueshmëria dhe respekti për minoritet.

Pavarësia teorike midis pushteteve është një kundërsens. Mjafton të kërkosh në praktikën, origjinën dhe përbërjen e secilit prej pushteteve, që të vërtetosh marrëdhëniet intime që i lidhin. S’mund të ndodhte ndryshe. Të gjithë bëjnë pjesë në të njejtin sistem. Kështu që krizat e shpeshta që rrjedhin nga dominimi i njërit mbi tjetrin, nga mbi vendosja e funksioneve nga korrupsioni dhe parregullsitë, reflektojnë situatën globale, ekonomike dhe politike të një vendi të caktuar.

Sa për përfaqësueshmërinë, që nga epoka kur u fut votimi universal, mendohej se ekzistonte një akt i vetëm - akti midis zgjedhjeve të përfaqësuesve të popullit dhe përfundimit të mandatit të tyre. Por me kalimin e kohës u vu re qartë se, përveç këtij AKTI të parë, nëpërmjet të cilit shumica zgjedh pakicën, ekziston edhe një akt i dytë, me të cilin këta të paktit tradhtojnë shumicën, duke u bërë promotorët e interesave të huaja ndaj mandatit të marrë. Dhe kjo e keqe ndodhet sot në inkubacion në partitë politike që janë kthyer në kupola të ndara nga interesat e popullit. Tani në brendësi të makinës së partive, interesat e mëdha financojnë kandidatët dhe diktojnë politikën që këta duhet të bëjnë. E gjithë kjo nxjerr në pah një krizë të thellë në konceptimin dhe shprehjen praktike të përfaqësueshmërisë.

Humanistët luftojnë për ta transformuar praktikën e përfaqësueshmërisë duke i dhënë rëndësi maksimale këshillimeve popullore, referendumit, zgjedhjes së drejtpërdrejtë të kandidatit. Ende ekzistojnë në shumë vende, ligje që i pranojnë kandidatët e pavarur vetëm brenda partive, ose që ua kufizojnë mundësinë për tu paraqitur përpara vullnetit të popullit me anë tatimesh e dredhishë të tjera. [DO kushtetutë apo ligj që i kundërvihet aftësisë së plotë të qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është një tallje për demokracinë reale e cila është përmbi çdo rregulacion juridik. Dhe nëse flitet për barazi mundësish, mjetet e komunikimit duhet të vihen në shërbim të popullatës në periudhën elektorale, në të cilën kandidatët paraqesin propozimet e tyre, duke i’u dhënë të gjithëve ekzaktësisht të njejtën mundësi. Nga ana tjetër, duhet të nxirren ligje mbi përgjegjësinë politike, në bazë të të cilëve, kur nuk mbahen premtimet e dhëna zgjedhësve nga ana e kandidatëve ata rrezikohen të pezullohen, të zëvendësohen apo të kalohen në gjykim politik. Kështu duhet të ndodhë, sepse me anë të alternativës tjetër që përdoret sot, sipas së cilës individët dhe partitë që nuk i përmbushin premtimet vuajnë dënimin e kutive të votimit në zgjedhjet e ardhshme, nuk pengohet aspak akti i dytë i tradhtisë ndaj zgjedhësve të përfaqësuar. Përsa i përket këshillimeve të drejtëpërdrejta për çështjet urgjente, çdo ditë e më tepër po rritën mundësitë teknologjike të realizimit të tyre. Nuk flitet për t’u dhënë prioritetet sondazheve apo anketave të manipuluara por, për lehtësimin e pjesëmarrjes dhe votës së drejtëpërdrejtë nëpërmjet mjeteve elektronike dhe të kompjuterizuara, të avansuara.

Në një demokraci reale, minoriteteve duhet t’u jepet garancia e një përfaqësueshmërie të përshtatshme, por veç kësaj duhet të merren të gjitha masat që favorizojnë në praktikë futjen dhe zhvillimin e tyre. Sot minoritetet të rrethuara nga ksenofobia dhe diskriminimi, kërkojnë me ankth njohjen e tyre, dhe në këtë kuptim mbi humanistët bie përgjegjësia për ta ngritur këtë temë në nivelin e diskutimeve më të rëndësishme e për të udhëhequr luftën në çdo vend, derisa të mposhtet neofashizmi i hapur apo i maskuar. Në fund të fundit, të luftosh për të drejtat e minoriteteve, është njëlloj si të luftosh për të gjitha të drejtat e qenieve njerëzore në botë.

Por ndodhë gjithashtu që, edhe brenda një vendi, provinca të tëra apo rajone pësojnë të njejtin diskriminim si minoritet, si pasojë e centralizmit të tepruar të shtetit, që sot është vetëm një instument mizor në duart e kapitalit të madh. Kjo gjendje do të marrë fund vetëm kur t’i jepet impuls një organizmi federativ, në saje të të cilit, pushteti politik real do të kthehet në duart e këtyre qenieve historike dhe kulturore.


3. Konceptimi i qëndrimit humanist

Aksioni i humanistëve nuk frymëzohet nga teoritë fantaziste për Zotin, Natyrën, Shoqërinë apo Historinë. Ai niset nga nevojat e jetës që konsistojnë në largimin e dhembjes dhe afrimin e kënaqësisë. Por jeta njerëzore u shton këtyre nevojave edhe parashikimin për të ardhmen, duke u bazuar në praktikën e kaluar dhe në qëllimin për të përmirësuar gjendjen aktuale. Praktika e saj nuk është thjesht për produkt për zgjedhjesh apo grumbullimesh natyrale dhe fiziologjike, siç ndodhë me të gjitha specifitë, por është praktika shoqërore dhe praktika peronale të drejtuara për të kapërcyer dhembjen aktuale dhe për t’a evituar atë në të ardhmen. Puna e njeriut e grumbulluar në prodhimet shoqërore, kalon dhe transformohet nga brezi në brez në luftë të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet natyrore, por edhe ato të vetë trupit të tij. Prandaj qenia njerëzore duhet të përcaktohet si qenie historike dhe me një mënyrë aksioni shoqëror të aftë për të transformuar botën dhe vetë natyrën e tij. Dhe çdo herë që një individ apo një grup njerëzor u imponohet dhunësisht të tjerëve, arrinë që t’a ndalë historinë duke i kthyer viktimat e saj në objekte NATYRORE. Natyra nuk ka qëllime, kështu që duke ua mohuar të tjerëve lirinë dhe qëllimet, i kthen në objekte përdorimi.

Njerëzimi, në progresin e tij të ngadaltë, ka nevojë të transformojë natyrën dhe shoqërinë duke eliminuar aktet e përvetësimit të dhunshëm dhe kafshëror që disa qenie njerëzore ushtrojnë mbi të tjerat. Kur të ndodhë kjo, vetëm atëherë ka për t’u kaluar nga parahistoria në një histori krejtësisht njerëzore. Deri atëherë, nuk mund të konsiderohet si fillesë, asnjë vlerë tjetër qendrore përveç asaj të qenies së plotë njerëzore me sendërtimet dhe me lirinë e saj.Prandaj humanistët shpallin ASGJë përmbi qenien njerëzore dhe asnjë qenie njerëzore nën tjetrën.Po të vendoset qendrore Zoti, Shteti, Paraja, apo ndonjë qenie tjetër, atëherë qenia njerëzore vihet në raporte vartësie dhe krijohen kushte për kontrollin e saj të brendshëm dhe për sakrificë. Humanistët janë ateistë apo besimtarë, por nuk nisen nga besimi i tyre për të krijuar vizionin e tyre për botën dhe aksionin e tyre. Nisen nga qenia njerëzore dhe nga nevoja e saj imediate. Dhe nëse gjatë luftës së tyre për një botë më të mirë, kujtojnë se zbulojnë një qëllim që e kthen historinë në drejtim progresist e vënë këtë besim, a këtë zbulim në shërbim të qenies njerëzore.

Humanistët e shtrojnë problemin në thelb: të dimë nëse duam të jetojmë dhe të vendosim në ç’kushte t’a bëjmë këtë.

Cdo lloj forme dhune fizike, ekonomike, raciale, fetare, seksuale dhe ideologjike, nëpërmjet të cilave është bllokuar progresi njerëzor, i neverisin humanistët. Cdo formë diskriminimi, e hapur apo e fshehtë, është një motiv denoncimi për humanistët.

Humanistët nuk janë të dhunshëm, por, mbi të gjitha nuk janë burracak e as nuk i tremben dhunës,sepse aksioni i tyre ka kuptim. Humanistët e lidhin përherë jetën e tyre personale me jetën shoqërore.Nuk propozojnë antinomi të rreme dhe në këtë gjë i ka rrënjët koherenca e tyre.

Kështu është hequr vija ndarëse midis Humanizmit dhe Antihumanizmit. Humanizmi vendos në qendër të diskutimit çështjen e punës përballë kapitalit të madh; çështjen e demokracisë reale përballë demokracisë formale; çështjen e decentralizimit përballë centralizimit; çështjen e antidiskriminimit përballë diskriminimit; çështjen e lirisë përballë shtypjes; çështjen e kuptimit të jetës përballë nënshtrimit, bashkëpunumit dhe absurdit.

Meqë humanizmi bazohet në lirinë e zgjedhjes, ka të vetmen etikë të vlefshme në momentin aktual. Në të njejtën mënyrë, sepse beson në lirinë dhe qëllimin, dallon gabimin nga poshtërsia, dallon atë që gabon nga ai që tradhton.

descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
4 Shkallina e humanizmit: naiviteti human te humaniteti i ndërgjegjshëm

Në bazën shoqërore, në vendet e punës dhe banimit të punëtorëve, humanizmi duhet t’akthejë protestën e thjeshtë në forcë të ndërgjegjshme të drejtuar drejt transformimit të strukturave ekonomike.
Përsa u përket anëtarëve më luftarak të organizatave sindikaliste dhe anëtarëve të partive politike progresiste, lufta a tyre do të bëhet koherente me transformimin e kupolave të organizatave ku militojnë dhe me dhënien e një drejtimi kolektivave të tyre, i cili do të vendosë në plan të parë, dhe përbi rivendikimet afatshkurtra, propozimet thelbësore të Humanizmit.
Shtresa të ndryshme studentësh e mësuesish, normalisht të ndjeshëm nga padrejtësitë, do të bëhen të ndërgjegjshëm për ndryshimin kur t’i prekë kriza përgjithshme e sistemit. Eshtë e sigurtë, që njerëzit e gazetarisë të cilët janë në kontakt me tragjedinë e përditshme, janë sot në gjendje të veprojnë në drejtimin humanist, njëlloj si sektorët e inteligjencës, punët e të cilëve janë në kontradiktë me modelet që përmban ky sistem çnjerëzor.
Përballë vuajtjes njerëzore, dalin plot shtresa për të marrë pjesë në aksionin e çinteresuar në mbrojtje të atyre që janë lënë mënjanë në shoqëri apo atyre që diskriminohen. Shoqata, grupe vullnetarësh dhe sektorë të rëndësishëm të popullsisë, mobilizohen në disa raste, për të dhënë një kontribut pozitiv. Pa dyshim një nga këto kontribute është edhe denoncimi i këtyre problemeve. Megjithatë, këto grupe nuk e konceptojnë aksionin e tyre si transformim të strukturave që shkaktojnë këto të këqija. Një qëndrim i tille hyn më tepër në Humanitarizëm se sa në Humanizëm të ndërgjegjshëm. Në të gjenden tanimë protestat dhe aksionet konkrete të denja për t’u thelluar dhe zgjeruar.

5 Ekzistenca e organizuar e Kampi Antihumanist
Humanistët ndeshen dhe me kundërshtinë e organizuar ndaj tyre. Një luftë kundërshtish që nga kundërshtarët antihumanë. Ndësa forcat e mobilizuara nga kapitali i madh asfiksojnë popujt, dalin qëndrime inkoherente që fillojnë të forcohen duke shfrytëzuar këtë të keqe, drejt fajtorëve të rremë. Në bazë të këtyre formave të neofashizmit ndodhet një mohim i thellë i vlerave njerëzore. Edhe në disa rryma ekologjiste devijuese vihen në plan të parë natyra dhe jo njeriu. Tani nuk predikojnë se fatkeqësia është fatkeqësi, pikërisht sepse rrezikon njerëzimin, por sepse njeriu i ka bërë atentat natyrës. Sipas disa rrymave të tilla, qenia njerëzore është e ndotur dhe prandaj ndot natyrën. Për ta do të qe më e udhës që mjekësia të mos kish arritur suksese në luftën kundër sëmundjeve dhe në zgjatjen e jetës së njeriut. TOKA në plan të parë, thërrasin në mënyrë histerike, duke na kujtuar çirrjet naziste. Që këtej, diskriminimin e kulturave që ndotin, e të huajve që molepsin dhe fëlliqin, e ndan vetëm një hap. Këto rryma futen gjithashtu në Antihumanizëm, sepse në thelb përçmojnë qenien njerëzore. Këshilltarët e tyre përçmojnë veten e tyre dhe me këtë pasqyrojnë prirjet nihiliste dhe vetëvrasëse, që sot janë në modë.
Një shtresë e rëndësishme njerëzish të ndjeshëm aderojnë në rrymat ekologjiste, sepse kuptojnë rëndësinë e problemeve që këto denoncojnë. Por sikur të marrë ky ekologjizëm karakterin humanist që i përket, do ta orientojë luftën drejt përgjegjësve të katastrofës: kapitalit të madh dhe zinxhirit të industrisë dhe ndërmarrjeve destruktive, të afëtra me kompleksin militaro - industrial. Përpara se të shqetësohet për fokat, duhet të shqetësohet për urinë, mbipopullsinë, për vdekshmërinë foshnjore, për mangësitë sanitare dhe të banesave në shumë vende të botës. Dhe do të nxjerrë në pah papunësinë, shfrytëzimin, racizmin, diskriminimin dhe mostolerancën në botën e përparuar teknologjikisht. Botë që, nga ana tjetër po krijon çekuilibre ekologjike me rritjen e saj iracionale.
Instrumentet antihumanizëm….Nuk është e nevojshme të zgjatemi shumë në përcaktimet tona ndaj të Djathtëve si instrumente politike të Antihumanizmit. Poshtërsia e tyre arrinë nivele të tilla sa vazhdimisht e heqin veten si përfaqësues të Humanizmit. Në këtë drejtim ka lëvizur edhe banda dredharake klerikale, që ka pretenduar të terrorizojë në bazë të një HUMANIZMI TEOCENTRIK qesharakist. Këta njerëz, shpikës të luftrave fetare dhe inkuizicionit; këta njerëz xhelatët e baballarëve historikë të humanizmit perëndimor,kanë përvetësuar virtytet e viktimave të tyre duke arritur madje të FALIN deviacionet e atyre humanistëve historikë. Kaq e madhe është poshtërsia dhe banditizmi në përvetësimin e fjalëve, saqë përfaqësuesit e Antihumanizmit janë përpjekur të mbulohen me emrin e HUMANISTEVE.

Eshtë e pa mundur të bëhet inventari i burimeve, instrumenteve, formave dhe shprehjeve që disponon Antihumanizmi. Sidoqoftë, një punë sqaruese mbi tendencat antihumaniste më të maskuara, do t’iu lejonte shumë humanistëve, si të thuash naive, apo spontanë, të rishikonin pikëpamjet e tyre dhe kuptimin e aktivitetit të tyre shoqëror.

6. Frontet veprimtare e aksionit humanist

Humanizmi, nga vetë natyra e tij konkrete, organizon frontet e aksionit në fushat: e punës, banimit, sindikatës, politikës, dhe kulturës, me synim me qëllim që të marrë pak e nga pak karakterin e një lëvizjeje të vërtetë, që vepron në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Sipas kësaj mënyre veprimi, krijohen kushtet për të integruar edhe forca të ndryshme, grupe dhe individë progresistë, pa lejuar që këta të humbasin identitetin dhe karakteristikat e tyre të veçanta. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të nxisë bashkimin e forcave të afta për të ndikuar përherë e më tepër mbi shtresat e gjëra të popullsisë, dhe duke orientuar me aksionin e saj, transformimin shoqëror.

Humanistët, asqë mund të mendohen kurrsesi se janë naivë, dhe asqë fryhen me deklamacione të epokave romantike.Në këtëkontekst asqë duhet menduar e konceptuar e konsideruar propozimet e tyre si shprehjen më të avancuar të ndërgjegjës shoqërore, dhe as mos e mendoni organizatën e tyre si diçka të padiskutueshme. Humanistët nuk hiqen, sikur janë përfaqësuesit e shumicës. Sidoqoftë, veprojnë në përputhje me atë që e quajnë të drejtë dhe favorizojnë transformimin që besojnë, se është më i përshtatshmi dhe më i mundshmi në këtë moment që u ka takuar të jetojnë.




descriptionRe: Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor Letërsia , Arti , Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi