Forumi Zeri YT! » Shkenca & Teknologjia » Filozofi dhe Psikologji »
Albert Einstein: Bota, siē e shoh unė

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 21st May 2017, 01:46


Nėse mendojmė ekzistencėn dhe pėrpjekjet tona, zbulojmė menjėherė qė tė gjithė veprimet dhe dėshirat tona janė tė lidhura me ekzistencėn e njerėzve tė tjerė dhe qė, pėr vetė natyrėn tonė, jemi tė ngjashėm me kafshėt qė jetojnė nė komunitet. Ushqehemi me produkte tė prodhuar nga tė tjerė, mbajmė veshje tė prodhuara nga tė tjerė, jetojmė nė shtėpi tė ndėrtuara prej punės sė tė tjerėve. Pjesa mė e madhe e gjėra qė dimė dhe qė besojmė na ėshtė mėsuar prej tė tjerėve, pėrmes njė gjuhe qė tė tjerė e kanė krijuar. Pa gjuhėn, aftėsia jonė pėr tė menduar do tė ishte meskine, dhe e krahasueshme me atė tė kafshėve superiore; prandaj edhe eperėsia jonė ndaj kafshėve konsiston mbi tė gjitha – kėtė duhet ta themi – nė mėnyrėn tonė tė tė jetuarit nė shoqėri. Individi, po tė lihej vetėm qė nė lindje, do tė mbetej, nė mendimet dhe ndjenjat e tij, i ngjashėm me kafshėt nė njė masė qė do tė ishte e vėshtirė ta imagjinonim. Ajo qė ėshtė dhe ajo qė pėrfaqėson individi, nuk i ka prej tė qėnurit njė individ, por prej tė qėnurit pjesėtar i njė shoqėrie tė madhe njerėzore qė udhėheq qenien e tij materiale dhe morale, nga lindja deri nė vdekje.
Vlera e njė njeriu, pėr komunitetin ku jeton, varet para sė gjithash, se sa ndjenjat, mendimet dhe veprimet e tij kontribuojnė pėr zhvillimin e ekzistencės sė individėve tė tjerė.
Nė fakt kemi zakonin qė tė gjykojmė njė njeri te keq apo tė mirė, sipas kėtij pikėvėshtrimi. Cilėsitė sociale tė njė njeriu, nė takimin eparė, duken si tė vetmet qė vlejnė pėr tė pėrcaktuar gjykimin tonė mbi tė.
E megjithatė, edhe kjo teori nuk ėshtė rigorozisht e saktė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se tė gjithė tė mirat materiale, intelektuale dhe morale qė marrim prej shoqėrisė, vijnė tek ne pėrgjatė disa brezave me individualitete krijues. Ai i sotmi ėshtė njė individ qė ka zbuluar me njė “goditje” tė vetme pėrdorimin e zjarrit, njė individ qė ka zbuluar kultivimin e bimėve ushqyese, njė individ qė ka zbuluar makinėn me avull.
Liria shpirtėrore e individėve dhe uniteti shoqėror
E megjithatė, vetėm individi i lirė mundet qė tė meditojė dhe si pasojė tė krijojė vlera tė reja shoqėrore dhe tė krijojė vlera tė reja etike, pėrmes tė cilave shoqėria pėrsoset. Pa personalitete krijues, nė gjendje qė tė mendojnė dhe gjykojnė lirisht, zhvillimi i shoqėrisė nė drejtim progresiv vėshtirė tė imagjinohet, ashtu sikurse dhe zhvillimi i personalitetit individual pa ndihmėn gjallėruese tė shoqėrisė.
Njė komunitet i shėndetshėm dhe i lidhur po aq me lirinė e individėve, sa edhe me bashkimin e tyre shoqėror. Eshtė thėnė me shumė tė drejtė se qytetėrimi greko-europiano-amerikan, dhe nė vecanti rilulėzimi i kulturės sė periudhės sė Rilindjes italiane, pas pezmit tė Mesjetės nė Europė, e gjeti mbi tė gjitha themelin nė lirinė dhe izoilimin relativ tė individit.
Tė shohim tani epokėn tonė. Nė cfarė kushtesh janė sot shoqėria dhe personaliteti? Nė raport me tė kaluarėn, popullsia e vendeve tė qytetėruar ėshtė shumė e dendur; popullsia e Europės ėshtė pothuajse tre herė mė e madhe se sa 100 vjet mė parė. Por numri i personave me dhuntinė e njė temperamenti gjenial ka rėnė nė mėnyrė tė shpėrpjestuar. Vetėm njė numėr i vogėl njerėzish,pėr nga aftėsitė e tyre krijuese, njihen si personalitete prej masave. Nė njė farė mase, organizimi ka zėvendėsuar cilėsitė e gjeniut nė fushėn e teknikės, por nė njė masė tė konsiderueshme, edhe nė fushėn e shkencės.
Mjerimi i personalitetit ndihet sidomos nė fushėn artistike. Piktura dhe muzika janė sot nė pėrkeqėsim dhe gjejnė tek popujt njė jehonė jo shumė tė fortė. Politikės nuk i mungojnė vetėm krerėt: pavarėsia intelektuale dhe ndjenja e tė drejtės janė ulur shumė tek borgjezia, dhe organizimi demokratik e parlamentar qė mbėshtetet mbi kėtė pavarėsi ėshtė tronditur nė shumė vende; kanė lindur diktatura dhe ato janė duruar, sepse ndjenja e dinjitetit dhe tė drejtės nuk ėshtė mė e gjallė aq sa nevojitet.
Dekadenca e dinjitetit njerėzor
Gazetat e njė vendi munden qė, brenda dy javėsh, ta cojnė turmėn e verbėr dhe injorante nė njė gjendje tė tillė tė keqe, apo nė njė ngazėllim tė tillė, sa tė shtyjė njerėzit tė veshin rroba ushtarake pėr tė vrarė e pėr t’u vrarė, me qėllim qė t’u mundėsojnė biznesmenėve tė panjohur qė tė realizojnė planet e tyre tė panjohur. Shėrbimi i detyrueshėm ushtarak mė duket simptoma mė e turpshme e mungesės sė dinjitetit personal, nga e cila vuan sot njerėzimi ynė i qytetėruar. Nė lidhje me kėtė gjendje tė gjėrave nuk mungojnė profetėt qė parashikojonė si tė afėrt shembjen e qytetėrimit tonė. Unė nuk jam njėri prej kėtyre pesimistėve: unė besoj nė njė tė ardhme mė tė mirė.
Sistemi ekonomik pengon evolucionin e lirė
Sipas mendimit tim, dekadenca aktuale sociale varet nga fakti qė zhvillimi i ekonomik dhe i teknikės e ka pėrkeqėsuar rėndė luftėn pėr ekzistencė, e si pasojė evolucioni i lirė i individėve ka pėsuar goditje tė rėnda. Por pėr tė kėnaqur nevojat e komunitetit, progresi i teknikės kėrkon sot nga njerėzit njė aktivitet mė tė vogėl. Ndarja racionale e punės do tė shndėrrohet nė njė nevojė gjithnjė e mė tė fortė dhe do tė cojė nė sigurinė materiale tė njerėzve. Dhe kjo siguri, e bashkuar me kohėn dhe energjinė qė do tė mbetet e disponueshme, mund tė jetė njė element i favorshėm pėr zhvillimin e personalitetit. Nė kėtė mėnyrė, shoqėria mundet ende tė shėrohet dhe ne duam tė shpresojmė qė historianėt nė tė ardhmen do tė paraqesin manifestimet patologjikė tė kohės sonė, si sėmundje tė fėmijėrisė sė njė njerėzimi, qė u provokuan prej rendjes shumė tė shpejtė tė qytetėrimit.
Vlera sociale e pasurisė
Jam tėrėsisht i bindur se tė gjithė pasuritė e botės nuk do tė mundnin ta shtynin njerėzimin pėrpara, edhe nėse do tė binin nė duart e njė njeriu tėrėsisht tė shenjtė e tė dhėnė pas evolucionit tė qenies njerėzore. Vetėm shembulli i personaliteteve tė mėdhenj e tė pastėr mund tė ēojė drejt mendimeve fisnikė dhe veprimeve tė duhur. Paraja shkakton vetėm egoizėm dhe tė shtyn gjithmonė, nė mėnyrė tė parezistueshme, qė ta pėrdorėsh pėr keq.
A mund tė imagjinohen Moisiu, Jezusi apo Gandi, tė “armatosur” me bursėn e Carnegie?
Pėrse jetojmė?
Shumė e veēantė ėshtė situata e nė tė vdekshmėve tė tjerė. Secili prej nesh ka ardhur nė kėtė Tokė pėr njė vizitė tė shkurtėr; nuk e dimė pėrsenė, por shpesh herė besojmė se e kemi kuptuar. Nuk reflektohet thellėsisht e na kufizon tė mendojmė njė aspekt tė jetės sė pėrditshme; jemi kėtu pėr njerėzit e tjerė: mbi tė gjitha pėr ata, prej buzėqeshjes dhe mirėqenies sė tė cilėve varet lumturia jonė, por edhe pėr atė shumėsi tė panjohurish, me fatin e tė kemi njė lidhje simpatie. Ja cili ėshtė mendimi im konstant, i pėrditshėm: jeta jonė e jashtme dhe e brendshme varet prej punės sė bashkėkohėsve dhe tė paraardhėsve; unė duhet tė pėrpiqem pėr t’u dhėnė atyre, nė po tė njėjtėn masė, atė qė kam marrė dhe qė ende marr prej tyre. Ndiej nevojėn tė bėj njė jetė tė thjeshtė dhe shpeh herė jam i vetėdijshėm se kėrkoj nga veprimtaria e tė ngjashmėve tė mi, mė shumė se sa ėshtė e nevojshme. Vetėdijėsohem se dallimet e klasave shoqėrore nuk janė tė justifikuara dhe qė, nė fund tė fundit, e gjejnė bazėn e tyre tek dhuna. Por besoj gjithashtu se njė jetė modeste ėshtė e duhura pėr kėdo, pėr trupin dhe pėr shpirtin.
Limitet e lirisė sonė
Nuk besoj aspak nė lirinė e njeriut, nė kuptimin filozofik tė fjalės. Gjithėsecili reagon jo vetėm pėr shkak tė impulsit tė njė detyrimi tė jashtėm, por edhe sipas njė nevoje tė brendshme. Aforizmi i Schopenhauerit: “Eshtė e sigurtė qė njė njeri mund tė bėjė atė qė do, por nuk mund tė dėshirojė atė qė do” mė ka lėnė shumė pėrshtypje, qė nė rininė time; nė vorbullėn e ngjarjeve dhe provave qė na paraqet vėshtirėsia e jetės, ato fjalė kanė qenė gjithmonė pėr mua njė ngushėllim dhe njė burim i pashtershėm tolerance. Tė jesh i vetėdijshėm pėr kėtė, tė ndihmon pėr tė ėmbėlsuar ndjenjėn e pėrgjegjshmėrisė, e cila na ndrydh lehtėsisht dhe na bėn tė mos marrim shumė seriozisht veten, ashtu sikurse dhe tė tjerėt. Kėshtu mbėrrihet nė njė konceptim tė jetės, qė i lė njė vend tė veēantė humorit.
Mirėqenia dhe lumturia
Nga njė kėndvėshtrim objektiv, shqetėsimi pėr kuptimin apo qėllimin e ekzistencės sonė dhe asaj tė krijesave tė tjera mė ėshtė dukur gjithmonė diēka boshe pėr nga domethėnia. Pavarėsisht kėsaj, ēdo njeri ėshtė i lidhur me disa ideale qė i shėrbejnė si udhėrrėfyes nė tė vepruar dhe nė tė menduar. Nė kėtė kuptim, mirėqenia dhe lumturia nuk mė janė dukur asnjėherė si destinacioni absolut (kėtė themel tė moralit e quaj ideali i derrave). Idealet qė kanė ndriēuar rrugėn time dhe mė kanė dhėnė vazhdimisht kurajė tė madhe kanė qenė e mira, e bukura dhe e vėrteta. Pa patur vetėdijen e tė qėnurit nė harmoni me ata qė ndajnė bindjet e mia, pa kėrkimin e paepur tė tė drejtės, pėrjetėsisht e pakapshme, tė fushės sė artit dhe kėrkimit shkencor, jeta do tė mė ishte dukur absolutisht e zbrazėt. Qė nė vitet e rinisė sime, i kam konsideruar gjithmonė tė neveritshėm destinacionet vulgarė, ku njerėzimi i orienton pėrpjekjet e tij: zotėrimi i tė mirave, suksesi nė dukje dhe luksi.
Njė kalė qė tėrheq i vetėm
Nė dallim me ndjenjėn time tė fortė tė drejtėsisė dhe detyrės shoqėrore, nuk kam ndierė asnjėherė nevojėn pėr t’iu afruar njerėzve dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Jam tamam njė kalė qė dėshiron tė tėrheqė i vetėm; nuk i jam dhėnė kurrė tėrėsisht as shtetit, as tokės mėmė, as miqve dhe as njerėzve mė tė afėrt; pėrkundrazi, pėrpara kėtyre lidhjeve kam patur gjithmonė ndjesinė e tė qėnurit njė i huaj dhe kam ndier gjithmonė nevojėn pėr vetmi. Dhe kjo ndjesi vetėm sa rritet me kalimin e viteve.
Kam ndjesinė e fortė – por pa keqardhje – sikur kam prekur limitin e mirėkuptimit dhe harmonisė me tjetrin. Sigurisht, njė njeri me njė karakter tė tillė humbet njė pjesė tė “bardhėsisė” dhe qetėsisė sė tij, por fiton njė pavarėsi tė madhe nga opinionet, sjelljet dhe gjykimet e tė ngjashmėve tė tij. Kėshtu nuk do tė tundohet qė tė vendosė ekuilibrin e tij mbi baza kaq tė pasigurta.
Gjithėsecili duhet respektuar
Ideali im politik ėshtė ideali demokratik. Gjithėsecili duhet tė respektohet nė personalitetin e tij dhe nuk duhet tė ketė idhujtari pėr askėnd. Pėr mua, elementi i ēmuar nė ingranazhin e njerėzimit nuk ėshtė shteti, por ėshtė individi krijues dhe i ndjeshėm, pra ėshtė personaliteti. Vetėm ky krijon tė mirėn dhe sublimen, ndėrkohė qė turma ėshtė flegmatike nė mendim dhe e kufizuar nė ndjenja.
Lufta
Ky argument mė shtyn tė flas pėr krijesėn mė tė keqe, atė tė masave tė armatosura, dua tė them tė regjimit ushtarak, qė e urrej me gjithė zemėr. Kam neveri tė thellė pėr kė ėshtė i lumtur tė marshojė nė radhė dhe formacione, nėn tingujt e njė muzike: njė person i tillė vetėm gabimisht ėshtė “pajisur” me njė tru. Palca kurrizore do tė kish qenė mė se e mjaftueshme. Duhet tė eleminojmė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur kėtė turp tė qytetėrimit. Heroizmi i komanduar, luftimet idiotė trup mė trup, fryma fatzezė nacionaliste, sa i urrej tė gjithė kėto! Dhe sa e poshtėr dhe e neveritshme mė duket lufta! Do tė isha mė i gatshėm tė bėhesha copa-copa, se sa tė merrja pjesė nė njė veprim kaq tė mjerė. E megjithatė, pavarėsisht gjithēkaje, unė e vlerėsoj kaq shumė njerėzimin dhe mendoj qė kjo fantazmė e ligė do tė ishte zhdukur prej kohėsh nėse buonsensi i popujve nuk do tė korruptohej sistematikisht prej shkollės dhe shtypit, spekulatorėve tė botės politike dhe botės sė biznesit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 28th May 2017, 22:52

Ju faleminderit per postimin !



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi