Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
ISA BOLETINI (1864-1916)

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 15th February 2008, 16:54



Atdhetar i shquar, organizator e udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, mė 1864, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17- vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Betejėn e Slivovės ( 22. 04. 1881) kundėr forcate osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt tjerė nė themelin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės. Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908.

Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajit (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antiishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator kryengritjeve tė mėdha populloreantiosmane tė viteve 1910- 1912, veēanėrisht nė betejat e zhvilluara me ushtritė turke nė zonat Shtimje- Carravelė mė 1910. Gjatė Luftės I-rė Ballkanike u vu nė krye tė ēetave tė armatosura pėr mbojtjen e trojeve shqiptare dhe tė qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės.

Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė I. Bolentini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizzi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbomalazezė.

Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė.


Boletini, prijsi shqiptarėve qė tmerroi Stambollin



Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte nė hartė fshati i tij, Isa Boletini iu pėrgjigj: "Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė bashkohen nė njė shtet"

Tė gjitha ngjarjet e vogla e tė mėdha nė Kosove janė tė lidhura ngushtė me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij mė i madh ėshtė i lidhur me Kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė. Nė tė dyja kėto heroi Isa Boletini ka luajtur njė rol shumė tė madh.


Familja Boletini ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ēėshtjen kombėtare pėr liri e pavarėsi dhe me kėtė frymė ėshtė rritur e edukuar edhe Isaj. Siē dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenė ngjarja mė e rėndėsishme e popullit tonė e cila i vuri themelet e shtetit tė ardhshėm shqiptar dhe ngjalli ndėrgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinė e parė, me tė gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinė e Mbrojtjes. Mirėpo shtetet e Evropės, si gjithė herė, jo vetėm qė nuk e njohėn, por e nxitėn Perandorinė osmane qė ta shtypte sa ma mė parė. Njė nga ushtarėt trima tė Lidhjes sė Prizrenit ka qenė edhe Isa Boletini, i cili luftoi pėr krah heronjve Mic Sokoli e Sefė Kosharja pėr tė mbrojtur tokėn amtare kundra hordhive osmane tė Dervish Pashės. Isa i ri e pa me sytė e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykėn e topit tė armikut, pėr t'ju dhėnė zemėr luftėtarėve trima qė e jepni jetėn si me le. Kėtė shembull do ta ndiqte mė pas edhe Isa Boletini nė tė gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftėtarėt, por duke u prirė nė ballė. Ndonėse Lidhja e Prizėrenit u shtyp me gjak, idetė e saj kombėtare tė mbrujtura thellė nė ndėrgjegjen e popullit tonė nuk u shuan kurrė e jehona e saj vazhdoi gjatė duke edukuar brezat qė erdhėn mė ndjenjėn e atdhedashurisė.

Isa nė Lidhjen e Pejės
Nė vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejės nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e nė atė ngjarje tė shėnuar Isa Boletini luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr organizim e mbrojtjen nė Kosovėn Veriore. Ai morri pjesė nė atė kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes sė Pejės tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhėroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i ra nė sy qeverisė osmane.

Isa: Jo rusėt nė Mitrovicė
Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin. Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė 2) Tė lihem i armatosun e me shokė" 3) Tė banojė vetėm nė Stamboll". Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė ia kthu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor (flijuar) dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 15th February 2008, 22:56

Komunizmi ne Shqiperine e Enverit dhe fati i Familjes se Isa Boletinit.


Dėshmia e Isa Boletinit, nipit tė heroit: [
Hakmarrja e sllavo-komunistėve ndaj familjes sė njohur tė Isa Boletinit, filloi qė nė nėntorin e vitit 1943, kur komunistėt shkodranė tė udhėhequr nga Vasil Shanto vranė me atentat babanė tim nėnkolonel Adem Boletinin, djalin e tretė tė Isės i cili kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Vjenė.

Pas kėsaj si nė Mitrovicė ku jetonte pjesa mė e madhe e Boletinėve, ashtu edhe nė Shqipėri, familja jonė u gjėnd nėn njė persekucion tė egėr dhe barbar nga regjimet komuniste tė Titos dhe tė Enver Hoxhės. Nga ky represion i paparė qė u ndoq ndaj djemėve, nipave dhe mbesave tė Isa Boletinit, numri i tė vrarėve dhe tė ekzekutuarėve nga familja jonė arriti nė 15 vetė dhe dhjetė tė tjerė vuajtėn pėr vite tė tėra nė burgjet e tmerrshme tė Serbisė dhe Shqipėrisė. Regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaj familjes sė Boletinėve ndoqi po atė politikė tė cilėn kishte ndjekur pėr shumė vjet regjimi komunist i Titos dhe si rezultat i kėsaj vetėm nė vitin 1962-, Isa Boletinit iu akordua titulli i lartė i Heroit tė Popullit. Edhe pas kėsaj familja jonė vetėm njė herė pati ftesė zyrtare pėr tė shkuar nė Vlorė nė pėrvjetorėt e ditės sė ngritjes sė Flamurit dhe nė 1981 kur u inagurua monumenti i gjyshit tim Isa Boletinit nė Shkodėr, familjen tonė nuk e thirrėn, duke na thanė se na kishin harruar". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr "Gazetėn" ėshtė 67-vjeēari Isa Boletini, (nipi i Isa Boletinit) ish-mėsues i Edukimit Fizik, Mjeshtėr Sporti dhe arbitėr ndėrkombėtar i volejbollit, i cili rrėfen se si u trajtua familja e tij si nga regjimi komunist i Titos nė Jugosllavi, ashtu dhe nga ai i Enver Hoxhės nė Shqipėri. Po si filloi hakmarrja e regjimit komunist tė Tiranės ndaj familjes sė Isa Boletinit dhe kush ishin viktimat e asaj familje qė u ekzekutuan, vranė, burgosėn dhe internuan tė nxitur politika zyrtare e Beogradit? Lidhur me kėto e fakte tė tjera nga historia tragjike e familjes Boletini, na njeh rrėfimi i nipit tė tij Isa Boletinit tė ri, i cili e ka ndjerė vetė mbi shpatullat e tij peshėn e rėndė tė dhunės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės.

GENOCIDI MBI BOLETINĖT

Po si qėndron e vėrteta ndaj vrasjes sė djalit tė Isa Boletinit nga komunistėt shkodranė nė 1944-ėn dhe cili ishte qėndrimi qė mbajti regjimi komunist ndaj kėsaj familje pas mbarimit tė Luftės? Lidhur me kėtė Isa Boletini i ri dėshmon: "Vrasja e babait tim nėnkolonel Adem Boletinit, u krye nė 23 nėntor tė vitit 1943 nga komunistėt shkodranė tė udhėhequr nga Vasil Shanto. Ajo vrasje u nxit dhe u urdhėrua nga komunuistėt serbė qė nė atė kohė drejtonin dhe Partinė Komuniste nė Shqipėri, si shenjė hakmarrje ndaj gjyshit tim Isa Boletinit i cili luftoi pėr vite me rradhė ndaj serbo-malazezėve. Nė atė kohė vrasja e Ademit, u prit me indinjatė tė madhe nga gjithė populli i Shkodrės qė e dėnoi atė akt barbar, sepse Adem Boletini shėrbente si ushtarak dhe nuk ishte pėrzier asnjėherė nė politikė. Ndonėse unė nuk kam qenė mė shumė se nėntė vjeē, e mbaj mėnd shumė mirė varrimin madhėshtor, qė i bėri populli i Shkodrės babait tim Ademit, ku edhe rinia Antifashiste e qytetit u detyrua dhe solli kurorėn e saj. Qė nga ajo kohė, pėr tė mbulaur atė krim dhe indinjatėn e madhe tė popullit tė Shkodrės, komunistė hapėn fjalė se gjoja Adem Boletini ishte vrarė pa dashje dhe shėnjestra e atentatit kishte qenė major Ndrec Prenga, Qarkomandanti i Xhandarmėrisė sė Shkodrės. Po kjo gjė u hodh poshtė po prej tyre nga dy traktet qė ata hodhėn menjėherė pas asaj vrasje. Nga ato dy trakte, mė kujtohet si tani vetėm i pari qė ne mundėm ta gjenim, ku pėr vrasjen e babait flitej vetėm nė dy rreshtat e fundit. Aty thuhej: "Adem Boletini nuk ishte i dėnuar me vdekje nga PKSH, por qėndrimi i tij me major Ndrec Prengėn ishte i pajustifikeshėm", kujton Isa Boletini rreth vrasjes sė babait tė tij Ademit, qė ishte dhe djali i tretė i Isa Boletinit.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 15th February 2008, 23:01

KALVARI I BOLETINĖVE NĖ SHQIPĖRI

Qėndrimi qė mbajti regjimi komunist i Tiranės pas vitit 1944 ndaj familjes sė djalit tė Adem Boletinit, tregoi mė sė miri se vrasja e Adem Boletinit kishte qenė e paramenduar prejt tyre dhe jo gabimisht ashtu si u pėrpoqėn ta paraqesnin ata. Lidhur me kėtė hedh dritė dėshmia e Isa Boletinit i cili shprehet: "Sikur tė mos mjaftonte ekzekutimi i babait tonė Ademit, regjimi komunist qė erdhi nė pushtet nė 1944, i nxitur nga politika zyrtare e Beogradit vazhdoi hakmarrjen ndaj familjes sė Isa Boletinit.

Kėshtu nė vitin 1947 u arrestua nėna ime Adile Bekteshi, e cila vuajti pesė vjet nė burgjet e skėterrės komuniste, ku nga kushtet e kėqia mori dhe disa sėmundje tė cilat nuk iu ndanė deri sa vdiq. Burgosja e nėnės sime nga komunistėt erdhi si pasojė edhe e faktit se motra e saj ishte bashkėshortja e Jup Kazazit, njėrit prej antikomunistėve mė tė njohur i cili nė 1947 organizoi dhe revoltėn e armatosur qė kishte si synim pėrmbysjen e regjimit komunist. Pas dėnimit tė nėnės sonė, gjykata dha vendimin edhe pėr sekuestrimin e pasurisė, ndonėse ne nuk kishim asnjėlloj pasurie dhe nė Shkodėr banonim tek shtėpia e dajės, mjekut tė njohur Dr. Selaudin Bekteshit. Deri aty nga fillimi i viteve 60-tė, pėr ne si familje u nxorrėn tre vendime qė tė largoheshim nga Tirana. Herėn e tretė ne qėndruam tė fshehur pėr njė muaj dhe u desh ndėrhyrja e dajės sonė Dr. Bekteshit qė tė kthehej urdhėri qė ishte dhėnė pėr dėbimin tonė nga Tirana. Edhe pas kėsaj, qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ka qenė elastik nė varėsi tė konjiukturave politike. Kėshtu kishte shumė raste qė mua mė largonin nga Arsimi dhe mė dėrgonin tė punoja si puntor. Po kėshtu dhe vėllai Enisi i cili mezi mundi tė diplomohej si mjek (nėn kujdesin e dajės Dr. Bekteshit) pasi dy vjet shkollė i bėri natėn, ndonėse ishte mjek i njohur tre herė e kanė pushuar nga puna dhe e dėrgonin nė morg.

Qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ndryshoi vetėm pas vendosjes sė monumentit madhėshtor tė Isa Boletinit nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1981, ku nė inagurimin e tij familjen tonė nuk e thirrėn duke na thėnė se kishin harruar!!!!!.

Po kėshtu gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist deri nė vitin 1990, familja jonė u thėrrit vetėm njėherė tė merrte pjesė nė pėrvjetorėt e Shpalljes sė Pavarsisė nė Vlorė, kurse pas viteve 90-tė ne nuk na kanė thėrritur asnjėherė", e pėrfundon rrėfimin e tij Isa Boletini duke shtuar se vlersimin qė Isa Boletinit nuk ia bėri siē duhet regjimi komunist nė Shqipėri, ia bėnė nė Kosovė, ku me inisiativėn e vetė Presidentit Rugova, janė mbajtur disa sesione shkencore dhe janė botuar me dhjetra studime rreth figurės sė tij.

Boletinet / TE VRARE NGA SERBET

Halil Boletini 1833
Mujė Boletini 1892
Ahmet Boletini 1894
Isa Boletini 1916
Halil Boletini 1916
Seid Boletini 1916
Jonuz Boletini 1916
Halit Boletini 1916
Musa Boletini 1944
Skėnder Boletini 1944
Asllan Boletini 1945
Faik Boletini 1947
Isuf Boletini 1947
Rasim Dajēi (nip) 1945
Hysni Rudi (nip) 1945

TE BURGOSUR NE JUGOSLLAVI

Mujė Boletini 3 vjet
Kapllan Boletini 20 vjet
Ali Boletini arrtisur nga burgu
Tafil Boletini burgosur nė 1945
Ikbale Boletini burgosur nė 1945
Kumrie Boletini burgosur nė 1945

TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI

Adem Boletini vrarė nė 1943
Tafil Boletini burgosur nė 1945
Adile Boletini burgosur nė 1947
Ismet Boletini burgosur nė Spaē
Enver Dajēi (nip) burgosur nė Spaē



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 15th February 2008, 23:20

Familja e madhe e Isa Boletinit nga Mitrovica e Kosovės

Origjina e herėshme e familjes sė Boletinėve prej nga rrjedh i famėshmi Isa Boletini, ėshtė nga fshati Isniq i Mitrovicės. Nė atė fshat qė pėrpara periudhės sė Skėnderbeut thuhet tė ketė ka banuar i pari i tyre qė quhej Lekė, i cili ka pasur tre djem: Nika, Cana dhe Preka. Nga kėta tre vėllezėr qė jetuan nė fshatin Isniq, rrodhėn dhe u krijuan tre lagje, qė morėn emrat: Niklekaj, Canalekaj dhe Preklekaj tė cila u shumuan dhe arritėn deri nė 500 shtėpi.

Si shumė familje tė mėdha patriakale tė asaj periudhe, edhe familja e Lekės e ata qė erdhėn pas tij deri nė pesė breza, tė detyruar nga presionet e pushtimet osmane dhe pėr t‘ju shpėtuar pagimit tė taksave dhe detyrimeve ndaj Turqisė, iu vunė fėmijėve tė tyre emra tė ndryshėm si Mujė, Demė, Hajdar dhe Myrsel. Kėshtu nga barku i familjes sė Hajdarit dhe vėllait tij Halitit, rrodhi dhe u krijua lagjia Zhazhė, kurse nga barku i vėllait tjetėr Ahmetit, rrodhi dhe u krijua lagjia Muslije. Nga barku i Adem Myrselit rrodhi shtėpia e Ahmet dhe Isa Boletinit.

Mė pas duke u shtuar numri i tyre, rreth 180 shtėpi u shpėrngulėn nga fshati Isniq dhe u vendosėn rreth e rreth Istogut ku formuan katundet Tomoe, Muzhevinė, Prekallė, Rudicė, Zabllac, Trubuhovcė, Boletin e Zharcė. Po kėshtu nė atė kohė nga Isniqi janė shpėrngulur edhe mė shumė se 50-60 shtėpi tė tjera tė cilat u vendosėn nėpėr fshatra dhe qytete tė ndryshme tė Kosovės. Sipas njė studimi tė Prof. Skėnder Luarasit, thuhet se tė parėt e kėsaj familje tė detyruar nga depėrtimet e pushtuesėve osmanė, kanė zbritur nga viset veriore ku banonin nė atė kohė dhe janė vendosur nė fshatin Boletin aty rreth vitit 1529, ku morėn dhe mbiemrin Boletini.

Ky fshat i cili ėshtė dhe vėndlindja e Isa Boletinit, ndodhet jo shumė larg qytetit tė Mitrovicės (nė veri tė saj) i cili duket si njė qytezė e vogėl i vendosur mbi faqen e njė shkėmbi tė madh, pėrbri njė shpati qė vėndasit e quajnė Sokolaj. Aty nga viti 1750, kullat e Boletinėve u dogjėn pėr herė tė parė nga taborret e ushtrisė turke, kur kėta marshuan nė drejtim tė asaj krahine pėr tė kapur Hajdarin e Demė Mujė Nikės dhe vėllezėrve tė tij Halilit e Ahmetit. Duke qenė si fisi i Boletinėve nuk u pajtua asnjėherė me politikėn e Portės sė Lartė tė Stambollit dhe ishte gjithmonė nė gjėndje lufte me ta, kullat e tyre nė fshatin Boletin u dogjėn pėrsėri nė vitet 1830-1832 kur ushtria turke erdhi pėr tė kapur Adem Boletinin. Po kėshtu nė vitin 1892 ajo kullė u dogj pėrsėri nga turqit nė luftrat qė ata bėnė kundėr Ahmet Boletinit. Historia e familjes Boletini vazhdon me Isa Boletinin (u lind nė fshatin Boletin nė 15 janar 1864) i cili vazhdoi luftrat kundėr turqėve dhe si rezultat i saj, zjarri mbi kullat e Boletinėve u vu pėrsėri nga Hafėz Pasha i cili i dogji ato nė vitin 1895. Pas kėsaj kullat e Boletinėve u dogjėn edhe dy herė rradhazi nga xhonturqit nė vitet 1908 dhe 1914, nė luftrat qė ata bėnė kundėr Isa Adem Boletinit.

Isa Boletini pati nėntė djem dhe pesė vajza, :
Halil,
Zahid,
Mujė,
Adem,
Musė,
Bajazit,
Asllan,
Faik,
Kapllan,
Azize,
Havize,
Shehdije,
Ajete dhe
Feride Isa Boletini.

Isa Boletini pasi u bė njė nga prijsit kryesorė tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftrat e tyre kundėr pushtimit osman, njė nga ngjarjet mė tė njohura tė jetės sė tij, ėshtė pjesmarrja nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė nė nėntorin e 1912-ės ku Ismail Qemali shpalli Pavarsinė e Shqipėrisė. Isa Boletini u vra nga forcat serbo-malzeze tė Gjeneralit Vukoviq, teksa ishte duke kaluar nė urėn e Ribinicės nė qytetin e Podgoricės. Bashkė me Isa Boletinin, atė ditė u vranė dhe shtatė pjestarė nga familja e tij, duke filluar nga djali i tij i madh Halili (24 vjeē), djali tjetėr Zahidi (18 vjeē) qė nė atė kohė ishte student nė Vjenė, dy nipat Jonuzi (26 vjeē) dhe Halili (24 vjeē) si dhe tre kushėrijtė e tyre tė quajtur Hajdar Selim Radisheva, Misin Niman Bala dhe Idriz Bislimi.

Pas vrasjes sė Isa Boletinit, nė vitin 1916, qė pėrkon edhe me largimin e ushtrisė osmane nga Shqipėria, familja e madhe e Boletinėve qė jetonin nė fshatin me tė njėjtėn emėr nė afėrsi tė Mitrovicės, u muar me administrimin e pronave tė tyre. Pėrveē kėtyre pronave tė cilat konsistonin nė toka bujqėsore, blegtori me mijra kokė dele dhe kullota qė shtriheshin nė tė gjithė fshatin Boletin, familja Boletini ka qenė e njohur dhe pėr prodhimin e gurėve tė Mademit pėr mullijtė e blojės, tė cilat shiteshin deri nė Hungari. Nė vitin 1944 me ardhjen nė pushtet tė regjimit komunist tė Titos, familja Boletini iu nėnshtrua njė persekucioni tė egėr dhe barbar, duke bėrė qė djemtė, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit tė ndiqeshin, pushkatoheshin dhe burgoseshin. Po e njėjta gjė ndodhi dhe me pjesėn tjetėr tė familjes sė Isa Boletinit qė ndodhej nė Shqipėri, ku qė nė 1943 u vra me atentat djali i Isės, nėnkolonel Adem Boletini dhe mė pas disa nga nipat e kėsaj familje vuajtėn nėpėr burgje dhe internime. Si rezultat i kėsaj politike qė u ndoq nga regjimet e Beogradit dhe Tiranės nė harkun kohorė tė 80 vjetėve, nga familja e Isa Boletinit janė vrarė apo ekzekutuar 15 vetė dhe dhjetė tė tjerė vuajtėn me vite tė tėra nė burgje dhe internime. Regjimi komunist i Tiranės duke ndjekur dhe mbajtur ndaj familjes Boletini tė njėjtin qėndrim si ai i Beogradit, nuk ia dha Isa Boletinit vėndin qė i takonte nė Historinė e Shqipėrisė. Si rezultat i kėtij qėndrimi, deri nė vitin 1962 ai mbante vetėm urdhėrin "Skėnderbeu" dhe nė atė vit, nė kuadrin e 50-Vjetorit tė Pavarsisė, iu akordua titulli i lartė "Hero i Popullit". Pas kėsaj rreth 20 vjet mė vonė nė vitin 1981, atij iu ngrit njė monument madhėshtor nė qytetin e Shkodrės dhe nė inagurimin e tij nuk u thėrritėn dy nipat e Isa Boletinit, Enisi dhe Isai qė jetonin nė Tiranė.




Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 3rd June 2008, 15:12

ISA BOLETINI


“ Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim, pėr lirinė e popullit tim! ”.

“ Nė ėshtė Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė qetėsi kurrė, dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė, deri sa tė ēlirohemi! ”.

“ Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia! ”.

Isa Boletini



Isa Boletinit, kjo figurė markante, qė zėnė vend tė pa diskutueshėm nė historinė e popullit shqiptarė krahas atyre qė dhanė aq shumė pėr lirinė e atdheut tonė si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumė tė tjerė. Isai u rritė me armė nė dorė, jetoi me te, dhe plot njė jetė rrugėtoi me te drejt shtigjeve tė lirisė. Isai, armėt e lirisė kurdo herė i kishte gati kundėr pushtueseve tanė. Lindur dhe rritur nė Boletinin e tij tė lashtė, nė njė familje me tradita atdhedashurie, trashėguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, tė cilėt nuk kishin pushuar kurrė sė reshturi pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Nė kushte dhe rrethana tė atėhershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera tė traditės u rrit, burrėrua dhe u kalit Isa Boletini i cili tėrė jetėn e vet ia pėrkushtoi atdheut.



Fuqitė e mėdha Evropiane me vendimet e tyre tė mbrapshta, rėnduan edhe mė shumė pozitėn tonė, duke mohuar tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje dhe duke ndarė tokat tonė nė favor tė shteteve fqinje! Mbledhja e zezė e Shėn Stefanit e pasuar mė vonė edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vunė thikat mbi tokat tona, megjithėkėtė, populli ynė liridashės kurrė nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik tė ndarjes sė tokave shqiptare. Kėshtu, nėn trysninė e kėtyre rrethanave diktuese e rėnduese, edhe Isai, me gjithė se i ri nė moshė, ju bashkėngjit rrugės sė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai pėr herė tė parė me armė nė dorė u ndesh kundėr pushtueseve tanė nė betejėn e Slivovės nė vitin 1881, si tė thuash, ai pėr herė tė parė ndjeu erėn e barotit, qė e pėrcolli atė tėrė jetėn.



Isa Boletini mes figurave tė mėdha tė kombit tonė tė cilėt kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve tė diplomacive tė mėdha nė shėrbim tė ēlirimit tė vendit tonė, me armėt e lirisė i goditi nė shtat lubitė e Hafėz, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanėt e Krajlėt e pangopur, ndėrkaq mė armėn e diplomacisė, goditėn Portėn e lartė tė Stambollit, Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė... befasuan Vjenėn, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londrėn e deri nė Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kundėr serbėve dhe malazezėve tinėzarė, tė cilėt pėr ta thyer Isanė e sulmuan me dhjetėra herė, duke ia djegur edhe kullėn e tij rrafsh me tokė... Mirėpo, populli ynė e ngriti kėtė kullė e ngriti dhe e bėri edhe mė tė madhe se ē’ishte. Isai, me shėrbimin e tij qė i bėri atdheut, kullėn e tij e shndėrroi nė kullė Legjendė. Sė bashku me kullėn, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi, qė po vritej e pritej pėr lirinė e vet. Pėrpjekjet e njė pas njėshme tė armiqve tanė tė ndryshėm, me dhelpėri e diplomaci pėr ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe tė larta, pasuri, flori, tokė e jetė Pashai, sikur shkuan kot, pasi qė Isai kurdoherė ua priste shkurt dhe qartė, duke iu thėnė : “ Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim dhe pėr lirinė e popullit tim”.



Me gjithė presionet dhe pėrpjekjet qė i bėnė Isait, duke e mbajtur pėr disa kohė edhe si lloj pengu nė Turqi, pėrpjekje kėto tė cilat shkuan kot, nga se Isa asnjė herė nuk hoqi dorė nga lufta pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me tė gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qė ai tė qėndronte nė Turqi pėrherė?! Mirėpo, jo, Isai si gjithmonė qetė e me maturi, u pėrgjigj qartė: “ Ju falėm nderit pėr “kujdesin” qė po m’tregoni pėr mua, por ma i mirė ashtė pėr mua Boletini im me ata gurė e kepa, se sa e tanė Stambolla juaj”. Isa Boletinin, lufta pėr liri tė atdheut e bėri strateg e diplomat, ai artin luftarak e pėrsosi me pushkė nė dorė nėpėr shkrepat e Kosovės martire, aty nė sa e sa beteja tė pėrgjakshme pėrballė lubisė Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacisė e mėsoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftėsia e Isait prej luftėtari, dhe modestia e tij mė sė njerėzore e bėri atė edhe mė tė afėrt dhe mė me ndikim tek masat e gjėra popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdoherė dhe pa as njė kundėrshtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftėtari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.



Isai kontribuoi fuqishėm edhe nė pajtimin e gjaqeve dhe ngatėrresave tek populli ynė, me qėllim qė tė krijojė njė unitet sa mė tė madh kundėr armikut, dhe kėtė e bėri duke u nisur nga shembulli personal. Nė njė kuvend qė e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shumė burra tė asaj ane. Isai vėrejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku ėshtė Ahmeti?. I thanė se nuk kishte pasur guximin tė vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni kėtu me njė herė!- urdhėroi Isai, duke shtuar: “Gjak borxh sot na ka vetėm anmiku ynė, ne jena vėllazen e duena me u bashkue e me dek pėr liri tė vatanit... Ai qė mas sotit ngreh pushkė ndėr veti, ka me kenė bash hasmi ynė!”... Isa Boletini, ndėr beteja tė pa rreshtuar e detyroi disa herė portėn e lartė qė tė bėj lėshime. Ai e pengoi hapjen e konsullatės ruse nė Mitrovicė, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shēerbinin tė cilin e vrau luftėtari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .



Nė pamundėsi tė pėrvetėsimit tė Isait, xhonturqit i vunė pėrpara njė sėrė sprovash tė rėnda, madje duke ia marrė tė dy djemtė peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palėkundur me kėtė rast u pėrgjigj: ” Jam ba gati qė tė dy djemtė e mi t’i bėj kurban pėr atdhe, por jo edhe me ia puthun dorėn anmikut tė popullit tim!”...



Isa Boletini sė bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhėn, Hasan Hysė Budakoven e shumė trima tė tjerė morėn pjesė nė dhjetėra beteja pėr shpėtimin e atdheut, ndėr betejat mė tė pėrgjakshme qė Isai qėndroi pa tundur, ishte ajo pėr ta mbijetuar grykėn e Carralevės. Nė kėtė betejė Isai tregoi aftėsitė e njė strategu tė vėrtetė. Me 18 maj 1912, nė njė kuvend qė u mbajt afėr Vushtrrisė, ku ishin tubuar edhe krerė nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qėndrim tė prerė: ” Asht i domosdoshėm zgjanimi i kryengritjes sonė nė tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, tė tanė duhet me luftue qė tė ēlirohemi sa ma parė!”...



Isa Boletinin, lubitė Osmane disa herė e rrethuan me qėllim qė ta likuidonin, atė kėtė nuk e arritėn dot- ndodhte qė Isai edhe plagosej nė luftė e sipėr, por qė kurrė nuk dobėsohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokėve u jepte kurajė siē e thotė edhe kėnga popullore:”... Po i lidh plagėt me maramė bini shokė ta bajmė piskamė jem shqiptarė s’dorzohna t’gjallė pa na ra zjarmi nė qafė”. Me 1912 Edit Durham shkruan: ”Isa Boletini ishte njė udhėheqės i mirė, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetėm lirinė e tokave shqiptare. Luftėtarėt e tij nuk urrenin popujt e tjerė, thjesht, ata dėshironin lirinė pėr popullin e vet”



...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet pėrpara, duke i thėnė:

”I madhi Isa, luftėrat tuaja ishin bazė e pėrpjekjeve tė mia pėr pavarėsinė e Shqipėrisė!”. Nė prill tė vitit 1913, delegacioni ynė mbėrriti nė Londėr, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadorėve. A. Herbert shkruan: “Isa Boletini ishte figura mė piktoreske e kėtij delegacioni dhe e quajti atė Robin Hudi shqiptar!”



Nė maj tė kėtij viti Isa Boletini u shpreh qartė edhe kundėr vendimeve tė kėsaj konferencė duke ju thėnė: ” N’ėshtė se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė deri sa tė ēlirohemi!”.



Nė kohėn kur ushtria Austriake po pėrgatitje pėr tė pushtuar Podgoricėn, forca tė mėdha policore malaziase tė ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vranė Isa Boletinin me 23 janar 1916 sė bashku me dy tė bijtė e dy nipat e vet si dhe me shokėt e tij: Hajdar e Idriz Radishevėn dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa besė ia ndėrpreu Isait jetėn nė kulmin e veprimtarisė luftarake e diplomatike, ishte vetėm 52 vjeēar... Ai sfidoi tė gjitha kurthet qė armiqtė ia kishin pėrgatitur, dhe me guxim vazhdoi sė marshuari drejt rrugėve tė lirisė. Ai kundėrshtoi fuqishėm vendimet e pa drejta tė Konferencės sė Londrės pėr copėtimin e tokave shqiptare nė dobi tė shteteve grabitqare fqinjė. Ai thoshte: ” Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia!”...



Me rastin e 50 vjetorit tė Shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero tė popullit. I tillė ishte Isa Boletini, pishtar i lirisė dhe udhėrrėfyes pėr brezat e ri- Hero i popullit shqiptarė!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#6

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi