Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
“KRIZANTEMA” NJĖ KRESTOMACI QĖ SJELLĖ FRESKI" “KRIZANTEMA” NJĖ KRESTOMACI QĖ SJELLĖ FRESKI"

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 12th June 2017, 23:25

Nga Dr. Bexhet Asani, stusiues, shkrimtar  SHBA
 
Kristaq F. Shabani poet, romancier, prozator, studiues, kritik letrar, estet,ėshtė njė nga shkrimtarėt mė produktivė nė letėrsinė shqiptare dhe nė shkencat albanologjike. Autor i shumė veprave letrare e shkencore qė, po tė zė tė shkruaj titujt e librave, do tė mė duhej tė mbushja faqe tė tėra dhe nuk do tė qe nevoja tė shkruaja asgjė tjetėr, sepse nuk do tė mjaftonte koha qė kemi nė dispozicion. Megjithatė vlen tė pėrmenden disa vepra pėr tė ilustruar mendimin e mė sipėrm.Vėllimet poetike: “Pulsi i dhimbjes”, “Seli nė qiejt, “Vilarėt e Verdhė”, poemth, “Oaz” poemth, “Esmerka me topuz”, poemė, etj., Vėllime me skica dhe tregime: “Asfiksia e shembsave”, “Profeti i liruar” e tjerė., Publicistikė: “Intelekt 2001... “1, 2; “Jetari”, “Perla, Profil i biskuar- Zagoria” etj., Romane: “Kryefjala e fatales”,  “Trenjerėzori dhe Nėnta” , “Lodrimi i madh i vdekjes”, “Shekulli i lotuar”, “Kronika e Qytezės” e shumė vepra tė tjera tė botuara, pa pėrmendur kėtu veprat e shumta qė i ka nė dorėshkrim shkrimtari Kristaq Shabani.
Pa ndrojtje mund tė them se shumica e veprave qofshin ato letrare apo shkencore tė  Kristaq F. Shabanit, janė tė pėrkthyera dhe tė botuara nė shumė gjuhė botėrore si nė anglisht, italisht, greqisht, spanjisht, filipineze etj.
             Pjesėmarrės nė shumė simpoziume shkencore kombėtare dhe ndėrkombėtare.Veē asaj qė ka qenė pjesėmarrės nėpėr simpoziume shkencore, ai ka qenė dhe organizator i shkėlqyer i disa simpoziumeve ndėrkombėtare nė Shqipėri. Ėshtė botues i disa gazetave dhe revistave.
Studiuesi Kristaq F. Shabani ėshtė themelues i LNSHPA “Pegasi” Albania, qė ngėrthen nė vete qindra anėtarė nga 120 vende tė botės. Ka marrė shumė ēmime nė vend dhe nė disa shtete tė botės. Kėshtu mė 2011 nė SHBA shpallet “Njeriu i vitit 2011”. Mė 2012 Kristaq Shabani bėhet anėtar i pėrjetshėm i Sallės Amerikane tė Famės qė nėnkupton se biografia e tij do tė jetė e pėrjetshme nė Galerinė e shekullit tė 21 tė talenteve tė dizajnuar  ose tė modeluara pėr lidership, kreativitet dhe sipėrmarrje. Tanimė ishin pjekur kushtet qė shkrimtari, poeti, studiuesi, esteti  Kristaq F.  Shabani tė nominohej kandidat i Ēmimit “Nobel” Pėr Paqe pėr vitin 2017.
Pėr nga kreativiteti letrar dhe shkencor Kristaq F. Shabani nuk e ka shoqin, ėshtė si njė gurrė e pashtershme e me prurje tė reja nė fushė tė albanologjisė. Me neologjizmat dhe frazeologjizmat e tij, ai ka begatuar fondin e leksikut tė gjuhės shqipe, tė cilit ēdo linguist do t’ ia kishte zilinė.
Nė librin “Krizantemė, Lulevjeshta verdhėbardhė” botuar mė 2016 nga shtėpia botuese “Botimet Barleti” nė Tiranė, na paraqitet me hajkun japonez, i cili nuk ka qenė i njohur nė letėrsinė shqiptare, gjer tani vonė. Profesor Kristaq  F. Shabani, si gjithmonė, kėrkues ndaj vetvetes dhe sė resė nė art dhe nė shkencė, ja tani me sukses tė jashtėzakonshėm kultivon hajkun, madje hajklun paradoksal. Po ē’ ėshtė nė tė vėrtetė hajku? Ky lloj i poezisė qė, pothuaj, nuk ka qenė i njohur ndėr ne!
                 Hajku lindi nė Japoni nga poetėt japonezė. Nė zanafillėn e tij hajku quhej ėaka. Mė vonė ėaka pothuaj doli nga moda. Nėpėr oborret aristokrate japoneze filluan tė pėrdoren termat hajku dhe renga. Renga ishte njė dialog poetik midis autorėve tė kėsaj poezie, e qė dialogu midis tre poetėve mund tė shkonte edhe  nė mbi njėqind vargje. Poetėt mė tė njohur japonezė tė rengės ishin Io Sogi (1421-1694), Matsunaga Teitoku (1571- 1653), Matsuo Basho (1644-1694) e shumė tė tjerė. Ėuaka, renga  e mė vonė hajku ishin tė pėrbėrė kryesisht nga rrokje tė caktuara 5 – 7- 5 – 7 – 7 rrokje. Nė dialog poetik pėrdorej kjo formė: vargjet e poetit tė parė kishin tre vargje me nga 5 – 7 - 5 rrokje, i dyti thoshte dy vargje me nga 7 rrokje,  i treti pėrsėri vazhdonte me tre vargje me nga 5 – 7 -  5 rrokje qė siē u tha mė lartė kalonte numrin e njėqind vargjeve. Poeti Ogivara Seinsesui hajkun e liroi nga vargjet dhe rrokjet tradicionale.
               Hajku ndėr poetėt shqiptarė u pėrhap shumė vonė, aty nga fundi i shekullit tė njėzetė. Hajkun me sukses e kultivuan poetėt Kristaq F.  Shabani, Milianov Kallupi, Nasho Jorgaqi, poetesha arbėreshe Margarita Scilippa etj. Nė Elbasan Milianov Kallupi arriti tė themelojė Klubin “Hajku shqiptar”.
Veprės autori i ka vėnė njė titull simbolik “Krizantemė”siē thotė edhe vetė nė parathėnie, apo siē e ka titulluar ai me zhargonin e tij karakteristik “Shpimim” hyrės, se kriza sot ėshtė temė dhe tema sot ėshtė nė krizė…! Krizė, krizė kudo: krizė nė art, krizė nė shkencė, krizė nė kulturė, krizė nė mentalitetin njerėzor, krizė nė shoqėri nė kėtė tranzicion tė stėrzgjatur e qė s’ i shihet fundi…!Prandaj: dukuritė, prapėsitė, tundimet, tė cilėt sėmurin sistemin, duhet tė injektohen… - thotė autori me tė drejtė, pra duhet tė shėrohen!
                Me mjeshtėri tė rrallė kultivon dhe hajkun e dyzuar, pra sjell risi me hajkun e tij nė letėrsinė shqiptare. Vepra letrare- shkencore “Krizantemė” ka 551 hajke, nėse llogaritim edhe hajkun e dyzuar atėherė ky numėr ėshtė edhe mė i madh.
 Libri“Krizantemė” shkruar nga njė penė dhe mendje e artė, me njė stil tė lartė akademik. Ky libėr do tė jetė njė abetare pėr mėsimin e shqipes sonė hyjnore. Ėshtė kohė pakohė, njė krizantemė e hidhur. Ky libėr erdhi, si fanar i pashuar pėr gjuhėn tonė, kur politikanėt bėhen mė interesantė, nėse nė leksikun e tyre pėrdorin fjalė tė huaja, intelektualėt mendojnė se do tė jenė mė ditur, nėse pėrdorin ndonjė fjalė apo frazeologji nga ndonjė gjuhė e huaj qė mund ta dinė, qė shpeshherė as vetė nuk ia dinė kuptimin!
                  Vepra “Krizantemė” do tė jetė njė libėr me vlera letrare e shkencore, e qė duhet ta kenė tė gjithė, nxėnės, studentė, profesorė, mėsues, punėtorė, pra, duhet ta kenė i madh e i vogėl nė bibliotekat e tyre shtėpiake.
                  Ėshtė guxim i jashtėzakonshėm i studiuesit Kristaq F. Shabanit qė t’i dalė pėrballė njė plejadė injorantėsh modernė! Ai me plotėkuptimin e fjalės ėshtė njė purist i shkėlqyer si Lasgush Poradeci ynė i madh. Me tė drejtė ngre njė problem imediat gjuhėsor, e me kėtė alarmon linguistėt shqiptarė, tė cilėt, nė njėfarė mėnyre, duket se janė tulatur, karshi sulmeve qė i bėhet gjuhės shqipe kėto vitet e fundit. Midis tjerash ai nėpėrmjet fjalorit tė tij qortues shkruan:
                   “Njė nga problemet mė tė mėdha qė nxjerr sot “politika” gjuhėsore ėshtė tendenca pozitive e mbrojtjes, e pasurimit tė saj. Duhet theksuar se krijuesit kanė realizuar njė veprimtari tė lartė nė gjinitė letrare tė periudhės plurimendimtare, por gjuhėtarėt, ata, tė cilėt janė gjuhėtarė, nuk i janė pėrveshur punės pėr qėmtime, hulumtime, kategorizime, vjelje, selektime (pėrzgjedhje) dhe grupim i kėsaj game (hapėsire) frazeologjike tė krijuar me mjeshtėri. Ekziston, tashmė, njė dualitet midis gjuhėsisė shkencore (gjuhėtarėve shkencorė) dhe gjuhėsisė alternative (gjuhėtarėve alternativė), por ky dualitet duhet tė zgjidhet nė favor tė gjuhėsisė shkencore dhe, qė tė realizohet kjo, kėrkohet dalja nga pėrgjumėsia “.
                    Autori edhe artin e poezisė, siē ėshtė hajku e vė nė shėrbimin dhe begatimin e leksikut tė gjuhės sė sotme shqipe: “E di, edhe shumė studiues, tė cilėt e heqin veten mirėfillorė nė fushėn e gjuhės, do tė vendqėndrohen, dhe nuk do tė zbulojnė dot thelbin dhe tharmin e kėtij hajku paradoksal, nė dy korsi”.
                    Mesazhi qė jep autori ėshtė i qartė, i kuptueshėm e i pastėr si loti. Gjuhėtarėt duhet tė ndjekin rrugėn e ndritur tė leksikografit tė parė shqiptar, studiuesit e shkencėtarit Frano Bardhit, i cili qė nė shekullin e XVII i dha pėr detyrė vetes qė tė qėmtojė leksikun e shqipes me njė pėrgjegjėsi e me njė dashuri tė lartė prej mėmėdhetari.
 
Kristaq F.  Shabani fshikullon me kamxhikun e tij, godet dukuritė negative nė shoqėri me artin e fjalės sė shkruar; kėtė radhė ka zgjedhur hajkun, nėpėrmjet tė tė cilit, me pak fjalė, mund tė thuhet shumė dhe me shumė fjalė tė mos thuhet asgjė. Nė mėnyrė figurative  e arsyeton  pse e ka zgjedhur trevargėshin japonez poeti Kristaq Shabani, i cili thotė: “Kam tre kuaj tė fortė, tė cilėt tėrheqin njė karrocė tė artėzuar... “ E thėnė bukur apo jo…!?
Le tė lexojmė pėr njė ēast hajkun 533 nga libri “Krizantemė”,nga hajket e shumtė tė kėtij vėllimi, e tė shohim forcėn shprehėse tė fjalės sė artėzuar:
Gjinjplotėt kėmbejnė nojmat,
hedhin vėrtik qerpikėt e syrit,
Xhelozėt zhveshin shpatėn prej millit.
Apo njė hajk tjetėr qė bėn fjalė pėr njerkėn e pėrfolur aq shumė nė letėrsi:
Lehtas, tinės, pa lejė, nė portalin e Njerkės,
e gllabėroi, sa hapmbyll, sytė e blunjtė...

Iu duk se kishte ndryshuar dashuri e Nėnės.
      Shkrimtari Kristaq F. Shabani padyshim ėshtė krijuesi mė produktiv nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare. 
Dhe si pėrfundim:
*Ndėr tė parėt lėvron me sukses hajkun nė letėrsinė shqipe.
*Mjeshtėr i hajkut tė dyzuar paradoksal.
*Revani tij kreativ nė art dhe nė shkencė nuk njeh zmbrapsje.
*Prijetar i puristėve bashkėkohorė tė shqipes sonė hyjnore.
*Kultivon njė hajk paradoks qė e vė gjithmonė nė funksion  tė shkencės sė gjuhėsisė.
* Kristaq F. Shabani ėshtė qėmtues dhe krijues i shkėlqyer i neologjizmave dhe frazeologjive, pėr begatimin e fjalėsit shqip –semantikės shqiptare.
       Libri “Krizantemė” i Kristaq F. Shabanit  do tė mbetet kampion, jo vetėm i hajkut tonė nė veēanti, por  edhe i linguistikės shqiptare nė pėrgjithėsi. Kreativiteti i tij nė letėrsi dhe nė shkencat e albanologjisė, do tė zėrė njė vend tė merituar.
 
Bloomingdale,
mė qershor 2017
New Yersey, SHBA



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi