Fjala hyrëse e eventit:  “Letërsia, Arti , Kultura dhe Paqja Universale “ date 09.06.2017  ne Universitetin "ILIRIA" PRISHTINE
Nga:
Dr. Hekuran A. RAPAJ, studiues, në fushën e Historisë, Sigurisë  dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare, petagog në Universitetin “ILIRIA” Prishtinë, Z/President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA,  Anëtar i Akademisë Alternative Pegasiane  
 
Të nderuar pjesëmarrës!
Uragani i “PEGASI”-Albania këtë vit, pothuajse nuk ka për t’u ndalur kurrë.
“Është koha të mos humbasim kohën…” Kështu shprehet i përkushtuari, Presidenti i Palodhur, Poeti, shkrimtari, studiuesi dhe esteti  Kristaq F.  SHABANI. Shkrimtarët, Artistët, Intelektualët e vërtetë duhet të ngrihen dhe të shfrytëzohet pena dhe vrulli i tyre.
Nën flatrat e mirësisë dhe të paqetimit, në kuadër të takimeve intensive me Kreatorët e rinj të Shqipërisë dhe të Kombit Shqiptar, në të gjitha Trojet Shqiptare dhe më gjerë, në fushën e Letërsisë dhe të Artit, mbajtja e referencave, kumteve, bashkëbisedimeve, debateve, risive, në ciklin kuptimplotë dhe thirrje për veprim: "Letërsia, Arti, Kultura dhe Paqja Universale", ka filluar reflektimin dhe zhvillimin debativ nga Gjirokastra e Tepelena drejt Shkodrës, nga Saranda në Durrës, nga Durrësi në Tiranë , nga Tirana  në Vlorë  dhe  nga Vlora Ballsh, sot këtu në Prishtinë  dhe më vonë  në Korçë, Strugë, Tetovë,  Podgoricë, dhe… për të mos u ndalur…
Një marshim pandalshëm planifikues e  mirëorganizuar, në   Greqi, në festimet e 15-vjetorit të revistës bashkëkohore "Keleno", me botuese, poeten e mirënjohur greke, anëtare e Bordit Drejtues të LNPSHA  “PEGASI”Albania, Panajota Zalloni...  më datën 6 qershor, në qytetin e Ballshit, u organizua një tjetër aktivitet i veçantë , me objekt "Letërsia, Arti Kultura Paqja universale dhe  Memëlindja", me një pjesëmarrje shumë të gjërë jo vetëm nga Shqipëria : Gjirokastra, Tirana, Fieri, Tepelena, Përmeti, por edhe nga  trojet shqiptare etj. Ishte një veprimtari mirëfillore, ku kreatorët manifestuan shpirtin , botën e tyre dhe fokusuan temën e vendlindjes.
Kjo tërësi veprimtarish me objekte dhe synime të përcaktuara të prezantimeve të thelluara analitike, ka qenë shumë suksesive, ku është demonstruar mirëfillësia . Gjithçka e shoqëruar me aktivitet promovues, por dhe me një numër shumë të madh dhuratash krijimtarie nga një numër i madh krijuesish, poetë dhe letrarë, vepra arti dhe piktura, si dhe mjaft punime me vlerë studimore e shkencore.
Në këto veprimtari kanë marrë pjesë kualitete në fusha të ndryshme të gjinisë së Letërsisë, Artit, Kulturës . Ndërlidhja e objektit  me Paqen  Universale, Humanizmin njerëzor , Njerëzit me aftësi të kufizuar, me kreativitetin, magjinë e këngës, të artit, të studimit shkencor e gjuhësor e tjerë  ka krijuar densitet mendimi dhe veprimi , sikurse ndodhi në Tiranë në një ambient të respektuar vlerash arti kombëtare,sikundërse është Teatri Kombëtar Eksperimental “ Kujtim Spahivogli” , ku  PEGASI-Albania  dha një tjetër shkëlqim për ndriçim mendjesh të kthjellta, duke i paraprirë një problemi madhor social, shoqëror e familjar, duke  organizuar aktivitetin: ""Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi Njerëzor(Njerëzit me Aftësi të Kufizuar", si dhe
prezantimin analitik të  librit "Vija e Lakuar", novelë e autores së respektuar, Nexhmije HASANI, e cila në substratin e kësaj novele kishte fokusuar personazhe heroike dhe shemëbëlltyra qëjapin mesazhe për shoqërinë , kur dalin nga dramat jetësore..
Edhe në qytetin e Vlorës, në mjediset e Bibliotekës Universitare të Universitetit “ Ismail Qemali “ të Vlorës u zhvillua një konferencë shkencore me objekt: “ Letërsia Arti Kultura , Paqja Universal dhe Kreativiteti”, ku u referuan kumte, ese nga personalitete të botës shkrimore  dhe intelektualë kualitativë. Ishte një veprimtari ku morën pjesë jo vetëm poetët , shkrimtarët dhe artistët e Vlorë, por edhe më gjerë nga vendi dhe trojet shqiptare. U bënë shumë prezantime analitike të autorëve dhe artistëve vlonjatë  , të cilët u përkushtuan plotësisht në zbatimin kurajoz të detyrave dhe në diskutimin e problematiikave që kalon sot letërsia, arti dhe kultura shqipe, si dhe iu mëshua fort shkëmbimit universal të vlerave..
Duhet të falenderojmë me këtë rast të gjitha ata , të cilët, të cilat u aktivizuan në këtëo sipërmarrje të mëdha, si dhe të gjithë institucinet që vunë në shërbesë të Konferencave dhe veprimtarive mjedise dhe ambiente , që u dhanë shkëlqim këtyre eventeve.
Sot, ndodhemi në Prishtinë dhe pikërisht këtu në Universitetin “Iliria. S’është hera e parë që ne zhvillojmë veprimtari të përbashkëta , me objekt të përcaktuar, që promovojnë dhe prezantojmë vepra analitike, që i kthejmë këto veprimtari në ngjarje të mëdha për Letërsinë , Artin , Kulturën , Paqen Universale,duke dhënë mesazhe të mëdha për progresivitetin shoqëror dhe kombëtar. Presidenti i këtij Universiteti zoti, Mexhait Reçi është promotori, bashkëpunuesi ideal  në këtë event përbashkët  me LNPSHA”PEGASI” ALBANIA.
Vetë objekti i kësaj veprimtarie shkencore dhe letrare: “Letërsia, Arti , Kultura dhe Paqja Universale “ si dhe prezantim analitik i disa prej veprave të shkrimtarit, poetit, studiuesit dhe estetit të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Botë, Kristaq F. Shabani , i cili është President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Pegasi” Albania, “Njeriu i vitit 2011” i shpallur nga  ABI(Instituti Biografik Amerikan) , sivjet kandidat potencial për Çmimin  “Nobel” për Paqen i propozuar nga Lidhja  e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë IWA (OHAJO) SHBA. Motivimi i propozimit është i përligjur me kontributin e madh në fushën e letërsisë, ku një nga veprat e tij “ LODRIMI I MADH I VDEKJES” , E CILA NË SUBSTRATIN E SAJ TRAJTON TEMËN E KOSOVËS. Si rjedhojë e këtij neoromani  -dramë,  i vëllimit poetik ‘Seli në Qiejt”, “ Vilarët e Verdhë” poemë , “Shekulli i lotuar” neoroman si dhe kontributit në letërsinë bashkëkohore, universale atij i është uruar që në vitin 2015 Mirëseardhjen në shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit... Ky është një vlerësimi madh për letërsinë shqipe.
Ju falënderojmë Të nderuar e të respektuar pjesëmarrës poetë, shkrimtarë, artistë, studiues, akademikë, intelektualë , studentë dhe ju të respektuarit e ftuar...
Ju respektojmë, ne Pegasianët, gjithë ky auditor i përkushtuar, ju respekton dhe ju përkrah pjesa më e shëndoshë dhe vitale e shoqërisë shqiptare.
Falënderojmë në mënyrë të veçantë Presidentin e Universitetit për mundësinë e mbështetjes të këtij eventi, si dhe median e shkruar dhe vizive , e cila është prezente .
Tani së bashku me ne, qëndrojnë 100 mijë poetët e Botës për ndryshim dhe të jemi krenar se “Pegasi”, tashma me moshë mbi dy dekada , përherë i palodhur, duke tejkaluar çdo institucion shqiptar, ndodhet dhe atje pranë plagëve dhe dramave sociale të kohës, duke qenë të vendosur se hedhim një hap konkret e të sigurt në ndërtimin e një kështjelle paqeje e mirëqenieje për shoqërinë shqiptare.
Dëshira ime e bashkuar me Ju të respektuar pjesëmarrës, është që t’i urojmë suksese kësaj veprimtarie dhe veçanërisht, Presidentit të LNPSHA “PEGASI” Albania, poetin, shkrimtarin, studiuesin, estetin, “Njeriun e vitit 2011” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kandidatin për Çmimin "NOBEL" për vitin 2017, krenari për ne, Prof.  Kristaq Shabanin.
Me shpirt jemi me Ty, në udhëtimin e mbarë drejt çmimit të merituar!
Ju faleminderit!
 
Tiranë, më 7 qershor  2017