"Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Vendlindja"
nga Kristaq F. Shabani
Temës së vendlindjes i kushtohet parësi, jo vetëm në këtë periudhë, por gjatë gjithë periudhave dhe etapave historike… Kjo është realizuar nga Kronikanët, apo informatorët historikë.  Shumë kreatorë angazhohen, në këtë fushë hulumtimi, eksperimentimi, falë aftësisë, talentit, profesionalizmit, por shumë të tjerë  thjesht nga dëshira e evidentimit, por, në këtë rast, pavarësisht sprovës, sfidës, tjerrin dhe vepra prolikse, rakitike.
Një tritet  libror i publicistit Tetem Alushaj, i cili ka fokusuar, në këtë tritet, që unë e specifikoj në tri “simbolizime” dritime:  Vendlindjen, Mëmëlindjen, Atlindjen…
Një konceptimi i tillë vjen si rrjedhojë e shpalosjes së vlerave njerëzore, nëpërmjet një bote shpirtërore, e cila dufon bukur, në pentagramet jetësore dhe kërkon të thotë historinë reale edhe të krenuar.
Fokusimi i parahistorisë, historisë dhe hedhja e kështjellës së Dijes historike të Mallakastrës për ardhmërinë është një nismë, pothuajse, jo vetëm e nevojshme, por arkitekturon dhënien e njohurive brezave të ardhme…
Libri “ Çdo kodër me histori”, paçka se titulli është paksa i konsumuar dhe i lakuar, nxjerr në pah historinë, duke zanafilluar me shfaqjen e vendbanimeve  shek. VII- V p.es , duke marrë formatin e ”kështjellimeve “ të vogla, të cilat sollën bashkimin e tyre dhe lindjen e qytezave e qyteteve. Konceptimi i arkitekturimeve të tilla  sfiduese në koncept art mbrojtës, por edhe në konturin e tyre me element zhvillues kulturor si dhe element të bashkëlidhjes, bashkëharmonizimin dhe të shkëmbimit tregtar.
Bylis një qytet me elementë të përparuar të kohës… Qarku rreth këtij qyteti me emër të një sërë qytetesh dhe qendra antike, të zinxhiruara.
Si efekt i mungesave të informacionit historik gjithmonë periudha dhe etapa  të gjata historike mbeten të vakta, kjo, për rrjedhojë, të pamundësisë hulumtuese në arkivat.
Është fakt se, materialet historike të shekujve janë të mbyllura në arkiva të shteteve uzurpatore, të cilat kanë pushtuar vendin tonë dhe duhen çelësa për t’i hapur ato.
Ndaj dhe këtu, mandej, pikëniset para e pas pavarësisë… 
Të paraqitësh me nota realiste historinë e një krahine të gjerë, të evidentosh dhe të fokusosh me dinamizëm e art atë që ka shkuar, nëpërmjet fakteve, të cilat kanë qenë të censuruara, të mbyllura në arkiva, por të transmetuara nga këngët, bëmat. Evidentimi i figurave dritëdhënëse të kësaj treve me emër kapedanësh si: Rrapo Hekali, Dervish Ali Dukati, Tartar Memushi, Sulo Zeneli e të tjerë apo heroizmi titan i grave dhe vajzave mallakastriote, që konfigurohet në dyvargëshin: Merushja, trime me fletë, Seç vrau nja shtatë a tetë…
Heroizëm shkëlqimtar për të mbrojtur trojet, për të mbrojtur njerëzit, në këtë suazë për të vegjetuar gjelbërueshëm vetë…
Personifikimi i njërit prej  kryemallakastriotëve, nëpërmjet vargjeve: Kapedan  në këto anë, kapedan mbi kapedanë, Luftoi për fukaranë…
Ja pra folkloristike, ja pra transmetimi simbolik dhe figurative, i cili është realizuar në trajtë përcjellëse gojore nga bardët popullorë, të cilët kanë motivuar profilet .
Në këtë libër pra, nëpërmjet kësaj paraqitje krijohen profilet e spikatura, detyrë kjo e letërsisë, artit, të cilat sipas fushës së lëvrimit realizojnë profilin dhe sigurojnë përcjelljen kohore dhe brezive, duke lumturuar kreatorin, lexuesin, dëgjuesin, shikuesim…në formatet e sotme të përcjelljes…
Autori, në stisimin e këtij libri ka ndjekur formatin e profilit në periudhat historike  si dhe në fusha shoqërore të spikatjes, si në përzgjedhjen e  figurave  të ndritura para dhe pas  shpalljes së Pavarësisë, si në luftën e Parë Botërore, në Luftën e Vlorës, në Kongresin e Lushnjës, në luftën e Dytë Botërore, Luftën e madhe Antifashiste NacionalÇlirimtare…pas çlirimit dhe transformimit. Të rëndësishme  profilet: arsimor, shkencor, artit skenik.
Prodhueshmëria e Artit: aktori me përmasë  Kadri Rroshi, Mevlan Shanaj, Luftar Paja    e tjerë. E rëndësishme është se janë prekur të gjitha fushat, fushat e artit paksa, të gjitha fushat, madje dhe organogramat e udhëheqjes vendore. Bie në sy albumizimi i figurave, i cili është i nevojshëm dhe i konkretizuar…
Pra, ky libër është një libër tërësisht profil, madje i ilustruar dhe me disa fotografi tipike…  Kjo është një formë e paracaktuar nga autori.
E njëjta linjë ndiqet apo përvijiohet  në librin:” S’ke ç’e do dylbinë, kur je në    Stërminë
Është ndjekur e njëjta linjë kreativiteti  paraqitjeje, por veçantia është dhe prezenca  e krijimeve të mbledhura në vite, ku tematika është e larme; vendlindja, celula, dashuria,Atdheu e tjerë, duke cekur e trajtuar dhe lajkonizmin, humorin , satirën e tjerë.
Duhet evidentuar  se autori këtu  ka përdorur  dhe afën rrëfimtare monologun dhe dialogun.
Triteti i Tetem Alushaj mbyllet me librin “ Në degët  Arrës së Madhe”, një libër ky , i cili përsëri është lidhur me vendlindjen.
Ndaj kreatorët e fushën së letërsisë dhe të Artist duhet t’i mësojnë fort, më së shumti temës së vendlindjes . Dhe lëvrimi i kësaj teme i ka dhënë dritshmëri  talentit në të shkruar në penel, në daltë e tjerë…
Ballsh, me 06.06.2017