Nexhmije Hasani
Akt
Hodha vështrimin
mbi portretin:
E brishtë figura e saj,
bardhë e zi.
Dridhej nën lëkurë,
(projekt depresiv).
Ia ndjeva dhimbjen ,
peshë ra mbi supet e mia,
E rëndë madhështia…
E pamundshme ta tërhiqja.
Origjinale,
Kryevepër.
Më parë se drita të largohej,
të gjeta…
E ndriçuar,
E zhveshur,
në tërë pozicionet e tua.
Përballë,
mbrapa ,
anash
profil hedhur në telajë.
Fokusuar nga një pozicion
mbi iniciale të lehta.
Ajo, çfarë ju besoni,
ndryshon nga e vërteta.
Dorëzuar!...
Një pjesë në hijeerrtën,
e bardhë në gjysmën tjetër..
Motivuese …
Ideali i jetës.
Fuqi magnetike,
pluhur toke,
kornizuar veten
mbi pëlhurën gri,
*
Pëshpëris ...
“Ëndërr,
cilës bote i përket?!”
E ngrirë,
e zbuluar fotografi - imazh,
Përball botës lakuriq.
Frymoj në thellësi,
në ngjashmërinë e jetës,
të krijuar tonën ;
Indentike jetë ,
pa brenga.
Sa mirë,
tashmë pozicionuar,
brenda membranes sime,
larg botës së çmendinës.
Ndezur mbaj përballë teje,
Dritën e jetës…
Tablo e zhveshur, e ndritshme:
Vërtetësi filozofike shpirti…