VEPRIMTARI TË SUKSESHME PËR PAQEN UNIVERSALE
NGA MAJLINDA  SHABANI(ALEKSANDRA)  IWA
 
 
Veprimtari shkencore, letrare, artistike dhe kulturore të Kandidatit për ÇMIMIN “NOBEL” PËR PAQEN I VITIT 2017 I IWA, shkrimtarit, poetit, estetit, studiuesit dhe botuesit KRISTAQ F. SHABANI IWA
Konferenca me objekt: “Letërsia, Arti, Kultura dhe Paqja Universale” në Shkodër më 8 prill, Durrës 24 prill , Vlorë Albania më 24 maj; Prishtinë(Kosovë) më 9 qershor; “ Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi njerëzor”, konferencë e zhvilluar ne Tiranë , Albania më 10 maj dhe do të vijojnë këto veprimtari shkencore letrare në Strugë e Shkup (Maqedoni) në gusht me objekt : “ Letërsia , Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Kreativiteti”. Këto veprimtari do pasojnë veprimtaritë simpoziuminale të organizuar për Folklorin në Përmet, Artin e Magjisë së Aktrimit, të Dritës, të Këngës të zhvilluara në Sarandë e tjerë si dhe veprimtarinë në Janinë korrik 2017 me objekt: “ Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe libri universal” e tjerë. Gjatë muajit shtator, tetor dhe nëntor 2017 do të zhvillohen shumë veprimtari për Paqen Universale nën drejtimin e Kandidatit për NOBEL, jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë , Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Greqi e tjerë me objekt : “Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe shkëmbimi universal i vlerave”. Është intesifikuar përgatitja e Antologjisë Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 4, librave universalë” Pegasiada” 2, “Ditari i Ëngjëjve Kreativë” 1, një kolane prej 31 veprash. Po kështu rëndësi i është kushtuar botimit të veprave të shkrimtarit, të cilët janë të shumta dhe po botohen në shumë gjuhë të huaja. Gjithashtu në Institutin e Çmimit ‘NOBEL” në Norvegji janë dërguar mjaft vepra të shkrimtarit si dhe në mjaft Bilbioteka prestigjioze në SHBA, Evropë, Azi e tjerë. Takime të shumta, me këtë objekt, Paqen Universale, janë zhvilluar në formë lektoriumesh dhe debatesh në disa shkolla të mesme të Shiqipërisë si: në Shkodër, Tiranë, Durrës,, Tepelënë, Gjirokastër dhe në disa universitete po të Shqipërisë si dhe në Universitetin “ILIRIA” Prshtinë , ku u prezantua kolana e veprave të shkrimtarit në prezencë të stafit akademik dhe studentëve të këtij universiteti; veprimtari kjo e iniciuar nga Dr. Hekuran Rapaj, studiues, poet, publicist, e drejtuar nga Presidenti i Universitetit Prof. Dr. Mexhit Preçi. Veprimtari do të zhvillohen dhe nw vende tw tjera ku shktrihet LNPSHA”PEGASI” ALBANIA.
Në të gjitha veprimtaritë është bërë prezantim i IWA, si një organizëm shumë dimensional sot në Botë si dhe kontriburi i Presidentes Teresinka Pereira.
20 maj 2017 VLORË, ALBANIA NJE VEPRIMTARI MBRESALËNËSE SHKENCORE
"Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi Njerëzor”.
INICIUAR NGA KRISTAQ F. SHABANI NË BASHKËPUNIM ME POETIN ALBERT HABAZAJ. Në veprimtarinë e Vlorës ishin të pranishëm shumë poetë, poete , shkrimtarë, shkrimtare studiues, artistë, artiste intelektuale, matematiciene, matematicienë, studentë dhe nxënës artistë. Madje, kishte dhe prindër të interpretuesve. Drejtimi i këtij eventi të programuar me detaje, u realizua në mënyrë shumë interesante. Në këtë event u mbajt një fjalë e bukur hyrëse nga poeti Albert Habazaj, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve "Petro Marko " Vlorë: " Libri nxitës dhe mesazhues i Paqes Universale".
Kumti: “Spikatëria e veprimtarive pegasiane", në emër të LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, u mbajt nga shkrimtarja Nexhmije Hasani dhe u kalua në mbajtjen e referencës: "Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Humanizmi Njerëzor” referuar nga Presidenti i LNPSHA " Pegasi " Albania dhe kandidati për Çmimin “Nobel" për Paqen për vitin 2017 i IWA (OHAJO,SHBA) poeti, shkrimtari, studiuesi dhe esteti Kristaq F. Shabani IWA.
Mandej u bë një ekspoze e librave të autorëve pegasianë dhe autorëve vlonjatë. Pjesëmarrësit u njohën me esenë : "Qytërimi i Paqes dhe i lirisë “ nga Prend Buzhala, studiues, shkrimtar Kosovë, "Pedagogjia e Paqes" nga Enrieta Sina, shkrimtare, poete, publiciste, Zëv/ Presidente e LNPSHA "PEGASI" ALBANIA; "Toleranca politike në funksion te paqes" nga Dr. Hekuran Rapaj , studiues në fushën e Historisë, Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pedagog në Universitetin "ILIRIA" Prishtinë, Zëv/ President i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA; Rezarta Pode, sociologe, poete me kumtin : "Politika, Filozofia dhe Sociologjia ne funksion te paqes"; “Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, me dashuria besimi" , ese e përgatitur nga Nexhmije Hasani dhe esetë: "Qelqi” e Prof. Dr. Vlera Ejupi , Shkup , dhe esetë e përgatitura nga Elda Dilo: "Ne njerëzit duhet të vendosim brenda nesh mendimin harmonik, bashkëjetesën harmonike dhe dashurinë që në në paqe të jetojmë" ese , shkrimtare, matematikane Vlorë; Odise Plaku , poet, shkrimtar Tiranë, me ese: “"Të fitojmë përsëri edukimin estetik". Kumtin "Magjia e përkthimit dhe disa veçori të evidentuar në përkthimin e sotëm " e mbaji shkrimtarja, përkthyesja dhe gazetarja Laureta Petoshati. Prezantime analitike: “Veprimtaria shkrimore e Kristaq F. Shabani”
( Kumte nga Prof. Dr. Resmije Kryeziu, vlerësim për shkrimtarin nga Prof. Dr. Begzad Baliu, Teresinka Pereira , Presidente e IWA SHBA, Dr. Bexhet Asani , studiues, poet, shkrimtar ). *Prezantim analitik per veprat e poetit, shkrimtarit Albert Habazaj: ” Një analitikë të hollësishme dhe të karakterit studimor, paraqiti para auditorit shkrimtari, studiuesi vlonjat Eqerem Canaj. Po kështu për kontributin shkrimor të z. Eqerem Canaj u mbajt kumti: “ Diamanti letrar, si Homazh për kalorësin rrebel të Lirisë, Petro Marko” . *Prezantimi analitik i veprave të shkrimtares Nexhmije Hasani, u realizua nga kumtet e Dr. Bashkim Abazi: " Kuptesa filozofike e veprave te shkrimtares Hasani" (lexuar nga mësuesja Nurije Baduni, Tiranë , e cila interpretoi dhe pjesëza nga novela " Vijë e lakuar"; kumti :"Saga e një ëndrre të vrarë " i Dr. Bexhet Asanit, u lexua nga poetja vlonjate Alma Feruni. U interpretuan dhe dy poezi të poetes para auditorit.U vijua me kumtesat: “Roli i mendimit dhe i veprimit intelektual të femrës si protagoniste në Paqen Universale” Prof.Dr. Rexhep Doçi , Naxhije Doçi”, Ethel David Filipine , studiuese " Paqja" ese; Zekirija Idrizi,shkrimtar , Shkup ese: “IM ZOT, EMRI YT ËSHTË PAQE”
*U paraqit kumtimi: ” Kur hapen Portat e trëndafilta” i Kristaq F. Shabanit për librin e Teresinka Pereira: “ Ëngjëjt ndaj urrejtjes”… dhe kumti i poetit dhe shkrimtarit Petro Dudi me këtë objekt . Prezantimi i veprës së Elda Dilos u realizua nga grupi i nxënësve artistë të shkollës "Naim Frashëri” Vlorë, të cilet paraqiten lidhësinë midis matematikës, artit , muzikës dhe pikturës.
*U realizua një prezantim i suksesshëm i veprave të matematicienit të talentuar Ksenofon Bita..., i cili tregoi dhe përvojen e tij produktive.
*U organizua mjaft bukur dhe prezantimi i skulptorit 82 vjeçar, Skënder Tena .
Një kumt i veçantë i përgatitur për veprimtarinë e tij pikturore u mbajt nga krijuesja Xhiliola Lamaj. Në një vend të veçantë të sallës u vendosen eksponate fotografike të skulpturave të tij. I bukur ishte dhe rrëfimi i vetë skulptorit. Rëndësi iu kushtua prezantimit te veprave : "Korsi e hapur"(Open Lane) 3; librit " Engjejt ndaj urrejtjes" (libër i përkthyer në shqip nga përkthyesja dhe poetja Majlinda Shabani (Aleksandra);”Jemi të gjithë ëngjëj…” i autores Vera Çato. Magjia e dritës” e Kristaq F. Shabanit dhe Anastas Nikës ;
*U kumtua kumti: “ Diamanti letrar si homazh për kalorsin rebel të Lirisë”(Petro Marko) i autorit Eqerem Canaj. U fol per poetin Xhemil Lato. *Për prezantimin e autorëve u përdor Fjala artistike , sentencat përkufizuese si dhe ilustrimet… Madje, disa poete dhe poetë si: Alma Feruni, Laureta Petoshati, Astrit Ajdini recituan poezi lirike. *Auditori shprehu mendimet e veta për këtë veprimtati te madhe letrare dhe për objektin e kësaj veprimtarie të madhe për Paqen Universale . Gjatë ceremonisë festive, u shpërndanë dhe disa tituj të lartë pegasianë, akorduar nga AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE :”Poeti kreativ lirik i vitit 2016” poetit Albert Habazaj dhe “Përkthyesja e vitit 2016” përkthyeses dhe shkrimtares Laureta Petoshati . Në përmbyllje të veprimtarisë u bë një bisedë konsultative. Veprimtaria u ndoq në mënyrë aktive nga pjesëmarrësit dhe ishte e një niveli të lartë. TV “VLORA” 6 transmetoi një kronikë të pasur nga veprimtaria e zhvilluar . Konferencën e përshëndesin me materiale të përgatitura enkas Presidente e IWA (OHAJO) SHBA TERESINKA PEREIRA,MICHAEL ROTHENBERG ,KALIFORNI, NJË NGA DREJTUESIT E MANIFESTIMIT "100.000 POETËT E BOTËS PËR NDRYSHIM", PANAJOTA ZALLONI , GREQI, KULDEEP SRIVASTAVA, POET INDI, ALEKSANDRE SANTOS PRESIDENT I UBE BRAZIL, LUAN KALANA SHBA, E TJERË. Gjithashtu u recituan krijime të poetëve nga Shqipëria dhe nga Bota për Paqen Universale.