Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
“Emfazė” spirituale, shpresėdhėnėse dhe terapike pėr gjallimin e qenies nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet

avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 11th August 2017, 00:37

“Emfazė” spirituale, shpresėdhėnėse  dhe terapike  pėr gjallimin e qenies
 
Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM
shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Kandidat pėr Ēmimin “NOBEL” pėr Paqen pėr vitin 2017
 
Hyrėsi  nė dritė tė bekuar
 
Libri “ Arratisja nga Vdekja”,  nga pikėpamja spirituale ėshtė njė vepėr, e vogėl nė dukuri hapėsinore shkrimore, por e motivuar kualitativisht,  nė tė cilėn, nė psikologjinė mendore individuale, lėvizet nė njė dykahėsh  dinamik “pėrplasės” hemisferash: Shpresa e klorofilizuar e jetesė-mbijetesės dhe  ekzistenca “fantaste” e kotėsisė, e nxitur nga burimi i djallėzisė ekstreme pėr tė fashitur “klorofilizimin jetėsor”, me tendecėn e energjisė negative  tė venitjes. Me plotėsi ,  pėr ēka trajtohet,  jepet terapika dhe zgjidhet dilema e ekzistencės .
Sė dyti,  e parė nga kėndvėshtrimi filozofik, presupozohet si njė vepėr hapėse, ēelėse  e horizontit  pėr tė guxuar nė fushėn e dijes  dhe tė pėrgatitjes pėr t’i rezistuar me inteligjencė tė bukur fashitjes, anatemave, frikimeve tipike psikologjike tė mosekzistencės,  nėpėrmet  vrullėsisė, krijesės lule-fryt, lulėzimit tė kurorės sė jetės  dhe edukimit tė ekzistencės aktive tė Planetit Mental…
Kjo realizohet  nė njė “ekuacion - “ekosistem” ndėrgjegjėsor e nėn ndėrgjegjėsor  ” tė proceseve volitive…, dėshirimit jetėsor nė progresione tė kuadratuara normaliteti, nė proces tė ekuilibruar mendor. Moralizimi injektues  nė gjendje dhe dalje nga vėshtirėsia e gjendjeve, nėpėrmjet aktivitetit dhe refleksionit tė logjikės sė epėrme ėshtė njė “derivat” i instrumentalizuar psikologjikisht,  i hapėsuar dhe fatsjellės nė vijimin e gjallimit.
 
Shpalosje meditative  e shpresės pėr tė stopuar “antin”….analizėpsikika
 
Nė kėtė kontekst pėrplasės, autori Zekerija Idrizi, tashmė rrugėtues shkrimor, nė njė udhėtim psiko-moral, hyjnor, estet, ligjėrues, duke pėrdorur  emfazėn, tentim tė shprehėsisė  sė theksuar emocionale nė tė shkruar  si dhe emfazėn retorike, analitikėn deduksionale, qėndrimin aktiv ndaj proceseve dhe fenomeneve tė botės morale, shoqėrore tė tensionuar,  pėrsjell njė pesėtet gjinor kompozicional: ” MUZIKA SPIRITUALE NĖ BOTĖN E PSIKIATRISĖ”( Shpjegim pentagramor:  personazhe, galeri tipash: Iliri, Kristina, Sandra, Sabina, Zonja Kern; shpjegim produkti mendor dhe reagues gjendjeje:  ”  betejė, orvajtje , sakrificė, “nota” tė njė pentagrami muzikor hyjnor);   “MES TĖ MITIT TĖ SIZIFIT DHE NDĖRGJEGJES SĖ ZENONIT”( Veprues e ndikues:   Personazhe tė psikoanalizės  dhe studiues e analistė si  dr. Gerald Kurz, dr. Klaus Dörner ;  tharm studimor  tė dr. Ronald Mundhenk, prift dhe psikolog gjerman, Albert Kamysė dhe libra tė  Viktor Franklyt,  shkrimtarit gjermano-italian, Italo Svevo. Sigmund Frojd pėrsillet nė dritim inteligjent, sidomos  nė pėrkthimin e veprės   “Ndėrgjegja e Zenonit”, e botuar nė vitin 1923, e cila njihej nga kritika, si guri i parė i themelit tė letėrsisė sė psikanalizės. Filozofi, teologu dhe poeti i mirėnjohur danez Seren Kierkegor (Sųren Kierkegaard), Albert Kamy nė esenė e tij “Miti mbi Sizifin”, etje pėr tė lexuar literaturė…Kate mendimesh: Vetminė e perceptoj si metamorfozė tė gjendjes emocionale, shprehet autori nėpėrmjet mendjes sė kryepersonazhit tė tij . Njė proverb  i shfaqur,  e sheh vetminė nė dy kėndvėshtrime: tė kėndshme dhe tė egėr. Vetmia ėshtė e kėndshme, kur e pėrzgjedhim vetė, ndėrsa ėshtė e egėr, kur na imponohet nga rrethanat e jetės” . Parashtrohen:  “Sėmundjen e vetmisė nuk ka ilaē qė e shėron; tė jetosh nė vetmi dhe pa lidhje sociale… Thjesht, s’di pėr tė satėn herė jam futur nė pyllin e “pseve” tė shumėnumėrta; Pėrjetimi i absurdit dhe ēėshtja e kuptimėsisė sė jetės nuk janė “mundėsi natyrale” e vetėdijes njerėzore e as problem i ēfarėdo filozofimi”.
Ngrihen tehe: “Nėse esenca varet nga ekzistenca,… dėshmia e ekzistencės sė heroit tė veprės ekstaza mė e lartė shpirtėrore)…
 “IM ZOT, EMRI YT ĖSHTĖ PAQE” dega e dytė e kėtij pesėteti. (Mėshohen probleme dinamike dhe qartėsohet gjithēka: Njeriu dhe antinjeriu, kthimi pėrsėprapthi e botės , ndėrtimi i Paqes ; megaloidetė “hebremėdha”, “kristianomėdha” e “islamomėdha” …  “Detyrimisht, shprehet autori,  do dominuar ajo kredoja sentenciale hyjnore: “NUK KA POPUJ TĖ PRIVILEGJUAR NĖ GLOB!”, ose ndryshe: “PĖRFUNDIMISHT NUK KA POPULL TĖ ZGJEDHUR, HYJNOR, NĖ PLANETIN TOKĖ!”
Sot, mė shumė se kurrė mė parė, do vėnė nė spikamė, devotshmėria e besimit parapėrgatitje mentale e psikologjike pėr t’u ballafaquar me sfida “tė lezeēme”; mendėsitė negative, qėndrimet koherente ndaj situatave”;
 “MĖKATI DHE REBELIMI TEOLOGJIK”, “LUFTA ME UNIN DEMONIAK-ME TĖ KEQEN NĖ VETVETE”. Perla e dytė ėshtė: “I VETĖDISIPLINUARI- I NDĖRGJEGJSHMI KA SHPIRT UNIVERSAL TĖ NJĖ ALTRUISTI: DRITĖN E ZOTIT MĖTON TA PĖRĒOJĖ TE FAMILJA, FAREFISI DHE MBARĖ SHOQĖRIA”.... Njeriu gjithnjė pėrballet me ato dy botėt antagoniste, qė prore janė nė dyluftim, mes dy zjarresh: nė mes bohemizmit e hedonizmit dhe asketizmit a vetėizolimit mistik. Dhe ekstaza hyjnore vazhdon, pambarimisht, tė manifestohet, pėr ēdo herė, kur ne rrebelohemi kundėr vullnetit tė Tij , kur mėkatojmė... Shkrirja vetiake  brenda Zotit ndjesi e fuqishme pėr dhėnie forcė aktives nga pozicion hyjnor… Tė gjitha kėto teza tregojnė katėrcipėrisht ekzistencėn potenciale dhe kundėrveprimin  real ose fals.
Ėshtė njė “setencė” aktive pėr  tė faktorizuar paqen permanente, e cila kėrkon njė shpirt tė pasur, njė botė shpirtėrore tė pastėr  dhe tė shėrbesės pozitive. 
 “BISEDĖ MISTIKE ME GJENIUN E SHPIRTIT - MUHJUDDIN IBN AREBI”
Nė kėtė degė tė pesėtetit rrėfimor pėrcaktohet: Zgjedhja e ėndrrės  dhe dialogimi me tė .
“Unė jam babai i urtėsisė, gjeniu i shpirtit dhe orta e dashurisė mistike, Ibn Arebiu”.    
Pazazh qėndrimi i autorit ndaj kėsaj bukurie pėrcaktuese dhe ngritėsi  qiellore:
“M’u rrėnqeth trupi dhe, sakaq, vura nė kujtesė studimet e mia vite tė tėra nė rrafshin e apologjetikės, filozofisė dhe misticizmit islamik. Pėrfytyrova kokat kolosale tė kėtij zhanri teozofik: Rumiun, Gazaliun, Bistamiun, Gjejlaniun, Hallaxhin, Tibriziun, Attarin etj.”.
Dialogimi ėndėrron me filozofinė.  Pazazh ilustrues:
“Nga tani, unė do tė jem instruktori yt. Pasi tė kesh kaluar tė gjitha fazat e rrugėtimit drejt Zotit, do tė tė hapen gradualisht shumė dyer lumturimi e suksesi. Nga sot do tė  ndjek, me pėrpikmėri, kėshillat e arta tė gjeniut tė shpirtit… Njė besimtar adhurues i flaktė i Perėndisė ėshtė larg nihilizmit dhe filozofisė sė tij tė absurdit, qė flet pėr “paperspektivėn e botės”, pėr “njeriun si synim tė kotė”, pėr “individin e shtresuar e tė ēintegruar psikikisht”, pėr “botėn e heshtjes shurdhmemece”.  Sė kėndejmi, s’di pėr tė satėn here, u jam kthyer nė lexim Kamysė, Sartėrit, Martin Hajdegerit, Karl Jungut, Viktor Franklit, Fridrih Niēes etj. pėr tė pėrfunduar tek “hali” mistik i Imam Gazaliut dhe “jasna poljana” e Tolstoit, sepse, vetėm kėtu, gjej atė paqen absolute me Zotin..., vetėm kėtu kam mundur t’i iki guximshėm atij fatit tė hidhur e tragjik nė fund tė Ernest Hemingueit, Stefan Cvajgut, Tolstoit, Bekim Fehmiut e tė shumė intelektualėve tė tjerė qė u vetėzhdukėn nė kushte e rrethana mizerable ekonomike e psiko-mentale. (Pėrpjekplotat jo fituese tė tyre).
Letėrkėmbimi inkadeshent Ilir – Kristinė thelbėsor, nė zbulesėn e pikėpamjeve dhe nė portretizimin jo tė dy letėrkėmbimshkruesve, por dhe nė zbulesėn e portretit natyror e shpirtėror, nė qėndrim ndaj botės dhe hyjnisė,   pra njė tėrėsi aktive e  hedhjes sė  dritės nė hije:
 “Ti, e dashur, e di se edhe, nė raste “hiri” e “agonish”, mbi “prush”, unė kam ditur tė rimarr veten shpirtėrisht dhe racionalisht falė Zotit, nė radhė tė parė, dhe falė sakrificave dhe ndihmesės tėnde tė fuqishme, nė radhė tė dytė. E dashura ime, Kristinė, nėse ne do tė arrinim tė paktėn tė pėrēonim vetėm njė grimė dritė nė tė ardhmen ndėr breza, ia vlen tė sakrifikojmė, “tė vetėdigjemi” edhe mė tutje, gjer nė vdekje, po sikur qiriri qė tė tjerėve u bėn dritė, kurse veten e djeg. Dialogim letėrkėmbimi: ajo RILINDJA e RINGJALLJA jote shumė e fuqishme, pas gjitha atyre anktheve e maktheve qė tė patėn mbėrthyer, me vite e vite. Vuajtjet profetike”. Thjesht gjitha dramat dhe “vdekjet” e mia i di ti, madje edhe ringjalljen time. Mbretėrinė time e krijova, pikėrisht, nė VETMINĖ time tė bekuar. Ekziston njė hapėsirė e padukshme brenda nesh, qė na ēon drejt fisnikėrimit dhe ngjitjes majave tė suksesit e lumturisė”.
Letėrkėmbimi ēel shumė dritare memoriale dhe pėrcakton , apo hedh nė veprim ēka do tė sjellė ardhmėria  nė “ arratisjen nga vdekja”.
 
“Edhe ti vdekje vdis/ se nė mortjen tėnde/ do tė vallėzoj pėr vdekjen time!”
 
Ky ėshtė dramacitet jetėsor nė arratisjen nga e “kockėta”.
Shpaloset konsistenca e Unit, “perandoria” e tij, trishtėsia  dhe edukata vitale, vdekja iluzionare, shumatorja e kujtesės aktive … “Arratisja nga vdekja”,  njė mbitentim eksplozicion i pėrgjithshėm njerėzor, global, tendencė indiduale dhe kolektive gjithmonė e nė skaner, gjithmonė nė plane, nė aktrim tė guxuar.
Dramatikja dhe pėrjetimi  dinamik, edukimi pėr tė rezistuar, heroizmi dhe deheroizmi individual pėr tė mos rėnė  nė kthetra tė rrepta.
Ndodhitė, ngjarjet e kėsaj vepre zhvillohen nė Tokė, Qiell dhe Planetin Mental, nė njė “klimėzim” tė shpirtė, por dhe tė pacipė, kur nė tė lulojnė me tė drejtė “halorėt’ dhe tė pacipėt.(Kjo e pėrcaktuar qartė dhe te poemthi im “OAZ”, 2002).
E qenėsishme  ėshtė dhe mėshimi ndarės frymor - skeletor i ekzistencės, ku frymorja  kryefjalėzon vetėm me dritim jetėsor.
 
Shpalosje inteligjente nė strukturė
 
Ēlirimi i vetvetes, nėpėrmjet heroit tė veprės, shprehur me njė sipėremėr tė lirė (mbijetesa vetjake ndaj depresimit, shkaktuar nga depresion real pensimizmi apo shtyrje rrokopujash psikike).
Kurimi  me frytin inteligjent, nė njė proces vegjetativ, ndihmesė pėr tė arritur vetveten.
“Laboratori” i pastrimit rigjenerues tė  shpirtit misterioz demoniak, nėpėrmjet recetės – kurative iluminiale, fillesė e njė terapie ndriēuse, sjellje e prefuqisė disakahėshe tė gjallimit. .
Ekzistencialja, nė kėtė vepėr, vendoset nė  dy tejgjendje: Tmerradės dhe Mrekullisė, ku herė kryefjalėzon njėra dhe herė tjetra… Larmiteti dhe  densiteti emocional pėrshkrues ndėrlidh,  kufizon dhe tregon pozicionimin e kėtyre tejgjendjeve…
Natyrisht, autori pėr tė realizuar njė shpjegim inteligjent, ndėrmerr akte tė tilla si:  rimarrje tė vetvetes nga gjendje zanafillore  psikike, ngjitje tė shkallimit nė lartėsi  manifestacioni, duel zezim me gjallimin, pėrkushtim dhe pastrimin mendor, duke pėrdorur sfidimin, apo sfidėn ndaj stuhisė “eoliane spirituale ”  tė vdekėsisė sė fantazuar. Kjo realizohet, nėpėrmjet njė kompleksiteti tė shprehur evoluimi  shpirtėror, i pasqyruar me njė narracion tipik, i cili pėrshkruan katarsin, njė monologim  kurues tė mendimit krizė. 
Tė  rėndėsishme evidentohen  gjetjet  individuale nė dilemėn  epokale tė mendimit tė shprehur, nė tre drejtime reale:  ardhje-lindje, pėrjetimi dhe rrugėtimi i jetės sė mbarsur shtatzanė (lindje krijese me parametra tė shėndosha psikike dhe trupore) dhe shkuarja: rrugėtimi shpjegues paravdekje- vdekje.
Mėshimi  nė pėrshkrimin meditativ i tejndėrlidhur me konfigurimin tė nocionit “natė”: ndjesia shprehėse, kėndvėshtrimi peizazhor; realizatore - kryeprotagoniste  ”nata”, ndėrlidhje mjedis natyror, shoqėror, krijimi tablove me pėrshkrime reale dhe aftėsia depertuese , zhbiruese, nė  kėtė kompleksitet, duke evidentuar bukurinė  dhe “pėrrallimi” magjizon botėn shpirtėrore tė njeriut.
Entuziazmi dhe vetmia, kundėrti tjetėr e ekzistencės, e cila jep shtysė dhe frymėmarrje oksigjenuese tė jetės. “Luajtja”mendimore tensionare  realizohet  bukur nė meditivitet nė zbulimin planesh,  nėpėrmjet vitalitetit pėrjetues, proceseve  volitive njerėzore tė pėrshfaqura. Nė pah: Frikimi nga e “kockėta”, e venitura, shpleksja e asaj me dritim kreativ. Parabolike: “Ta dhashė jetėn, por kujdesu pėr tė. Kujdes nga sulmimet e dėshpėrimit, lėngimet, dridhjet, ruajtje nga kotėsia dhe  absurdja e shfrenuar, e  veshur me “pendė palloi” dhe fluturim “pulėbardhė”. Prania e tyre shpleks dhe vė nė funksionim aktiv Planetin Mental.
E bukur nė realizim dhe karakter ilustrues: Rrėfenja atraktive e Pusit, Njeriut tė rėnė nė pus dhe egėrsia dragoniane e gjetur. Tendencė  ilustrative: pusi, humnera, dragoi dhe lėvizshmėria e vdekjes, por edhe prezenca e mjaltimit shpresor…
Shtrėngim, melankoli, loznim, notim nė det, absurdi shpreh botėēudimtėn njerėzore…
Ah, moslindje, nė kėtė botė cinike, tė kryesuar nga forca diktatoriale egoniake  e egėrsisė  ndaj tė drejtės, e kushtėzimit tė dhunės ndaj lirisė, pėrjetimi i ekzistencės sė negativitetit, e veshur me petk bukuror kameleonian…
Preferenca  princeshė: Nata - kurora medituese e kreatorit  dhe ndritja e konteplacionit shpirtėror.
 
Shfaqėsi dinamike pėrshkruese tė kėtij “tregimi” qė sjell biskimin …
 
Projektimi individual i lirisė duke luftuar infektimin pesimtar. Nata pėrgatit ndryshesėn e ditėve. Ky nuk ėshtė paradoks.
Muzika spirituale nė portikė shpirtėrorė. Njė e shkruar muzikale , me timbėr…
Nė kėtė vepėr lexuesi ėshtė pėrherė nė thirrje inteligjente dhe nė nxitje – zgjimi , duke lėnė prapa gjumin e shumtė dhe tė thellė.
Pėrkatėsia  e fakteve tė gjallė logjike, fenomeni i arratisjes natyrore, perėndore dhe  tentative  artifice. Tundimi dhe largimi nga ligji natyror, sa tė jetė mė e mundur , duke pėrjashtuar  aftėsinė e tij tė shpejtė tė marrjes.
Pra, sikundėrse u shpreha dhe mė lart,  nė drejtim tė kompozicionalittit  tė kėtij tregimi tė gjatė, njė kurorė moraliteti e shpjeguar dhe me pėrfaqėsi tipike, duke bėrė  njė lėvizje “organogramė” moraliteti psikik aktiv, duke organizuar evoluimin volitiv. Larg dhe afėr, afėr dhe larg, vijim i densitetit dhe i diversitetit si dhe i eksperimentimit plus.  
 
Zhbirrimi nga sytė e ndjenjės, kolektivitet mesazhor
 
“Teatraliteti” i ndjenjės nė humbje kontrolli dhe tendenca e asfiksimit tė qenies, nėpėrmjet injektimit tė konceptit tė pėrfundimit tė gjallė tė ekzistencės, duke sjellė agoni tė pėrjetshme dhe tė kthimit nė trajtė tjetėr prezente tė materies dhe nė udhėtime shpirti parajsore.
Kėndvėshtrimi  real, moralist, psikologji dhe i formatit tė ngrirė.
Kapėrcimi i formatit me risinė e analitikės mendore me njė  logjikė tė epėrme. Shkrirje e prezencės sė ankthit, tė dridhjes, tė mentalitetit tė sulmuar nga mendje cinike tė sėmura .
“Mbytje” e grykės, e cila arratis vdekjen, (kjo tregohet e pamėshirshme nė rrokjen e saj, duke pėrcaktuar me gisht ikjen).
Uni real dhe kapėrdimi i tij nė njė duel dimensional.
Ky  pesėtet diagramor, ekuicional i zgjidhshėm  dhe   i pėrbėrė, nga pesė gjymtyrė dhe pesė shqisa, tė cilat oratorojnė  nė vetėsinė, nė vetvete ngushtėsisht nė tre relievė: natyror, konturor, spiritual,  rrugėton, herė   i ndriēuar, herė gjysmėndriēuar,  herė venitet vetė brenda dhe refleksi shtatėngjyron pėr shkathėsi mendjeje. Nė kėtė pesėtet ndodhin “eklipse” mendimesh me qeniet materiale, harmonizim i ardhur enkas, si vetėtimė hyjnore.
*
Bota shpirtėrore nxjerr llavė dhe shpresė Dueti personazh ndezės Ilir – Kristinė (lidhje me mėtim religjioz).
Nė kėtė vepėr ka folėsi  dhe ligjiratė “meteori”, qė duhet tė kuptohet nga tė gjithė ata, qė e marrin kėtė vepėr nė dorė, e cila tė “arratis”, paēka figurativisht,  vdekja tė shton jetėn e qenies aktive dhe tė gjalluar.
Psikika, veprat, korifenjtė e saj, kriza e vetvetes,  njohja e saj fusha lėvruese. Mortaliteti i jetės, ankthi, brenga, krizat e pėrhershme nė jetė  bashkėshoqėruese, ndaj s’duhet  tė frikohemi; mbijetimi objekt dhe synim jetėsor, hyrja nė brendi tė vetvetes, konceptet pėr vetminė…
Autori ka treguar guxim mental . Metoda proceduriale shkrimore e gjetur.
Natyrisht e nė kompleksitet  kjo vepėr ka dhe ndonjė “shtangie” tė saj, apo marramendje e ardhur nga “gjerėsi- thellėsia e saj”, por kėtu “venitėsirat”  janė tė padukshme nga tė gjithė dhe tė prekshme nga kreatorėt me fuqi e forcė aktive tė madhe.
 
  Pėrfundesė logjike  :
·         Krijuesi  Zekiria Idrizi duhet tė tentojė vepra me substrate tė tillė, tė cilat plotojnė boshllėqe tė shpjegimit, nėpėrmjet njė rrėfimi “pneumatik’”, i cili kurajon njerėzit pėr t’u bėrė kėrkestar ngaj vetes dhe shoqėrisė, pasi rrit tė qenurit, tė shprehurit dhe pjesėmarrjen aktive, hedhjen nė sulm nė jetė tė energjive pozitive, tė cilat, edhe pse jo, nė shumtinė e raste mbeten nė gjumė letargjik  dhe nė pėrfshirjen somnambule.
·         Vepra tė kėtij formati rrisin edukimin mendor, moral, estetik dhe shpalosjen e vlerės nė aspektin volitiv dhe frymėzues nė tė gjitha sipėrmarrjet e jetės.
·         Dhėnie e substratit, me kėtė metodė shkrimore, rrit kontaktin dhe pėlqesėn pėr librin me pėrmbajtje aktive dhe, si rrjedhojė, fuqia absorbuese e lexuesit, njeriut, besimtarit,  rrit pėrqindjen asimiluese, duke shmangur kėshtu  tė shkruarit “tabu”, tė pėrmbushur me  thėnie e stėrthėnie tė huazuara nga tė tjerėt , duke krijuar shpesh kėto mėrzitinė  dhe qenien e tyre nė trajtė parrulle.
·         Materiale tė tilla krijuar pavarėsi relative  tė tė menduarit dhe frymėzim jetėsor nė tė gjitha kahjet…
·         Autori i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė vijuar suksesshėm nė  pėrdorimin e njė fjalėsi bashkėkohor dhe guximtar.
·         Mendoj se  hyrja,  e cila ėshtė nė fillesė tė librit, si fjalė autoriale, nė tė cilėn autori i ka vėnė vetes tė shpjegojė atė ēka do tė paraqesė,  do tė ishte mė  frytdhėnėse tė ishte njė pasthėnie aktive, ndėrsa mbresat e lexuesve, nė kėtė format, janė tė “nxituara” duhet tė ishin mė tė pėrmbledhura  dhe me tharm mė analizues, jo vetėm tė shpėrfaqin  njė lėvdim tė merituar.
·         Nė”disa” trajtesa, brenda substratit, duhej tė shmangej ndonjė tepėri apo lėshim i panevojshėm, nė paraqitje gjendjeje, pėrsėritje, kur vetė materiali ka fortėsi dinamike .
Pėr tė lehtėsuar lexuesin, nė kuptesėn e substratit, ishte i nevojshėm njė  shpjegues sematik i termave dhe nocioneve  specifike tė pėrdorura nė kėtė vepėr qė, hera- herės, apo nė shumtinė e rasteve,  merr karakter dhe trajtė tė guxuar shkencore dhe vepėr kreative e denjė.
Vepra tė tilla kanė nevojė pėr njė bibliografi shkencore, tė cilat i japin udhė lexuesve, studiusve pėr depertim nė veprimtari logjike shkencore.
Autori  Zekerija Idrizi,shkrimtar,  teolog, duhet pėrgėzuar pėr kėtė “tharm”  shkencor tė pėrsjellė kontributi nė mendimin psikoanalitik shqiptar dhe duhet tė urohet pėr njė sprintim tė fuqishėm nė kėtė fushė tė bukur , por tė vėshtirė!
Gjirokastėr, Albania  gusht 2017      



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi