Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Milan i jep leksion Shkėndijės

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 18th August 2017, 14:29

Milan i jep leksion Shkėndijės




Skuadra e Milanit ka arritur njė fitore pa shumė vėshtirėsi ndaj skuadrės sė Shkėndijės sė Tetovės. Italianėt mposhtėn skuadrėn e teknikut Qatip Osmani me rezultatin e thellė 6-0. Kuqezinjtė e drejtuar nga tekniku Montella e kanė mė tė lehtė kualifikimin pėr nė ndeshjen e kthimit dhe janė pothuajse tė kualifikuar nė grupet e Europa League sezonin e ardhshėm. Nė kėtė takim Milan luajti me altilerinė e rėndė pasi hodhi nė fushė nga minuta e parė Bonuēi, Donnarumma, Andre Silva, Calhanoglu e Contin. Nėkampin tjetėr nuk kishte surpriza pasi luajtėn tė gjithė lojtarėt mė tė mirė tė skuadrės duke filluar nga Hasani, Ibrahimi, Radeski e Abdurahimi. Talenti portugez Andre Silva ishte autori i njė dopiete.

Ishte ai qė zhbllokoi rezultatin e takimit nė minutėn e 13-tė. Mė pas ėshtė Montolivo ai qė dyfishon rezultatin e takimit dhe i jep qetėsinė skuadrėn italiane. Andre Silva shėnon golin e dytė personal nė minutėn e 28-tė tė takimit pas njė triblimi mjaft tė bukur brenda zonės. Kaq mjafton pėr pjesėn e parė. Nė pjesėn e dytė skuadra e Milanit ka sėrish nėn kontroll frenat e lojės. Skuadra e Montellas ėshtė e etur pėr tė shėnuar gola dhe sulmuesi Borini shėnon pėr tė katėrtėn herė nė minutėn e 67-tė tė ndeshjes.

Pas vetėm njė minuti ėshtė Antonelli autori i golit tė pesė tė kuqezinjve. Njė shthurje totale e skuadrės sė Shkėndijės qė nuk pėrballojnė dot kualitetet qė ka skuadra e Milanit. Pėr tė vendosur kapakun sfidės mendon sėrish Montolivo nė minutėn e 85-tė tė takimit duke shėnuar golin e gjashtė. Kaq dhe pėr kėtė ndeshje dhe sfida e kthimit do tė zhvillohet pas njė jave nė stadiumin “Filipi” tė Shkupit. Natyrisht qė do tė jetė ndeshje sa pėr statistika pasi kualifikimi i Milanit nė fazėn e grupeve ėshtė pothuajse njė ēėshtje e marė fund. Vlen tė theksohet se nė kėtė sfidė numri i mbėshtetėsve tė Shkėndijės ishte tepėr i madh. Tifozėt u mblodhėn nga tė gjithė trevat shqiptare por dhe italia pėr t’i dhėnė zemėr skuadrės sė Shkėndijės.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi