Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


"ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

Share

description "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
TË GJITHA FITORET NISIN
NGA FITORJA MBI VETVETEN
Kini parasysh një personazh në dilemë të madhe,
midis dy tundimeve ekstreme: Nga njëra anë “cicërima
e djallit mbi kotësinë e jetës dhe nga ana tjetër drita
shpresëdhënëse e Zotit mbi kuptimësinë e saj”. Pra
një njeri që luhatet midis jetës e vdekjes, në kulmin e
dëshpërimit e të errësirës shpirtërore, ku thirrja joshëse e
sirenave djallëzore e ft on ëmbëlsisht drejt vetëvrasjes, si e
vetmja alternativë që i ka mbetur.
Ky është personazhi apo heroi qëndror i librit
“Arratisja nga vdekja”, që ti i dashur lexues e ke në duar.
Autori Zekerij a Idrizi, që mishërohet në këtë personazh, ka
ditur të gdhendë me penë si me daltën e një skulptori një
hero monumental, i cili ka përpara vetëm një alternativë:
Të fi tojë mbi vetveten për t’u arratisur përfundimisht
nga vdekja që ja ka ngulur çaponjtë dhe po e tërheq drejt
mbretërisë nëntokësore të Hadit.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Iliri, kryepersonazhi i librit, ka pësuar një aksident të
rëndë, ka humbur punën dhe ndodhet përballë sulmesh
nga më monstruozet jo vetëm të kundërshtarëve të vet,
por edhe të miqve e të opinionit. Kaq ka mjaft uar që ai të
4 Zekerija Idrizi
tërhiqet në vetmi, duke e menduar atë si vetëshpëtim, por
që kthehet dalëngadalë në vetëburgosje e që gradualisht,
me rëndimin e pareshtur të gjendjes shpirtërore e psikike,
e çon në mënyrë gati të paevitueshme drejt vetëfl ij imit
për të shpëtuar nga padrejtësitë e botës. Mjaft on të biesh
në një humnerë të tillë, pa asnjë rreze drite apo shprese
dhe vdekja i mpreh dhëmbët e saj menjëherë. A nuk kanë
kaluar përmes kësaj humnere pa kthim edhe plot e plot
personalitete të njohur nga bota e artit, kulturës, historisë
e shkencës, duke lënë mënjanë vdektarët e thjeshtë?
Autori e ndërton librin e tij , duke iu drejtuar epistolarit,
ose më mirë letërkëmbimit midis Ilirit dhe gruas së tij ,
Kristinës. Madje në pjesën më të madhe, këto letra janë në
sens unik, ku heroi i shkruan ato në ditar, ku i drejtohet
gjithnjë Kristinës, bashkëshortes, bashkëvuajtëses, bashkëpunëtores
e bashkëlufëtares së zgjuar e të paepur deri në
triumf.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Heroi i këtij libri, sa real aq surreal, duket një qenie e “arratisur” sa nga librat e Kamysë e Sartrit, Dostojevskit e Tolstoit, Remarqut e Heminguejt, Cvajgut e Italo Svevos, aq nga fi lozofi a e Hegelit e Niçes apo psikanaliza e Frojdit.
Është një personazh ku mishërohen nga pak të gjitha këto, aspak në formë plagjiature, por si një brumosje origjinale e sjellë me një stil dinamik e tepër intensiv, me një gjuhë të pasur artistike e fi lozofi ke, nga një autor me një formim e kulturë të gjerë artistike, fi lozofi ke e teologjike.
Thamë që heroit të librit i duhet të fi tojë mbi vetveten. Është pikërisht kjo luft ë me vetveten, që tendoset rresht pas rreshti e faqe pas faqeje, që e bën librin tërheqës me atë dramacitetin e tij nga njëra anë kur fl et për jetën e vdekjen dhe me atë lirizmin e hollë kur flet për dashurinë
ndaj bashkëshortes e fëmij ëve të tij , natyrës e lumit të Hamburgut, ku janë vendosur ngjarjet.
Është një libër i kontrasteve të thella, ku kufi ri midis jetës e vdekjes është i hollë si tehu i një thike. Pikërisht mbi atë teh duhet të ecë heroi qëndror i librit, si mbi një rreze lazer të padukshme, që i prin drejt dritës së shpëtimit në fund të tunelit të errët.
Heroi i librit, Iliri, është një teolog i formuar, ka studiuar deri në strukturat më të larta të arsimimit të fesë myslymane. Por ai nuk është njohës i mirë vetëm i fesë dhe librave të shenjtë të besimit të cilit i përket, por edhe i feve të tjera e librave të shenjtë të tyre, edhe i letërsisë, artit e kulturës botërore, i fi lozofi së e historisë. Është pikërisht ky formim i tij poliedrik, që e çon tek koni i dritës së
shenjtë, e cila e tërheq vendosmërisht prej errësirës, duke e çuar drejt shpëtimit përfundimtar, drejt ringjalljes dhe arratisjes nga vdekja.
Iliri nuk është një hoxhë i thjeshtë, por përaqëson një personazh elitar, që di të bëjë dallimet e vërteta midis besimtarëve të qetë, të ndershëm e të devotshëm myslymanë nga fondamentalistët, jahidistët e gjithë ata ekstremistë që ndotin emrin e Kuranit, duke kryer krime nga më të tmerrshmet e duke e futur botën nën terror. E për këtë ai edhe ndeshet, çka e bën atë edhe më të fortë
në luft ën kundër errësirës për t’u ringjallur si “feniksi nga hiri”. Ai shkruan libra, që shpesh e ngrenë deri në nivelin e rebelit e disidentit. Po sjell një fragment nga letrae Kristinës:

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
“E, librin mbi fondamentalizmin,respektivisht,pë
r terrorizmin, kur e pata në përmbyllje si dorëshkrim, e
ta dorëzova versionin përfundimtar për konsultim, më
pate shkruar: "Vepër kjo në të cilën ke shpërfaqur gjithë
potencialin tënd. Më kujtohet që shumë pjesë të saj i
pate shkruar në ato rrugëtimet e tua të gjata Hamburg-
Berlin-Bazel, pas gjithë atyre debateve me përfaqësues
të të gjitha religjioneve e nëndrejtimeve të tyre besimore
në Gjermani e Zvicër, si dhe pas konsultimit të një varg
veprash që korrespondonin me temën që shtjelloje, që
shkruaje. Të është dashur, madje, guxim i madh prej
disidenti për të shkruar për një temë kaq delikate, për një
fenomen sa akut, emergjent e aktual për kohën aq edhe
kompleks e i ndërlikuar, për fondamentalizmin pra, me
gjitha nusproduktet e saj: radikalizmin, revivalizmin,
terrorizmin, xhihadin-luft ën e shenjtë, transversalen e
gjelbër, panislamizmin etj. E, ti Ilir, në trajtimin e kësaj
teme, çështjeje, e ke guximin dhe potencialin pa pikë
dileme..."
Autori, nëpërmjet kryepersonazhit të tij , trajton edhe
probleme delikate aktuale, të cilat e kanë çuar atë deri në
konfl ikte të hapura edhe me institucione e ithtarë fanatikë,
që përtej fesë, mbrojnë shpesh herë interesa të errëta.
Predikimet e heroit nuk janë obskurantiste, përkundrazi,
janë bashkëkohore, dritëdhënëse, largpamëse, paqtuese,
çka do të përbanin tiparet e vërteta të një misionari të
shenjtë. Iliri i shkruan diku Kristinës:
“Prania e mbi 300 luft ëtarëve shqiptarë në vatrat e
luft ës në Siri, djegia e pasaportave kosovare nga ta, hedhja

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
në ajër e kamikazit ferizajas në Irak, i cili merr 50 veta me
vete, vrasja e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e
Frankfurtit nga një mitrovicas 22 vjeçar “myxhahedin”,
tentativat për akte terroriste nga ca djelmosha tanë në USA
e Itali tash së fundi, “shuplaka” bustit të Skënderbeut në
Kaçanik, pëdhosje lapidarësh të dëshmorëve e viganëve
të kombit aty-këtu në Kosovë etj. janë ajo majat e absurdit
që na detyrojnë të mendojmë mirë e hollë për ardhmërinë
e brezave që vij në, për rininë tonë dhe fatin e kombit në
përgjithësi. Këto, madje, janë edhe alarm që kërkojnë
syçeltësi dhe vigjilencë më të lartë nga të gjithë ne.”
Libri “Arratisja nga vdekja” nuk është një libër fetar,
ndonëse shkruhet nga një teolog, nuk është një traktat
fi lozofi k, ndonëse nuk i mungojnë interpretimet fi lozofi ke.
Ai është një libër i mirëfi lltë artistik, i një autori që ka
shkruar e publikuar shumë libra me nivel të lartë, i një
autori me horizont të gjerë e gjithnjë kerkues ndaj vetes,
i një njeriu që tek arti i të shkruarit ka gjetur sekretin e
të jetuarit me dinjitet në një botë të turbullt e me shumë
probleme. Të shkruarit atij i është bërë domosdoshmëri
për një komunikim më të kualifi kuar e artistik me botën.
Kryepersonazhi, që mishëron autorin, shkruan diku: “Jo
vetëm në mërgim por edhe në Jug të Afrikës po të jem,
unë kam me vete lapsin dhe fl etoren dhe do të vazhdoj të
punoj parreshtur aty ku jam apo kudoqë do ndodhem në
glob.”
E njoha autorin Zekerij a Idrizi në një takim krij uesish
në Gjermani. Më bëri përshtypje natyra e tij karizmatike,
horizonti i gjerë, etja për të lexuar e shkruar gjithnjë e

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
mbi botën e sotme e mbi fenomenet që zhvillohen mbi
globin tokësor. E me vete mendova: “Është fat i madh të
kemi teologë të tillë, që dinë ta interpretojnë e ushtrojnë
doktrinën fetare në dobi të dritës, përparimit e zhvillimit,
të paqes e harmonisë midis besimtarëve të të gjitha
feve”.
NDUE LAZRI
Gazetar, Bolonjë, Itali

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
RILINDJA E NJERIUT
-Rreth librit “ Arratisja nga Vdekja”
të Zekerij a Idrizit-
Lindja e njeriut është diçka e natyrshme,për të cilën
ai vetë nuk ka asnjë meritë, pasi merita u takon prindërve
(veçanërisht mamasë që e mban në trupin e saj për 9 muaj
dhe e lind me dhimbje të jashtëzakonshme) dhe Zotit,
krij uesit universal. Ndërsa rilindja është meritë e vetë
personit pasi arrin të mposhtë e të triumfojë mbi forcat e
errëta, të cilat kërkojnë t’i heqin deshirën për të jetuar e ta
çojnë në thonjtë e vdekjes.
Ky ishte mendimi i parë që më erdhi në mëndje pasi
lexova librin “Arratisja nga vdekja” të autorit të mirënjohur,
teologut progresiv, Zekerij a Idrizi. Nëpërmjet librit të tij
dhe personazhit-hero, Ilirit, autori arrin të transmetojë
një mesazh të rëndësishëm e universal: “Jeta ia vlen të
jetohet në çdo rrethanë, pasi është dhurata më e madhe
dhe më e çmueshme që na është dhënë. Në momentet
më të vështira, kur errësira e pashpresë pushton të gjitha
horizontet tona, besimi ne Dritën e Shenjtë na jep forca,
energji mendore, fi zike e shpirtërore për të rilindur, duke
i thënë vdekjes: “vdis ti, unë do të marr pjesë në varrimin

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
tënd, duke triumfuar mbi vdekjen time”.
Një liber që lexohet me një frymë,që të bën të ndalësh,
të analizosh e të ecësh përpara i vendosur për të përballuar
çdo rrethanë të jetës. Falenderime autorit për këtë vepër,
që është një pasuri artistike dhe shpirtërore.
Eltona LAKURIQI

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
H Y R J E
Rrëfi mi që ia prezantoj lexuesit në dorëshkrim është
rezultat i gjitha përjetimeve nga jeta e kryepersonazhit të
librit, Ilirit, të cilat janë sa të dhimbshme, tragjike e fatale
aq edhe të shenjta, sublime e mjaft emocionale. Jeta e këtij
burri ishte një kohë të gjatë e turbullt, terrenthepisur e
përplot pezëm, ankth e trishtim. Absurditeti dhe fantazmat
groteske zënë vend në inteligjencën e tij , që ia mjegullojnë
të rezonuarit e shëndoshë, ndërkohë që histeria e degradon
deri në paradoksizëm.
Krejt në fund, madje, ato, sado të trishta e tragjike, janë
edhe instruktive dhe edukative, njëherësh. Janë ca momente
nga një periudhë goxha e gjatë pothuaj dhjetëvjeçare e
përjetimeve të tij mjaft të trishta e të dhimbshme, por që
ai më në fund arrin triumfalisht t’i sfi dojë, t’i kapërcejë
e t’i mbizotërojë falë inteligjencës dhe besimit të tij të
sinqertë e të çeliktë në Perëndinë. Ai është përballur disa
herë tmerrësisht me tabllotë më lemeritëse të “vdekjes”,
të “vetëzhbërjes”, por që mrekullisht shpëton, mbij eton...
Të tëra dromcat nga “vdekja” e tij “elegante” (e kobshme,
fatale), ai i shënon në ditar të tij , që e mban me xhelozi sot
e kësaj dite si “hajmali” në arkivin e vet, për ta ruajtur si
thesarin më të çmueshëm në jetë. E pashë të arsyeshme të

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
mos e mbaj sekret, ndaj vendosa ta publikoj “ditarin” e tij .
Kjo, thjeshtë, jo vetëm për dobinë time, por edhe të të gjithë
atyre lexuesve që janë përballur dhe përballen akoma me
situata e rrethana nga më dramatiket në jetë, sikundër me
plot të drejtë pohohet “të vetërrëfehesh do të thotë, në fakt,
të kurohesh, të çlirohesh nga të gjitha vragët, mënxyrat e
krajatat tunduese e sfi litëse të jetës”. Prandaj rrëfi min, së
pari, e kam shkruar për arsye fare personale për çlirim
dhe timin nga tendosjet, ngarkesat e mëdha, nga gjithë
ankthet, sfi dat dhe krajatat që na i cyt jeta, dhe, së dyti, për
arsye instruktive, mësimdhënëse e edukative, që vetëm
besimi i çeliktë në Zotin, devocioni i thellë shpirtëror,
dashuria kulminante hyjnore, kontemplacioni liturgjor
me shumë shpirt dhe intelekti i urtë janë faktorët kryesor
të vetëshpëtimit, të mbij etesës vetjake dhe të mbij etesës
madje edhe të vetë botës, universit... Vetëm këto elemente
fl akin tej rastet e gjendjet e shumta depresive psikomendore
dhe rastet e shumënumërta të vetëvrasjeve
në shoqëri, nga njëra anë, dhe pezullojnë afatgjatësisht
kataklizmën apokaliptike të tokës e të mbarë universit,
nga ana tjetër... E, i tërë rrëfi mi im mëton të riakordojë
dromcat e çakorduara të jetës sime e tonës, t’i riparojë, t’i
ndreqë e t’i rigjenerojë ato, duke i furnizuar me rrezet e
Dritës dhe Energjisë Hyjnore...
Thjesht, ta them metaforikisht, pas të gjitha tatëpjetave,
thyerjeve, çekuilibrimeve, anktheve, agonive e
kataklizmave të jetës që pëson, në tërë kompleksitetin
e saj, kryepersonazhi arrin triumfalisht të ngjitet në
varkën e Noes (Nuhit) për të shpëtuar, për të rilindur

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
sërish e për t’u bërë më vital e më i fortë se kurrë më
parë në jetë. Në epilog, ai, fatmirësisht, shij on ëmbëlsisht
frytet e rigjenerimit, e katarsisit të tij . Sa satisfaksion
të bukur ka njeriu teksa përjeton katarsis , o Zot!
Dhe diçka të shtoj. Të tërë këtë rrëfi m “monologues”
Iliri e zhvillon deri në imtësi, herë-herë ballë për ballë e
herë të tjera në mënyrë imagjinuese, me bashkëshorten
e tij , Kristinën. Pikërisht ajo qe këshilltarja më e madhe
e tij që arriti ngadalë por me shumë takt e sens ta
motivojë atë thellë t’i rreket “zbulimit” të vetvetes për
të qenë denjësisht e realisht pikërisht AI-VETVETJA në
çdo mendim, meditim, pikëvështrim e veprim. Nuk
kanë thënë më kot shpirtndriturit: profetët, evlij atë, të
urtit se “kush njeh veten ai njeh Zotin”. Ajo bëri që ai
në introspeksion vetëkontrollues të depërtojë në gjitha
skutat e stadet e shpirtit të tij , duke mëtuar të pastrojë
nga ai çdo vragë, njollë e mbeturinë. Zaten synimi
esencial i besimit dhe fesë është TË PASTROHET, TË
RIGJENEROHET SHPIRTI dhe se luft a më e shenjtë për
njeriun është TË MPOSHTË UNIN DEMONIAK NË
VETVETE. Rrjedhimit, ajo bëri që ai të arrij ë në atë shkallë
që “të prekë” e “të shij ojë” praninë dhe bukurinë e Zotit.
Po sikur me shkop magjik ajo ishte shkaktare që ai “të
vrasë” përfundimisht të gjitha situatat e tij depresive e
vetëvrasëse, të gjitha ankthet e makthet, gjithë agonitë,
andrallat e fantazmat djallëzore...Thënë më drejt, ajo ishte
MUZA e tij , që ia dhuroi me përzemërsi Fjalët Hyjnore në
çastet më delikate, më tragjike e më të dhimbshme të jetës...
Leximi i këtij tregimii kërkon vullnetin e lexuesit për

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
njëkohësisht, natyrisht duke i dhënë përparësi të dytës në
fund. Gjatë shfl etimit dhe leximit lexuesi do të përballet
me tërë atë univers drithmash, gjëmash, ofshamash,
britmash e qarjesh, por edhe me një univers emocionesh
nga më të ëmblat, më të lumturat e më shpresëdhënëset,
që do t’i hasë në fund të rrëfi mit të kryepersonazhit.
Dhe vetë si autor më është dashur të kaloj nëpër tërë
këtë univers të larmishëm e diversiv emocionesh.
Në këtë botë relative nuk ka patur, nuk ka e as mund
të ketë ndonjëherë jetë ideale a të lumtur absolutisht. Por
ama idetë, synimet e veprimet për të sendëzuar një çikë
idealitet në një këso bote, çfarë është në të vërtetë, janë
tipare të njerëzve fi snikë e të ndërgjegjshëm, janë virtyte
të idealistëve...
Me plot të drejtë thoshte Dostojevski:
“Dhembja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmagshme
tek një inteligjencë dhe tek një zemër e madhe. Mendoj se
njerëzit e vërtetë, të mëdhenj, duhet të kenë trishtimin më
të madh në botë”....
Aty diku, nga fundi i korrespondencës, Iliri i drejtohet
bashkëshortes së tij :
“E dashur Kristinë!
Në jetë timen kalova nëpër rathët më të ulët të ferrit
dantesk. I gjendur pa grimë shprese për rrojtje, i katandisur
në një rreth vicioz nga ku vështirë se do mund të dal dot,
në mënyrë misterioze, nga përtejbota, më erdhi drita
që më shpëtoi nga vetëzhbërja dhe jo vetëm. Falë kësaj
Drite hyjnore, unë u bëra akoma më i fuqishëm, duke u

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
arratisur nga “vdekja”- nga asgjësimi në JETË, “u ringjalla
si feniksi nga hiri”...
Ti, e dashur, e di se edhe në raste “hiri” e “agonish”,
mbi “prush”, unë kam ditur të rimarr veten shpirtërisht
dhe racionalisht falë Zotit, në radhë të parë, dhe falë
sakrifi cave dhe ndihmesës tënde të fuqishme, në radhë
të dytë. E, në kohë rimarrjeje, vetëkëndelljeje, ti e di më
së miri që unë kam qenë në shkallën sipërore të fuqisë,
të energjisë, të frymëzimit, të leximit, të përsiatjeve e
meditimeve të gjata dhe të punëve kulmore vetjake në
“krij im”. ...
Unë dhe ti, Kristinë, jemi produkt i dashurisë hyjnore,
respektivisht, jemi emanacion i Dashurisë supreme të
Perëndisë, që është manifestuar mrekullisht edhe tek
fëmij ët tanë engjëj... Shumë herë kam qenë i mbërthyer
në atë vetminë time prometeike. I rrethuar gjithandej nga
yjet, qielli, universi. Ato artistikisht “më zgjonin”, “më
buzëqeshnin” dhe më dhuronin muzën më të ëmbël. Ato
herë-herë, paradoksalisht, merrnin fytyra njerëzish me
të cilët bashkëbisedoja. Fatamorganë kjo shumë e ëmbël
dhe frymëzuese njëherësh! Ato bënë që unë të rrugëtoj si
një lumë nëntokësor që ec drejt detit të errët, ku vetëm
“vdekja” më zbuloi DRITËN…”
Përfundimisht, ky rrëfi m libror rrezaton me një ton të
fuqishëm edhe zinë e terrnajën, edhe dritën e shkëlqimin.
Ai, madje, në mënyrën më të qartë, rrëfen për rrugëtimin
e vetmuar, por shumë të guximshëm, të kryepersonazhit
hero, Ilirit, i cili udhëton i gjallë midis vdekjes. Ankthet,
vuajtjet, melankolitë, dëshpërimet, depresionet, thjesht

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
gjitha zezonat, më në fund vdesin përpara gjallërisë dhe
fi snikërisë së tij , i cili përkrahet fuqishëm nga bashkudhëtarja
e tij e denjë, Kristina, dhe nga Zoti, i cili i qëndronte
prore pranë gjatë tërë odiseadës së tij , duke i pëshpëritur:
“Mos u tremb, të gjitha sfi dat janë një stuhi e vdekur, një
iluzion, ndërkohë që ti je realitet, i gjallë!”

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
* * *
Sapo nxora nga kompjuteri të tërë rrëfi min letërkëmbyes
në mes të Ilirit dhe Kristinës, për arsye se
aktualisht po e përmbyll atë për ta dërguar në shtyp.
E dini cka?
Mora fl etët, i vendosa në gjoks dhe falënderova Zotin
për përfundimin e këtij tregimi a novele, quajeni si të doni,
të cilin e shkruajta ditënatë me një përkushtim të thellë
shpirtëror. Kuptohet që unë u përqëndrova në sekuencat
më të qenësishme të ditarit të tij të stërmbushur me çdo
detaj të përjetimeve të tij . Do jetë ky, me kismet, një nga
rrëfi met më “të çuditshëm” e më tragjikë, por shumë i
lezeçëm në esencë. Sado i trishtë e drithërues që është, ai
ka një epilog fatlum dhe shumë optimist…

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
E dashur, Kristinë!
Ka ditë që përpiqem të shkruaj botën e përshtypjeve
të mia më të trishta e më të dhimbshme. Por, s’di, kam
përtesë. Ka kohë që s’kam shkruar gjë. Nga data 11.07.2007
ngela vetëm që kur ti u nise me fëmij ët për pushime verore

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
në Vlorë. E di, pas përjetimit të atij aksidentit të rëndë dhe
humbjes së vendit të punës, më pllakosën mërzi të rënda.
Aq më të rënda bëheshin mërzitë dhe dhimbjet në shpirt
kur armiqtë, tradhëtarët, maskarenjtë e komplotistët më
sulmuan rëndë në shpirt, në moral, duke njollosur si mos
më keq personalitetin tim. Atëbotë kisha përshtypjen e
hidhur sikur bota e qielli u përmbysën mbi mua, duke
më futur “të gjallë” nën tokë. Në telefonatën e fundit më
sugjerove të vij a dhe unë në vendlindje me shpresën se
do rehabilitohesha një fi je. Dhe erdha për vetëm dy javë.
Reagimi i vëllezërve të mi, sapo më panë në atë gjendje
mjaft të mjerueshme, më dhembi në shpirt. “Ç’je zvenitur
në pamje kështu, vëlla? Çfarë sëmundje ke? - më pyetën ata
të çuditur. Vara supet, nuk dij a ç’të thoja. Nuk u tregova të
vërtetën, duke qenë evaziv në përgjigje. Ato dy javë mezi i
kalova në vendlindje, i molisur i tëri në trup dhe me shpirt
të vrarë Tërë kohës vetëm shtrirë kam ndejtur, në agoni
të thellë. Kurrfarë kurimi, përmirësimi a rehabilitimi të
shpirtit e moralit tim nuk hetova atje.
Këtej, për në mërgim, ktheva vetë. Çuditërisht, sapo
kam arritur në Hamburg dhe kam hyrë në banesë tonën,
aty për aty, kam kapur me duar gjoksin tim. Pata emocione
të çuditshme, të papërjetuara ndonjëherë më parë. Pata
ndjesinë sikur një barrë e rëndë doli nga gjoksi im jashtë
dhe ndjeva një çlodhje e çtendosje të madhe. Sikur u
çlirova nga të tëra mërzitë e dhimbjet e botës. Mrekulli!
Që nga kjo ditë pjesën më të madhe të kohës e kam
kaluar i mbyllur në banesë në vetmi, në një mjerim të
madh shpirtëror. Pavarësisht asaj shplodhjeje e çlirimi nga

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
ai ankthi i trishtë imi, sërish goditem tmerrshëm në shpirt.
Përjetoj represion ndjenjash të shthurura, të koklavitura
e të rënda. Jo rrallë herë kam përshtypjen sikur më zihet
fryma e do përballem për çdo çast fatalisht me vdekjen.
Edhe më tragjikja, që më shtyn shpesh të kridhem e
mbytem në vaj, janë ato çastet kur shikoj përballë meje
në dhomë librat në bibliotekën time e nuk mund t’i prek
dot me dorë, lëre më t’i shfl etoj a lexoj dhe, së dyti, kur
shikoj Sadron tonë të vogël simpatik e nuk mund të marr
forcë e kurajo për ta përqafuar e për të luajtur me të. E di
ti mirë që më janë bërë rutinë e përditshme kryesisht dy
stacione rrugëtimi vetmitar. Në kafenenë “Nathanja und
Heinrich” dhe bri lumit të improvizuar të Hamburgut,
i cili gjithandej është i vërshuar nga gjelbërimi. E di që
pikërisht këtu qëndroj rëndom i përqëndruar në meditime
e përsiatje sa kontemplative aq edhe absurde, të cilat më
pastaj i shënoj imtësisht në ditarin tim...
Jam dashuruar “marrëzisht” në këtë kafenë time
librari “Nathanja und Heinrich”. Pikërisht këtu, siç e di
dhe vetë, tubohen studentët dhe studiuesit për të lexuar
dhe për të këmbyer më pastaj përshtypjet dhe përsiatjet
e tyre. Pasi lexova dy librat e Erich Maria Remarque:
“Shkëndij at e jetës” dhe “Kohë për të jetuar, kohë për të
vdekur”, i jam qasur aktualisht librit “Sag mir, dass Du
mich liebst” (“Më thuaj, që ti më do”), përgatitur nga
Werner Fuld dhe Thomas F. Schneider. Aty janë përfshirë
të gjitha korrespondencat e shkrimtarit Remark me të
dashurën e tij Marlene Dietrich, madje dhe i tërë rrugëtimi
i tyre meditativ e krij ues. Këto libra janë një shkas i mirë

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
për thellimin tim në përfundimin e narracionit tragjik
“Katarsis - Metamorfozë”, i cili përfundon me një rilindje
të fuqishme morale e krij uese...
Sot kisha ndërmend të shkoj kot së koti në
“Arbeitsamt”, por ngurrova. Nuk vajta. Madje ka plot dy
javë që s’kam qenë fare atje. E di, e dashur, po kurohem
dalëngadalë nga sindromi i burokracisë tejet të ashpër
e teknokrate. Ato vajtje-ardhjet në byrotë e tij më patën
lodhur skajshmërisht. Vetëm shpirti im e di se ç’të zitë e
ullirit kam hequr atje!
Kohët e fundit çuditërisht kam fj etur shumë. “Gjumë
dhe depresion” - sikundër thotë shpesh yt vëlla, Franko.
Janë dy arsye që më shtyjnë të vete pothuaj çdo ditë tek
kafeneja dhe përreth lumit. Së pari, dua të jem më tepër
i vetmuar, larg publikut, turmës, njerëzve. Së dyti, aty
prore më parafytyrohet ai takimi ynë i fundit dhe, për
dreq të mallkuar, kam ndjesinë sikur ai të ishte takimi ynë
i fundit lamtumirës! Rrjedhimisht më kapërthen mërzi e
thellë, pikëllim, mjerim...
Këto ditë jam dobësuar shumë. Nuk kam fare oreks.
Bukën e ha si ndonjë qen plak. Mezi arrij ta grimcoj bukën
e t’i përpij gjellët. Tashmë asnjë petk nuk më bën. Më
mbyti dhe ai sindromi i “briefk asses”. Kam frikë të hap
postën private, të stërngarkuar me letra gjithëfarëshe.
Paradoksalisht, qëndrimi në ato pritjet e gjata në ent më
jep atë ndjesinë e trishtë të qëndrimit të një krimineli
përpara pushkatimit!
Ndjenja të lloj-llojta, nga më të trishtat, pikërisht si
koha tmerrësisht e ndryshueshme e qytetit tonë. Dhe,

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
këto ndjenja bajate po “më varrosin” për çdo ditë nga pak
e në mënyrë “elegante”.
Banesa ka marrë pamje lemeritëse. Dysheku i Sabinës,
i shtrirë në mes të dhomës së ndenjes, m’është bërë tashmë
si krevat spitali. Petkat, librat, letrat “burokratike”,
fi lxhanat e kafesë, të palara, janë shkapërderdhur
gjithandej...tamam si ato banesat e shtrigave përrallore...
Shpesh monologoj me ty, Kristinë e dashur, që të mbys
vetminë time të madhe.
Për çudi, pikërisht në këto rrethana të palakmueshme,
si për dreq, marr e rilexoj atë literaturën e ekzistencialistëve
që fl asin për kotësinë e absurditetin e të jetuarit. “Nga
erdha, pse jetoj dhe ku do vete pas vdekjes?”, a nuk është
kjo ajo dilema më epokale e të gjitha gjeneratave dhe e të
gjitha kohëve??!!!......

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi