Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


"ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

Share

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
e nga më bizzarret, më të përçudshmet. Ato më fusin
tmerrin, më rrëqethin shtatin. Kur këndellem e vij në vete,
nuk shoh as hetoj gjë realisht. Ah, kjo imagjinatë imja e
llahtarshme, që më sfi lit shpirtin e më çrregullon kujtesën
e mendimet!
Që kur kam përjetuar fatalisht aksidentin dhe humba
punën e deri më sot, ditët dhe netët më janë bërë ferr, më të
gjata e më të pikëlluara. Dhe kjo zgjati shumë, pothuaj një
dekadë. Për çdo ditë e më shumë ndihem më i përhumbur.
Përgjatë gjithë kohës mendja ime kalëron imagjinatën,
lodron gjithandej nëpër bjeshkë, pyje, qiej e univers, sado
që ditët e netët më nxinin si vetë ferri, si skëterra më e
shëmtuar. Meditime të pafundme për jetën time, për jetën
tonë. Thjeshtë s’di për të satën herë jam futur në pyllin
e pseve të shumënumërta, në pyllin e hamendësimeve të
mia nga më të ndryshmet, por tepër të rënda e delikate për
njohuritë e mia, sa më bëjnë nevrik dhe më torturojnë deri
në skajshmëri. Para së gjithash, më mundon fakti që pse unë
përbuz rrethin njerëzor dhe lakmoj vetminë. Më mundon
ndjesia që më bën të ndjehem i përbuzur dhe i injoruar nga
rrethi shoqëror. Të tëra këto ndjenja më mbështillen me
një melankoli trishtimi e lemerie. Rrjedhimisht ato nuk më
lënë të qëndroj rehat as në shtrat. Shpesh herë rrëmbimthi
ngrihem si i përçartur, duke pësuar jermi të fortë. Akoma
më keq, shpesh druaj mos humbas fare torruan e më lë
mendja, druaj se do çmendem. Aq shumë e aq shpejt më
janë thinjur fl okët nga shoku që pësova, sa më kujton ato
fatet e kobshme të viktimave të holokaustit, të cilët, në
pritjet e tyre përpara likuidimit e djegies kolektive nga

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
falangat naziste, thinjeshin brenda nate.
Në të këtilla rrethana i nënshtrohem lutjes, zhvilloj ato
ritualet e mia shpirtërore duke iu lutur përunjësisht Zotit
për shëndet të plotë e për mirëqenie. Megjithatë, rroj me
shpresë që një ditë do të shpëtoj nga ky ferr i tmerrshëm
në të cilin ka plot një dekadë ku jam katandisur kaq rëndë.
Asnjëherë nuk i heq nga mendja fëmij ët e mi, as në rastet
më të trishta kur përpëlitem në vegimet e mia.
Përjetimi i absurdit dhe çështja e kuptimësisë së jetës
nuk janë “mundësi natyrale” e vetëdij es njerëzore e as
problem i çfarëdo fi lozofi mi. Çështja e kuptimësisë së të
ekzistuarit njerëzor mbështetet në hipotezat fondamentale
ideore të historisë së fi lozofi së perëndimore, në vendimin
ontologjik të të ekzistuarit, shikuar nga dy aspekte: si
“esse essentiae” dhe si “esse existentiae” - Raporti i tyre
përbën strukturën themelore të metafi zikës, madje, në
variante të ndryshme, edhe historinë e saj. Nëse esenca
varet nga ekzistenca, atëherë tërë jetën e përshkon ndjenja
e absurdit, vdekja është kufi ri absolut, ndërkaq vetëvrasja
është problem fondamental i fi lozofi së. Anasjelltas, nëse
ekzistenca varet nga esenca, nga e shenjta, nga Vullneti
Suprem, atëherë vetë jeta merr kuptim, sepse me vdekjen,
teologjikisht, fi llon jeta për të mos përfunduar kurrë.
Akoma më fatale është kur në zemër dhe vetëdij e i vetëtin
në kokë njeriut ideja se nuk ka më kurrfarë arsye për të
jetuar, apo, akoma më keq, se ka “vdekur” shpirtërisht
e moralisht e se i duhet dhënë fund jetës përfundimisht.
Kështu dhe unë në jetë timen kalova nëpër rrathët më
të ulët të ferrit dantesk. I gjendur pa grimë shprese për

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
rrojtje, i katandisur në një rreth vicioz nga ku vështirë
se do dal dot, në mënyrë misterioze, nga përtejbota, më
erdhi drita që më shpëtoi nga vetëzhbërja dhe jo vetëm.
Falë kësaj Drite hyjnore, unë u bëra akoma më i fuqishëm,
duke u arratisur nga “vdekja”- nga asgjësimi në JETË, apo,
sikundër thuhet metaforikisht në atë mitologjinë antike
greke “u ringjalla si feniksi nga hiri”...
“Dhembja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmagshme
tek një inteligjencë dhe tek një zemër e madhe . Mendoj se
njerëzit e vërtetë të mëdhej , duhet të kenë trishtimin më
të madh në botë”,- thoshte bukur dikur Dostojevskij .
Unë, pavarësisht të gjithave, mbeta një “ushtar”
besnik i idealit tim më të shenjtë fetar, në përgjithësi, dhe
“ushtar” i kauzës sonë kombëtare, në veçanti. Jo vetëm
në mërgim por edhe në Jug të Afrikës po të jem, unë kam
me vete lapsin dhe fl etoren dhe do të vazhdoj të punojë
parreshtur aty ku jam apo kudoqë do ndodhem në glob.
Unë, në fakt, kam Zotin dëshmitar dhe besimtarët e
ndërgjegjshëm, për kontributin tim të çmueshëm për Zot
e Atdhe dhe kam publikuar deri më tani afro 2000 faqe
për këtë ideal, në dy libra të përkthyer, në 8 libra autorialë
dhe qindra artikuj e publikime në shumë gazeta fetare e
shqipe. Këtë punë unë vazhdoj ta bëj dhe tani e do ta bëj sa
të kem jetë në këtë botë relative. Jo rrallë herë qenë ngritur
“inkuizicionistët” t’më linçojnë, t’më sulmojnë, t’më
përbaltin e t’më luft ojnë mua si një punëtor, veprimtar e një
“ushtar” që ka dhënë e do të japë vazhdimisht kontribut
në rrugën e Zotit e të atdhetarisë. Dorën në zemër, kjo
nuk është fare e drejtë, nuk është as islame, as njerëzore

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
e as kombëtare...! Një gjë nuk mund të kuptohet dot: si
është e mundur të mos shkrepet asnjë reagim nga ata që
e konsiderojnë veten besimtarë e myslimanë pikërisht në
kohën kur unë sulmohesha pamëshirshëm nga portalet
maqedonase dhe nga ca maqedonë shovenë gjithandej?!!!!!
Kohë kjo kur unë kërkoja jo luft ë e gjakderdhje, sikundër
shpifnin ata, por drejtësi dhe barazi fetare dhe kombëtare
në Maqedoninë multietnike, multikonfesionale e multikulturale...
Unë vazhdoj të kontribuoj sa të kem jetë, thënë
metaforikisht, në atë “jasna poljanën” tolstoiane apo në atë
“halin” imamgazalian timin, duke shpërfaqur mendimet
dhe pikëpamjet për fe dhe atdhe... Dalja nga këto pozicione
për mua do të thotë fl akje tej të vlerave konstante në llogari
të “vlerave particolariste”! Veprim ky disfatist që kurrë
e për jetë s’do ta ndërmar! Arratisja nga “vdekja” në jetë
është dhurata më e madhe që ka mundur t’më jepet nga
Zoti. E, këtë metamorfozë, unë do mundohem detyrimisht
për t’ia shpërblyer Zotit, duke krij uar “pavdekësinë”! Veç
më ngadalë, por sigurtë e fuqishëm, ka kohë që hedh
hapat kësaj rruge, për të vazhduar më tej me vullnet dhe
guximshëm. Thjeshtë, ia kam borxh Atij , i qofshim falë!
Leximi, meditimi, ashku, kontemplacioni, ekstaza
më e lartë shpirtërore, shkrimi janë elementet imanentë
të “halit” imamgazalian e të “jasna polianës” tolstoiane...
Vlera këto konstante që nuk shiten e as zëvendësohen me
asnjë çmim tjetër në botë...

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
* * *
Jam duke shkruar shtrirë në ballkon. Sapo erdha nga
shetitja ime e përditshme, nga lumi dhe kafeneja. Në të
kthyer e shij ova mirë një “gemüsen suppe” tek restoranti
italian. Me vete për në banesë mora ca napolitanka. Koha
është me diell. Sapo mbarova telefonatën konsultative me
Nebihun, postieri më solli ke dera një letër nga “Alice”
, ku njoft ohet se na e venë nesër telefonin në përdorim.
Shpresoj!

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Në postë sot mora edhe një letër nga “sahbearbeiteri”
im për t’u paraqitur në entin për punë. Sa i urrej formalitetet
burokratike, o Zot!
Në mbrëmje ngurrova të dal tek lumi. Rruajta
mjekrrën që m’qe bërë si imazh prift i dhe dola në ballkon
të freskohem një fi je.
Kristinë, e di çka? Secili që më takon në rrugë më pyet
befas: “Ç’ke kështu që je dobësuar shumë?” “Nuk ndihem
mirë shëndetësisht!” - u përgjigjem unë si gjynahqar me
gjysëm zëri.
Duke qenë se akoma nuk e kam blerë perden e
dritares së banjos që më pate porositur, përtova të lahem.
Sot më mori në telefon kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e
Krij uesve në Shqipëri, z. Kristaq dhe më porositi t’i dërgoj
një essé pë paqen në eventin letrar “Letërsia, Arti, Kultura
dhe Paqja Universale”, që organizohet javën e ardhshme
në disa qytete atje. Para se t’ia dërgoj atij , po ta jap ty t’i
hedhësh një sy kritik dhe të më këshillosh:

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
IM ZOT, EMRI YT ËSHTË PAQE
Zoti është krij ues i botës, tokës dhe qiejve, botës
fenomenale dhe asaj metafi zike, eskatologjike, i njerëzimit,
i fl orës dhe faunës, i Lindjes dhe Perëndimit. Ai gjithçka
e krij oi mbi themele antagoniste. Çuditërisht nga njerëzit
vetëm fondamentalisti, fanatiku, konservatori, radikali
me injorancë fetare mëton ta prishë, ta përdhosë këtë
pejsazh të mrekullueshëm, pitoresk, antagonist, diversiv,
shumëngjyrës. Ai këtë botë kolorite dëshiron, akoma më
keq, tenton, ta bëjë në mënyrë absurde njëngjyrëshe, të
njëtrajtshme, monolite. Fondamentalisti, nga cilado fe
qoft ë ai, mysliman, kristian, hebre, budist, dailamist,
ateist, agnostik, politik apo çfarëdoqoft ë ai, mëton t’i bëjë
të gjithë të tjerët si veten. Ai thjeshtë dëshiron që njeriun
dhe botën t’i kthejë së prapthi...

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Defi nitivisht fondamentalistët janë antinjerëz, mbinjerëz,
satana, antikrishtë, sepse ata paradoksalisht janë
shndërruar në kamikazë të frustruar fetarë, në kriminelë,
duke marrë në mënyrë absurde prerogativat e Zotit në
tokë!!!
Pyes retorikisht: Vallë ka mëkat më të madh se ajo
që në emër të Zotit të shkatërrosh vetë veprën e Zotit?

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Vallë ka mëkat më të madh, më rrëqethës, se ajo kur
“fondamentalisti” kamikaz, kriminel – i cilësdo fe a sekt
qoft ë, hedh veten në ajër në ndonjë aeroplan, në ndonjë
çerdhe fëmij ësh, në ndonjë shtëpi bonjakësh a fëmij ësh
pa prindër, në ndonjë shkollë fi lloristësh dhe në vende të
tjera publike, me ç’rast i merr në qafë shumë jetë njerëzish
të pafajshëm??!!!...
Nëse janë mbledhur të gjithë këta kriminelë
maskarenj në një mision të tyrin djallëzor e mizantropik
për të shkatërruar veprën e Zotit, njeriun, atëherë është
imperativ kohe që të bashkohen të gjitha forcat e vullnetit
të mirë për të stopuar këtë katartë të horrorit njerëzor, këtë
kataklizmë apokaliptike.
Detyrë mbi detyrat sot kemi të ndërtojmë paqen,
mirëqenien dhe harmoninë ndërnjerëzore në botë. Të
merremi vesh, të qenët në paqe me Zotin do të thotë të
qenët në paqe me veten, me familjen, me të tjerët dhe me
universin në tërësi...
Bota sot, falë shpikjeve më të reja tekniko-teknologjike
të kohës, është bërë “një katund i vogël”-një botë në
miniaturë. Nëpër metropolet e botës gërshetohen të gjitha
kulturat dhe qytetërimet botërore, të cilat bashkëjetojnë
mrekullisht, duke respektuar reciprokisht vlerat e tyre më
substanciale. Pavarësisht faktit se ne u përkasim kryesisht
prejardhjeve të ndryshme fetare, myslimanë, kristianë e
hebrenj, pavarësisht madje faktit se në sfondet, përkatësisht
në prapavij at tona, atje diku larg e “nën dhe”, “vlojnë”
e lançohen rrufeshëm dhe rrëmueshëm megaloidetë
“hebremëdha”, “kristianomëdha” e “islamomëdha”

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
- që synojnë të venë monopol në këtë glob, midis nesh
shkëmbehen vlerat më jetike dhe më njerëzore dhe
jetësore në përgjithësi. Ne, për më tepër, do vemë vij a
të qarta demarkacioni midis fetarëve, si njerëz normalësi
qenie të Zotit, dhe pseudo-fetarëve fondamentalistë,
të cilët përfaqësojnë një doktrinë politiko-ideologjike e
imperialiste...
Detyrimisht do dominuar ajo kredoja sentenciale
hyjnore: “NUK KA POPUJ TË PRIVILEGJUAR NË GLOB!”,
ose ndryshe: “PËRFUNDIMISHT NUK KA POPULL TË
ZGJEDHUR, HYJNOR, NË PLANETIN TOKË!”
Sot më shumë se kurrë më parë do vënë në spikamë
fakti në formë pyetjeje retorike, tashmë të ditura botërisht:
Vallë kanë “gjuhë” kulturat dhe qytetërimet botërore?
Vallë kanë “gjuhë” arti, poezia, fi lozofi a, shkenca dhe feja?
Vallë kanë “gjuhë” shpirti dhe Zoti?
Në këtë kontekst, të përkujtojmë bashkërisht mesazhin
sublim të poetit të shquar botëror, Wolfgang Goethe
(Gëte), nga vepra e tij “West-östlicher Divan”:
Ai që njeh veten dhe të tjerët
Gjithsesi edhe këtu do të njohë:
Orienti dhe Oksidenti
Nuk janë më për t’u ndarë.
Orienti është i Zotit!
Oksidenti është i Zotit!
Hapësira e Veriut dhe e Jugut
Pushojnë në paqe në duart e Tij !”
Të merremi vesh: Po të kishte qenë Zoti “fondamentalist”
ai do kishte parapërcaktuar që në botë të ekzistonte vetëm

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
një kulturë, vetëm një fe, vetëm një komb dhe vetëm një
botë monolite... Por, fatmirësisht, nuk është ashtu. Zoti
deshi që bota të jetë shumëngjyrëshe, shumëkombëshe,
diversive,universale....
Kur shoh besimtarin e devotshëm tek i lutet Perëndisë,
kur shoh kristianin e mirëfi lltë tek bën liturgjinë e tij
shpirtërore, kur shoh budistin e dailamistin tek bëjnë
ritualin e tyre meditativ të “yogës”, kur shoh mistikun
eremit tek bën “sem’anë” e tij spirituale, unë përunjësisht
e me devocion të thellë fetar, kërrusem poshtë, duke vënë
ballin në tokë dhe i drejtohem me dashuri të thellë Zotit:
IM ZOT, EMRI YT ËSHTË PAQE.....

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
* * *
Pas një pauze të gjatë, me vite, tashmë do rishfl etuar
e rilexuar pak më shumë edhe literaturë në gjuhë
maqedonase, meqë vitet e fundit më shumë kam lexuar
libra shqip dhe gjermanisht. Kjo për arsye se këtu në
Hamburg me rrethinë dhe më gjerë në Gjermani, siç e di
edhe ti, Kristinë, ka bashkësi xhematesh (besimtarësh e
frekuentuesish të xhamive) me strukturë heterogjene nga
pikëpamja etnike: ka dhe një pjesë të konsiderueshme
myslimanësh të komunitetit pomak (torbeshë), madje dhe
boshnjakë, me të cilët ndodh të takohem shpesh. Dikur,
kur para dy dekadash veproja në Këshillin e Bashkësisë
Islame në Shkup, maqedonishten dhe boshnjakishten
i fl isja dhe shkruaja pothuaj si gjuhën time amtare. Veç

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
kësaj, pandeh se herdokurë do “më gërryejnë” dhe disa
shqiptarofobë nga mesi i tyre pas gjithë veprimtarisë sime
retorike, vepruese dhe botuese jashtë në mërgim.
Thjeshtë, parapërgatitje mentale e psikologjike për t’u
ballafaquar me sfi da “të lezeçme”. Ti e di se në mesin e
një mori librash në bibliotekën time, çuditërisht, bën pjesë
dhe libri “famoz” i Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, dreq
o punë, në maqedonisht “Mojata borba”, të cilën e pata
blerë në një librari në qendër të Shkupit...Seç m’u kujtua
tani një pjesë nga libri im “Fondamentalizmi islamik si
fi ksion dhe myslimanët antifondamentalistë”, të cilën po
ta ofroj në kuptim digresioni:
“Të merremi vesh, unë personalisht, sikundër
dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtij shteti të
brishtë, të Maqedonisë, e në veçanti të gjithë intelektualët
shqiptarë, e fl as gjuhën maqedonase pothuaj në atë nivel
që e fl as dhe gjuhën time amtare shqipe, ndërkohë që
maqedonasit s’kanë haber nga gjuha jonë, përjashto këtu
ca aparatçikë zyrtarë që kanë mësuar pak nga gjuha shqipe
vetëm sa për të “zbuluar” armiqtë eventualë nacionalistë e
fondamentalistë shqiptarë, të cilët “rrezikojnë” integritetin
e këtij shteti.
Si edhe të tjerët, zotëroj njohuri të bollshme lidhur me
historinë, gjeografi në, kulturën, etnopsikologjinë, fenë dhe
folklorin e popullit maqedonas (deri më, paramendoni,
edhe “vicat” (barcoletat) e tyre i dimë), ndërkohë që
maqedonasit dinë shumë pak për të gjitha këto vlera
kolosale të etnosit shqiptar, mbase edhe atë që e dinë, e
dinë, mjerisht, në formë të bastarduar, të fabrikuar e të

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
fallsifi kuar nga librat e tyre zyrtarë, të shkruar nga dofarë
alamet akademikë maqedonas....”
* * *
“Po ta them me keqardhje më të madhe se jam
e detyruar të të largoj nga shoqëria! Kam një vajzë
“myxhahedine” selefi to-vehabite, e cila është fanatike në
fe. Ka një javë që nuk më fl et ajo pse të kam mik ty, Ilir,
dhe më detyron të braktis çdo komunikim me ty! Kërkoj
ndjesë!”
Kështu më tha sot me keqardhje mikja jonë Xhentila.
E dashur Kristinë, të lutem, më trego, ku na shpie një
mendësi e këtillë mesjetare? Ku na çojnë nonsense të një
këso mendësie të përçudnuar??!!!
Sot lexova një ngjarje të trishtë. Tani shpejt kishte
ndodhur në një familje shkupjane në Berlin që babai i gjorë
për plot dy muaj kishte vajtur në Turqi t’i detyronte dy
djemtë e tij të ktheheshin nga kufi ri Turqi-Siri, ku kishin
vajtur në shërbim të “xhihad-it” ! Ai kishte hequr të zij të
e ullirit derisa kishte arritur t’i bindëte ata të hiqnin dorë
nga ajo luft ë absurde në një tokë të huaj.
Ç’t’u bëjmë dhe qindra të tjerëve që ka vite që gjenden
në fl akë atje, apo dhe të shumë të tjerëve që synojnë të
marrin këtë rrugë? Të vjen të pëlcasësh nga inati kur sheh
disa që marrin me vete edhe gratë e kalamajtë...Statistika
aktuale për pjesëmarrje në atë luft ë të 350 shqiptarëve nga
trojet tona është një lajm alarmant e tragjik për ne.
Dhjetëra hoxhallarë, të ashtuquajtur “Vipa të youtu

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
bes”, çirren e përloten duke propaguar “derse” absurde
për vajtjen në Siri në cilësi myxhahedinësh, për mirësitë
përrallore të parajsës ku i presin atje “shehidët” 72 hyri
xheneti!!! Apo ligjërimet e tyre groteske për lejim martese
të shqiptarëve me të afërmit e familjes: me vajza tezesh,
hallash e dajësh! Apo ligjërimet e atij çallmaxhiut të saharës
nga Kumanova se na qenkësh haram për myslimanin të
studëojë drejtësinë-juridikun!!!
Prania e mbi 300 luft ëtarëve shqiptarë në vatrat e
luft ës në Siri, djegia e pasaportave kosovare nga ta, hedhja
në ajër e kamikazit ferizajas në Irak, i cili merr 50 veta me
vete, vrasja e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e
Frankfurtit nga një mitrovicas 22 vjeçar “myxhahedin”,
tentativat për akte terroriste nga ca djelmosha tanë në USA
e Itali tash së fundi, “shuplaka” bustit të Skënderbeut në
Kaçanik, pëdhosje lapidarësh të dëshmorëve e viganëve
të kombit aty-këtu në Kosovë etj. janë ajo majat e absurdit
që na detyrojnë të mendojmë mirë e hollë për ardhmërinë
e brezave që vij në, për rininë tonë dhe fatin e kombit në
përgjithësi. Këto, madje, janë edhe alarm që kërkojnë
syçeltësi dhe vigjilencë më të lartë nga të gjithë ne, veçmas
nga organet kompetente shtetërore për prevencë.
Si pasojë e ligjërimeve alla-irfansalihiane e të sojit të tij
sot në qindra-mij ëra familje tonat anëtarët nuk fl asin mes
tyre, përkeqësojnë marrëdhëniet familjare, deri në shkallë
që dhe i vëllai nuk i shkon në dasëm të vëllait, djali e bij a
nuk i fl asin babait e nënës etj.
Gjithnjë kam theksuar që fajin nuk ua vë të rinjëve e
të rejave vehabito-selefi te, por faji bie mbi ata hoxhallarë

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
tradhëtarë të besimit të tyre, që marrin para të majme nga
sheikë arabo-aziatë për të sirianizuar e irakizuar shoqërinë
tonë të shëndoshë shqiptare!
Të mos harrojmë: predikimet radikale e ekstreme
vehabito-selefi te çojnë ujë në mulli të pansllavizmit e të
birit të shkjaut!
Por ama kam një paralajmërim për vehabitët radikalë
pseudo-selefi të: Nuk kanë vdekur, jo, madje janë akoma
më të fuqishëm sot nipat e stërnipat, mbesat e stërmbesat
e Mehmet Aliut shqiptar-themeluesit të Egjiptit modern,
dhe të Skenderbeut!
Im Zot, na mëshiro!
Pasi folëm gjatë mbrëmë, tërë natën s’më mori gjumi.
Pjesën më të madhe të kohës “më ngushëlluan” ato lojërat
e zakonshme të handyt. Më është bërë sëmundje rutinore
ky ves i kotë. Tashmë ka kohë që nuk lexoj si përpara. Ka
kohë që kam humbur shprehinë e dikurshme të leximit
të gazetave ditore. Një mori librash kanë ngelur moti të
ngujuara nëpër kartonë. DVD-në dhe Videorekorderin nuk
i kam dërguar te mjeshtri për riparim. Vetëm televizori më
ngushëllon pak. Për më keq, që kur ke vajtur ti në atdhe, unë
kam humbur fare shprehinë e të pirit çaj e kafe, si pasojë
kjo e humbjes së oreksit për ushqim. Mandej si mund t’i pi
vetëm? E di që nuk e kam patur zakon të ndez cigaren pa
pirë kafenë e mëngjesit. Thjesht në mëngjes grimcoj pak
bukë a çfarë gjej në kuzhinë e pastaj e ndez cigaren. Desha
të të them që kam humbur rendin në gjithçka....

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
* * *
Sot me të zgjuar në mëngjes u ndjeva më i sëmurë.
Kisha dhembje të thella në tërë trupin, veçan koka
dhe sytë më dhimbnin më shumë. E mora në telefon
“sachbearbeiterin” dhe refuzova ft esën e tij për konsultim
shkaku i sëmundjes. Tërë ditën kam ndenjur shtrirë në
krevat. Pas dreke mezi dola deri te apoteka për të marrë
barërat që m’i këshilloi mjeku i shtëpisë.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
MËKATI DHE REBELIMI TEOLOGJIK
E dashura ime Kristinë!
“Also sprach Zarathustra” (“Kështu foli Zarathustra”)
e Friedrich Nietzsches dhe “Rubairat” e Omar Khajamit
(dy përkthimet e tij : nga Fan Noli dhe Hafi z Ali Korça, që i
kam në bibliotekë timen) më kanë futur në skepticizëm të
thellë në raport me Zotin, në veçanti, dhe me fenë, doktrinat
e numërta teologjike dhe me botën transcendentaleeskatologjike,
në përgjithësi. Për çdo herë kur shpërfaqja
mendimet dhe skepsën time në ato diskutimet tona të
gjata mbi çështjet më delikate teozofi ke, ti më drejtoheshe
me nervozizëm: “Kij frikë Zotin dhe përtërij besimin, o
njeri!”
Siç e di, predikimi pa introspeksionin (vetëkontrollinvetëndërgjegjësimin)
është i destinuar të mos ketë
asnjeherë efekt. Në këtë rast, për më keq, predikimi kalon
në demagogji, në hipokrizi. Rrjedhimisht, ajka ose perla e
çdo religjioni-besimi, siç konfi rmojnë Bibla dhe Kur’ani,
është “LUFTA ME UNIN DEMONIAK-ME TË KEQEN NË
VETVETE”. Perla e dytë është: “I VETËDISIPLINUARI-I
NDËRGJEGJSHMI KA SHPIRT UNIVERSAL TË NJË
ALTRUISTI: DRITËN E ZOTIT MËTON TA PËRÇOJË

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
TEK FAMILJA, FAREFISI DHE MBARË SHOQËRIA”....
Personalisht ka kohë që kam “harruar” të predikoj.
Kjo sepse, së pari, ka kohë që jam rebeluar karshi
predikimit artifi cial si profesionist, si teolog-klerik, që
është i destinuar paradoksalisht të merret me botën për
të harruar dalëngadalë, madje në ca raste edhe totalisht,
veten! Hendikapi profesional, që tejkalonte shkallën e
misionit sublim, më pat neveritur deri në kërdi...Njeriu
gjithnjë përballet me ato dy botët antagoniste, që prore
janë në dyluft im, mes dy zjarresh: në mes bohemizmit e
hedonizmit dhe asketizmit a vetëizolimit mistik. Animi
nga cilado botë degjeneron në skajshmëri, në dekadencë,
në procese retrograde. Njeriu si entitet dualistik, i përbërë
nga trupi dhe shpirti, duhet të bëjë përpjekje titanike për
të vënë një ekuilibër në këtë antagonizëm, edhe atë me
shumë vullnet, racionalitet e devocion, për të mos mundur
ta verë kurrë në mënyrë të plotë e të përsosur... Fundja, ne
nuk jemi qenie perfekte. Atje, thellë, që nga paraekzistenca,
në zanafi llë, Zoti “i sugjeroi” mëkatin njeriut të parë kur i
tha me urdhër të prerë: “Nga sot mos prek këtë frut!”, që
ndryshe do të thotë: “Prek, ha,,,mëkato! Kjo pikërisht në
kohën kur jeta ideale dhe e pamëkat parajsore e njeriut
sfi donte Zotin ideal, absolut. Vallë, a nuk është mëkati më i
madh “shirku” (t’i rivalizosh-t’i përshkruash shok identik
Zotit)? Pikërisht në mëkatin, në përkuljen, në përgjërimin
me qarje e dënesë të Ademit dhe Havës (Adamit dhe Evës)
Zoti përjetoi kënaqësinë kulminante të vetëdëshmimit të
absoluditetit të Tij dhe dëshmimit të mospërkryeshmërisë
së njeriut. Dhe në këtë kulm satisfakcioni-ekstaze, Zoti, si

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
“mallkim”, i dha afat të përjetshëm Iblisit (Luciferit), plus
supremacion dhe pushtet mbi njeriun për të triumfuar
në çdo betejë kundër tij , dhe, nga ana tjetër, “e mallkoi”
njeriun me jetëshkurtësinë dhe vdekjen...madje dhe me
nënshtrimin ballë marifetllëqeve jashtëmase të sofi stikuara
të satanait, pavarësisht rezistencave të tij ...
Dhe ekstaza hyjnore vazhdon pambarimisht të
manifestohet për çdo herë kur ne rrebelohemi kundër
vullnetit të Tij , kur mëkatojmë...
Di vetëm faktin e pamohueshëm jetësor që përjetoj
brejtje të ndërgjegjes vetjake në të gjitha rastet, aktivitetet
e rrethanat ku bëjnë pjesë vullneti dhe dëshira ime...
vetëm në këto rrethana konfi rmoj ferrin, skëterrën dhe,
anasjelltas, parajsën...përmbylltazi edhe vetë Zotin..
Çuditërisht, çdoherë kur përballem me përsiatje të
këtilla ose të ngjashme me këto dhe kaloj skajshëm në
racionalizëm dhe skepticizëm, kthej paradoksalisht në
pozitat dogmatiste dhe them “estagfi rullah” -”ndjesë, im
Zot!”...Kështu ndjehem komod duke kthyer në besimin
tradicional të prindërve e gjyshërve të mi që, si të bindur
që ishin dogmatikisht në fe, nuk çanin kokën fare për
fi lozofi ra të atilla delikate çfarë unë i shtrova pjesërisht
vetëm ca nga bota e meditimeve të mia “absurde”
teologjike!!!
Meditime të këtilla i zhvilloj intensivisht kur jam
në melankoli të thellë dhe kryesisht tek ai vendi im i
zakonshëm përreth lumit të qytetit tonë, që e përjetoj si
një eremit apo mistik në tempullin apo teqenë e tij . Vend
ky ku shpirti metastazon në misteret e botës së përtejme

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi