Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


"ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

Share

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
e truri ushtron kontemplacionin e tij ... Pikërisht në këtë
vend jemi vetëm unë dhe muza, vetëm unë dhe Zoti.
Në fakt, nuk jam as unë, është vetëm Zoti, ndërkohë
që unë shkrihem e tretem në Të nga dashuria e thellë...
Kristinë, kjo nuk nënkupton panteizmin tim, e as atë
metempsikozën hinduiste. Në fakt, kjo është tamam ajo
pozita ime misticiste-tesavvufi ane, e cila fl et per „fena fi -
l-lah“ – shkrirjen vetanake brenda Zotit…

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
BISEDË MISTIKE ME GJENIUN
E SHPIRTIT - MUHJUDDIN IBN AREBI
Mbrëmë pash një ëndërr të mrekullueshme. Sikur
mëtoja të ngjitesha lart sferave të qiejve për të depërtuar
përtej në misteret e botës transcendentale. Befasisht takova
një njeri të çuditshëm në pamje. Ngjasonte tamam me një
engjëll të personifi kuar nga rrëfi met e librave të shenjtë.
M’u afrua dhe më përshëndeti:
“Mirë se vjen o rob mëkatar i Zotit!”
Me të dëgjuar të fj alës “mëkatar” u shokova, shtanga
në vend i memecosur. Mezi arrita të shqiptoj fj alët duke
murmuritur ndër buzë:
“Mirë se të gjej o i shenjti i
Perëndisë! Pa më tregoni, kush jeni ju?”
“Unë jam babai i urtësisë, gjeniu i shpirtit dhe
porta e dashurisë mistike, Ibn Arebiu” - m’u përgjigj ai,
duke vënë buzën në gaz. M’u rrënqeth trupi dhe sakaq
vura në kujtesë studimet e mia vite të tëra në rrafshin e
apologjetikës, fi lozofi së dhe misticizmit islamik.
Përfytyrova kokat kolosale të këtij zhanri teozofi k:
Rumiun, Gazaliun, Bistamiun, Gjejlaniun, Hallaxhin,
Tibriziun, Att arin etj. Iu drejtova në shenjë pohimi:

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
“Ju qenkeni ai kryearkitekti i atyre perlave të
mirënjohura të urtësisë dhe ideologu i misticizmit fetar që
botës i la dy nga veprat e pavdekshme: “fususul-hikemin”
dhe “futuhat mekkij en”! Duke qenë se juve
Zoti ju dhuroi intuitën më të lartë për t’i parandjerë e
parashikuar fenomenet, madje edhe gnozën dhe vizionin
ezoterik, përse më cilësuat mëkatar?!”
-Ka kohë e kohë që synon për t’u futur në botën e
pastrimit të shpirtit e të shkundjes nga mëkatet, për të
mos u futur akoma deri më sot plotësisht në të. Dhe kjo
përbën mëkat, miku im.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
-Unë miku juaj? - e pyeta me habi.
-Po, meqë ti je tifoz i dashurisë supreme hyjnore dhe
synues i përtëritjes shpirtërore. Unë do të të rrëfej rrugën
për t’u ngjitur në kulmin e kësaj dashurie - m’u përgjigj
ai.
-Kam një hall aq të madh sa më pengon shumë në
sendërtimin e dashurisë së plotë. Kam përshtypjen e
hidhur sikur mëkati im rëndon në peshë më shumë se sa
vetë universi, mjerisht. Danteja i madh ishte i frymëzuar
nga krij imet tuaja kur deklaroi që “Shpirti mund të ngjitet
në qiell vetëm kur nuk rëndohet nga pesha e ligësisë” -
ia ktheva unë me një pesimizëm të thellë. Vazhdova:
-Mandej, unë kam sadopak njohuri të thella në teologji,
por jam një ashik e gnostik (arif) i rëndomtë me njohuri të
cekta në hermeneutikë (te’vil).
-Gabim e ke, mik! Mëkat akoma më i rëndë është të
humbasësh shpresën në mëshirën e Zotit. Aq më tepër që
ky emocion nuk është tipar i të dashurve të Tij , të cilët

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
janë të bindur që do t’i mbulojë mëshira e Zotit dhe do
t’i lumturojë përjetësisht ata dashuria e Tij . Nëse më jep
fj alën që do zbatosh këshillat e mia, besën e ke që do
shpëtosh, - më tha ai me bindshmëri, për të plotësuar: -Sa i
përket diturisë tënde, ndërkaq, ajo është “e vdekur” meqë
e merr nga dij etarë vdekatarë, nga egzegjetë formalistë të
cilët anashkalojnë fare ezoteriken, respektivisht, esencën
dhe ajkën e fesë. Ne, miqtë e Perëndisë, marrim dij et e
gjalla nga i Gjalli (el-Hajj) që s’vdes kurrë. Dhe ti e di që
pikërisht në ato “halvetet” tona u krij uan mij ëra vëllime
perla të urtësisë dhe fi lozofi së hyjnore.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
-Do ju dëgjoj me vëmendje dhe me gjithë qejf, i shenjti
i Perëndisë!, - i thashë unë, skajshëm i entuziazmuar nga
fj alët e tij të shqiptuara me përzemërsi.
-Mos hiq kurrë nga mendja faktin që rrugëtimi drejt
ngritjes shpirtërore dhe takimit me Zotin është i shtruar
me plot vuajtje e mundime, me sëmundje e trishtime,
si dhe me sprova e rreziqe të mëdha. Pikërisht në këto
hendeqe sforcon shpirtin një besimtar i mirëfi lltë.
Së dyti, vetëmbyllja në “halvet”, në vetmi, duke
iu përmbajtur strikt parimit madhor: “Vdis para se të
vdesësh!”. Kjo nënkupton mbajtjen nën një regjim të
rreptë disipline të shpirtit, duke ndrydhur egon, epshin, e
duke braktisur defi nitivisht të gjitha tekat kapriçioze dhe
dëfrimet e kota të kësaj bote.
Së treti, përqëndrimi permanent në zbatimin e
“zikrit” (përmendjes së Zotit me gjitha emrat dhe atributet
e tij ), kontemplacionit dhe të gjitha ritualeve e lutjeve
shpirtërore, me ç’gjë do arrish gradualisht shkallën më të

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
lartë të dashurisë ndaj Zotit. E këtë shkallë sipërore e arrin
vetëm ai që është “insan kamil”-njeri i përsosur.
Së katërti, në këto faza të ushtrimit të një disipline të
rregullt asketike, imagjinata jote do të pikasë çdo shkallë
e pozitë të zhvillimit të shpirtit tënd. Por ama në këtë
rrugëtim të ndërlikuar njeriu ka nevojë për një “murshid”-
udhëzues ose mësues shpirti. Nga unë ke një garanci.
Nga tani unë do të jem instruktori yt. Pasi të kesh
kaluar të gjitha fazat e rrugëtimit drejt Zotit, do të të hapen
gradualisht shumë dyer lumturimi e suksesi. Të sforcohet
“irfani”-muza, “hikmeti”-urtësia, “ilhami”- frymëzimi
dhe krejt në fund, kur zemra jote të arrij ë piedestalin e
dashurisë hyjnore, të hapen një nga një “keshfet” dhe
“esraret”-zbulesat dhe sekretet e Zotit. Ato janë dhuratë
ekskluzive vetëm për evlij atë - miqtë e shtrenjtë të Zotit.
Mos harro, miku im i dashur, në vetmin tënde të thellë,
në heshtjet e vdekura, në ekstazat më të larta të shpirtit,
do të të mahnisë shpesh herë Zëri i Zotit... Me këto fj alë
përfundoi ai dhe shtriu dorën e tij për t’më përshëndetur
duke kërkuar pëlqimin dhe zotimin tim. Iu drejtova
me skepsë: -Kam një fi je droje kur kam parasysh faktin
që kokat kolosale të urtësisë primordiale u gjykuan me
vdekje nga krerët dhe gjykatat e “diturisë së vdekur”! A
nuk e dënuan ata me vdekje Hallaxhin, këtë perlë islame
për “blasfeminë” e tij tek shqiptoi britmën eskatologjike
“Unë jam e Vërteta Krij uese-Unë jam Zoti! (ene el-Hakku)?
Mandej, a nuk ju sollën po ata dhe juve lëndime të rënda
fi zike dhe psiqike kur deklaruat zëshëm para publikut
mekas “Unë po shoh Zotin tek gjunjëzohet përpara

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
këmbëve të mia!”, apo ajo thënja famoze e Bistamiut “Unë
isha edhe atje kur babai i njerëzimit Ademi ishte akoma
materie toke!” etj.
Me të shkrepur rrufeshëm të këtyre fj alëve sakaq u
zgjova nga gjumi sa i entuziazmuar aq edhe i tronditur
skajshëm. Isha bërë qull nga djersitja. Pata ndjesinë
sikur më është ngarkuar në shpinë i tërë universi, meqë
nuk arrita t’i marr dorën dhe të zotohem para tij për
sendërtimin e një detyrimi kaq të shenjtë. Te pyetjet e
rrufeshme u nguta pa vënë intelektin në përdorim: vallë,
kur janë kuptuar drejt të urtit dhe miqtë e Perëndisë nga
injorantët, të pavirtytshmit e fanatikët?!
Nga sot do ndjek me përpikmëri këshillat e arta të
gjeniut të shpirtit, ndoshta do më japë hua një grimë dritë
nga Drita hyjnore që e kishte profeti fi snik, Muhammedi.
Dritë kjo që Muhjuddin ibn Arebiu e pat marrë nga vetë
ai kur ishte në shkallën më sipërore të “insani kamil”. E
Allahu është Dritë e qiejve dhe tokës, është Drita e botës
fi zike dhe asaj metafi zike (alemush-shehadeh ve alemulgajb)-
thash më vete. “Im Zot, më mundëso PËRNDRITJEN
në shkallë të urtisë së urtive (hikmet ul-hikem) nga Drita
Jote Absolute! - u luta përunjësisht.

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
P.S. Misticizmi, respektivisht, tesavvufi - dimensioni
shpirtëror i fesë është nga temat më delikate e më të rënda,
por shumë esenciale dhe e një rëndësie më të veçantë për
njeriun. Urtësia dhe dashuria hyjnore janë ajkat e fesë,
ndaj dhe përgjithësisht pak kush i kupton dhe i zbaton në
jetë. Të manifestohet dashuria e Zotit në jetën tonë dhe në
raportet ndërnjerëzore është domosdoshmëri, është, do

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
thosha, parakusht fondamental për mbretërimin e PAQES
në vetvete dhe në botë.
* * *
E dashur! Ti e din që çdo herë kur ballafaqohem
me mendimet më delikate të fi lozofi së dhe fesë, që më
shpien në një skepticizëm të thellë, unë i rrekem liturgjisë,
lutjeve dhe sexhdeve të shpeshta. Kjo për arsye se vetëm
kështu gjej atë paqen sublime me Zotin dhe me vetveten.
E, sexhdeja - përkulja, siç dimë, është akti më sublim fetar
ku njeriu vendos paqe dhe lidhje imediate me Zotin.
Nëpërmes të sexhdes së parë, qysh nga paraekzistenca
(ezeli), është zhvilluar dialogu i parë midis krij esave
të Zotit të madhërishëm. Sexhdeja është akt i heshtjes,
ndërkaq heshtja është veprim që prore fl et me gjuhën e
dashurisë dhe të ekstazës shpirtërore.
Madje, për më tepër, Zoti i Madhërishëm dëshmon në
Kur’anin Famëlartë se të bërit e sexhdes është edhe veti
e natyrës, e botëve, e fl orës dhe faunës dhe e çdo sendi
që ekziston në mes tokës dhe qiejve. Pra nuk i përkulet
vetëm njeriu Krij uesit të vet, por “gjithçka në qiej e në
tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë.., (i bëjnë
sexhde) edhe hij et e tyre në mëngjes e mbrëmje“ (Er-
Rra’d, 15); “edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës
së Rrahmanit)“ (Er-Rahman, 6); “edhe murmurima e
madhëron dhe e lavdëron Atë e edhe melaqet nga respekti
ndaj Tij ...” (Er-Rra’d, 13); “Atij i drejtohet me lutje kush
është në qiej e në tokë ... (Er-Rahman, 29); “lartmadhëri të

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
merituar i shprehin Atij shtatë qiej e toka dhe çka ka në to,
e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron, duke i shprehur
falënderim Atij , por ju nuk e kuptoni atë madhërim të
tyre...” (El-Israë, 44).
Një besimtar adhurues i fl aktë i Perëndisë është
larg nihilizmit dhe fi lozofi së së tij të absurdit, që fl et për
“paperspektivën e botës”, për “njeriun si synim të kotë”,
për “individin e shtresuar e të çintegruar psiqikisht”, për
“botën e heshtjes shurdhmemece”; është larg fi lozofi së
materialiste, e cila thërret “për sa më shumë komfort
e kamje”, e cila njeriun e trajton si “qenie më vete” dhe
“qenie për vete”; është larg fi lozofi së së përçudnuar
hipike, e cila përçmon realitetin, përqesh çdo rend dhe
rregull si dhe virtytet e tyre, është gjithashtu larg fi lozofi ve
të skajshme spirituale të ca sekteve ekstreme religjioze, të
cilët, duke trumpetuar parullën për “fl akje të dëshirave të
kësobotshme”, parapëlqejnë “jetë murgjish”, “asketësh”,
fundja është edhe shumë larg trendeve të “shikut modern”
të brezave të sotëm, të cilët janë të prirë t’u besojnë gjërave
të kota, bestytnive, si: okultizmit-spiritizmit, astrologjisë,
horoskopit, fallit (xhahilët tanë shqiptarë, nëpër disa
vende, shih paradoksin, akoma vazhdojnë t’u besojnë
gënjeshtrave apo dokrrave të falltoreve!)
Njerëzimi sot, i gjendur nën kthetrat e një civilizimi
vulgar, të pashpirt e skajshëm materialist, gjithnjë e më
shumë kërkon lumturinë në fe; popujt e zhvilluar kërkojnë
ngutshëm kthimin në vlerat tradicionale fetare, kaherë të
humbura; njerëzit prestigjiozë të shkencës, artit e fi lozofi së
gjithnjë e më shumë po aderojnë në rrethe të ndryshme

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
fetare, kuptohet në kërkim të lumturisë, në kërkim të
ushqimit shpirtëror, në kërkim të Zotit Krij ues ... Kjo për
faktin se të besuarit është domosdoshmëri e ekzistencës së
njeriut, të natyrës së tij . Njeriu është qenia e vetme e gjallë
që beson. Ta mohosh besimin do të thotë ta privosh veten
nga një segment i natyrës njerëzore, të shpallësh veten si
qenie të dehumanizuar. Pa fe – siç me të drejtë konstaton
Hegeli, në librin e tij “Filozofi a e historisë” – s’ka vetëdij e
mbi vlerën e njeriut”. Formula: “Nëse s’ka Zot, s’ka as
njeri” apo “Zoti ekziston, rrjedhimisht ekziston edhe
njeriu” – është e pakontestueshme, po sikur aksiomat e
Euklidit.
“Ai që ka humbur ndjenjën për mistiken, për
shpirtëroren, për Zotin dhe i cili s’ka më dhuntinë për
krenari, llogaritet si i vdekur” – meditonte Einsteini
(Ajnshtajni), gjeniu i shekullit XX. “Pikërisht mu si kjo
lule që kotas lëshon aromën e saj, ashtu edhe unë, nën
këtë kulm, prodhoj të atilla ide që askush nuk mund t’i
kuptojë. Unë, në të vërtetë, synoj të kuptoj raportin e
mirëfi lltë në mes
Zotit dhe njeriut. Vallë, s’është kjo nevojë e EPOKËS ?”
– pyet duke medituar Onore de Balzac, shkrimtar me famë
botërore, i cili, jo rrallë herë në jetën e tij , i stërngarkuar
nga dinamika e jetës në qytet, rrjedhimisht i tejfrustruar,
ngjitej në mal për të shij uar aromën e këndshme të
natyrës, për të dëgjuar cicërimën e ëmbël të zogjëve, zërin
e lehtë shushuritës të përrenjve ... për të dëgjuar zërin e Të
Madhërishmit, për të shij uar praninë e Tij ...
Moda e fundit në Amerikë për mënjanimin e stresit

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
është e ashtuquajtura “teknikë e meditimit transcendental”.
Në përkthim të fj alëpërfj alshëm kjo do të thotë “të
menduarit e thellësishëm abstrakt”. Kjo modë burimin e
ka nga India dhe paraqet një formë joge, dhe sikur çdo risi,
gjeti hapësirë dhe pranim të madh në Perëndim e sidomos
në Amerikë...
Sexhden dhe namazet e përditshme nuk mund t’i
zëvendësojë për nga vlera asnjë teknikë e meditimit
transcendental...
Nëse nuk krij ojmë lidhje imediate me Zotin do të
pësojmë fatin e Falkut, personazh kryesor në romanin
Homo sapiens të Stanislaw Przybyszewskit (Stanislav
Pshibishevski), i cili thotë: “Unë jam njeriu që po vdes.
Unë jam njeriu i fundit. E dini: në arqipelagun e Polinezit
ekziston një racë e mrekullueshme njerëzore e cila pas 35-
40 viteve do të pushojë së ekzistuari. Kjo racë, në fakt, po
vdes nga tuberkulozi fi zik. Ndërkaq raca ime po vdes nga
TUBERKULOZI PSIKIK. Mushkëritë, truri, feja, besimi,
që të gjitha janë kalbur, janë brejtur, janë fshirë ...”
Skemat me dritë hëne në kopësht, si dhe vizatimet
me motive dekorative, respektivisht ornamentet të
qëndisura me një pedanteri të rrallë, të njohura këto me
emrin arabeskë, janë shembull i përkryer për të larguar
nga frekuentuesi i xhamisë tërë stresin që i sjell jeta me të
gjitha peripecitë e saj. Myslimani, si besimtar i devotshëm
(mu’min), si homo spiritualis, në xhami çelnikos shpirtin
e tij me energjinë e DRITËS HYJNORE, e DRITËS SË
ZOTIT, qetëson trurin dhe zemrën me meditacion, me
zikër, me kontemplacion, si dhe kënaqet së nuhaturi

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
aromën e këndshme parajsore të xhamive-xhennete të
kësobotshme...
* * *
Hamburgu i rrafshtë nuk ka fare kodra a bjeshkë
për të kundruar nga atje më mirë dramat poshtë në tokë,
megjithatë është i mbuluar me gjelbërim gjithandej. Prandaj
pjesën më të madhe të kohës e kaloj në “vetmi” të thellë në
banesë. Kur dal jashtë, ndërkaq, rëndom shkoj te kafeneja
ime e preferuar “Nathanja und Heirich”, që gjendet bri
banesës sonë. Kafene kjo me një arkitekturë të improvizuar
bukur artistikisht. Këtu ka dhe një librari titujsh letrarë,
nga ku frekuentuesit mund të lexojnë lirisht. Në fakt, sapo
lexova sot vështrimet kritike të z. Shpejtim Dervish Hana
dhe të prof. Halil Haxhosajt për dramën e shkrimtarit të
mirënjohur Brahim Avdyli “Vetëvrasja e një poeti” (botoi
Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë, 2013), në
të cilën bëhet fj alë për vetëvrasjen e kryepersonazhit të
saj z. Florian Meta, i cili ndërmori këtë akt fatal i shtyrë
nga keqkuptimi dhe mospërfi llja prej njerëzve të tij dhe
të bashkëkohësisë. Ndërkohë jam në lexim intensiv të
veprave të Erih Maria Remark: “Shkëndij at e jetës” dhe
“Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”, si dhe në analizë
të thellë të veprës së Albert Kamys “Miti mbi Sizifi n” dhe
dy veprave të Viktor Franklyt: “Klithmë e pazakontë për
të kuptuarit” dhe “Pse nuk jeni vetëvrarë”.
Mandej, në të dalë nga kafeneja vete, si rëndom tashmë,
tek vendi im përreth lumit piktoresk të Hamburgut. Me

descriptionRe: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi