Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionLegjenda e urës së shenjtë

more_horiz

Legjenda e urës së shenjtë


Legjenda thotë se kishin qenë dikur e një kohë tre vëllezër që ia kishin mësy ndërtimit të një ure mbi lumin Dri në Rrafshin e Dukagjinit. Por derisa tre vëllezërit gjithë ditën kishin muruar, gjithë natën muranat e urës dikush ua kishte rrënuar. Aty pari kishte kaluar një plak i urtë. Puna e mbarë u kishte thënë ai tre vëllezërve. Mbarë paç o plak i urtë, por e kemi një hall e duam me ta treguar. Ne tërë ditën murojmë e dikush tërë natën muranat

na i rrënon, i kishin thënë ata plakut. Duhet të bëni kurban u ishte përgjigjur plaku tre vëllezërve. Nesër ajo nuse që do t`ua sjellë drekën duhet t`a murosni të gjallë në muranat e urës! Vetëm pasi ta bëni këtë sakrificë, muranat e urës do të qëndrojnë në këmbë, ato nuk do të rrëzohen më natën dhe ura do të bëhet, u kishte thënë atyre plaku dhe ishte zhdukur. Te tre vëllezërit ia kishin dhënë besën njëri-tjetrit se grave të tyre s`do t`u tregonin gjë lidhur me murosjen e asaj gruaje që nesër do t`ua sillte drekën atyre. Dy vëllezërit e mëdhenj, duke qenë të pabesë e hileqar, i kishin porositur gratë e tyre po ashtu të pabesa e hileqare, që nesër ato të mos ua sillnin atyre drekën te muranat e urës. Vetëm vëllai i vogël, duke qenë besnik e i pa hile, nuses së tij po ashtu besnike dhe të pa hile s`i kishte thënë asgjë. Kur të nesërmen vjehrra kishte kërkuar që njëra prej nuseve t`ua çonte djemve drekën te muranat e urës, dy kunatat e mëdha ishin paraqitur si të sëmura, kurse kunata e vogël, ajo shpirtbardha, e kishte lënë djalin e saj të vogël në djep dhe kishte marrë udhë drejt muranave të urës për t`ua çuar drekën dy kunetërve dhe burrit të saj. Kur kunetërit dhe burri i kishin thënë asaj se do të murosej e gjallë në muranat e urës, ajo u ishte përgjigjur atyre: Vetëm ura të bëhet! Por e kam një amanet, me rastin e murosjes sime: „Njërën dorë, njërin gji, njërin sy ma lini jashtë…!“, që kur të më marrë malli për djalin tim të vogël, me njërën dorë t`ia lëmojë flokët, me njërin gji t`i jap të pijë, me njërin sy ta shohë rritën e tij! Legjenda thotë se pas murosjes së kunatës së vogël ura vërtet ishte ndërtuar, sepse muranat e saj më nuk ishin rrënuar!

wikipedia
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi