Lida Bashllari
 
Cikël poetik “IMAZHI I NDJENJËS”
 
1.      Nuk kam kohë
 
Nuk kam kohë as të flas as të dëgjoj,
nuk kam kohë ,
Sonte dua të harroj,
nuk kam kohë ...
 
 
Se këto fjalë më lodhen tepër,
 më kupto...
Mbete histori e vjetër, ik ti ,shko ,
s’kam më kohë...
 
Ëndërrova me sy hapur, te një ndjenjë 
që s’më përkiste...
Dhe shpresova e besova një gënjeshtër
 që më vriste ...
 
Porse dot nuk e pranoja dhe vazhdoja
të të doja ..
Koha ikte, por unë s’shkoja
 dhe pse veten e lëndoja ....
 
Tashmë dua kohën time ,
 shumë të fala , s’të mjafton?!
Boll kërkove, tepër dhashë ,
 pse po bën, sikur harron?
 
Nuk kam kohë të flas më tepër,
tashmë m’u mbarua fjala..
Ik, shumë larg nga jeta ime ,
 më kthe kohën që të fala...!
 
 
 
2.      Sa vlen një grua …
 
Një grua e mirë
të bën njeri,
Një grua e keqe
të shkatërron,
Një grua e mirë
 të fal mirësi,
Një grua e mirë
jetën të ndryshon...
Një grua ka vlerën
e një diamanti,
Një grua është
 tempull mrekullie, ...
Një gruaje mund
t'i falesh si shenjt,
Veç tek ajo gjen
aromë dlirësie ...
Ndaj, Zoti
krijoi një grua,
Për të zbutur
 egërsinë e një burri ...
Gruaja,
kjo ikonë bukurie,
Ardhmëria e një jete
e vazhdimësie …
 
 
3.      E hidhur gënjeshtra
 
S‘ vazhdohet
 një lidhje dashurie
me gënjeshtra,
Asnjëherë,
 s’ ka jetë, një e tillë ...
Krejt papritur,
teksa përballesh
nga e vërteta,
Ndoshta, as vetja,
 s'të pëlqen ,
As ajo, që doje,
 s'të duket më e mirë .
Më mirë,
 të pranosh
realitetin e hidhur,
Se gënjeshtrën
të besosh vazhdimisht ...
Nëse, zemrën
 s'do  ta helmosh ,
Fort, ta mbash lidhur
E ndjenjën ta kryqëzosh,
si një Krisht...
E hidhur genjeshtra,
 shpirtin të helmon
Të bën të besosh
të pavërtetën ...
E vështirë për t'ia dalë,
ndjenja s'mbijeton,
Genjeshtra e ka mbytur
 për gjithë jetën …
 
 
4.      Ndjenjë gënjeshtare ...
 
Më thuaj ti shkakun...
Pse ke ikur nga unë ?!
Të besoj te heshtja …
S'më ke dashur
“kaq” shumë ...
Më emociono...
Te shpirti ngadalë ..
Të besoj të vërtetën …
(Heshtja flet me fjalë ...).
 
Më prek dhe më thuaj,
Më të voglën arsye,
Se, pastaj, do të iki,
Kurrë, për të mos u kthyer...
 
Më thuaj, te lutem:
“Pse nuk jemi bashkë ?!”
Mospërfillja flet:
Ti kurre s'më kë dashtë...
 
S'më ke dashur “shumë...”,
Ndaj, nuk je tek unë ...
S'më ke dashur fare...
Ndjenjë gënjeshtare!
 
5.      Falmë një ëndërr…
 
Yll i bukur ,
Falmë një ëndërr
 nga ato të qiellit ...
Nga ato që heshtin,
Deri në përjetësi,
Nga ato me Ëngjëj,
Që të ulen prehërit,
 kanë veç një imazh
E quhen “Dashuri…”.
 
 
6.      Kur  loti ...
 
Kur loti
nga syri pikoi
Dhe rrugën
mori te ti ...
Zemra rrahjet
ndaloi,
S'mund, të jetonte,
 pa dashuri .
Pa ty, kuptim
s'kish jeta,
Ëndrrat në mes
 u këputën ...
Besova,
sa dhemb e vërteta
Dëshira,  shpresa
 shpejt humbën …!
 
7.      Imazhi i dashurisë
U deshëm…,
por bashkë nuk jemi…
Por, ndjenja jonë,
 kishte gjithçka
të vërtetë …
Është
“Imazhi i Dashurisë”
e zgjatur kaq vjet
e do të  zgjaste,
sërish, një jetë!