Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description RUSI 2018-Panucci e nis me fitore, Shqipëria bën detyrën ndaj Liechtenstein

more_horiz

RUSI 2018-Panucci e nis me fitore, Shqipëria bën detyrën ndaj Liechtenstein



Shqipëria nuk ka zhgënjyer. Të paktën për sa i përket rezultatit. Kombëtarja jonë ka bërë detyrën ndaj modestëve të Liechtenstein-it duke fituar me rezultatin 2:0. Ishte një ndeshje delikate, të paktën deri në momentin e golit të avantazhit. Miqtë ishin përqendruar tërësisht në mbrojtje ndërsa mungesat tona në sulm ranë në sy menjëherë pasi bëmë shumë pak për të shënuar.



Ndeshja është zhvilluar pothuajse për 90’ minuta në gjysmëfushën e vizitorëve, por rastet e pastra për gol kanë munguar. Fatmirësisht Roshi arriti të zhbllonte rezultatin para kohe, pasi sa më shumë kohë të kalonte aq më e vështirë do të bëhej për përfaqësuesen tonë. Goli i Agollit ishte vendimtar dhe spektakolar, por niveli i lojës ka lënë për të dëshiruar teksa të gjithë prisnim më shumë ndaj një skuadre gjysmë-amatore.



Ashtu siç pritej, Shqipëria është ajo që kontrollon ndeshjen në çdo aspekt. Të besuarit e Panuccit hidhen në sulm që nga minuta e parë por rastet e pastra mungojnë dhe kjo pasi vizitorët qëndrojnë të tërhequr shumë prapa në mbrojtje duke mos lejuar kombëtaren tonë të hyjë në zonë. Llullaku ka një mundësi të mirë pak përpara se të përfundojë pjesa e parë, por goditja e tij në hyrje të zonës kalon mbi traun e portës. Një Shqipëri e cila i mungon agresiviteti dhe, mbi të gjitha, kreativiteti. Një minutë përpara se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes edhe Grezda ka një mundësi të mirë por goditja e tij pritet nga portieri Jehle.



Albania – Liechtenstein Live Score
Llullaku është lojtari më aktiv pas pushimit, sulmuesi që luan në Kazakistan bën një aksion personal por goditja e tij është e pasaktë. Shqipëria duket më agresive në pjesën e dytë, dhe më në fund zhbllokohet rezultati. Pas një goditje këndore, topi shkon në këmbët e Migjen Bashës i cili godet menjëherë por është Odise Roshi është ai që e devijon në fund në mes të rrëmujës. Kombëtarja vazhdon ta kontrollojë lojën edhe pas golit, dhe mundohet të gjejë me qetësi dyfishimin e rezultatit ndërkohë që vizitorët e Lichtenstein nuk reagojnë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në mbrojtje. Në minutën e 78’ vjen goli i qetësisë për kombëtaren tonë. Kapiteni Hansi Agolli merr topin nga e majta, kthehet në drejtim të portës dhe lëshon një gjuajtje fantastike me të djathtën. Një nga golat më të bukur të kombëtares shqiptare. Shqipëria bën detyrën ndaj Liechtenstein, tashmë na pret Maqedonia pas tre ditësh.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi