Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Maqedoni-Shqipėri, 90 minuta vendimtare

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th September 2017, 20:47

Maqedoni-Shqipėri, 90 minuta vendimtare


Shqipėria e futbollit mban frymėn sonte nė mbremje nė njė 90 minutėsh vendimtar pėr tė ardhmen e kuqezinjve. Strumica me njė stadium disi anormal do tė presė nė orėn 20:45 njė ndeshje jetike pėr fatet e Grupit G ku Maqedonia ka rihapur ēėshtjen e vendit tė tretė, ndėrsa Shqipėria do tė kėrkojė tė hedhė njė tjetėr hap drejt konsolidimit tė pozitave qė ka nė kėtė grup. Njė ndeshje me shumė pikėpyetje dhe shumė tė panjohura. Qyteza nė kufi me Bullgarinė do tė mbajė njė peshė tė madhe nė aspektin sportiv por edhe emocional sepse njė sfidė e tillė, edhe nėse nuk llogariten pozitat nė klasifikim, mbetet pėrherė e tensionuar pėr shkak tė dhjetra faktorėve. Fqinjėt e Maqedonisė kėrkojnė revansh pėr atė humbje nė inutat shtesė tė njė viti mė parė nė “Loro Boriēi”, ndėrsa kuqezinjtė do tė kėrkojnė rrugėn e vazhdimėsisė pėr t’u konfirmuar fuqia e tretė e grupit me njė sy nga Italia qė vėshtirė se mund tė gabojė nė sfidat e mbetura.

Dueli delikat do tė pasqyrojė pjesėrisht edhe filozofinė e injektuar nga trajneri Christian Panucci te ekipi qė e mori nė dorėzim vetėm pak javė mė parė. Fitorja me Lihtenshtejnin tregoi edhe njė herė se nė nivel kombėtaresh nuk ka asnjė ndeshje tė lehtė dhe Maqedonia nuk ėshtė aspak njė kundėrshtar pėr t’u nėnvlerėsuar. Kėtė nuk e thonė vetėm statistikat por edhe ecuria e kombėtares sė vendit fqinjė nė sfidat eiminatore qė kulmuan me atė fitore tė rėndėsishme nė Haifa kundėr Izraelit. 6 pikė i ndajnė dy skuadrat nė klasifikim por llogaritė bėhen me laps e letėr dhe virtualisht Maqedonia ėshtė vetėm tre pikė larg pasi ka ende edhe njė sfidė me Lihtenshtejnin. Kombėtarja Shqiptare, si rrallėherė ka zbarkuar nė vendin fqinjė me petkun e skuadrės favorite, jo vetėm pėr atė kualifikim historik nė Europian, gjė tė cilėn Maqedonia nuk e ka arritur ende, por edhe pėr faktin se nė grupin e saj ka lojtarė qė militojnė nė disa nga kampionatet mė tė rėndėsishėm tė kontinentit.

Edhe pse Panucci ka nė dispozicion vetėm Armando Sadikun si zgjedhje tė vetme nė majėn e sulmit, armėt fatale nuk i ungojnė kėsaj skuadre qė di tė vuajė edhe nė momentet mė tė vėshtira. Dy fitore rresht kanė ngritur jo vetėm moralin e kuqezinjve, por kanė treguar forcėn e vėrtetė tė kėsaj skuadre qė ka arritur tė gjejė ekujlibrat. Nė krahun tjetėr, Maqedonia ėshtė ende nė udhėkqyer mes njė gjenerate tė vjetėr dhe integrimit tė njė brezi tė ri, por pėrherė e gatshme pėr tė surprizuar. Rreth 500 shpirtra kuqezi do tė rrahin nė shkallėt e stadiumit “Mlladost” tė Martėn nė mbremje, por Shqipėria do tė luajė edhe pėr ata qindra-mijėra shqiptare qė jetojnė nė Maqedoni, prandaj kjo pėr djemtė e Panuccit nuk ėshtė njė ndeshje si gjithė tė tjerat.

supersport



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi