Nëpërmjet penës, pasqyrohet dhe shprehet realiteti, në të cilën përjetohet dhimbja, malli, dashuria dhe optimizmi për një shoqëri, në të cilën ndjenjat motivojnë emocione drejt një të ardhme pozitive.
Fjala përshëndetëse e shkrimtares Nexhmije Hasani në prezantimin analitik të  veprave të saj në Athinë, datë 30 shtator 2017
 
Të nderuar mikesha dhe ju miq!
Të dashur bashkëudhëtarë të një qëllimi!
 Ndjehem e lumtur  dhe emoncionuar sot, në mesin tuaj, dhe më keni nderuar me praninë tuaj në këtë analitikë të veprave të mia , të nismuar nga Shoqata “Gruaja Emigrante ” me zonjën Elona Kataro në krye, e cila po bën  e realizon një veprimtari të jashtëzakonshme në favor të emancipimit të gruas inteligjente në emigracion , por dhe në shërbesë të çështjes sonë kombëtare.
Në kësisoj rastesh, dhe në përmasa të tilla emocionale dhe respekti ajo çfarë unë dua të shpreh sot, në këtë ditë të veçantë, të mbushur me njerëz të bukur, është "aprovimi" i një sprove të fuqishme  imja, e cila ka si qëllim të më bindë mua dhe lexuesin për talentin tim. Natyrisht, dhe këtu tek ju jam në sprovë , dhe madje të guximtë.
 
Vetë në substratin (përmbajtjen )  në të tre librat e mi, si në romanin dhe dy të tjerët me tregime dhe skica, shprehet qartë, zëri im, i cili pasqyron këndvështrime të ndryshme të jetës dhe fateve njerëzore. Është dhimbja më e tmerrshme, kur nëpër botë mbizotëronte diktatura, ku dhe ne, vendi ynë ishte prezent në këto[size=35] [/size]vuajtje, ku ndjehej mungesë e të drejtës së mendimit të lirë dhe nëpërkëmbja e të drejtave totale. Është po ky zë i mekur, i cili  vjen në periudhën, ku figurës së femrës i imponohen rregulla çnjerëzore, ku nga tirania mediokre i duhej femrës të rebelohej, duke shkatërruar zinxhirët e tiranisë. Qenie, të cilat vuajnë në heshtje, që sillen nëpër botë, si krijesa të brishta të pafajshme. Jo pa qëllim, zgjodha këto tema, me synim të pasqyrimit të njeriut hyjnor, të një vendi që vazhdon dhe shkakton viktima të pafajshme. Unë vetë i përkas atij brezi, i cili u lind dhe u rrit nga hyjnesha, të cilat pasqyronin thjeshtësinë, urtësinë, mirësinë, gjuhën e të shprehurit ëmbël. Pra, pikërisht është femra e urtë shqiptare, ajo, që unë sjell. Ajo, e cila  pasqyron realitetin në botë, ku vuajtja shndërrohet në forcë, forca në ndjenjë dhe ndjenja në dashuri.
Sinqerisht, kur provova ndjesinë e të qenurit në tokën e Greqisë, dy pika loti më rrodhën mbi faqe. Arsyeja e këtij emocioni, është se jam në tokën, ku lindën prindërit e mi, familja ime, gjyshërit, gjyshet e mia, brezi i prindërve të mi. Ndjej sikur dhe ata janë sot këtu, pranë meje, në mesin tuaj. Unë i ndjej dhe jam krenare që jam këtu sot, duke prezantuar veten time, si një femër shqiptare, me origjinë nga Çamëria. Si një nënë, ku triumfova në çdo pengesë që jeta më vuri përpara dhe, si autore e disa librave, me tema aktuale sociale.
 Miq të mi, ashtu si ju, dhe unë s’e kam pasur të lehtë t’i përballem jetës. Kush nuk e ka provuar, ftohjen e akullt të mureve në dhomat boshe, ku Evropa plakë na afronte. Dëshira satanike që ekziston brenda nesh, na bëri të shpërfytyruara, duke kërkuar veten në mesin e Botës. Na është dashur të jetojmë mes dy botëve ndarëse të forta, të cilat shkaktojnë trauma psikike dhe psikofizike. Ishte përplasja e të shkuarës, makthi,  ku u lindëm dhe u formuam dhe e tashmja, në një botë të re, ku humbja dhe fitimi, janë shumë pranë njeri - tjetrit.
Unë jam munduar të shprehem qartë dhe në librat e mi, rreth faktit të dhimbjes shpirtërore, që iu ka dashur personazheve të mi, të përballen në sprova të guximshme,  madje dhe dilemore në “jetë-vdekje”.
Tragjeditë, dhimbjet, dashuritë, i mblodha dhe, mbi to, gdhenda fjalën dhe fjala lindi pasionin, për të shkruar kujtesën. Me ngjyrat e shpirtit u dhashë jetë personazheve. Yjet në qiell i mora në pëllëmbë të dorës dhe me to ndeza “zjarre”!... Sigurisht, ne gratë kemi tendencë të cekim, gjithmonë, më shumë tema mbi problemin e femrës, si prezente e seksit (gjinisë) më të brishtë, si fillimi dhe fundi i krijimit jetësor. Të shkruash mbi jetën e një gruaje, apo të krijosh poezi, do ta konceptoja si vepër shkencore, sepse vetë Zoti atë e quajti vepër. Nuk është e mjaftueshme të shkruhet për sytë e buzët e femrës, as për sensualitetin e saj,[size=35] [/size]se një femër ka më shumë se aq. Një femër është drita, është ajri dhe oksigjeni. Një femër është embrion dhe, si e tillë meriton kujdes special, se nga ajo specifikohet lindja. Lindja e një jete të re, pra e ardhmja, trashëgueshmëria brezive. Ajo është nismëtore e emancipimit të brezave. A ka vërtet sot emancipim të gruas shqiptare në Diaspore, Trojet Shqiptare  apo në Shqipëri? A është vërtet një ndriçues i jetës tërësore shoqërore, personaliteti femëror? A është ajo një pemë e gjelbër frytdhënëse?  Unë mendoj se vazhdon të jetë gjysmak, jo për faj të saj, i gjymtuat, paçka nga përpjekjet e vijueshme. Ky negativitet vjen, si pasojë e mosinformimit social dhe mosdijes. Padija është një dobësi dhe e keqe e madhe .  Sa më të paditur të jemi, aq më shumë do të  ndjehemi të shtyra mënjanë dhe, aq më pak, mund të përfitojmë nga fuqitë e dhuruara nga Zoti. Po, sigurisht, që kemi dhe plot shembuj pozitivë të femrës shqiptare, në të gjithë botën, shumë femra të zhvilluara, si në Shqipëri e Diasporë. Femra të zgjuara, pedagoge të shquara, intelektuale, mjeke, avokate, psikologe. I kemi të mbushura aiudencat e shkollave, të zyrave, të sallave parlamentare. Ne duhet të jemi të gjitha, jo vetëm të zgjuara, por dhe humane. Të jemi një shembëlltyrë, apo t’i përngjajmë asaj    Nënës sonë  Terezë.
Të quhemi, apo të motivohemi,  me plot gojën, femra klas. Një femër shumë dimensionale  me klas, nuk njihet nga “tekat” dhe çanta firmato. Një femër që të jetë me klas, është ajo që vjen kollaj e natyrshëm, pa patur nevojë për teprime, pa biseda me sarkazëm e vulgaritet,por me kontribut të shquar social. Ajo duhet të dallohet nga qetësia dhe përvoja  që jep në punë; nga idetë dhe mendimet me peshë dhe vepruese. Ajo dallohet nga inicimet  dhe mendimet progresive. Ja, pra, pse dhe tendenca ime është  fortësisht e fortë dhe e prekshme, për të nxjerrë në pah gjithmonë, tipikën karakteristike të femrës shqiptare, të vuajtur, të urtë, të hekurt, por kurajoze dhe fituese në fund, paçka nga sakrifica dhe sublimiteti. Në çdo ngjarje timen, ku temat jane te larmishme, si te “Kalvari i Dhimbjes” , “Trajektorja e jetës” apo “Vija e lakuar” kryepersonazhi është femra në të gjitha rrjedhat , moshat , plotësitë e saj:  Herë si fëmijë, herë e rritur, herë e çmendur po dhe herë e dashuruar. Herë si bashkëshorte dhe herë si nënë, e ndërlidhur kjo me të gjitha fijet jetësore. Të shkruash do të thotë të kujtosh, por dhe të  harrosh dhimbjen, urrejtjen, të hedhësh vështrimin tutje, të jesh e përqëndruar,[size=35] [/size]duke vlerësuar virtytet që zbukurojnë qenien njerëzore dhe duke shpalosur, nëpërmjet mendimeve, një material abstrakt dhe real. Të shkruash, do të thotë të zotërosh artin e të shprehurit, ndjenjën që lind natyrshëm dhe të bën të flasësh me ndjenjën e shpirtit. Unë, si natyrë, gjithmonë e kam pasur më të lehtë të shprehem përmes të shkruarit, pra, kjo është dhe arsyeja logjike  që u "dashurova" pas letërsisë,kësaj fushe gjithëgjinishe.   Nëpërmjet penës, pasqyrohet dhe shprehet realiteti, në të cilën përjetohet dhimbja, malli, dashuria dhe optimizmi për një shoqëri, në të cilën ndjenjat motivojnë emocione drejt një të ardhme pozitive.[size=35] [/size]Dhe unë, si pjesë e kësaj jete, në të cilën isha dhe jam prezent, e preka dhimbjen në të gjitha kohët, trajtat dhe rasat e saj  e saj. I preka personazhet e librave me ndjenjën reale dhe si i thonë, vesha këpucët e tyre dhe eca me ta. Ishin personazhe të gjallë, realë dhe unë, ashtu i solla këtu mes jush të gjallë.[size=35] [/size]
Tematikat e vepravetë mia janë të larmishme dhe galeri personazhet, pastaj një nga synimet e mia është dhe libri universal për të njohur të huajt diversitetin e letërsisë sonë, aftësinë tonë, prurjet tona, konkurrimin tonë të vlerave  në letërsinë bashkëkohore. Ndaj dhe kësaj fushe i kam mëshuar me botimin e dy veprave të mia në gjuhën angleze. Kjo merr përmasë dhe rrit njohjen.
Projektet e mia të ardhmërisë tashmë janë të skicuara, të arkitekturuara.Mëshimi i tematikavetëderitanishme dhe hapësira të reja , të lidhura ngushtësisht me objektin. Le të përpiqemi të gjitha , të gjithë për progresin e shoqërisë sonë shqiptare, paçka se ku ndodhemi.
Ju faleminderit të gjithëve !