Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditės

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th February 2008, 17:34

Azhurimi i fundit: 17:28

Kosova i ka kufijtė e garantuar ndėrkombėtarisht, tha Thaēi
19.02.2008 17:03 Prishtinė (KosovaLive)

Kosova i ka kufijtė e vet tashmė tė pranuar dhe garantuar ndėrkombėtarisht dhe asnjė incident i izoluar nuk do ta zbehė festėn dinjitoze tė pavarėsimit tė vendit, tha nė Prishtinė kryeministri i vendit, Hashim Thaēi, pas njė takimi me Javier Solana, pėrfaqėsues i lartė i BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe siguri.


Thaēi tha se gjendja nė veriun e Kosovės nė Leposaviq dhe Zubin Potok ėshtė nėn kontroll tė autoriteteve tė NATO-s, Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK) dhe UNMIK-ut.


“Janė incidente tė izoluara nuk e zbehin madhėshtinė e fetės. Nuk ka vend pėr panik”, tha kryeministri.


Nė mesditė e sė martės disa serbė lokalė, kanė djegur dy pikat kufitare tė Kosovės me Serbinė nė Leposaviq dhe Zubin Potok, nė shenjė revolte pėr njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės.


Burimet e KosovaLive nga terreni njoftojnė se aktualisht situata ėshtė nėn kontroll tė forcave tė KFOR-it dhe protestat e serbėve kanė marrė fund.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th February 2008, 17:56

Ruecker mbylli pėr 24 orė pikat e kalimit kufitar nė Leposaviq dhe Zubin Potok
19.02.2008 16:22 ET Prishtinė (KosovaLive)

Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Xavier de Marnhac, kanė vendosur qė pikat e kalimit kufitar mes Kosovės dhe Serbisė, Jarinje nė Leposaviq dhe Banjė nė Zubin Potok, tė mbyllen pėr 24 orė.


“Ēdo lloj dhune ėshtė e papranueshme dhe nuk do tė tolerohet. I kam kėrkuar Komisarit tė policisė sė UNMIK-ut dhe komandantit tė KFOR-it qė tė vendoset rend nė kėto pika kufitare”, tha Ruecker duke shtuar se sulmet janė nė kundėrshtim me mandatin e UNMIK-ut.


Ai tha se pret nga qytetarėt e Kosovės tė jenė tė qetė dhe tė respektojnė UNMIK-un dhe KFOR-in, qė do tė vazhdojnė tė sigurojnė ambient tė qetė dhe tė sigurt nė tė gjithė territorin e Kosovės.


Ndryshe, Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK), konfirmoi tė martėn pėr KosovaLive se grupe protestuesish serbė kanė sulmuar dy vendkalimet kufitare Kosovė-Serbi, Jarinje nė Leposaviq dhe Banjė nė Zubin Potok, tė cilave u ėshtė vėnė zjarri, ndėrkaq janė djegur edhe disa vetura tė UNMIK-ut.


“Rreth orės 11:30 dy vendkalimet kufitare, Kosovė - Serbi nė vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjė (Zubin Potok) janė sulmuar nga grupe protestuesish dhe pasi janė demoluar ndėrtesat dhe gjėrat qė kanė qenė pėrreth, iu ėshtė vėnė flaka”, tha Veton Elshani, zėdhėnės nė SHPK.


Ai tha se aktualisht njėsitet e KFOR-it janė tė vendosur nė ato vende dhe situata nė mbarė territorin e Kosovės paraqitet e qetė.


Gjatė kėtyre ditėve tė festės sė pavarėsisė, janė shėnuar disa aksidente, siē janė tre shpėrthime tė cilat kanė ndodhur nė veri tė Mitrovicės, ku janė djegur disa vetura tė UNMIK-ut. Ndėrkohė, bėhet e ditur se pėrgjegjėsinė pėr serinė e shpėrthimeve nė veri tė vendit e ka marrė njė organizatė serbe. /t.hykolli-gashi/



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 19th February 2008, 19:33

Faalenderimet i shkojne forumistit dhe kolegut tone Nardlushnja per temen,

ajo qfare ndodhi gjat dites ishte vertete gjest bishash me te cilat jemi mesuar edhe ne me skena te atilla mirepo mendimi im eshte se sigurimi i shtetit duke perfshire ketu SHPK; spo e kuptoj qe demonstruesit atyre t'ua kallin edhe vendqendrimet e tyre!!!, me kete gadishmeri qe ata treguan per mua ngelin te skuqur, te pa pregaditur dhe jo-profesional ne sherbim te detyres dhe te atdheut!!!

respekt
Albini



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 20th February 2008, 17:00

Azhurimi i fundit: 16:55

Rihapen pikat kufitare nė veri, por SHPK nuk kthehet nė to
20.02.2008 15:46 ET Prishtinė (KosovaLive)

Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Veton Elshani, i konfirmoi tė mėrkurėn KosovaLive se autoritetet e Kosovės, hapėn pikat kufitare nė Jarinje tė Leposaviqit, qė njihet si porta 1 dhe nė Banjė tė Zubin Potokut, qė njihet si porta 31, nė pjesėn veriore tė Kosovės, por administrimin e tyre do ta bėjnė KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut, ndėrsa SHPK mendohet tė rikthehet mė vonė nė to.


Ai tha se nė orėn 15:00, ėshtė bėrė hapja e kėtyre pikave, vetėm nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, ndėrsa SHPK-ja do tė vendoset nė momentin kur tė krijohen kushtet e sigurisė.


Ai tha se aktualisht tė dyja forcat e sigurisė ndėrkombėtare janė nė dy pikat kufitare dhe po pėrpiqen tė rregullojnė edhe ēėshtjet teknike qė janė demoluar ditė mė parė nga serbėt.


Ndryshe, shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Xavier de Marnhac, kanė vendosur dje qė pikat e kalimit kufitar mes Kosovės dhe Serbisė, Jarinje nė Leposaviq dhe Banjė nė Zubin Potok, tė mbyllen pėr 24 orė.


“Ēdo lloj dhune ėshtė e papranueshme dhe nuk do tė tolerohet. I kam kėrkuar komisarit tė policisė sė UNMIK-ut dhe komandantit tė KFOR-it qė tė vendoset rend nė kėto pika kufitare”, tha Ruecker duke shtuar se sulmet janė nė kundėrshtim me mandatin e UNMIK-ut.


Ai tha se pret nga qytetarėt e Kosovės tė jenė tė qetė dhe tė respektojnė UNMIK-un dhe KFOR-in, qė do tė vazhdojnė tė sigurojnė ambient tė qetė dhe tė sigurt nė tė gjithė territorin e Kosovės.


Tė martėn, grupe protestuesish serbė kanė sulmuar dy vendkalimet kufitare Kosovė-Serbi, Jarinje nė Leposaviq dhe Banjė nė Zubin Potok, tė cilave u ėshtė vėnė zjarri, ndėrkaq janė djegur edhe disa vetura tė UNMIK-ut.


Gjatė kėtyre ditėve tė festės sė pavarėsisė, janė shėnuar disa aksidente, siē janė tre shpėrthime tė cilat kanė ndodhur nė veri tė Mitrovicės, ku janė djegur disa vetura tė UNMIK-ut. Ndėrkohė, bėhet e ditur se pėrgjegjėsinė pėr serinė e shpėrthimeve nė veri tė vendit e ka marrė njė organizatė serbe. /t.hykolli-gashi/



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 20th February 2008, 17:07

Hetuesit kanė xhirime filmike tė sulmeve nė pikat kufitare
20.02.2008 14:08 ET Prishtinė (KosovaLive)

Pėrfaqėsuesit e forcave tė rendit e sigurisė nė Kosovė, deklaruan tė mėrkurėn se pas protestave nė Leposaviq dhe Zubin Potok, kėto dy pika kufitare, pėr shkaqe teknike, ende vazhdojnė tė jenė tė mbyllura, ndėrsa theksuan se hetimet do tė zhvillohen nė detaje meqenėse posedojnė xhirimet e terrenit.


Kėto komente, dolėn tė mėrkurėn nė konferencėn e rregullt tė administratės sė UNMIK-ut, ku ndėr tė tjera u tha se terreni nė dy vendet ku ka pasur protesta tė dhunshme ėshtė duke u pastruar, ndėrsa pritet shumė shpejt qė pikat kufitare tė rihapen dhe policia tė kthehet atje.


Zėdhėnėsi i administratės sė UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha se kreu i UNMIK-ut ka kėrkuar nga KFOR-i qė ta kthejė rendin dhe ligjin nė pjesėn veriore tė Kosovės, gjegjėsisht nė Leposaviq, e cila njihet si Porta 1 dhe nė Zubin Potok ose Porta 3-1.


“Porta 1 dhe 3-1 janė tė mbyllura ende, pėr shkaqe teknike dhe presim tė hapen sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė mėnyrė qė pjesėtarėt e policisė dhe doganierėt tė rikthehen atje”, tha Ivanko.


Duke sqaruar punėn e policisė nė veri, Ivanko tha se policia e UNMIK-ut sė bashku me atė tė SHPK-sė, ka bėrė njė punė tė mirė, ndėrsa pėr pėrkatėsinė e policėve tė SHPK-sė qė kanė qenė tė pranishėm nė vendngjarje dhe mėnyrat e reagimit tė tyre nuk deshi tė komentojė.


Ivanko tha se nuk ka marrė ndonjė kėrkesė pėr vizitėn eventuale tė zyrtarėve serbė nė Kosovė, ndėrsa me deklaratat e ministrit tė Serbisė pėr Kosovėn, Slobodan Samardzic se protestat ka qenė nė pėrputhje me qėndrimet e qeverisė serbe, ai tha se UNMIK-u nuk pajtohet me kėtė.


Ndėrsa, zėdhėnėsi i KFOR-it, Bertrand Bonneau, tha se grupi i serbėve qė kanė protestuar ka qenė agresiv, ndėrsa KFOR-i, sipas tij, ka dėrguar ushtarėt e vet nė atė pjesė qė tė fuqizojė mbrojtjen nė pikėn kufitare.


“Kėto pika kufitare janė mbyllur pėr kalim, ndėrsa kushtet pėr udhėtim tė ndihmave tė shpejta janė caktuar nė koordinim me shėrbimet mjekėsore”, tha Bonneau.


Ai mos-prezencėn e KFOR-it nė kufi para fillimit tė protestės, e arsyetoi me qėndrimin se mbrojtja e vendkalimeve kufitare ėshtė nė pėrgjegjėsi tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovės, ndėrsa sipas tij pėr tė qenė prezentė nė kufi duhet tė ftohen nga UNMIK-u.


Bonneau, duke dėnuar protestat e djeshme tė dhunshme nė veri tė Kosovės, tha se KFOR-i ka reaguar shumė shpejt dhe nė mėnyrė tė vendosur pėr ta kthyer rendin dhe ligjin, ndėrsa sipas tij vendi ėshtė duke u pastruar nė mėnyrė qė tė rifillohet komunikacioni normal.


Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), Veton Elshani tha se ėshtė duke punuar njė ekip pėr vlerėsimin e dėmeve, ndėrsa nga raportet e dala do tė dihet se ēfarė dėmesh reale janė shkaktuar.


“SHPK do tė zhvillojė hetime nė detaje se ēfarė ka ndodhur aty, sepse kemi xhirime dhe mjaft pamje...Pjesėtarėt e SHPK-sė dhe policisė sė UNMIK-ut janė duke u intervistuar dhe do tė shohim se ēfarė ka ndodhur aty”, ėshtė shprehur Elshani duke shtuar se dyshohet qė protestuesit kanė shkuar nė ato vende nė mėnyrė tė organizuar me autobus dhe vetura nga ana e Kosovės.


Ai theksoi se pas pastrimit tė vendit, SHPK-ja ka pėr qėllim tė kthehet nė ato pika, ndėrsa mohoi qėndrimet se disa pjesėtarė tė komunitetit serb nė SHPK nė mėnyrė tė organizuar kanė sabotuar punėn.


Largimin e pjesėtarėve tė SHPK-sė, nga vendngjarja, Elshani e arsyetoi me faktin se qėndrimi i tyre atje ka qenė i rrezikshėm dhe prania e tyre do tė mund tė shkaktonte viktima.


“Qėndrimi i tyre atje ka qenė shumė rrezik, sepse nėse do tė qėndronin aty dikush kishte mundur tė vdiste, mirėpo se ēfarė do tė bėhet mė tutje SHPK-ja ka procedurė qė do tė zbatojė dhe kjo ėshtė qė sa mė shpejt tė kthemi atje”, tha Elshani.


Ndryshe, me 19 shkurt, nė tė dy pikat kufitare nė Leposaviq dhe nė Zubin Potok nė mesditė rreth 1.600 persona serb kosovar kanė protestuar nė mėnyrė tė dhunshme tė pakėnaqur me pavarėsinė e Kosovės.


Nė kėtė mėnyrė ata kanė rrezikuar personelin kufitar tė cilėt janė detyruar ta braktisin objektin, ndėrsa protestuesit kanė djegur automjetet e SHPK-sė, kamerat e doganės dhe kanė shkaktuar dėme tjera.


Pėr shkak tė rrethanave tė krijuara nė atė pjesė, policėt e SHPK-sė janė evakuuar nga KFOR-i, ndėrsa thuhet se shumė shpejt pritet kthimi i tyre nė pikat kufitare nė Leposaviq dhe Zubin Potok. /



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 21st February 2008, 17:18

Gjermani Rainer Kyn drejton shėrbimin policor nė Kosovė


Berlin, 21 shkurt - Gjermania do tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kuadėr tė misionit tė EULEX it, i cili do tė merret me ndėrtimin e shtetit ligjor nė Kosovė. Nga 1829 vetė qė parashikohen tė dėrgohen nė Kosovė, 210 janė gjermanė, prej tyre 131 policė. Posti mė i lartė i gjermanėve nė kėtė mision ėshtė ai i drejtuesit tė shėrbimit policor, Rainer Kyn (Reiner Kuehn). Gjermania ka tė stacionuar nė Kosovė afro 2500 ushtarė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 27th February 2008, 17:27

Amerikanėt dhe evropianėt kėrkojnė qė Maqedonia ta njohė shtetin e Kosovės
27.02.2008 17:14 ET Shkup (KosovaLive)

Ndihmės sekretari shtetėror i SHBA-ve, Dainel Fried, ka porositur Maqedoninė tė mos kushtėzojė pranimin e Kosovės me ēėshtjen e pazgjidhur tė demarkacionit tė kufirit.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 27th February 2008, 17:29

SHPK nuk e quan bojkot refuzimin e detyrave nga policėt serbė tė rajonit tė Gjilanit
27.02.2008 13:39 ET Prishtinė (KosovaLive)

Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), Veton Elshani nuk pranon ta quajė bojkot tė punės faktin qė qindra pjesėtarė tė SHPK-sė tė komunitetit serb nė rajonin lindor tė Kosovės, kanė refuzuar tė marrin urdhrat nga eprorėt e tyre shqiptarė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 27th February 2008, 18:29

kufijet ne kosove jan me te siguruarit ne rajone keshtu deklaroj sod kryeminstri Thaqi .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2008, 19:49

gje shume emire eshte qe kufijte te jene te siguruara



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 28th February 2008, 19:25

Mali i Zi vendimin pėr Kosovėn do ta marrė "kur tė vijė koha", tha Gjukanoviq
Podgoricė, 28 shkurt - Mandatari pėr kryeministėr tė qeverisė malazeze Milo Gjukanoviq deklaroi sot se Mali i Zi vendimin pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės do ta marrė "kur pėr kėtė tė vijė koha". "Do tė prėcjellim zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve dhe kur tė vijė koha pėr kėtė, do tė miratojmė vendimin para sė gjihash duke respektuar interesat shtetėrore tė Mali tė Zi", ka thėnė Gjukanoviq nė parlament, duke paraqitur ekspozenė pėr programin e qeverisė sė tij. Gjukanoviq ka theksuar se Mali Zi ėshtė angazhuar pėr "njė zgjidhje me marrėveshje" tė Beogradit dhe Prishtinės pėr statusin e Kosovės, me bindjen se ajo ishte "mė e mira".



Shiko profilin e anėtarit


#12

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi