Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionKush ishin Templarët? Historia e murgjve-luftëtarë, më të famshëm të Mesjetës

more_horiz

Kush ishin Templarët? Historia e murgjve-luftëtarë, më të famshëm të Mesjetës


Legjendat për murgjit-luftëtarë dhe sekretet e thesarit të tyre. A kishin ata pushtetin e një qeverie okulte, mbi qeveritë e tjera? Pse jetonin dy herë më shumë se bashkëkohësit? Legjenda, por me një bazë të vërtete …



E themeluar në vitin 1118 nga aristokrati Hugo Payns, me kërkesë të San Bernardo di Chiaravalle dhe pas Kryqëzatës së Parë, Urdhri i Templarëve përbëhej nga 11 murgj francezë të cilët, të armatosur me shpata, kishin detyrën për të mbrojtur nga jobesimtarët, pelegrinët që udhëtonin nëpër shtigjet e shenjta midis Jaffës dhe Jerusalemit.

Urdhëri, i cili ishte vendosur në vendin ku besohej se në kohët e lashta qe ngritur tempulli i Solomonit, është njohur nga Kisha në 1129 dhe më vonë atij iu dhanë shumë privilegje.

MJEKER DHE MUSTAQE

Kalorësit vetë ishin laikë, por ata detyroheshin të zotoheshin për dëlirësi, bindje dhe varfëri, çka, kjo e fundit, e lejoi Urdhrin të mbledhë pasuri të madhe, për shkak se kishte kontrollin e transferimit të parave drejt dhe nga Toka e Shenjtë. Pjesa më e madhe e këtyre pasurive u përdorën për ndërtimin e 9,000 kishave, pallateve dhe vendeve të kështjellave.

Ata jetonin sipas rregullave shumë të rrepta: detyroheshin të zbatonin festat dhe agjërimet e shumta fetare, të hanin në heshtje duke dëgjuar një leximit të Biblës, të mbanin flokë të shkurtër, mjekër dhe mustaqe. Ata mbanin tunika të bardha me një kryq të kuq në shpatullën e tyre të majtë dhe autoriteti i tyre kryesor ishte Mjeshtri i Madh.

Ndikimi i Templarëve (në vitin 1147 ishin rreth 300, por shpejt u bënë me mijëra) u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe pasuria e tyre u rrit me ritme marramendëse (ata ishin një hap larg largimit të Mbretërisë së Aragonit në Spanjë).

Perëndimi i Urdhrit filloi në vitin 1307: të akuzuar për sodomi, tradhëti, lakmi dhe idhujtari, qindra templarë u arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me djegie në turrën e druve nga mbreti i Francës, Filip i Pashmi, i frikësuar ndoshta nga fuqia e tyre. Në 1312, Urdhëri u shtyp nga Këshilli i Vjenës.

LEGJENDAT

Karakteri shumë mistik i Urdhërit dhe vendndodhja e selisë së tij në Jerusalem në malin Moriah, pikërisht aty ku qëndronte tempulli i Solomonit, ka bërë të lulëzojnë legjendat për Templarët, që edhe sot e kësaj dite kanë përkrahës të shumtë.

Për shembull, thuhet se ata kishin qasje në Graalin e Shenjtë apo edhe në Arkën e Besëlidhjes, dhe kjo u jepte atyre pushtetin e një qeverie okulte, mbi qeveritë e tjera. Legjenda, por me një bazë të së vërtetës: sipas shumicës së historianëve, në fakt, pasuria e tyre i bëri ata të fuqishëm dhe dolën jashtë çdo kontrolli. Në një shekull, si ai i 13-të, kur shteti kërkonte të emancipohej nga Kisha, Templarët ishin një pengesë e rrezikshme që duhej shtypur.

KU PERFUNDOI THESARI?

Sipas disave, megjithatë, Templarët vazhduan të lulëzojnë fshehurazi për vite të tëra, kujdestarë të një pasurie të pamasë. Në fakt, në 2 Maj 1312 u urdhërua që prona e Templarëve t’u transferohej Kalorësve Spitalorë.

Pra, ishin ata që u pasuruan? Po dhe jo. Nëse në Francë mbreti Philip pretendonte nga Kalorësit e Maltës, “trashëgimtarët” e Templarëve, një haraç të rëndë ekonomik, sipas disave, madje edhe më shumë nga sa kishin fituar, edhe gjetkë në Evropë, disa mbretër kërkonin pjesë të trashëgimisë së templarëve.

Në Portugali, për shembull, prona e Templarëve përfundoi në Urdhërin e Krishtit, i krijuar për të luftuar Morët dhe pasuritë e tyre financuan përmirësimin e flotës detare që dy shekuj më vonë do t’i garantonte mbretërisë luzitane, një rol të rëndësishëm në epokën e zbulimeve gjeografike.

E njëjta gjë ndodhi në Spanjë, ku një tjetër bashkim ushtarak i krijuar për t’iu kundërvënë kërcënimit saraçen, rendit ushtarak të Zojës Sonë të Montesës, përvetësoi mallrat e Tempullit dhe një pjesë të kalorësve të tij.

Në Gjermani pasuritë e tyre ishin të shpërndara me Kalorësit Teutonikë, ndërsa përtej Kanalit pronat e Urdhërit të Maltës, ishin apo jo më herët të Templarëve, u zhdukën në shekullin e gjashtëmbëdhjetë nga aksionet e Henrit VIII, pasuar nga përçarja e Kishës së Romës. Të njëjtin fat patën me Revolucionin, edhe pronat e mbetura në Francë.

SEKRETI I VERTETE I TEMPLAREVE

Murgjit e famshëm të Luftëtarëve të Mesjetës u karakterizuan nga një jetë e pazakontë, duke jetuar edhe dy herë më shumë se jetëgjatësia e kohës. Sekreti i tyre do të ishte ushqimi, bazuar në një dietë të ngjashme me atë të Mesdheut. Mbështetet nga një studim i Francesco Franceschi, drejtor i departamentit të mjekësisë së urgjencës në Klinikën “Gemelli” në Romë.

Dokumentet e analizuara nga studiuesit tregoi se në jetën e tyre të përditshme Templarët ndiqnin të rrepta (dhe këtë ne e dinim), duke filluar nga kërkesa për të larë duart para ngrënies deri në një plan diete të detajuar, e cila kishte mish vetëm dy herë në disa javë. Peshku, fruta të freskëta dhe vaji i ullirit ishin gjithmonë të pranishme, por edhe ushqim deti, me përmbajtje të bollshme omega-3.

Tre pjata bishtajore ishin të detyrueshme në javë. Uji shtohej gjithnjë me lëng portokalli. Vera ishte e kudondodhur, ndonëse e racionuar. Ajo shoqërohej me aloe, bimë me cilësi antiseptike dhe fungicide. / Bota.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi