Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Si shpetohet Gjirokastra

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 19th February 2008, 19:20

Si shpėtohet Gjirokastra

Gjirokastra, si vlerė e trashėgimisė kulturore shqiptare, ballkanike, mesdhetare dhe botėrore, mund tė ruhet e zhvillohet vetėm nė kontekstin

Gjirokastra, si vlerė e trashėgimisė
kulturore shqiptare,
ballkanike, mesdhetare
dhe botėrore, mund tė ruhet e
zhvillohet vetėm nė kontekstin
e marrjes nė konsideratė tė tė
gjitha vlerave tė rralla tė trashėgimisė
kulturore, tė natyrės dhe
peizazhit ekzistues, qė ruan nė
gjirin e saj rajoni i Luginės sė
Drinos. Ky ėshtė konkluzioni kryesor
qė rezultoi nė pėrfundim tė
debatit tė ēelur nė Gjirokastėr nga
ekspertėt shqiptarė dhe italianė
tė arkitekturės, urbanistikės dhe
monumenteve. Nė epiqendėr tė
njė konference ndėrkombėtare
tė organizuar kėto ditė nga Ambasada
Italiane nė Tiranė dhe
universiteti "Eqrem Ēabej" nė
Gjirokastėr, ishte pikėrisht debati
i inxhinierėve, arkitektėve, historianėve
dhe dizajnuesve italianė
dhe shqiptarė pėr mbėshtetjen
me ide e projekte tė reja pėr
rivlerėsimin e qytetit muze tė Gjirokastrės
si pjesė e Trashėgimisė
sė Njerėzimit dhe nėn kujdesin e
UNESKO-s. Pjesėmarrėsit nė kėtė
konferencė vlerėsuan pozitivisht
bashkėpunimin mes ekspertėve
italianė dhe shqiptarė, qė sollėn
njė kuadėr tė gjerė lidhur me
tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė
ardhmen e qytetit, si njė vlerė
e rrallė nė pellgun e Mesdheut
nė drejtim tė trashėgimisė kulturore,
tė natyrės dhe peizazhit
ekzistues. Aspektet parėsore qė
dolėn nga relacionet dhe debati
pėrfaqėsohen nga mbrojtja, ruajtja
dhe rivlerėsimi i trashėgimisė
urbanistike, arkitekturore dhe
monumentale tė Qendrės Historike
tė qytetit dhe tė qendrave tė
tjera historike dhe arkeologjike
tė zonės sė Luginės sė Drinos, si
Antigonea, Hadrianopoli, Melani,
etj., sė bashku me mbrojtjen
dhe rivlerėsimin e trashėgimisė
kulturore tė qytetit, mbrojtjen
dhe ruajtjen e peizazhit tė pellgut
territorial tė Drinos; analizėn
dhe inventarizimin e burimeve
urbanistike, arkitekturore, monumentale,
arkeologjike, kulturore
nė pėrgjithėsi, tė natyrės
dhe tė peizazhit tė qytetit dhe tė
Luginės sė Drinos; ekspertė tė
monumenteve tė kulturės dhe
pėrfaqėsues tė qarqeve akademike
nėnvizuan domosdoshmėrinė
e realizimit dhe miratimin e njė
plani urbanistik territorial pėr
krejt Luginėn e Drinos, realizimin
e njė plani fleksibėl tė zhvillimit
ekonomik dhe social tė kėtij rajoni,
harmonizimin e interesave
dhe proceseve mes administratave
tė ndryshme vendore nė
bashkėrendim tė mundshėm mes
niveleve tė ndryshme tė tyre nė
sektorin e burimeve urbanistike,
arkitekturore dhe monumentale.
Tė gjithė pjesėmarrėsit nė debat
arritėn nė pėrfundimin se ka ardhur
koha pėr nisjen e hartimit tė
njė programi territorial tė infrastrukturimit
modern tė zonės sė
Luginės sė Drinos me pėrfshirjen
dhe pjesėmarrje e popullsisė sė
interesuar sipas standardeve tė
pėrcaktuara nė Konventėn Evropiane
tė Peizazhit.
Qendra historike e Gjirokastrės
dhe territori i Luginės sė Drinos,
tha atasheu kulturor nė Ambasadėn
Italiane nė Tiranė, Adriano
Ēani, po shfaqin gjithnjė e mė
shumė interes tė investitorėve
dhe donatorėve, por njėkohėsisht
edhe rreziqet e njė degradimi tė
parikuperueshėm nė drejtim tė
mbrojtjes sė territorit, trashėgimisė
urbanistike, arkitekturore
dhe pėr momentin bashkohem
me mendimin e ekspertėve se
vlerat monumentale tė qytetit tė
Gjirokastrės aktualisht ndodhen
nė nivelet e njė emergjence tė
thellė. Ekspertėt vlerėsuan pozitive
faktin qė Bashkia e Gjirokastrės
ka tashmė nė letėr pėr
miratim njė Plan Rikuperimi tė
Qendrės Historike dhe se Qarku i
Gjirokastrės ka miratuar pak ditė
mė parė Planin pėr Mbrojtjen e
Territorit Aeroportual dhe planin
e Parkut arkeologjik Hadrianopolis.
Nė dokumentin pėrfundimtar
tė kėsaj konference ndėrkombėtare,
ekspertėt e tė dyja palėve
shqiptare dhe italiane tėrhoqėn
vėmendjen e autoriteteve kombėtare
dhe ndėrkombėtare me
qėllim qė qyteti i Gjirokastrės
tė miratojė sa mė parė tė jetė e
mundur Planin e Rikuperimit si
parakusht pėr t‘i dhėnė udhė njė
Programi Rikuperimi tė nivelit tė
lartė dhe afatgjatė. Nė deklaratėn
pėrfundimtare vlerėsohet dhe
inkurajohet ideja qė subjektet e
ndryshme lokale nė marrėveshje
nė bashkėpunim me faktorėt e
subjektet dhe institucionet ndėrkombėtare
tė punojnė sė bashku
pėr krijimin e njė "Fondacioni Gjirokastra"
qė mund tė pėrfaqėsojė
instrumentin operativ qė do tė
mbėshtesė konkretisht zgjedhjet
e kėrkesat e lartpėrmendura.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi