Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
Apel qytetar A mund ta lėmė tė na “vdesė” ura ?!...Dega e SHOQATĖS ATDHETARE – KULTURORE “ ĒAJUPI” GJIROKASTĖR GJIROKASTĖR , 29DHJETOR 2017

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th December 2017, 19:20

Apel qytetar
 
A mund ta lėmė tė na “vdesė” ura  ?!...
 
A mund tė lėmė tė na vdesė historia  dhe dėshmitarėt okularė tė kėsaj historie?
Kush ėshtė i interesuar tė “vdesin” kėto vepra arti, kėto dėshmi tė spikatura, tė cilat tregojnė aftėsinė ndėrtuese mjeshtėrore  tė shqiptarit, tė zagoritit?!
Gjendje kritike e Urės sė Hoshtevė – Lliarit …
Ajo i ka rezistuar kohėve, indonatave, kushteve tė ashpra klimatike, procesit malformuese tė tokės. Ajo ėshtė   njė urė dyshekullore, e cila ka hyrė nė shekullin e saj tė tretė  dhe ėshtė urė e ndėrtuar me njė veēanėsi arkitekturore pėr ta pasur zili nga mjeshtėr tė mėdhenj.
Eh, kjo urė  e heroikės , e qėndresės, urė  duruese furtunash, e cila i ka shėrbyer jo vetėm zagoritėve , por Botės !
Pse hesht Ministria e Kulturės ?
Pse hesht Instituti i Monumenteve tė Kulturės?
Pse  hesht Bashkia e Libohovės?
Pse hesht Prefektura, Kėshilli i Qarkut Gjirokastėr ?
Dilni nga heshtja institucione  qė ura tė mos “vdesė”
Pse nuk mbrohet vlera  dhe dėshmia historike?
Duhet tė ngrihemi tė gjithė nė kėmbė  tė mos na bier Ura, sa nuk ėshtė vonė,tė presim  urėn  tė shkallmohet .
Tunduni dhe shkunduni , gjeni fondin .
E meriton njė urė e tillė,  e cila ėshtė nė “koma” tė dalė nga reaminacioni.
Ajo kėrkon ndėrhyrje tė shpejtė nga pushteti vendor dhe qendror. Administratorin e Njėsisė administrative tė Zagorisė si e zė gjumi?
Krahas tė gjitha tė tjerave  ura ėshtė  dhe njė vlerė e gjallė  e pasurisė turistike tė trevės sonė inteligjente.
Mos u merrni me llafe dhe konstatime , tė pėrveshim tė gjithė mėngėt  dhe ne zagoritėt tė bėjmė njė aksion dhe tė mbledhim njė fond  pėr tė shpėtuar nga “vdekja” URĖN…
Ėshtė njė obligim i madh yni.
Kemi aq forca sa tė krijojmė njė fond pėr tė shpėtuar Urėn… 
 
Ilustrim
Ndėrtimet e Ali Pashė Tepelenės
U bėnė pėr interesat e Pashait tė Tepelenės dhe nė shenjė mirėnjohje ndaj ndihmės bujare qė banorėt e Zagorisė i dhanė nė periudhėn e ndjekjes nga pushtuesit osmanė dhe nga Kurt Pasha i Beratit. Ndėrtimet u bėnė nė Ndėran, Sheper, Doshnicė, Zhej e tjerė. Gjithashtu kėsaj periudhe i pėrkasin edhe  ngritja e dy urave mbi pėrroin e Hosit nė Hoshtevė, mbi lumin e Zagorisė, ura e Manastirit tė Nivanit dhe e Limarit. Kėto ndėrtime janė dėshmi e gjallė e zhvilllimit  social - ekonomik tė Zagories dhe traditave tė mjeshtrave tė saj.
 
Ura Hoshtevė - Lliar
Ura ėshtė e ngritur me njė hark tė madh me hapėsirė 15 m, nė formė rrethore me qendėr tė dyfishtė, me lartėsi 7 m mbi shtratin e lumit. Ėshtė e shtruar me kalldrėm, qė kufizohet me njė parapet 0,6m dhe ėshtė e gjerė 2,8 m; gjatėsia e urės ėshtė 28m. Pėr ndėrtimin e urės ėshtė pėrdorur guri i zi. Ura ka tė njėjtėn teknikė ndėrtimi me atė tė Limarit. Ura e Manastirit tė Nivanit lidh Gjirokastrėn me Pėrmetin nga itinerari tjetėr: Ēajup - Topovė - Ura e Nivanit – Sheper - Qafa e Dhėmbelit - Pėrmet. Urat kanė njė lidhje tė bazuar nė strukturėn gjeomorfologjike tė terrenit, tė kompozuara arkitektonikisht natyrshėm si dhe nė mėnyrė mjaft funksionale pėr tė realizuar qėllimet nė fushėn tregtare nė kulmin e lulėzimit tė tyre. Ura Hoshtevė - Lliar solli dhe lulėzim tė tregut si dhe zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e artit tė ndėrtimit tė mjeshtrave vendas. Ndėrtimi i kėsaj ure, sipas studiuesve, pėrkon me periudhėn e lulėzimit tė Pashallėkut tė Janinės me sundimtar Ali Pashė Tepelenėn. Dihet qė krahina jonė kishte njė vend tė rėndėsishėm nė planet e Pashait tepelenas.
Evidentojmė kėtu qė edhe pėr lliariotėt, si mjeshtra tė pėrpunimit tė strallit, kishin lidhje me pashain, i cili nė veprimtarinė e tij tregtonte strallin lliariot. Nuk duhet lėnė pa evidentuar edhe rrugėt lidhėse jetėsore midis fshatrave. Kjo dėnduri rrjeti komunikacionit tregon pėr njė veprimtari tė dendur dhe intesive qė e meritonte Zagoria.
Marrė nga libri “Perla , Profil i biskuar, Zagoria” i Kristaq F. Shabanit, faqe  55
Dega e SHOQATĖS ATDHETARE – KULTURORE “ ĒAJUPI” GJIROKASTĖR
GJIROKASTĖR , 29DHJETOR 2017



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi