Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Kuriozitete »
100 fakte mbi Sistemin tonė Diellor

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 30th December 2017, 18:35

100 fakte mbi Sistemin tonė Diellor


Sistemi ynė diellor ėshtė i pėrbėrė nga dielli dhe ēdo gjė tjetėr qė sillet nė orbitė pėrreth yllit tonė; planetet, planetet xhuxhė, hėnat dhe shkėmbinjtė hapėsinorė.
Astronomėt besojnė se skaji i sistemit tonė diellor ndodhet rreth 15 miliard kilometra larg nga Dielli ynė.
Planetet e sistemit tonė diellor kanė qenė objekt interesi tė jashtėzakonshėm pėr qytetėrimet e lashta pėrgjatė mijėra viteve. Ka me mijėra gjėra qė pak njerėz i dinė pėr sistemin tonė diellor, nė kėtė artikull ne do t’ju prezantojmė mė tej disa fakte interesante:
Sipas studimeve astronomike, dielli ynė u krijua 4.6 miliard vjet mė parė nga kolapsi gravitacional i njė reje molekulare gjigande.
Dielli ynė ka nevojė pėr 240 milion vjet pėr tė pėrfunduar njė orbitė tė vetme rreth qendrės sė galaktikės sonė, Rrugės sė Qumėshtit.
Sipas astronomėve, qė kur ėshtė formuar Dielli ynė, ai ka kryer nėntėmbėdhjetė orbita rreth qendrės galaktike.
A e dini se ylli ynė, Dielli, rrotullohet nė drejtim tė kundėrt tė akrepave tė orės?
Temperatura e sipėrfaqes sė Diellit tonė ėshtė rreth 5505 gradė Celsius.
Qė nga formimi i tij, Dielli ynė ka pėrdorur rreth gjysmėn e hidrogjenit nė bėrthamėn e tij. Kjo do tė thotė se ka ende shumė lėndė djegėse pėr tė djegur, prandaj mos u shqetėsoni.
Pjesa mė e madhe e masės sė sistemit diellor ėshtė brenda Diellit, pra mbi 99 pėr qind, ndėrsa masa e mbetur gjendet nė Jupiter.
Sipas llogaritjeve astronomike, fusha magnetike e Jupiterit ėshtė rreth katėrmbėdhjetė herė mė e fortė se ajo e Tokės.
E mbani mend stuhinė e madhe nė Jupiter? E pra, kjo stuhi gjigante ėshtė njė nga misteret mė tė mėdha tė astronomisė. Ekspertėt nuk kanė pothuajse asnjė informacion nė lidhje me tė. Gjithēka rreth saj ėshtė njė mister. Ēfarė fuqie kishte, ēfarė e ka shkaktuar dhe pse ėshtė e kuqe?

A e dini se pika e kuqe e madhe nė sipėrfaqen e Jupiterit ėshtė nė fakt njė stuhi anti-ciklonike? Besohet se ka filluar rreth 300-400 vjet mė parė.
Objektet e ngurta tė sistemit diellor; planetet, hėnat, etj., pėrbėjnė 0.0001% tė masės sė pėrgjithshme tė Sistemit Diellor.
Edhe pse Dielli ynė ėshtė gjigant, ai ėshtė i vogėl nėse e krahasojmė me VY Canis Majoris; njė supergjigand i kuq i vendosur nė konstelacionin Canis Major. Ky yll ėshtė kaq i madh sa qė, nėse do tė vendoset nė Sistemin tonė Diellor, sipėrfaqja e VY Canis Majoris do tė shtrihej pėrtej orbitės sė Jupiterit. VY Canis Majoris ėshtė kaq i madh sa qė astronomėt vlerėsojnė se ėshtė 1,000,000,000 herė mė i madh se dielli ynė.
A e dini se Jupiter shpėtoi Tokėn? Kometa Lexells po udhėtonte drejt Tokės pas njė trajektoreje qė do ta bėnte atė tė pėrplasej nė planetin tonė. Sidoqoftė, falė tėrheqjes sė fortė gravitacionale qė ka Jupiteri, kometa u tėrhoq drejt kėtij planeti.
Dielli ynė pėrbėhet nga rreth 98% hidrogjen dhe helium.
Ne praktikisht jetojmė brenda Diellit tonė. Kjo pėr shkak se atmosfera e jashtme e Diellit shtrihet shumė mė larg se ėshtė sipėrfaqja e dukshme; ėshtė e jashtėzakonshme. Toksillet nė orbitė, nė kėtė atmosferė delikate.
Praktikisht Dielli mund tė nxėrė njė milion Toka.
Siē shumė prej nesh ndoshta e kemi mėsuar nė shkollė, distanca nga Dielli nė Tokė ėshtė njė Njėsi Astronomike ose AU.
Heliosfera e cila ėshtė atmosfera e jashtme e Diellit mendohet se zgjerohet nė rreth 100 Njėsi Astronomike; Njėsia Astronomike ėshtė e barabartė me 149 597 871 kilometra.
Shkencėtarėt sugjerojnė se kufiri i Heliosferės, i referuar si Heliopausi, ndodhet pesėmbėdhjetė miliardė kilometra larg nga Dielli ynė.
Ekspertėt besojnė se atmosfera e Diellit shtrihet miliarda kilometra mė poshtė, sepse ata besojnė se atmosfera e Diellit nė fakt ka njė formė “loti”.
Krahasuar me pjesėn tjetėr tė sistemit tonė diellor, masa e Diellit ėshtė vetėm njė trilionė pėrqind e tė gjithė vėllimit tė sistemit tonė diellor.
Astronomėt besojnė se brenda sistemit tonė diellor janė mė shumė se dhjetė mijė objekte qė mund tė jenė aq tė mėdha, sa pėr t’u rrumbullakosur nga graviteti i tyre.
Nėse do tė shihnim universin nga njė pikėvėshtrim i jashtėm, do tė shihnim qė sistemi ynė diellor ėshtė i vendosur nė krahun e Orionit, i cili ndodhet rreth 26,000 vite dritė larg qendrės sė galaktikės sonė, Rrugės sė Qumėshtit.
Siē e dini tashmė, ka tetė planete nė sistemin tonė diellor, por ka edhe qindra objekte tė paidentifikuara qė ndodhen nė pjesėn mė tė largėt tė “lagjes” sonė kozmike.
Hėna konsiderohet objekti mė i afėrt astronomik me Tokėn. Pse nuk e kemi vizituar mė shpesh?
Nga tetė planetet nė sistemin tonė diellor, Mėrkuri, Venusi, Toka dhe Marsi pėrbėhen kryesisht nga shkėmbinj dhe metale. Dhe ka njė planet qė mungon midis Marsit dhe Jupiterit.
Jupiteri, Urani, Neptuni dhe Saturni janė tė pėrbėrė kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi. Ata janė Gjigandė Gazi.
Sipas astronomėve, Neptuni ka erėrat mė tė shpejta nė Sistemin Diellor. Erėrat nė sipėrfaqen e Neptunit mund tė arrijnė deri nė 2100 kilometra nė orė. Shkencėtarėt ende nuk e kanė pėrcaktuar arsyen.
Urani ėshtė planeti mė i ftohtė nė sistemin tonė diellor me temperatura qė mund tė bien nė -224 gradė Celsius.
Jupiter ėshtė planeti mė i shpejtė nė Sistemin tonė Diellor. Jupiterit i duhen mė pak se dhjetė orė pėr tė pėrfunduar njė rrotullim tė plotė rreth boshtit tė tij.

Kometat quhen zakonisht “Topa dėbore tė pistė”, pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre, akull dhe shkėmbinj.
Sipas vėzhgimeve astronomike, ka 176 satelitė tė njohur natyrorė qė vijnė nė orbitė pėrreth planeteve nė sistemin tonė diellor, prej tė cilave 168 satelitė orbitojnė planetet me pėrmasa tė plota. 8 hėna orbitojnė planetėt xhuxhė.
Jupiteri ėshtė planeti qė ka sasinė mė tė madhe tė hėnave; janė zbuluar gjithsej 63 satelitė tė konfirmuar dhe disa astronomė argumentojnė se mund tė jenė edhe mė shumė, qė fshihen rreth gjigantit tė gazit.
Jupiteri, duke qenė planeti mė i madh nė sistemin tonė diellor, konsiderohet tė ketė oqeanin mė tė madh nė sistemin diellor; astronomėt besojnė se ėshtė afėrsisht 40,000 km.
Astronomėt kanė zbuluar disa objekte qė vijnė nė orbitė pėrreth diellit, qė janė vendosur shumė mė larg se Plutoni. Njė objekt i tillė besohet tė jetė Planet X, njė planet teorik qė duhet tė jetė diku aty, por astronomėt ende nuk e kanė gjetur.
Brezi Kuiper ėshtė njė nga dy rezervuaret kryesore tė materialit kometor dhe besohet tė shtrihet nė mė shumė se pesėdhjetė njėsi astronomike. Astronomėt gjithashtu e konsiderojnė atė si njė nga rajonet mė tė largėta tė sistemit tonė diellor.
Reja e kometės Oort besohet tė shtrihet nė 50,000 Njėsi Astronomike nga Dielli.
Astronomėt vlerėsojnė se reja e Oort pėrmban triliona trupa tė akullt.
Sipas ekspertėve, nė skajin e jashtėm tė resė Oort, trupat e largėta kozmikė besohet tė kenė mė shumė ndikim gravitacional nga yjet pranė tyre, se sa nga Dielli.
Saturni nė tė vėrtetė mund tė “notojė”, mirėpo vetėm pjesėrisht, pasi dendėsia e pėrgjithshme e Saturnit ėshtė 0.69 – shtatėdhjetė pėr qind e dendėsisė sė ujit.
Saturni nuk ėshtė i vetmi planet qė ka unaza, Jupiteri, Urani dhe Neptuni gjithashtu kanė unaza tė bukura.
Unazat e errėta tė Jupiterit janė tė pėrbėra kryesisht nga grimcat e pluhurit dhe kėshtu janė shumė tė vėshtira pėr t’u zbuluar. Astronomėt besojnė se brenda kėtyre unazave ndodhen grimcat e nxjerra nga hėna vullkanike e Jupiterit, “Io”.
Astronomėt kanė gjetur se sistemi unazor i Uranit ėshtė i ngjashėm me Jupiterin, megjithėse pėrmbajtja e sistemit unazor tė Uranit pėrbėhet kryesisht nga njė material qė u prodhua nga goditjet e “satelitėve” relativisht tė vegjėl.
Saturni ėshtė i lezetshėm. Nė fakt, planeti ka njė tjetėr unazė gjigande, zbuluar nė vitin 2009; ajo mund tė shihet vetėm nėpėrmjet rrezeve infra tė kuqe.
A e dinit qė planeti i preferuar i Sistemit Diellor, Plutoni, u zbulua aksidentalisht nė vitin 1930 pasi astronomėt vunė re ndryshime tė vogla dhe tė papritura nga orbita e parashikuar e Uranit dhe vendosėn tė shihnin mė tej; kėshtu Clyde Tombaugh zbuloi Plutonin.
Plutoni u konsiderua planeti i nėntė i sistemit tonė diellor pėr shtatėdhjetė e gjashtė vjet, u reduktua nė njė planet xhuxh dhe ishte planeti ynė mė i preferuar xhuxh qė nga viti 2006.
Plutoni ėshtė jashtėzakonisht i vogėl. Studiuesit vlerėsojnė se Plutoni ėshtė pak mė shumė se 2,253 kilometra, mė i vogėl se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Pėrkundėr faktit se Mėrkuri ėshtė planeti mė i afėrt qė sillet nė orbitė pėrreth Diellit, ai nuk ėshtė mė i nxehti. Pėr shkak tė faktit se Mėrkuri nuk ka atmosferė, nuk ka asgjė qė do ta mbante nxehtėsinė e Diellit nė kėtė planet.
Sipas astronomėve, Planeti mė i nxehtė nė sistemin tonė diellor ėshtė Venusi. Planeti i dytė mė i afėrt me Diellin ka njė atmosferė shumė tė trashė; astronomėt e vlerėsojnė atė tė jetė njėqind herė mė e trashė se atmosfera e Tokės. Pėr shkak tė kėsaj, sasi masive tė nxehtėsisė nga Dielli mbahen nė planet dhe astronomėt llogarisin se temperatura mesatare e Venusit ėshtė mbi 468 gradė Celsius. Kjo e bėn eksplorimin e Venusit me tė vėrtetė tė vėshtirė.
Megjithėse Mėrkuri ėshtė planeti mė i afėrt i Diellit, studiuesit besojnė se pranė poleve tė Mėrkurit mund tė gjendet akull.
A e dini se Venus ėshtė i vetmi planet nė Sistemin tonė Diellor qė rrotullohet nė drejtimin e kundėrt tė ēdo planeti tjetėr? Venusi ėshtė njė rebel i vėrtetė. Tani kuptohet pse thonė qė gratė janė nga Venusi…
Ja njė fakt argėtues: Njė ditė e vetme nė Venus ėshtė, nė fakt, mė e gjatė se viti i tij. Venusit i duhet shumė mė tepėr kohė qė tė rrotullohet pėrreth boshtit tė vet, se sa pėrreth Diellit tonė.
Hėna e Saturnit, Titani ka njė atmosferė shumė tė ngjashme me atmosferėn e Tokės. Atmosfera e Titanit ėshtė njėzet pėr qind mė e madhe se atmosfera e Tokės.
Shkencėtarėt sugjerojnė se duke pasur parasysh ngjashmėritė me Tokėn, mund tė ketė aktivitet biologjik; duke e bėrė atė njė vend ideal pėr tė kėrkuar jetėn jashtė Tokės.
Ganymede, sateliti natyror i Jupiterit konsiderohet sateliti mė i madh natyror nė sistemin tonė diellor dhe ka njė diametėr prej 5.268 km, qė ėshtė 8 pėr qind mė i madh se ai i planetit Mėrkur.
Diametri i Ganymede ėshtė 2% mė i madh se ai i Titanit tė Saturnit, i cili ėshtė hėna e dytė mė e madhe.
A e dini se Ganymede, hėna mė e madhe dhe mė masive e Jupiterit, ka masėn mė tė lartė tė tė gjitha satelitėve planetarė? Ajo ka 2.02 herė masėn e hėnės sė Tokės.
Ganymede ėshtė e vetmja nė sistemin diellor qė dihet se zotėron njė magnetosferė e cila ėshtė njė hapėsirė pranė njė objekti astronomik ku grimcat e ngarkuara kontrollohen nga fusha magnetike e atij objekti.
Hėna e Saturnit Mimas ėshtė njė nga objektet mė tė rėnda tė Sistemit Diellor, gjithashtu ngjan me “Yllin e Vdekjes” (stacioni imagjinar i hapėsirės i njohur nga filmi Luftėrat Yjore, Episode IV: Njė Shpresė e Re) pėr shkak tė kraterit gjigant, 130 kilometra tė gjerė.
Mimas ėshtė trupi mė i vogėl astronomik qė dihet tė jetė i rrumbullakosur nė formė pėr shkak tė vetė-gravitacionit.
Asteroidi 243 Ida ka njė satelit qė vjen pėrreth tij, qė quhet Dactyl. 243 Ida ėshtė gjithashtu njė nga objektet mė tė shkurtra nė sistemin diellor.
Planeti mė i madh xhuxh qė orbiton Diellin tonė quhet Eris, duke orbituar Diellin nė tre herė distancėn e Plutonit.
Eris u zbulua kohėt e fundit (2005) dhe ėshtė trupi i nėntė mė masiv i njohur qė rrotullohet pėrreth  Diellit.
Eris vlerėsohet tė jetė 27 pėr qind mė i madh se Plutoni, por ka paqartėsi rreth madhėsisė sė tij; pėr ta llogaritur siē duhet, duhen mė shumė kėrkime.
Dysnomia ėshtė deri tani hėna e vetme e njohur natyrore e Eris, diametri i saj vlerėsohet tė jetė midis 350 dhe 490 km.
Hėna e Saturnit Hyperion ėshtė hėna mė e madhe jo-sferike nė sistemin tonė diellor.
Nė pėrbėrjen e vet, Hyperion ka njė dendėsi sa gjysma e ujit, qė do tė thotė se do tė pluskonte nėse do tė vendosej nė ujė (hipotetikisht).
Astronomėt besojnė se Hyperion ėshtė njė fragment i njė objekti shumė mė tė madh qė u shkatėrrua nė tė kaluarėn e largėt, duke marrė kėshtu formėn e vet tė parregullt.
Sipėrfaqja Hyperion pėrmban njė sasi tė madhe krateresh tė thella, qė sė bashku me formėn e vet tė parregullt, i japin hėnės pamjen e njė sfungjeri gjigand.
Ceres ėshtė deri tani i vetmi planet i njohur xhuxh i vendosur nė pjesėn e brendshme tė sistemit diellor dhe ėshtė mė afėr Diellit se Neptuni.
Ai konsiderohet asteroidi mė i madh nė pjesėn e brendshme tė sistemit tonė diellor.
Studiuesit vlerėsojnė se Ceres pėrmban njė oqean tė brendshėm uji tė lėngshėm nėn sipėrfaqen e vet.
Ky planet xhuxh pėrmban mė shumė ujė tė freskėt nėn sipėrfaqen e tij se tė gjitha ujėrat e ėmbla nė Tokė tė marra sė bashku.
Sedna, njė planetoid i madh ėshtė planeti i parė xhuxh i zbuluar nė renė e Oort.
Nė dritėn e dukshme, Sedna ėshtė njė nga objektet mė tė kuq nė sistemin diellor.
Sedna ėshtė njė nga objektet mė tė largėta tė njohura nė Sistemin Diellor.
Sedna bėn rrotullimin mė tė gjatė  nė Sistemin Diellor, orbita e tij zgjat rreth 11,400 vjet pėr tė pėrfunduar.
2012 VP113 ėshtė njė planetoid qė ka mė sė shumti perihelion tė njohur – (qasja mė e afėrt me Diellin). Hulumtuesit sugjerojnė se 2012 VP113 ėshtė rreth gjysma e madhėsisė sė Sednas.
Ka katėr objekte nė sistemin tonė diellor qė kanė perihelia mė tė mėdha se 47 njėsi astronomike; Sedna, 2010 GB174, 2004 XR190 dhe 2004 VN112.
Olympus Mons, i vendosur nė Mars ėshtė nė tė vėrtetė mali mė i madh vullkanik qė ėshtė zbuluar nė sistemin tonė diellor.
Marsi ka ujė; Shkencėtarėt kanė zbuluar gjurmėt e ujit nė Mars por jo nė formė tė lėngshme.
Kometa Hyakutake besohet tė ketė pasur bishtin mė tė gjatė tė zbuluar ndonjėherė, mbi 570 milionė km gjatėsi.
A e dini se Urani ėshtė i vetmi planet i njohur nė Sistemin tonė Diellor qė nė tė vėrtetė rrotullohet nė anė?
Mendojeni pak, nėse do tė bėrtisni nė hapėsirė, askush nuk do tė dėgjojė. Kjo ndodh pėr shkak se nuk ka ajėr nė hapėsirė, qė do tė thotė se asgjė nuk mund ta pėrcjellė zėrin tėnd, kėshtu qė, edhe nėse do tė bėrtisje ose do tė flisje, askush nuk do tė ishte nė gjendje tė tė dėgjonte.
Studiuesit e kanė tė vėshtirė tė shpjegojnė Hėnat e Marsit, Deimos dhe Phobos, disa madje teorizojnė se kėto hėna janė bllokuar nė orbitėn e Marsit.
Phobos ndoshta do tė pėrplaset njė ditė nė Mars. Pėr shkak tė orbitės jashtėzakonisht tė ulėt, forcat baticore po ulin ngadalė orbitėn e Phobos. Astronomėt kanė vlerėsuar se nė rreth 50 milionė vjet, kjo hėnė do tė bjerė nė planetin e kuq.
Ēuditėrisht, Mėrkuri dhe Venusi janė dy planete nė sistemin tonė diellor qė nuk kanė hėnė qė i rrethon.
A e dini se hėna e Tokės ka ujė? Astronomėt sugjerojnė se uji nė formėn e akullit mund tė jetė i pranishėm nė krateret nė Hėnė.
Ne kemi hulumtuar sistemin tonė diellor nė mėnyrė tė konsiderueshme nė vitet e fundit. Por pavarėsisht kėtij fakti, Mėrkuri ėshtė mė pak i eksploruari i planeteve nė sistemin tonė diellor.
A e dini se ka mė shumė se 500,000 planete tė vogla qė janė zbuluar dhe kataloguar nga Qendra e Planeteve?
Venusi pėrveē se ėshtė planeti mė i nxehtė, ėshtė gjithashtu planeti mė i rrezikshėm qė nė atmosferėn e tij ėshtė i mbushur me acid sulfurik.
Pėrkundėr faktit se ekziston njė mundėsi e madhe qė qindra planete xhuxhė tė ekzistojnė nė rripin e Kuiperit, Bashkimi Ndėrkombėtar Astronomik ka pranuar vetėm katėr: Pluton, Eris, Haumea dhe Makemake.
Astronomėt besojnė se mė shumė se 50 ton gurė hapėsinorė dhe pluhur,  bien nė Tokė ēdo ditė.
Njė ditė nė Mėrkur ėshtė e barabartė me 58 ditė nė Tokė.
Graviteti nė planetin tonė ėshtė gjashtė herė mė i fortė se nė sipėrfaqen e Hėnės; kjo do tė thotė se do tė peshonit mė pak nė Hėnė se sa nė Tokė.
Magnetosfera ėshtė njė nga arsyet kryesore pse jeta mund tė ekzistojė nė planetin tonė. Ajo ndihmon tė devijojė rrezatimin e dėmshėm nga Dielli, larg prej Tokės.
Ekspertėt nuk i kuptojnė plotėsisht Unazat e Saturnit. Disa astronomė besojnė se mund tė jenė tepėr tė vjetėra dhe mund tė kenė ekzistuar qė nga fillimi i sistemit diellor. Megjithatė, ka tė tjerė qė besojnė se mund tė jenė relativisht tė reja … nė krahasim me moshėn e planetit.
Astronomėt besojnė se ekziston njė shans shumė i madh qė tė ketė jetė nė hėnėn e Saturnit, Enceladus.
Marsi, planeti qė ėshtė shumė i ngjashėm me Tokėn ka stuhitė mė tė mėdha tė pluhurit nė sistemin diellor, ata mund tė zgjasin pėr muaj tė tėrė dhe tė mbulojnė tėrė planetin. / Burimet: Space.com, Science National Geographic, Solar System NASA – Nė shqip nga bota al



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi