Forumi Zeri YT! » Shkenca & Teknologjia » Kuriozitete »
Udhėtimi nė kohė: Nga tekstet e lashta, tek shkenca moderne

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 30th December 2017, 19:56


Udhėtimi nė kohė: Nga tekstet e lashta, tek shkenca moderne


Ka histori tė udhėtimit nė kohė nė mitologjinė e Hinduve, nė Bibėl, nė Kur’an, nė Budizėm histori shumė interesante qė do i gjeni nė kėtė artikull. Njė rrėfim qė fillon me tekstet e lashta dhe vazhdon deri tek Albert Ajnshtajni dhe shkencėtarėt modernė. Tė cilėt pohojnė se matematikisht ėshtė i mundur



Tė shumtė janė tekstet e lashta qė pėrmendin se si udhėtimi nė kohė ishte i arritshėm mijėra vjet mė parė. Dėshmia e kėsaj mund tė gjendet nė shumė dorėshkrime dhe tekste tė lashta, pėrfshirė Biblėn, dhe prova se shkencėtarėt janė ende tė interesuar pėr udhėtimin nė kohė, janė studime tė panumėrta qė janė shkruar nė vitet e fundit.

Tek teksti i lashtė indian i Mahabharatas, i shkruar diku gjatė shekullit tė tetė para Krishtit, Mbreti Raivata pėrshkruhet se udhėtoi drejt qiellit pėr t’u takuar me zotin Brahma, vetėm pėr t’u kthyer nė Tokė qindra vjet nė tė ardhmen.

Udhėtimi nė kohė dhe makinat e fuqishme qė mund tė ndihmojnė njė person tė udhėtojė nė kohė, kanė qenė njė nga temat e mėdha tė pėrsėritura tė fantashkencės dhe filmave tė panumėrt pėr shumė dekada. Por ka njė arsye pėr kėtė.

Mundėsia e udhėtimit nė kohė ka tėrhequr njerėzimin pėr shekuj tė panumėrt.

Ndėrsa shumė mund tė mendojnė se ėshtė absurde tė besojnė nė udhėtimin nė kohė, disa nga shkencėtarėt mė tė shquar tė botės kanė pyetur, nėse njerėzimi mund tė udhėtonte me tė vėrtetė nė kohė nė tė ardhmen e afėrt.

Albert Albert Einstein arriti nė pėrfundimin se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ekzistojnė njėkohėsisht.

Tani, me teknologjinė e duhur, si pėr shembull njė anije kozmike shumė e shpejtė – lloji qė ende duhet ta shpikim nė Tokė – njė person qė do tė udhėtonte nė hapėsirė ​​mund tė pėrjetonte teknikisht disa ditė, ndėrsa njė tjetėr do tė pėrjetonte njėkohėsisht vetėm disa orė ose minuta.



Megjithatė, menēuria dhe bindjet e Ajnshtajnit kishin shumė pak ndikim nė kozmologjinė ose nė shkencėn nė pėrgjithėsi, kur ėshtė fjala pėr udhėtimin nė kohė.

Nėse do tė ishte me tė vėrtetė e mundur tė udhėtonim nė kohė, zor se e kemi idenė tė peshės qė kjo do tė kishte pėr njerėzimin, dhe mbi tė gjitha, pėr ata qė kishin fuqinė pėr tė udhėtuar nėpėr kohė dhe pėr tė shkruar historinė sipas dėshirės.

Dhe ndėrkohė qė kjo mund tė duket tėrheqėse, nuk dimė pasojat e ndryshimit tė ngjarjeve tė kaluara dhe se si ato do tė ndikojnė nė tė ardhmen, nėse sigurisht do kishim mjetet pėr ta bėrė kėtė.

Nėse shikojmė historinė dhe tekste tė ndryshme tė lashta, ne mund tė gjejmė njė numėr referencash tė udhėtimit nė kohė, tė kataloguara nga kultura tė ndryshme anembanė globit.

Nė mitologjinė Hindu, ka njė histori rreth Mbretit Raivata Kakudmi qė udhėton pėr tė takuar krijuesin, Brahma. Megjithėse ky udhėtim nuk zgjati shumė, kur Kakudmi u kthye nė tokė, 108 yuga kishin kaluar. Ēdo yuga pėrfaqėson rreth 4 milion vjet.

Shpjegimi qė Brahma i dha Kakudmit ėshtė se koha kalon ndryshe nė rrafshe tė ndryshme tė ekzistencės.

Gjithashtu, kemi referenca tė Udhėtimit nė kohė nė Kuran. Historia i referohet njė grupi individėsh, tė cilėt nė vitin 250 persekutoheshin dhe u tėrhoqėn nėn udhėzimin e Perėndisė, nė njė shpellė ku i futi Perėndia. Ata u zgjuan 309 vjet mė vonė.

Kjo histori pėrputhet me historinė e krishterė tė shtatė tė pėrgjumurit, me disa dallime.

Mė shumė prova mund tė gjenden nė Bibėl, sipas Erick von Daniken:

»Nė Bibėl, profeti Jeremia ishte ulur sė bashku me disa miq tė tij dhe aty ishte njė djalė i ri. Ai quhej Abimelek dhe Jeremia i tha Abimelekut: “Dil jashtė Jeruzalemit, ke njė kodėr dhe merr fiq pėr ne”. Djali doli dhe mblodhi fiq tė freskėt. Papritur, Abimeleku dėgjon disa zhurma dhe erė tė fortė, dhe bėhet i pavetėdijshėm. Pas njė kohe, ai zgjohet pėrsėri, dhe pa se ishte pothuaj mbrėmje. Pra, kur ai kthehet tek shoqėria, qyteti ishte plot me ushtarė tė ēuditshėm. Dhe ai thotė, “Ēfarė po ndodh kėtu? Ku janė Jeremia dhe tė gjithė tė tjerėt? »Dhe njė plak i tha: «Ishte 62 vjet mė parė». Ėshtė njė histori udhėtimi nė kohė, nė Bibėl.

Njė tjetėr histori vjen nga legjenda japoneze e Urashima Taros. Ėshtė thėnė se njė njeri vizitoi pallatin nėnujor tė Perėndisė sė Dragoit Ryujin. Ai qėndroi atje pėr tre ditė, por kur u kthye nė sipėrfaqe, kishin kaluar 300 vjet.

Nė tekstin budist Pali Canon shkruhet se nė qiellin e tridhjetė Devave (vendi i zotave), koha kalon nė njė ritėm tė ndryshėm, ku njėqind vjet tė tokės numėrohen atje si njė ditė e vetme.

Megjithatė, nė kohėt moderne, njė nga rrėfimet mė tė famshme tė udhėtimit nė kohė ėshtė eksperimenti famėkeq i Filadelfias, i cili supozohet se u zhvillua nė vitin 1943. Qėllimi kryesor i projektit ishte fshehja e njė anijeje tė Marinės dhe bėrja e saj e padukshme ndaj radarėve tė armikut.

Megjithatė, thuhet se eksperimenti shkoi tmerrėsisht keq: jo vetėm qė anija u zhduk plotėsisht, por u teleportua nė Norfolk. Kur u shfaq anija, disa anėtarė tė ekuipazhit ishin tė lidhur fizikisht me tubat e anijeve, tė tjerė zhvilluan ērregullime mendore, disa u zhdukėn plotėsisht dhe tė tjerė raportuan se kishin udhėtuar pėr nė tė ardhmen.

Me sa duket, Nikola Tesla ishte pėrfshirė nė eksperiment, duke kryer tė gjitha llogaritjet e nevojshme dhe duke zhvilluar projekte tė ndryshme, si dhe duke siguruar gjeneruesit e nevojshėm.

Nė vitin 1960, njė tjetėr raport interesant pėr udhėtimin nė kohė u prezantua nga Pellegrino Ernetti, i cili pohoi se kishte zhvilluar njė makinė qė do ta lejonte atė tė shihte tė kaluarėn: Kronovisori.

Ai me sa duket zhvilloi kėtė makinė qė mund tė zbulojė, zgjerojė dhe konvertojė energjinė nė njė imazh: diēka si njė televizion qė tregonte se ēfarė kish ndodhi nė tė kaluarėn.

Fizikanti dhe profesori Ronald Laurence Mallett i Universitetit tė Konektikatit po punon nė konceptin e udhėtimit nė kohė, bazuar nė teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit dhe ėshtė absolutisht i bindur se njerėzimi nė fakt mund tė udhėtojė nė kohė.

Sipas Mallett, brenda kėtij shekulli, njerėzit do tė kenė aftėsinė pėr tė udhėtuar nė kohė.

Fizikanti i grimcave Brian Cox pajtohet qė udhėtimi nė kohė ėshtė i mundur, por vetėm nė njė drejtim.

Nuk mund tė flasim pėr udhėtimin nė kohė, pa pėrmendur historinė interesante tė njė njeriu tė quajtur Al Bielek qė pretendon se ka udhėtuar nė kohė, posaēėrisht pėr tė ardhmen, deri nė vitin 2749. Po a janė thjesht fantazi kėto?

Ėshtė interesante se njė studim i botuar kohėt e fundit pohon se njė udhėtim nė kohė matematikisht ėshtė me tė vėrtetė i mundur. Botuar nė Journal IOPscience Classical dhe Quantum Gravity, studimi argumenton se hapėsira NUK duhet tė ndahet nė tri dimensione – ku koha ėshtė e ndarė. Nė vend tė kėsaj, Tippett thotė se katėr dimensione duhet tė pėrfytyrohen njėkohėsisht si njė vazhdimėsi hapėsirė-kohė, nė tė cilėn janė lidhur drejtimet e ndryshme. Udhėtimi nė kohė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi