Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

Share

description POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Prof. Dr. Bexhet Asani
 
 
POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV
 
 
 
Pas suksesit që pati në Athinë me poemën “O Armatollos” (Serdari) (1860)Grigor Përliçevi, më 1861 për konkursin letrar të vitit ai shkroi poemën e tij të dytë me temë shqipatre “Skënderbeu”. Po kush është autori i poemës “Skënderbeu”? Meqë poeti Grigor Përliçevi nuk është aq i njohur ndër shqiptarët e shoh të arsyeshme dhe të vlefshme të jap disa të dhëna për jetën e këtij rilindësi vigan të letërsisë maqedonase në veçanti dhe të letërsisë sllave në përgjithësi. I cili poaq është i rëndësishëm edhe për letërsinë shqiptare. Autori i poemës “Skënderbeu” lindi në qytetin e Ohrit më 18 janar të vitit 1830. Ai ishte fëmija i katërt i Marije Gjokovës dhe Stavre Përliçevit. Rridhte nga një familje zanatçinjsh. Shumë herët i vdes babai Stavre, për të kujdesej gjyshi i cili po ashtu do të vdesë shumë shpejtë meqë Grigori kishte interesim për librin, gjyshi para vdekjes i lë amanet të ëmës që Grigori biri i saj të vazhdonte shkollimin patjetër.
Grigori i vogël mbeti jetim, kështu ai u deturua që rrugëve të qytetit të shiste vezë dhe mana. Në Ohër ishte nxënës i Dhimitër Miladinovit. Kryesisht u shkollua në gjuhën greke. Por si duket pedagogët e tij grekë dhe gjuha greke të riut nuk i lanë gjurmë të thella në vetëdijen e tij, njëlloj si Fan Stilian Nolit tonë, edhe pse të dy u edukuan në shkollat greke, por siç shkruan Noli në “Autobiografinë” e tij: “U futën në ujë si rosaku dhe dolën të palagur!” Grigori shumë shpejtë u kthjellua: kërkonte me ngulm që në Ohēr të hapeshin shkolla në gjuhën e nënës, në gjuhën maqedonishte dhe në kisha të mbahej mesha po ashtu në gjuhën maqedonishte. Kjo sjellje e tij ra në sy të dhespotëve grekë të cilët e denoncojnë dhe pushteti i atëhershëm osman e burgosë. Vuajti shumë por nuk mundën ta thyenin moralisht në asnjë mënyrë. Regjistroi Fakultetin e mjekësisë në Athinë, por më shumë të riun e tërhiqnin poemat e Homerit “Iliada” dhe “Odiseu”. 

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Por poema “Skënderbeu” nuk e pati fatin e të parës, ajo mbeti dorëshkrim dhe e mbuloi pluhuri i harresës gjer në vitin 1948.Poema mbeti dorëshkrim “për fajin” e autorit i cili tani i vetëdijshëm se u shërbente me apo pa vetëdije të huajve: letërsisë dhe kulturës greke dhe sunduesit – perandorisë osmane. Që nga kjo kohë do të fillojnë vuajtjet dhe peripecitë për autorin e poemës së famshme “Skënderbeu” Grigor Përliçevin, të cilat do ta përcjellin derisa do të shkojë në amshim më 6 shkurt të vitit 1893 në qytetin e tij të lindjes në Ohër. Grigor Përliçevi meqë nuk arriti të kryente Fakultetin e mjekësisë, punoi si mësues i grqishtes në disa vende. Ai punoi si mësues në Tiranë dhe në Belicë të Poshtme në rrethin e Strugës, fshat ky i banuar nga shqiptarët dhe vllehët. Përveç në qytetin e tij të lindjes në Ohër që u rrit bashkë me shqiptarët ai në Tiranë dhe në Belicë të Poshtme do të thellojë njohuritë edhe më shumë në mësimin e gjuhës shqipe, do të njihet njihet edhe më për së afërmi me adetet dhe zakonet shqiptare, me kulturën shqiptare, me historinë dhe me bëmat e Skënderbeut. Që nga dorëshkrimi i poemës më 1861, kanë kaluar 157 vjet e poemae famshme “Skënderbeu” sot e kësaj dite ruan freskinë dhe forcën artistike dhe estekike. Me të drejtë ai u quajt nga qarqet letrare të kohës “Homeri i dytë” i Greqisë.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Grigor Përliçevi tanimë si njohës i mirë i çështjes shqiptare nuk ngurron për asnjë moment të vërë në pah edhe ndonjë veti negative të popullit shqiptar, njëlloj si Faik Konica ynë i madh që vinte në pah ndonjë nga veset e popullit të tij. Por shikuar në përgjithësi Grigor Përliçevi nuk ka hezituarkurrë ta thotë të vërtetën për popullin shqiptar edhe në mes të Athinës, kështu ai merr guximin e ngre lartë e më lartë virtytet e popullit shqiptar. Midis tjerash në poemën“O Armatollos”, më 1860 shkruan: “…Të gjithë shqiptarët janë zemërgjerë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër; të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Poema “Skënderbeu” e Grigor Përliçevit i ka afër 4136 vargje dhe e shkruar në stilin e poemave “Iliada” dhe “Odiseu” të Homerit.
Në poemë autori ka përfshirë një galeri personazhesh historikë dhe imagjinarë. Që në prolog me vargje të skalitura autori rrëfen ngjarjen që do të përshkruajë në poemë: “- unë do të këndoj vetëm si mundi Ballaban satrapin”, pra në qendër të vëmendjes së poetit është satrapi Ballaban pasha dhe jo tërë periudha e lavdishme njëzetë e pesë vjeçare e bëmave të Gjergj Kastriotit. Lexuesi edhe pse tanimë e ka të qartë subjektin e poemës, megjithatë autori mban të gjallë kërshërinë e tij se çdo të ndodhë gjer në fund të poemës.Grigor Përliçevi nuk ngurron të tregojë sesa të vështirë e ka pasur të shkruaj për viganin Skënderbe, për kryeheroin tonë: “ E rëndë, mundim-madhe barra ime, të rri e t’ i këndoj burrit të lum, mbuluar me lavdi të amëshuar, që vetëm emri i tij shkund Helikonën…”. Grigor Përliçevi është i ngazëllyer nga heroizmi i Skënderbeut që nga fillimi e gjer në fund të poemës: “- frikën e ftohtë akull duke mbjellë, në radhët e armiqve edhe doli, prej zjarrit i paprekur, e sa krye, gërshetathurur grash të osmanllinjve, ai me napë zie pat mbuluar!” Nuk i shënova rastësisht këto vargje, ashtu kot pa qëllim. Jetojmë në një kohë sa të çuditshme po aq absurde, jetojmë në një kohë kur shqiptarët kanë dy shtete dhe në mes të ditës përdhosen bustet e heronjve tanë: Skënderbeu, Idriz Seferi, Ismail Qemali, Sefë Kosharja, Nora e Këlmendit,Dita e njëzetë e tetës është haram etj., një përdhosje e tillëe figurave dhe e festave tona kombëtare, nuk i është bërë as në kohët më të mugëta të historisë sonë…!Dhe nuk merren kurrfarë masash! Gjoja se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu paska luftuar islamin dhe jo armikun, pushtuesin shekullor, perandorinë osmane. Disa trushpëlarës mercenarë myslimanë shkojnë aq larg saqë e quajnë kryeheroin e shqiptarëve qafir..! Në qoftë se Skënderbeu ka qenë qafir atëherë le të jem unë kryeqafir..! Në asnjë varg të poemës së tij Grigor Përliçevi nuk i jep luftës së drejtë të Skënderbeut karakter fetar por i jep karakter çlirimtar kombëtar.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Pas Napolit, i shoqëruar me pak kalorës, Skënderbeu shkoi në Romë. Banorët e saj i rezervuan atij një pritje aq masive, madhështore e triumfale, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në atë qytet. Kjo pritje ishte shprehja më e qartë dhe e sinqertë e ndjenjave të vërteta të popullit Italian për luftën e popullit shqiptar dhe udhëheqësin e tij. Papa organizoi për Skënderbeun ceremoni zyrtare, por ndihma materiale e tij qe e vogël për nevojat e ngutshme të shqiptarëve, gjë që e bëri të pakënaqur komandantin shqiptar. Në çastet e largimit të tij nga Roma, shkruanin ato ditë bashkëkohësit, Skënderbeu u shpreh plot sarkazëm se “më parë do të donte të bënte luftë me kishën sesa me turkun”, dhe “nuk besonte se mund të gjendej shpirtvogëlsi më e madhe në botë sesa te këta priftërinj”. Pas një qëndrimi dymujor Skënderbeu u largua nga Roma dhe u kthye sërish në Napoli, ku qëndroi gjatë, por nuk siguroi ndonjë ndihmë efektive. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit, ashtu si Venediku, përpiqej të shmangte rrezikun Osman mbi shtetin e tij, jo aq me veprime efektive ushtarake sesa me anën e bisedimeve sekrete për paqe me sulltan Mehmetin II. (H.P.SH. 2002, f. 397).

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Autori i poemës “Skënderbeu” Përliçevi e paraqet kryeheroin si mburojë jo vetëm të popullit shqiptar por edhe të popujve të tjerë ballkanit si dhe të qytetërimit evropian. Që në fillim ai kërkon bekimin e muzës si në antikitet: “Penë të shkathët fali dorës sime, me zjarr të perëndishëm frymëzomë…”.
Pas stërvitjeve në oborrin e sulltanit dhe fitoreve që kishte korrur në vendet aziatike Ballabani, ky si njeri besnik i Muratit i cili kishte thënë “Unë, nga ky qymyr, diamant do të nxjerr”, niset për në Krujë, qytet ky që ishte bërë varri i gjeneralëve të sulltanëve e i ushtrisë së tyre, me njëzetëmijë ushtarë kundër Skënderbeut, i sigurtë se do ta fitojë dhe do ta trashëgojë fronin e arbërisë nën ombrellën e sulltanit.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Ballaban Pasha i kishte shpallur luftë Skënderbeut në dy fronte: në atë ushtarak dhe diplomatik: “Komandanti i trupave osmane në Shqipëri, Ballaban Beu, ndoqi me vëmendje veprimtarinë diplomatike të Skënderbeut në Itali dhe u përpoq që ky të dështonte në misionin e vet. Osmanët i kërcënuan vendet e tjera dhe e detyruan Senatin e Raguzës të ndalonte ardhjen e Skënderbeut në këtë qytet gjatë udhëtimit për në Itali. Ndërkohë përfaqësues të Ballaban Beut deri diku ia arriti këtij qëllimi, sepse gjatë muajve nëntor-dhjetor 1466, kur Skënderbeu ishte në Napoli, nuk siguroi ndonjë ndihmë të rëndësishme prej oborrit napolitan. (H.P.SH. 2002, f. 396).“Pas këtyre disfatave sulltan Mehmeti II, sipas M. Barlecit, ngarkoi Ballaban Beun që të drejtonte ushtritë osmane për mposhtjen e qëndresës shqiptare. Nisur nga posti real ushtarak i tij, Ballaban Beu duhet të ketë qenë shoqëruesi kryesor dhe krahu i djathtë i komandantëve të ushtrive osmane, sepse si vendas ai njihte mjaft mirë rrugëkalimet nëpër viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfimit të M. Barlecit, me titullin pashë (Ballaban Pasha), ishte shqiptar dhe kishte një karrierë ushtarake të gjatë në shërbim të Perandorisë Osmane. (H.P.Sh. 2002, f. 392)
Ballabani i sigurtë se Skënderbeu do të trembej nga ky rrethim i tmerrshëm dhe vendos që ta çojë Eminin bashkë me dhuratat për Skënderbeun: shpatën, një at të stolisur me ar e argjend yzengjitë e frerin, eshtra elefanti etj.Ballabani ndërkohë kërkon nga Fatosi Skënderbe dhuratë që pasardhësit të tij ta kenë si kujtim nga lufta që kishte bërë me Skënderbeun, kështu nipërit e tij do të krenoheshin dhe Ballabanit s’ do t’ i humbte emri kurrë. Të dërguarin e Ballabanit Eminin e pret nipi i Skënderbeut Tanushi, icili ia kujton Eminit dy vëllezërit e Skënderbeut, Stanishin e Kostandinin të cilët,sipas Grigor Përliçevit, i kishte helmuar sulltani.I dërguari i Ballabanit Emini dyllë i verdhë para Skënderbeut, mburojës së Shqipërisë, i sjellë porosinë e Ballabanit, nëse “pranon paqen” sulltani do të të mbulojë me dhurata të çmuara..!Autori vë në dukje se Skënderbeu të dërguarit i bën një pritje të merituar ashtu siç priten mysafirët në të njëjtën sofër dhe se do ta mbajë “peng” gjersa të kthehet Denkoja, i dërguari i Skënderbeur te Ballaban satrapi.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Skënderbeu e mban fjalën, ia plotëson dëshirën Ballabanit: për dhuratë i çon draprin, plorin e parmendës dhe kazmën..! Grigor Përliçevi e thotë troç gjuhë zyrtare në kohën e Skënderbeut ishte shqipja: “Hodhi një sy përqark dhe luftëtarin që ndodhej pranë tij e thirri në emër, në gjuhën shqipe, mos kuptonte Emini: “Shko Dinko, bir, gjer te Andrea Zharku; foli nga ana ime , të të japë një kazmë e një drapër…”. I dërguari i Skënderbeut Dinkoja me krenari i drejtohet Ballabanit në çadrën e tij i rrethuar nga prijësit turq:

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
“Satrap i madh! Fatosi Skënderbe,
Mbreti i Krujës, po të nis një fjalë.
Dhuratat që i çove i urrejti,
Por jo më pak ty vetë, Ballaban,
Se shpatë armiqësore ngrite kundër
atdheut tënd të shtrenjtë, që dikur
ti vetë e kishe dashur e nderuar
aq shumë, duke pritur të t’ ushqente.
Në qoftë se ndal luftën e do paqen,
këtë do ta mësosh fort mirë nesër;
apo kujton se e ke vënë poshtë
me kapjen e Moisiut? Ka dhe shumë
burra të tjerë Kruja si ai!”
Po mbasi do diçka prej tij dhuratë,
ja ku e ke këtu; kjo ësht’ e denjë
për ty e për gjyshërit e tu!”

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Kur i sheh“dhurtatat”që ia ka dërguar Skënderbeu, Ballabani tërbohet, jep urdhër të vritet në mënyrën më mizore gjauri – Dinkoja.Ishte e kot ndërhyrja e plakut Karahasan këshilltar i Ballabanit:“Njeriun si ndërmjetës, s’ e gjen asgjë e keqe..!” Kështu i dërguari i Skënderbeut, Dinkoja me urdhër të Ballabanit ngulet në hu nga ushtria armike. Ndërsa, Skënderbeu si strateg i luftë respekton rregullat e saj. Eminin e trajton si mysafir.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Këshillat e plakut të urtë Karahasan, si duket nuk vlejnë për satrapin Ballaban, ai i tërbuar për lavdi e për pasuri, nuk merr parasysh edhe urdhërat e sulltanit siç pohon Karahasani, të tërhiqet dhe t’ i ruaj kufijtë e shtetit – të mos futet në luftë me fatosin Skënderbe. Atëherë Karahasani, të cilit Gjergj Kastrioti ia kishte bërë ferr jetën në të ri të tij, dorëzohet para Ballabanit komandantit të tyre: “Mbi ty rëndoftë barra e disfatës, në qiell e mbi dhe; unë laj duart.” Këshillëtarin Karahasan e kritikon ashpër Jakupi, i cili ia kujton atij fjalët që i kanë dhënë sulltan Mehmetit para se të niseshin: “Të vdesim, o të vijmë fitimtarë?”.
Para se të futej në luftë Skënderbeu ngrinte moralin te bashkëluftëtarët e tij trima, çdo ushtar i Skënderbeut duhej të luftonte dhe të ishte i barabartë me njëqind ushtarë të armikut. Skënderbeu i këshillon malazezët me në krye turkvrasësin Çernoviç që të mos merrnin pjesë në betejën që do të zhvillonin forcat e ushtrisë arbërore kundër forcave të perandorisë osmane. Çernoviçi mohon ftesën e divit, kryekomandantit Skënderbe.Këmbëngulja për pjesëmarrje në luftë e Çernoviçit dhe malazezëve e ngazëllon mbretin Skënderbe dhe çmon gatishmërinë e malazezëve trima:

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Dhe mbreti buzëqeshi e u tha:
“Mbahuni, burra! Ju nuk ja përtoni
kurrën e kurrës luftës. I gëzuar
pranoj të merrni pjesë te kjo luftë;
s’ ju përjashtoj, o miq, pa dashjen tuaj.”

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
I dhimbshëm është rrëfimi i komandantit Sinanit, ushtria e të cilit ishte shpartalluar nga luftëtarët e Gjergj Kastriotit. Sinanin e dinin të vrarë në sulmet e befasishme gjatë natës nga ushtria e kaçakut siç shprehet Sinani, por ai ishte arratisur dhe fshehur si një dre i trembur, maleve dhe luginave të Shqipërisë.
“Një britmë e madhe befas oshëtiu
nga mali i lart, sikur u bënë tok
plot pesëdhjetë burra e thërritnin
të gjithë me një zë. S’ kuptova ç’ thoshte,
se fliste shqip; por dukej ajo klithmë
si një kushtrim për luftë. Përnjëherësh
shkëlqeu sipër nesh një flakë armësh,
vezullim rrufeje, lart në mal,
buçim’ e egër u ndie pas asaj,
dhe oshëtiu lugina anembanë;
dhe unë po dëgjoja si rrëzoheshin
të vdekur pranë meje luftëtarët…”.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Sinan satrapi ia kujton Ballabanit humbjen që ka pësuar nga ushtria e Skënderbeut:
“Mos rro, bir Ballaban, më kot me shpresa:
s’ ulet përtokë vetulla e një burri
të rrahur në dredhi, të cilin s’ mundi
Turqia ta dëmtonte që në krye,
kur Kruja ish e vogël, froni i tij
lëkundej dhe shqiptarët s’ ishin rrahur
në mjeshtërinë e luftës!Me ç’ di unë,
ti dhe njëherë tjetër e ke njohur
në luftë atë burrë, dhe përvoja
s’ të ka mësuar vetëm me gëzime…”.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Në Oronik të Dibrës së Sipërme, pa u parë nga rojet shqiptare, Ballabani afroi ushtrinë e vet pranë luftëtarëve shqiptarë për t’ i gjetur në befasi. Në saje të vigjilencës së Skënderbeut, i cili i zbuloi vetë forcat armike, luftëtarët shqiptarë u hodhën menjëherë në luftë dhe e fituan betejën. Pas kësaj, në krye të një ushtrie të re, Ballabani u përpoq gjatë tre muajve t’ i zinte në befasi shqiptarët, por kur u bind se një sulm i tillë ishte i pamundur, u ndesh me ta në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë të Ohrit dhe trupat e tij u thyen keqas.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Pas këtyre luftimeve, Ballabani u përpoq t’ i shkatërronte forcat shqiptare, duke i goditur ata njëkohësisht nga dy drejtime të kundërta. Prandaj në verë të vitit 1465 u nisën në të njëjtën kohe kundër Shqipërisë dy ushtri, njëra në drejtim të Ohrit dhe tjetra kundër Krujës. Duke u informuar me kohë për lëvizjen e tyre, luftëtarët shqiptarë marshuan me shpejtësi, së pari në drejtim të ushtrisë që komandohej nga vetë Ballaban Beu dhe e shpartalluan krejtësisht atë po në fushën e (Falkalit) Valkalit. (H.P.SH. 2002, f. 393).

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Grigor Përliçevi duke lexuar autorët antikë grekë në origjinal, është njohës i mirë i hitorisë së popullit shqiptar në veçanti dhe i popujve të Ballkanit në përgjithësi. Kështu ai në poemën e tij “Skënderbeu” përmend triballët trima:
Po turqit s’ i qëndruan as tërbimit
të trimave triballë, e u tërhoqën
me zemër të coptuar, nga meraku
që flamurin e tyre e braktisën
në duart e armiqve…
Po kush janë këta triballët trima që përmend Grigori disa herë në poemën e tij “Skënderbeu”?
Triballët (X) janë fisi i lashtë që në periudhën Bizantine ruanin akoma zotërimet e tyre në Paoni në lindje, në të dy anët e luginës së lumit Danub e në perëndim deri në brigjet e detit Adriatik.
Herodoti IV. 9 i konsideron Triballët si një popull trim që jetonin në fushat përgjatë rrjedhës së Lumit Angrus dhe fusha e Triballëve mund të jetë një zgjatim ku përshihet fusha e Kosovës. (Smith,1873, f. 1228)
Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm që sillet mirë me Eminin të dërguarin e Ballaban Pashës, por ai sillet mirë edhe me robërit e luftës. Le të shohim për një çast dialogun e Tanushit nipit të Skënderbeut dhe Eminit të dërguarit të Ballabanit:
“Mos vallë ma rren syrin terri i mbrëmjes?
Mos ma dobëson vështrimin barra e viteve?”
Fjalës së tij iu gjegj e tha Tanushi:
“Nuk të rren syrin errësira e mbrëmjes
as ta dobëson vështrimin barra e viteve;
gjithë sa sheh janë prej fisit tënd,
dymijë veta, zënë rob gjatë luftës
së fundit, orëzes… Edhe më shumë
me nder e të nderuar këtu rrojnë
edhe hanë e pinë si te vatr’ e tyre,
gjersa të çojë çmimin e shkëmbimit
sulltani…”.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Këtu Skënderbeu paraqitet shumë i mëshirshëm ndaj robërve, ndërsa në luftë ai i kall tmerrin armikut.
Grigor Përliçevi hiperbolizon forcën e Skënderbeut tanimë në moshë. Gurin që e merr Skënderbeu afër murit të kalasë së Krujës as katër të rinj nuk mund ta mbanin. Jo me shpatë por me atë gur të tokës mëmë që e lindi dhe e rriti satrapin dhe tradhtarin Ballaban Pashën, Skënderbeu gjuan dhe e vret:
Një drithmë i ngjethi trupin kryeprijësit ,
qimet etrupit driz’ atij iu ngritën;
iu flakërua zemra Skënderbeut
edhe pa pritur ndjeu, i mahnitur,
trupin e tij të fortë e gjymtyrët
të shkathta, si në kohën e rinisë.
Ahere ai u unj mbi tokë, mori
një gur që ndodhej pranë, i shkëputur
nga muret e kështjellës , të madh fort
e t’ ashpër (që as katër trima bashkë,
në lulen e rinisë, nuk do t’ ishin
të zotë ta lëviznin, por ai
fill vetëm e vërtitte pa mundim)
edhe me një fuqi të padëgjuar
e flaku tutje gurin, që i ra
në mes të kraharorit Ballabanit,
ja shembi gjithë brinjët e si trung
e hodhi tutje kalit. Ballabani,
i shtrirë poshtë, s’ bëri as gëk as mëk.

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Sipas Historisë së popullit shqiptar ky është përfundimi i tradhtarit Ballaban Pashës: “Skënderbeu organizoi menjëherë një ushtri të fuqishme prej 16 mijë luftëtarësh. Rradhët e saj vazhdimisht shtoheshin, sepse siç tregonte një raguzan, “arbërit vërshonin drejt Skënderbeut”.
Me këto forca, më 19 prill 1467, Skënderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi krejtësisht një ushtri që shkonte në përforcim të trupave osmane që mbanin të rrethuar Krujën. Komandanti I saj, I cili ishte vëllai i Ballabanit, Jonima, bashkë me të birin, ranë rob në duart e shqiptarëve. Pas katër ditësh, më 23 prill, luftëtarët e Skënderbeut marshuan me shpejtësi në drejtim të Krujës. Këta, duke bashkërenduar veprimet e tyre me kundërsulmet e garnizonit të kështjellës, e futën ushtrinë osmane ndërmjet dy zjarreve dhe e shpartalluan keqas. Gjatë betejës Ballaban Beu u vra nga një mbrojtës krutan i kështjellës, Gjergj Aleksi. Ai u varros në Petrelë. (H.P.SH. 2002, f. 398)
Pas çdo beteje, Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij tregonin një kujdes të jashtëzakonshëm për të plagosurit dhe dëshmorët e rënë në ballë të luftës. Ata varroseshin me nderime të larta ushtarake në Krujën heroike. Ja si e përfundon Grigor Përliçevi poemën e tij të famshme “Skënderbeu”:
… “merrni tani në krahë shokët e dashur,
që vrau lufta e nisuni për Krujë!”
Heroi aq foli. Gjithë trimat
ja dhanë kujës, e pastaj i ngritën
mbi sup shokët e dashur, duke qarë.
Dhe Skënderbe fatosi ngriti Dinkon…

descriptionRe: POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV nga Prof. Dr. Bexhet Asani

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi