Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description“PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
“PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK
Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
 
Një përmbledhje, e cila shpreh atë zjarr vullkanizues, atë llavë që tenton të shpërthejë brenda kraharorëve të vegjël, atë mendim lëvizës diamantizues klorofil dhe lëng limfatik brenda trurit, i cili tenton të hedhe e të përçojë ide të reja edhe në temperamentin filozofik, për të përhapur procesin vegjetativ të një biskaje plot sythime dhe shpërthesë lulesash ...
Kundron syri me një përvojë, e cila, sa vjen dhe rrit fokusin, rrit diagramën dhe ngjit shkallina dijeje..., duke tematizuar figurativisht larmitetin e stopimeve sociale, nën efekte psikokorruptive..., një manjatizim cilësor i stërkëmtheve sociale…
S’ka si të mos ndodh ndryshe në një përkujdesje, ku lihet hapësira mendimore të bredhojë vrullshëm, të kapi detaje jetësorë, të pulsojë në pulsin dinamik të dhimbjes, të rigjenerojë me trajtën dhe mënyrën e saj risi jetën dhe anemizmin e saj, i cili ka nevojë për një terapi intesive në: arkitekturimin e konturit natyral, të shuar nëpërmjet lapsaprerëve të stërgjyeshmërisë politike të Evropës, idolëve fatkeqë bismarkianë të shprehjeve gjeografike... Temperamenti shqiptar njeh të bukurën, edhe, kur kanë tentuar t’ia fashitin, njeh identitetin e lashtë dhe kur e kanë çuar në gijotina e trekëmbsha, duke treguar para vrastarëve shqiptarizmën e lartësuar dhe të krenaruar, njeh plotinë e ligjësisë natyrore të të krijuarit, të jetimit dhe të përjetimit, njeh forcën e vëllazërimit, të humanizmit dhe të shkëmbimit të vlerës universale...; njeh bilbilimin e këngërimit për jetën e krijesës dhe tarshëgueshmërinë e përcjelljes, njeh zotërimin dhe përmbajtjen e tejskajshme, por edhe personifikimin trimëror e të legjendimit dhe eposit; njeh shpirtin e sakrificës dhe të sublimitetit ... Është një spikatje e ngritur në art vetë legjenda shqipe... Këtë temperament e ndien dhe brenda kësaj përmbledhje, ku bashkohen në kreaturë të rinj dhe të reja që shqetësohen dhe kontribuojnë në progresivitetin njerëzor të vendit të tyre... Janë
të rinj dhe të reja që sapo kanë filluar startimin në një korsi të larme poetike, secili dhe secila me individualitetin vetjak... S’ ka se si një trupi të bukur t’i priten gjymtyrët, sikundër një luleje t’i hiqen petalet aromashumëngjyrëshe... S’ka pse një fizionomie
të bukur  t’i hiqet syri , por duhet t’ i ndriçohet syri...
Këto cekje në këtë përmbledhje poetike, ku konfigurohen antiklinalet dhe sinklinalet poetikë, ku derdhet loti, preket dhe toket ari dhe argjendi, ku përvajtohet për prapësitë, ku dashuria njerëzore mesazhon, ku fjala e bukur hap sytë , ku përvajtimi për të bukurën simbolizon, ku apelimi i kësaj moshe të figuruar simbolizon, ku viti poetik sjell stinët dhe ndërthyrjen mes tyre... tregojnë se sa jetëgjatë dhe e efektprurëse është poezia dhe sa të ardhme ka ajo .... Poezia , kjo sentencë figurative , ky produkt sipëror, i cili kërkon të kuptohet nga një audience nivelore, intelektuale është e përjetshme sa vetë ekzistenca njerëzore që tenton çvënien në përdorim të trurit njerëzor avancues... Nuk është e nevojshme që të përmenden emra në këtë ëprmbledhje të hapur, por është me vend të themi natyrshëm vjen kjo përmbledhje poetike, e iniciuar pas një veprimtarie të kualifikuar reklamu ese, të një tërheqje spektakolare nëpërmjet një konkurrimi në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, ditën e madhe të Poetëve, ku celebrohet edhe krijimi i këtij grupi interesant, që të shërbejë si nxitje për gjithë krijuesit e shumtë, që ndodhen nëpër universitetet e këtij vendi, por që ndeshen me ngujimin e monotonizmin frenator dhe nxiten të frekuentojnë saletet e moderuara , pirjet e kafeneides në këtë tranzicion të stërgjatur, ku përsëprapthia kryefjalëzon ... Një nismë e përbashkët në prag të një Evenimenti...
Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Tiranë , prill 2012

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Artur Ujka

Udhëtimi i poetit - gjarpërim lumi

Mos e kërkoni më kot Poetin,
Maratonomak
me synim drejt të lashtës Trojë...
Udhëton
e kurrë s arrihet në rrugëtim,
kërkon Homerin,
Eposin t’ i këngërojë...
S ‘pushon Poeti, lumon,
derdhet, si lumi...
E ku s ‘e kanë parë
në këtë kohë sofistike,
në Titanik, kalërim,
karroca mesjetare
hijeshuar bukur,
me penë plot ngjyrime...
Udhëtimi i poetit
- gjarpërim lumi...
S’ka poeti prehje,
është krejt i pagjumë...
...
Rend nëpër fusha,
kapton dete, oqeane
Dhe përtej jetës
ai s ‘do të flejë kurrë...
Hijshmë në dorë
mban një penë të madhe ...
Mos e kërkoni Poetin
në rrugë të madhe...
Vijnë dallëndyshet,
e marrin me fletë,
I ngjan bletës, ...
mund të jetë në livadhe
Vjen vera
dhe bëhet i tëri det....
Mos e kërkoni Poetin,
se s e gjeni lehtë...
E kanë parë në të mbjella,
e ka ftuar Vjeshta,
Hera - herës pena
i bëhet dhe fletë:
Mbledh metafora
simbole për vjersha...
Mos e kërkoni,
se nuk e gjeni në shtëpi...
I ka dëgjuar zërin
shushurimë lumi...
E kanë parë në Alpe
hapëruar me ski,
kërkon të lyej penën
nuk e merrka gjumi...
Poeti s’ përngjaka me njeri!...
S’ ka Poeti prehje,
është krejt i pagjumë ...
Dhe përtej jetës,
ai s do të flejë kurrë...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Alma Shahini

Shpirti para pasqyrës

Një shpirt zgjohet i shpupurisur,
mundohet të kundrohet
në pasqyrë
edhe pse e di
që nuk ka një fytyrë të tijën.
Kundrohet i mrekulluar e i ngrirë;
s ‘di nëse duhet tëdashurohet
deri në marrëzi,
apo të urrehet me gjithë forcën e tij.
Papritur,
pasqyra ndriçohet nga errësira
dhe thyhet gjithçka në mijëra copa.
Një varg milingonash
bën ecejaket e saj
për të mbledhur ato thërrime jete,
të shkatërruara,
të shpërndara
s’ di sesi
dhe s ‘di
se ku.
Shpirti mendohet
e mendohet
në mes të grumbullit të mbetjeve.

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
ARLINDA KASTRATI

Hënë në qiellin tim

Përngjasoj vetëm
me një udhëtare
e mendimeve të mia...
Udhëtare e hutuar në itinerary,
e trembur nga vetmia,
Mbetur ne mesdet pa fanar ...

Rrugëve të errta
në mundim të një gjetje
pakëz qetësie,
kërkoj t’ i fshihem
dritës së hënës,
si shirit helmimi,
më ndjek pas…
E kam flakur tutje
rëndësinë e dritës,
por kjo zemër,
në parreshtësi,
do të flasë...

Sonte i flaka ndjenjat e mia,
atje larg...
S’ kam si të pres më gjatë,
E nesërmja, ndoshta,
do të lindë me agminë…

E lus sonte hënën
mos më ndjekë,
Dua t’ i ngjaj lirisë
së një zogu.
As me dritëzën e saj
të mos më përndjekë…
Dua të arrij veten
dhe ëndrrën së toku...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
*
E dini,
nuk dua të lind Dielli përsëri…
Çuditërisht, parapëlej
vetëm natë.
Ah, qëkur më ike ti,
e trembur, fillikat
në pritjen e gjatë!...
Jam në dilemë:
A do të të gjej dot,
Zemrënzezën e kam mbyllur
në dryn të fikur ...
Zëri i ndërgjegjes ,
më nxit:
Gjeje ndjenjën e ikur ....

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Njazi Dasku

Shkumbinin hedh qafës, si shall...
Qytetit tim

Ta kundroni qytetin tim,
në atë grykë:
Me kodrat,
si balluke ngjasuar,
Shkumbinin hedh qafës,
si shalll...
Qyteti im i paftohti
syjetuar!
Nën këmbë i rrëshqet
ky lumë,
melhem në plagët e kohore,
Ta shihni,
si era ballluket i fërfërin,
Si kapuç
rreth kokës malet prej dëbore...
I tillë , i veçantë ky qyteti im...
Ditë- nata e tij :
Një ëndërr e bukur pa zgjim!

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Laura Bixhi

Sa larg dhe sa afër, sa afër dhe sa larg ...

Ky refreni im i ndjenjës
Dora nis t ë shkruaj ë në nj ë l et ër disi t ë
vjetëruar... Si fillim disa rrjeshta e më pas disa
vargje ... Pena u dridhka në dorë, lotët rrjedhin
në faqe e më pas pikojnë në letër, duke përhapur
bojën e shkruar. Bojë dhe lot ,lot dhe bojë ...
Dhe më pas, një dyzim për motivin e asaj nate ...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Në netët e ftohta me shi,
S’ të shoh më,
Je larguar në heshtje
për të shmangur akuzat e kota,
Harron se je ende aty,
si refren,
duke lënduar dikë...
Sa larg dhe sa afër ...
qenkemi të distancuar nga bota.

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Në mendime
mjaft i vështirë të tretesh,
Dashuria, për ty mbetet,
si një libër i palexuar !
Pa ndjenja në zemër,
e lehtë të shprehesh...
Sa afër dhe sa larg! ...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Shfletojmë ditarin e pashkruar!
Eci, drejt teje,
me plagime të padukshme...
Ndaloj... të shoh,
duke admiruar qenien tënde..
Ti s e di jam pranë,
kaq e besueshme ?!
Sa larg dhe sa afër ...
Na torturojnë ndjenjat tunduese.
Jetoj realitetin,
por ëndrrat i kam varg...
Sado e dhimbshme,
të vërtetën e pranoj në fshehtësi...
Sa larg dhe sa afër ...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Sa afër dhe sa larg ...
Një dashuri në largësi,
po vuan në afërsi.

*Sa larg
dhe sa afër - jemi larg,
të ndarë
nga skaji në skaj,
një mur i venë midis nesh,
por afër të ndjej,
se të kam thellë në zemër,
je në çdo venë.

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Sa afër dhe sa larg
vetëm pak hapa na ndajnë,
Unë jam aty, ku je ti: larg,...
sepse ti nuk e di që,
shumë pranë teje jam unë,
e fshehur pas diçkaje
ose pas dikujt ...

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Marko KOLAVERI

1. Poemë bardhë e zi!

Anekdota e një dite,
requiem i një nate,
Shpirti i lënduar
i një femre bredhëse
në disa fate,
Padjallëzi fëminore
apo grotesk i një poeme,
pafytyrësi e njeriut jetues
me llogaritje skeme.

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Mjerim rrugëve,
por flori në ballkone e vila,
Ferr për njerëzit e mirë,
parajsë për njerëz katila,
Shpirt të ndrydhur
e të këputur
nga zinxhiri jetësor,
Ca thonë që jeton nga uji,
Por jeton ai
që ka paranë në dorë.
Pse të mos jetë e qeshur
fytyra e dikujt
I Çiltri jetues pa hile?

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Pse të zhduket mirësia
dhe të rrojë ai i quajturi skile ?

Pse dikush duket bardhë e zi,
ndërsa dikush duket me ngjyra?

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Pse vallë ndodh kështu?
A s’ shihen në të njëjtat pasqyra?!

descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Duke derdhur gjak
e djersë për punë
dhe për fëmijën lot,
E të tjerë marrin miliona,
nga firmim letrash kot,
Mos vallë ka Perëndi,
një për mua e një për ty?!
E jotja të jetë Mirëqënie ,
ndërsa e imja veç lot në sy ?!
Fati i njeriut,
fëmijës dhe gruas -
mallkues për fëmijën e tij,
Fati i atij mosditës,
nëse e nesërmja zhduket
apo do të
vijë,
Dikush te gota ngushëllim gjen,
por gota ta hedh mendjen në kosh,
Kjo është bota e atyre
që rriten me gotën gjysmë bosh!


descriptionRe: “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi