Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
"TANUSHA, SIMBOL I FEMRĖS SHQIPTARE" nga Dr. Bexhet Asani

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:06

Bexhet Asani 
"TANUSHA, SIMBOL I FEMRĖS SHQIPTARE" 
Poeti dhe shkrimtari, tanimė i afirmuar, Nikollė Ulndreaj, del para lexuesit tonė, me pėrmbledhjen poetike “Tanusha”, e cila ngėrthen nė vete poezi tė frymėzuara sa nga mitet, legjendat, pėrrallat, nga gurrat e Malėsisė sė Veriut tonė tė ashpėr, po aq nga realiteti ynė i hidhur, i sotėm social. Pikėrisht nga kėto male e bjeshkė tė rrėpira, nga kėta banorė kreshnikė, na del njė shtojzovalle, njė laurė, njė zanė qė shpirtin e ka tė bardhė si dėbora e Alpeve shqiptare, kjo vajzė ėshtė Tanusha e poetit tonė tė shquar Nikollė Ulndreaj. Poezia e Nikollė Ulndreajt, me bukurinė dhe thjeshtėsinė e saj, me forcėn artistike dhe estetike qė ka, duket sikur na vjen, jo nga thellėsitė e shekujve, por, nga thellėsitė e mileniumeve. Kjo, kryepersonazhe e poetit, nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė Tanushė pellazge, ilire, sot njė Tanushė e thjeshtė shqiptare, me tė gjitha virtytet: e mirė, e urtė, e bukur, e madhėrishme, hyjnore. Tanusha emėr i lashtėsisė dhe simbol i bukurisė sė femrės shqiptare. Bukuria e femrės, Tanushės shqiptare, e ka mahnitur edhe poetin e madh anglez Xhorxh Gordon Bajronin. Nė njė letėr qė i dėrgon nėnės sė tij nga Janina e Ali Pashė Tepelenės, e qė ėshtė zbuluar kohėt e fundit, midis tjerash ai shkruan: “Kam shėtitur Spanjėn, Portugalinė, Turqinė, Greqinė, po, femra mė tė bukura se nė Shqipėri nuk kam parė asgjėkundi”. Poeti Nikollė Ulndreaj me njė mjeshtėri tė rrallė artistike, 25 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS pra, nėpėrmjet artit tė poezisė, kuvendon me Tanushėn, sikur atė ta ketė shoqe, dashnore, grua, motėr, nėnė, qanė hallet me tė, flet e qesh me tė kur ėshtė i lumtur e i gėzuar, vuan e qan halle me tė, kur ėshtė i pėrmalluar, e ka brengė nė zemėr. Tanusha, pėr poetin Nikollė, ėshtė njė vajzė qė dashuron me tėrė dufin e zemrės sė saj. Ėshtė motėr e dashur dhe e pėrmalluar, ėshtė nėnė e djegur dhe e pėrvėluar nga vuajtjet e jetės qė ėshtė e gatshme tė sakrifikojė, sa herė ta dojė nevoja, si tė gjitha nėnat tona tė pėrvuajtura, ajo rrezaton vetėm: dashuri, ngrohtėsi, zgjuarėsi, menēuri, urtėsi. Tanusha, kjo vajzė shqiptare, ėshtė njė figurė e skalitur nė varg, nė strofė, nė poezi, nė veprėn monumentale tė poetit Nikollė Ulndreaj, i cili, me penėn dhe mendjen e tij tė ndritur, i ngre himn bukurisė sė rrallė tė femrės shqiptare, Tanushės hyjnore e Tanushės tokėsore. Tanusha, herė na del si njė shtojzovalle, herė si njė laurė, herė si njė zanė e maleve tona tė ashpra e herė si hermelini nė Livadhe tė Marinit, e thjeshtė, e bukur, me sytė e zez, me leshra lėshuar, e ndjeshme e prekshme. Tanusha ėshtė femėr e guximshme, trimėreshė, e urtė e skofiare qė sjell fllad nė shpirtin e poetit dhe tė burrit shqiptar nė pėrgjithėsi. Autori, me tė preferuarėn e tij, Tanushėn, nė udhėtimin e tyre imagjinativ, shkelin ēdo pėllėmbė tokė tė vendlindjes sė tyre, tė atdheut tonė. Ata nuk lėnė gurrė pa pirė ujė tė bekuar e tė pastėr si loti, e ngjiten majave mė tė larta tė Bjeshkėve tė Nėmura e tė Alpeve madhėshtore shqiptare. Njė dukuri e veēantė nė poezinė e Nikollės, ėshtė se ai pėrdorė, me aftėsi tė jashtėzakonshme toponimet e lashta ilire, pa e ngarkuar dhe pa e lėnduar vargun apo strofėn. Kėto emėrtime, nuk ka mundur qė t’i ndryshojė, asnjė armik e sundues, sado tė egėr e gjakatarė tė kenė qenė. Toponimet si: “Bjeshkėt e Nėmura”, “Qafa e bardhė”, “Zharri i Mirashit”, “Qafa e Mrrethit”, “Maja e Shqerrave”, “Shpati i Kakisė”, “Lugjet e Verdha”, “Guri Murg”, “Vrrini”, “Kroni i Qafės”, “Livadhi i Mirashit” etj., kanė vlera tė mėdha pėr toponomastikėn shqiptare. Kur bėhet fjalė pėr dashurinė, ai me ēiltėri dashuron 26 Bexhet Asani Tanushėn, pėr tė ai heq dorė edhe sikur t’i “afrohet” njė zanė, njė laurė, njė shtojzovalle, njė sirenė: ... Po, ēka qė vranshėm, m’ i lėndon plagėt, njė zanė mali, A thua, nuk e di, qė tė dashur kam Tanushėn!? Pra, ai ėshtė njė dashnor i flaktė, qė ēmon bukurinė hyjnore, por qė dashuron marrėzisht tė mundshmen, tė arritshmen, tė prekshmen, tokėsoren Tanushėn, me ato nazet e saja. Poeti Nikollė Ulndreaj, gjen lumturinė vetėm nė vendlindjen, sado qė sistemi i ka sjellur vuajtje e mjerim, me vargjet e tij, sa artistike, po aq filozofike, ėshtė njė Mitrush Kutel i ditėve tona: “Atdheu edhe kur tė vret, ėshtė i dashur”, prandaj ai nuk preferon tė bredhė dyerve tė botės si “Sharraxhiu” i Esad Mekulit, do tė ngrejė folenė nė atdheun e tė parėve tė vet, ku edhe: Mbretėrit do tė na kenė zili dhe yjet nė tė kthjelltin qiell, Mė thuaj, moj, cila dashuri, nuk ėshtė larė me lot? Shtėpinė nė Thepin e Bjeshkės, do ta ngremė kėshtjellė, Te eshtrat e gjyshėrve tanė, njė ditė apo njė mot!? Te poezia “Jam nisur tė vi te ti, Tanushė”, Lasgush Poradeci i Veriut - Nikollė Ulndreaj, aq fort e ka hyjnizuar: “Nė vdeksha udhės, sėrish nė jetė, mė kthen Tanusha!” pra, nga bukuria e saj i gjalli vdes, ndėrsa i vdekuri ngrihet nga varri. Nė poezitė “Mė kryqėzoni mua si Krishtin!”, “Ku ta mbaj mendjen Tanushė?!”, “Letėr nga Tanusha”, “Mė shkruan sėrish Tanusha”, “Flas me veten time!” etj., autori i vėllimit poetik “Tanusha” e ka vėnė re se kohėt e fundit kurbeti, kjo plagė e rėndė shoqėrore, e pashėrueshme, u ringjall, u rikthye nė Shqipėri, nė shtetin amė dhe po shuhen fshatra tė tėra, ndėrsa nė trojet shqiptare tė ish Jugosllavisė janė shuar edhe qytete! Njė dukuri tjetėr shoqėrore mbase e dhe mė e dhimbshme se plaga e mėrgimit, qė e bren poetin Nikollė, pa dyshim ėshtė gjakmarrja. Gjakmarrja u ringjall vitet e fundit tė tė ashtuquajturės demokraci, u rizgjua si njė fantazmė qė vjen nga mugėtira e shekujve e qė merr jetė njerėzish tė pafajshėm 27 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS pėr njė fije kashtė! Tėrė kėtė dhimbje, tėrė kėtė tragjedi tė popullit tonė, a mund ta thotė njeri vetėm me njė varg, a mund tė pėrshkruhet vetėm me njė varg, natyrisht se jo, kėtė mund ta bėjė vetėm njė poet i regjur, qė i njeh ligjet e ashpra e tė pashkruara tė Malėsisė, sikundėrse ėshtė Nikollė Ulndreaj: Larg vajit tė pėrditshėm tė Ajkunės, Larg betejave tė Mujit me Bajlozėt e zi’, Larg flakėrimave tė pashmangshme tė rrufeve, Larg thepit tė pushkės, Ku ta shuan jetėn pėr njė fije kashte...! Mjerimin e “Lulit tė vocėrr” tė Migjenit, Nikollė Ulndreaj, me njė mjeshtėri tė rrallė artistike, nga Malėsia e ka zbritur dhe e ka ulur kėmbėkryq te Sheshi “Skėnderbej” nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup. Dhe e tėrė kjo mynxyrė i vjen popullit nga politikanė teknefesė. Padrejtėsia dredhė mustakun, ulur kėmbėkryq para Skėnderbeut, Shkapėrderdhet sheshi, nė triliarda kokrra orizi, Terr, dritė, dhimbje, ofshamė, plagė, skamnor, i vihet flakė dheut. Tė vrasin natėn, tė qajnė ditėn, tė rrjepet kurrizi! E thėnė bukur, apo jo? Nė pėrmbledhjen poetike “Tanusha” janė pėrfshirė edhe poezi qė poeti Nikollė Ulndreaji ka krijuar shumė herėt qė si i ri. Poezitė qė i ka krijuar nė atė moshė poeti, ruajnė freskinė dhe bukurinė, sikur tė jenė krijuar sot, ato tė mahnitin me forcėn poetike tė tekstit tė tyre. Poeti Nikollė Ulndreaj me mjeshtėri ka pėrdorur figurat stilistike si: krahasimin, simbolin, metaforėn etj. 
Bexhet Asani, 
Bloomingdale - SHBA, shtator 2015



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi