Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
"SAGA E NJĖ ĖNDRRE TĖ VRARĖ" nga Dr. Bexhet Asani

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:24

"SAGA E NJĖ ĖNDRRE TĖ VRARĖ" Krahas romanit “Pėrsėri nė kėmbė” tė Dhimitėr Xhuvanit, letėrsia shqipe u pasurua edhe me njė vepėr tjetėr nė prozė, me novelėn “Vijė e lakuar” e shkrimtares tanimė tė afirmuar, Nexhmije Hasani. Dy personazhe jo imagjinarė nė letėrsinė tonė, Din Hyka nė “Pėrsėri nė kėmbė” dhe Iliri te novela “Vijė e lakuar”, i pari personazh real nė periudhėn e socializmit dhe i dyti, po ashtu, personazh i vėrtetė nė periudhėn e tranzicionit tė pafund. Dy protagonistė tragjikė, tė cilėt, me sakrificat e tyre heroike, do tė mbeten pėrgjithmonė figura shembullore e tė dashura pėr lexuesin shqiptar. Kėto dy personazhe skalitėn figurat e tyre nė lėmin e letėrsisė shqiptare. Heronjtė e kėtyre dy veprave janė tė dashur pėr lexuesin, jo pse lexuesi ndjen apo duhet tė ndjejė mėshirė, por pse ata e donin jetėn, duke e dashur jetėn ata mposhtėn vdekjen e sigurt. Po le tė kėndvėshtrojmė se kush ėshtė Nexhmije Hasani? Nexhmije Hasani ėshtė me origjinė ēame. Dhe kjo na mjafton, me tė pėrmendur Ēamėrinė, ne kemi parasysh dy tragjedi: tragjedinė e madhe familjare, tė ikur nga genocidi i familjes sė Nexhmije Hasanit dhe tragjedinė tjetėr edhe mė tė madhe, tragjedinė e popullit ēam dhe arvanitas. Tė dy kėto tragjedi 



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:28

shkrimtarja e talentuar Nexhmije Hasani, do t’ia paraqesė opinionit shqiptar, pse jo edhe atij tė huaj, nėpėrmjet prozės sė saj artistike dhe estetike. Pena e mprehtė dhe mendja e saj e hollė me rrėfimin mahnitės, po trondit lexuesin. Veprimtaria e saj artistike dhe shkencore ėshtė vlerėsuar lart dhe pėr punėn e saj tė vyer ka marrė ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare. Kjo tregon sesa serioze ėshtė nė punėn e saj kreative shkrimtarja ēame, Nexhmije Hasani. Pėr tė vėrtetuar produktivitetin, kėtė sa u tha mė lart, le tė pėrmendim veprat e botuara nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja, gjer mė sot: “Kalvari i diagramės” roman 2015, “Trajektorja e jetės” skica dhe tregime, 2016, “Aureola e shpirtit” , poezi, 2017 etj. dhe vepra mė e re, ja kjo qė e kemi nė duar, tė cilėn e prekim, e shfletojmė, e lexojmė dhe e shijojmė kėtė krijim e rrėfim estetik me kėnaqėsi, novelėn me karakter monografik
– artistik “Vijė e lakuar”.
Qė nė fillim tė novelės shkrimtarja Nexhmije Hasani, e paralajmėron lexuesin, njėlloj si korifejtė nė tragjeditė antike dhe pėrsėri mban tė gjallė kėrshėrinė e lexuesit gjer nė fund tė novelės. Dhe lumturia e kryepersonazhit zgjat sa njė ėndėrr!
“Dua tė shoh henėn nė ndriēim tė saj dhe yjet duke biseduar me natėn. Tani ėshtė vėrtet natė dhe unė dalloj ngjyrat nė reflekse yjėsore, se kėtu ndrit, nė ēdo kohė. Veē heshtja kėrcet si vdekje. Kjo kohė e pafund kujtimesh, nė nostalgjinė time krijonin mite, pėr ata qė mė mungojnė e s’i kam pranė. Mė presin tė kthehem dhe unė mbėshtjellur do tė marr ėndrrėn time dhe me rrjedhėn e lumit do tė rrėshqitem fshatit tim, ku dhe balta e shkėmbi flasin pėr histori. Do tė kthehem nga mėrgimi, nėna ime, por i plotėsuar me ėndrrat e mia “.
Ėndrrat e Ilirit mbetėn ėndrra, qė nuk dolėn dhe nuk u realizuan kurrė. Akti i dytė i kėsaj tragjedie ėshtė mė i prekshėm, mė i dhimbshėm, mė mynxyrėmadh. Le tė shohim pėr njė ēast kėndelljen e kryepersonazhit tragjik Ilirit:
“Ethe, nė dridhje elektrike, pėrshkojnė trupin e tij, nga kjo plagomė, e cila dhemb nė shpirt. S’ka gojė tė flasė dhe as lot



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:31

pėr tė derdhur... Janė tharė, si ēdo pjesė tjetėr e trupit. Vdekja do tė ishte mė e bardhė, se ky moment dhimbjeje tmerri! Zėri i tij ulėret brenda kokės: “Jo, jo nuk dua tė jem pa dritė! Mos eksperimentoni tek unė! O Zot, ēfarė, nuk po mė dėgjoni? Zėri im ėshtė kumbues”.
Doktorėt ngrėnė supet, pa ditur asgjė pėr pacientin e aksidentuar. Asnjė emėr, asnjė dokument pėr tė identifikuar atė. Thėrret dhimbja nė gojė tė ujkut, e grith gjuhėn, por zėri nuk del; gozhduar trupi nė hekura tuba nė kokė, tuba nė kėmbė.
“Nėnė, nėnė moj, a nuk e kuptoni gjuhėn time? Vetėm ne shqiptarėt thėrrasim “Nėnė”. Pėrse nuk i ndjej duart? Ē‘mė keni bėrė? Mos mė keni gozhduar si Mesia? Por unė nuk jam ai... Ē‘iu duhem unė qė mė gozhdoni? S’kam ajėr!... S’kam dritė!... Tubi nė fyt, po mė torturon”.
Ky ėshtė fillimi i njė kalvari tė jetės sė Ilirit. Saga e novelės “Vijė e lakuar” sillet rreth strumbullarit,
pra kryeprotagonistit Ilir dhe personazhet e tjerė janė tepėr fragmentarė dhe episodikė, tė cilėt mund tė ndahen nė dy grupe: nė personazhe qė kanė hedhur flamurin e bardhė ende pa filluar beteja, thjesht janė dorėzuar e s’ kanė pasur guximin tė ballafaqohen me tė keqen, me tragjedinė e heroit tė novelės Ilirin, e qė kėtu mund tė pėrfshihen disa mantelbardhė qė e shpėrfillin “Betimin e Hipokratit”: “Ai do tė vdesė!... S’e ka tė gjatė, prandaj dhe e sollėn nė Shqipėri” dhe nė personazhe, tė cilėt janė bėrė njėsh me tė keqen, me vuajtjet, me pesimizmin, me dhembjet, me tragjedinė e personazhit kryesor tė novelės “Vijė e lakuar” tė prozatores sė shquar Nexhmije Hasanit.
Subjekti i novelės ėshtė ky: Iliri njė i ri entuziast. Njė i ri me plot ėndrra si tė gjithė tė rinjtė. Lėshon vendin e tij, pėr njė jetė mė tė mirė, tė pėrmirėsojė kushtet ekonomike tė familjes qė e kishte kapluar
varfėria. Kapėrcen kufirin dhe shkon nė Greqi. Aksidenti, sa nuk i merr jetėn! Pėrfundon pa ndjenja nė spital. Pas qėndrimit disa ditėsh, sipas “ligjeve tė shtetit Helen” duhej tė



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:37

deportohej nė atdhe, pa iu shėruar plagėt, te spitali mė i afėrt. Nė spitalin e atdheut tė tij tė dashur i bėhet njė pritje e ftohtė, si rrasa e varrit. “Merreni e ēoni nė shtėpi se s’ bėhet…!” E nisin pėr nė vendlindjen e tij, nė Peshkopi. Njė gėzim, njė hidhėrim. Dasma e tė vėllait dhe Iliri kufomė. Mjekėsia
popullore triumfon, krahas asaj shkencore. Mblidhen plakat dhe pleqtė, ngjiten maleve tė Peshkopisė pėr tė mbledhur barėrat tradicionale pėr t’ia mbyllur plagėt Ilirit. Pas mbylljes sė plagėve duhej tė vazhdonte terapia intensive nė Tiranė. Me ndihmėn altruiste tė dajės sė tij ia arrin qėllimit. Shesin shtėpi e katandi e vendosen nė Tiranė. Jeta vazhdon me ėndrra tė vrarė…!
Autorja e novelės “Vijė e lakuar” Nexhmije Hasani mbizotėron njė stil tė lartė tė rrėfyerit. Ajo, me njė aftėsi tė jashtėzakonshme, ka hyrė nė botėn shpirtėrore dhe emocionale, jo vetėm tė protagonistit tė novelės, por edhe tė personazheve tė tjerė. Duket sikur autorja ka pėrjetuar traumat e heroit. I ndjen ato, vuan me to. E njeh shumė mirė botėn shpirtėrore e psikologjike tė nėnės sė Ilirit. Atė e
paraqet, herė si nėnė me karakter tė fortė, tepėr burrėrore e skofiare, kur ėshtė para tė birit tė saj tė gjymtuar e herė si grua tė ndieshme, tė dhimbshme, e tė prekshme, nga dhimbja qė ka zė kujėn, kur ėshtė vetėm, larg djalit tė saj Ilirit.
Novela ėshtė e mbushur fund e krye me tablo realiste e me peizazhe mahnitėse qė tė kujton prozėn poetike “Katėr stinėt” tė Rilindėsit tonė tė shquar, Naim Frashėrit.
Novela “Vijė e lakuar” e shkrimtares sė talentuar Nexhmije Hasani ėshtė njė vepėr monumentale qė flet artistikisht e qė sjell risi nė letėrsinė tonė nė veēanti dhe qė do tė zėrė njė vend tė merituar nė kalanė e kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Altruizmi i shkrimtares Nexhmije Hasani ėshtė pėr t’ u
admiruar. Ajo ka pasur durimin qė ta shikojė, qė ta dėgjojė, e ta dojė me pėrgjėrim protagonistin Ilir, nė novelėn e saj “Vijė e lakuar”.
Shkrimtarja e talentuar, Nexhmije Hasani, me lexuesin e saj komunikon artistikisht, me njė gjuhė tė pastėr e tė rrjedhshme, shprehjet e saj burojnė si Ujėvarat e Mirushes
dhe Lumi i Valbonės.
Shpresojmė qė novela “Vijė e lakuar” e shkrimtares Nexhmije Hasani do tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė fushėn e letėrsisė shqipe.
Bloomingdale,
mė 22 prill 2017
New Jersey – SHBA



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


#5

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi