Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
"BOHEMI I FUNDIT… " nga Dr. Bexhet Asani

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:47

Bexhet Asani BOHEMI I FUNDIT… Poeti Mirko Gashi Poeti Mirko Gashi ishte njė bohem i vėrtetė nė letėrsinė shqipe. Ai lindi mė 1939 nė Kralevė (Serbi). Shkollėn fillore dhe tetėvjeēaren e mbaroi nė Preshevė. Nė Gjilan kreu gjimnazin. Kishte tė kryer gazetarinė nė Universitetin e Beogradit. Gjatė jetės sė tij ka bėrė punė tė ndryshme. Nė fshatin Caravajkė tė Preshevės, pėr njė kohė, punoi si mėsues. Mė pas, aktor nė Teatrin e Kombėsive nė Shkup, pėr tė vazhduar po tė njėjtin profesion, nė Teatrin Popullor nė Prishtinė. Profesionin e gazetarit e ushtroi te “Flaka e vėllazėrimit” qė botohej nė Shkup dhe nė Radio Prishtina. Pastaj redaktor i gazetės “Kosova” tė Obiliqit, si dhe gazetarpėrkthyes nė gazetėn “Kosovodėrvo”. Poezia e bohemit Mirko Gashi ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė botėrore si nė: gjuhėn gjermane, italiane, angleze, frėnge, sllovene, serbe maqedonase, turke etj. Bohemi i fundit shqiptar, poeti Mirko Gashi, mbylli sytė nė kryeqytetin e Republikės sė Kosovės, nė Prishtinė mė 1995. Mirko Gashi, nė tė gjallė tė tij, ka botuar kėto libra me poezi: “Nė vorbullėn e ujit”, Rilindja Prishtinė 1972, “Netėt e bardha”, Rilindja Prishtinė 1975, “Liberto pėr gjenetivin e 99 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS ujit” (Nė gjuhėn serbe), Jedinstvo, Prishtinė 1977, “Gjarpri i shtėpisė”, Rilindja Prishtinė, 1980, “Arbror vitae”, Rilindja Prishtinė,1988, Plagė uji, Rilindja Prishtinė, 1990. Poeti Mirko Gashi shumė rrallė u jepte intervista gazetarėve, aty nga viti 1984, Qani Mehmedi, pati nderin ta intervistonte pėr Revistėn “Zėri i rinisė” tė Prishtinės me titull: “Jetoj ashtu, siē dėshiroj!” Kur bėn fjalė pėr poezinė nė intervistėn e tij tė dytė qė i jep gazetarit Qani Mehmetit, midis tjerash, Mirko Gashi thotė: “Pra, poezia shumėēka mė mori e pak gjė mė dha. Tė merresh me poezi ėshtė punė tejet e vėshtirė. Vjen koha qė fjalėt ta kėrkojnė kokėn tėnde. (Nėse dikush ia fal jetėn poezisė, ai duhet tė jetojė me fjalėt, e fjala e ka masėn, dimensionin, huqet e veta). S’ėshtė poet ai, i cili nuk e jep edhe jetėn pėr fjalėt e veta. Ėshtė shumė vėshtirė, por kėshtu ėshtė. Jam tejet i sinqertė nė kėtė bindjen time. Pra, tepėr e vėshtirė ėshtė loja me fjalė, nėse i kupton fjalėt siē duhet. Tė thashė, s’dėshiroj tė bisedoj pėr gazetė, por pasi ėshtė e tė rinjve, nejse...”. Si e njoha Mirko Gashin? Mirko Gashin njėherė nė jetė e kam parė dhe e kam takuar. Duhet tė ketė qenė viti 1987 apo 1988, atėherė bėja punėn e gazetarit (pa para) nė Rilindje, me shpresė se do tė merrja vendim… qė s’ u mor kurrė! U pranuam pesė apo gjashtė gazetarė, qė e dhamė provimin! Dhe kryesisht punonim te Kronika e Prishtinės unė, Osman Gashi, Arsim Kajtazi, Agim Gashi, Milazim Kadriu e ndonjė tjetėr. Ishte ulur te shkallėt e njė dyqani. Mjekra e tij shtėllungė me njė pamje qė rrezatonte vetėm mirėsi e dashuri, por dhimbja shihej nė sytė e tij. Dukej i lodhur, i rraskapitur. Kur nė veshėt e tij tingėlloi njė e folme tjetėr, nga shokėt e mi, pyeti: - Nga je? – Nga Maqedonia, - u pėrgjigja. - Si i keni punėt andej? – Si gjithė shqiptarėt! – Do tė bėhet mirė! Gjithmonė optimist bohemi Mirko. Atėherė, unė e dija  dhe e kisha tė njohur vetėm emrin e Mirko Gashit qė e kisha lexuar nėpėr gazeta dhe revista, por atė s’ e kisha parė kurrė! 



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:51

Dhe ja tani pas tridhjetė vjetėsh, po e rikujtoj me mall. Tani e di dhe e kuptoj, sesa i madh ka qenė Mirko Gashi. Tė rrallė ishin burrat atėherė, si Mirkoja, qė nuk i trembej syri nga pushteti i tėrbuar socialist jugosllav! Pas disa peripecish qė tė gjeja poezinė e tij tė famshme“Rondo”, mė nė fund ma siguroi nipi i Mirko Gashit, David Kurti, tė cilin e falėnderoj pėrzemėrsisht! Nga poezia “Rondo” mė kujtohej vetėm vargu: “Ujėrat e Adriatikut nuk do tė mund t’i lajnė pelenat e fėmijėve tanė…”. Edhe pse nuk kisha mundur qė ta mbaja nė mend poezinė, apo vargun, prapseprapė ishte njė riprodhim dhe njė rikujtim i mirė, pas tridhjetė vjetėve. Mbase vargun qė lexuat e lėndon vargun e skalitur tė bohemit Mirko Gashit, por, pse e shkroi Mirkoja poezinė “Rondo”?! Pėr kėtė poezi mund tė flasin dhe tė shkruajnė vetėm bashkėkohėsit e tij, tė cilėt e pėrjetuan nė lėkurėn e tyre sundimin e egėr jugosllav. Vitet tetėdhjetė, kur Kosova kėrkonte avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve dhe ajo tė bėhej njėsi e barabartė e republikave tė Federatės ish Jugosllave, pra, Kosova tė shpallej Republikė. Shtypi serb, tė cilit ia mbanin ison dhe republikat e tjera ish jugosllave, i kishte shpallur shqiptarėt armiq. Nuk mjaftonin vetėm, rrahjet, torturimet, burgosjet, atėherė vlente thėnia: “Ēdo shqiptar i vdekur, ėshtė shqiptar I mirė…!”Ato vite, flitej me tė madhe pėr natalitetin e ulėt te serbėt dhe natalitetin e “lartė” te shqiptarėt! Urrejta e shtypit serb shkoi aq larg, saqė femrėn shqiptare e quajti “fabrikė pėr prodhimin e fėmijėve…!”A mund t’i duronte bohemi shqiptar Mirko Gashi kėto fyerje qė i bėheshin nėnės shqiptare? A mund ta duronte Mirkoja kėtė diskriminim racor? Jo. Prandaj ai klithi me guximin dhe shpirtin e tij revolucionar, qė luftoi kėtė dukuri negative tė shoqėrisė serbe me shpatėn e mprehtė tė artit tė fjalės: “…do tė vijė koha, edhe deti do tė jetė i vockėl, pėr t’i larė, mnelat e fėmijėve tanė!” (Mnelat- pelenat).
Le ta lexojmė tė plotė poezinė “Rondo”, me qėllim qė tė shijojmė artin poetik tė bohemit tonė tė fundit, Mirko Gashi:
RONDO
Sabit Jakupit
E dashura ime,
kur ma afrove gėzimin e pare,
e mbolla njė lis.
kKr ma afrove gėzimin e dytė,
e mbolla edhe njė lis.
Kur ma afrove gėzimin e tretė,
i stėrlumtur e mbolla edhe njė lis
Lis pas lisi, plis pas plisi,
bėhet pylli.
Do tė vijė koha
edhe deti do tė jetė i vockėl,
pėr t’i larė mnelat
e fėmijėve tanė.
Mirko Gashi
Nga libri “Plagė uji”
Rilindja, Prishtinė, 1990



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:53

E kush mund ta thoshte, mė bukur se bohemi Mirko Gashi!? Vlen tė theksohet se bohemi Mirko Gashi, pas gjithė atyre vuajtjeve dhe torturave shtetėrore serbo-jugosllave ndaj popullit shqiptar, nė Federatėn e ish Jugosllavisė, mė 5 korrik tė vitit 1990, i zhgėnjyer nga “vėllazėrim-bashkimi”,nė tė cilin kishte besuar, heq dorė publikisht nga ēmimet dhe mirėnjohjet e Serbisė dhe ish Jugosllavisė. Kush ishte Sabit Jakupi, tė cilit Mirko Gashi i kushtoi njėrėn nga poezitė mė tė mira tė tij? Pse ia kushtoi kėtė poezi? Pėrgjigjen mund ta gjejmė vetėm te intervista e tij dhėnė gazetarit Qani Mehmedit nė vitin 1984, nė pyetjen: “Ēka ju shtyn tė pini?” Ja ēfarė thotė Mirko Gashi: “Tė pėrgjigjem me pyetje: Tė banosh 22 vjet nėpėr bodrume tė huaja, t’i pėrkthesh 35 vepra, t’i kishe botuar mbi 10 mijė vargje, ta kishe njė rrogė tė vogėl, tash si pensionist, nė kėtė moshėn time, por edhe shumė probleme intime jetėsore, shumė moskuptime..., ēka do tė bėje tjetėr ti, pos t’i kaloje do ēaste tė lumtura me gotėn e rakisė nė buzė?!... (Tė lutem, mos harro tė thuash fjalė tė mira pėr Sabit Jakupin, i cili po ma zgjidh problemin mė tė madh ekzistencial). C’ėshtė e vėrteta, hallet e mia i kanė kuptuar edhe kolegėt e mi poetė, por ēka kanė mundur tė mė ndihmojnė?” Vuajtjet e Mirko Gashit mund t’i kuptojė vetėm njė i varfėr dhe i vuajtur, se tė pasurit as nuk duan t’ ia dinė fare, nuk e kanė kuptuar dhe nuk duan ta kuptojnė dot hallin e madh ė ka pasur i madhi Mirko Gashi. Le tė shohim tani se kush ishte Sabit Jakupi, tė cilin gjatė intervistės e zė dy herė nė gojė, nė pyetjen qė i bėn gazetari Qani Mehmedi: “Kur shikoni pas, ēka i thoni vetvetes?” “Mbi tė gjitha e ēmoj lirinė. Jetoj ashtu siē dėshiroj... Dėshirat nuk i kam tė mėdha pėr jetė luksoze, por mundėsitė i kam tepėr tė vogla pėr tė jetuar si njeri i rėndomtė. Qė 22 vjet bredh nėpėr lagje tė ndryshme tė Prishtinės, pa kulm timin mbi kokė. Mė nė fund, kėto ditė pres vendimin pėr banesė nga BVI-ja Krahinore pėr Kulturė. (Sabit Jakupin, tė lutem mos e harro se i jam falėnderues pėr tėrė jetėn! Ai me disa shokė tė tjerė qė m’i dinė fort mirė hallet kanė bėrė pėrpjekje tė mėdha qė, mė nė fund, tė sigurohet njė banesė shoqėrore pėr Mirko Gashin). Jam i kėnaqur me tre fėmijėt e mi dhe, mė nė fund, e gjeta edhe bashkudhėtaren e mirėfilltė e cila mė kupton dhe mė respekton tė kėtillė siē jam – Mirko Gashi!” Megjithatė Sabit Jakupi, sipas tė dhėnave tė sigurta qė kam, e mbajti fjalėn e dhėnė, Mirko Gashit ia ka ndarė banesėn nė Prishtinė, ia ka siguruar kulmin mbi kokė, siē shprehej Mirkoja. Le tė lexojmė pėr njė ēast poezinė “Liria”, tė cilėn ia kushton djalit tė tij tė vogėl Lumit, apo siē thotė ai, Lumit, sugarit tim sesa e fuqishme ėshtė artistikisht. por edhe politikisht, pėr kohėn, kur e shkroi:



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:55


Liria
(Lumit, sugarit tim)
Eu ēfarė djali kam,
eu ēfarė Lumi kam.
Sa kafshata,
sa njė pėllėmbė
s’ e ka mjekrėn,
s’ ka as dhėmbė,
mallkon yje,
shkatėrron yje
edhe nė muajin e vet
tė tetė
s’ do tė lidhet
nė djepin e vet.
Mirko Gashi




Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th January 2018, 15:55

Liria pėr poetin Mirko Gashi, ishte e shenjtė. Ai, Lumi dhe shqiptari s’duron dot tė lidhet as edhe nė djep!… Sa bukur e ka thėnė! Ai nuk duronte thundrėn e robėrisė. Ėndėrroi lirinė, por vdiq nė robėri, nuk rroi qė ta pėrjetonte lirinė, ta gėzonte lirinė, nė Republikėn e Kosovės shtet mė vete. Liri e pritur nė shekuj. Mirko Gashi, padyshim, ishte bohemi i fundit, jo vetėm i Prishtinės, siē e donin ta quanin disa nga shokėt dhe miqtė e tij, por edhe bohemi i fundit i mbarė shqiptarizmės…



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


#6

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi