Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet

Share

descriptionPOEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE
14 petale ngjyrore
Kristaq F. Shabani Albania
Dita e sotme, ditë kryefjalë e të dashuruarve, ndaj po iu dhuroj një buqetë ndjenje me katërmbëdhjetë petale ngjyrore, të cilat, të vendosura në një kurorë- flakandan, përmastojnë ditën - agmi të jetës...Çkodifikoheni këtë “kurorë” të përmbushur me shumë enigma befasuese, të cilat të “kurthojnë “ ëmbël me formatin dhe trajtën paraqitëse: të bukuruara në magjinë e kraharorëve, shpirtrave, zemrave, pulsojnë me ritme perëndore.
Mos na lëntë jeta pa dashurim-puthërimin!... Ky i përngjan një testamenti Yjesh, dritëgjelbërim i përjetshëm ...

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
1. A mund?…

Kaq ngushtë lidhur me ty,
sa lidhja e gishtave të dorës,
nuk ma mbush syrin…
Një Qiell a mund të agojë
e të erret pa Diellin,
Hënën dhe Yllin?!…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
2.
Mbjell “vreshtat”
P të thith musht nesër,…
U Mendimi veten e përkëdhelka,
L teksa sheh “pulpat” femërore në rritje,
P të fqinjës sykaltër,
A hedhëse e shikimin tinëz!
Pa “pulpa” të tilla
mos ma lini Botën!

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
3.*
Sensualizimi – rrugë e nxehtë,
S frazë në temperaturë vlimi,
E etje për pushtet,
N Sforcë e sprovë dashurie,
S Livadhi “lulet” humbet!
U
A
L
E

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
4.*
Unë vetëm buzët e mia
puth,
por edhe buzët e “pyetjes“
mund!
Jam tregtar misteri…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
5.*
Heq orët e errëta të natës,
S Dimrit ia heq ngricat
E teksa puth buzët majoshe,
L tek duart ngroh me “dëshirëzat” !
I Oh, seli e epshit të shpejtë,
nuk më zë dot “rob”!…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
6.*
Moxarti i bie fyellit magjik.
MOX… “Kë nuk gëzojnë këto puthje?”
Mbi buzë ëndrrat si në sofat ulen,
Të parët Sytë
shtatzanohen në mosfrikë!

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
7.*
Qiellit i ra nuri
H pas orës së arrirë
A dhe ikjes “Eklips”.
B Sa e vështirë është,
I kur hëna matet
dhe puth Diellin
para puthjes së parë
të të dashuruarve…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz

8. *
T Dëshira ndalet
R vetëm te buzët,
O që thërrasin
N në gjuhën e tyre të puthërimit:
D “Puthmë me forcë shpirti
I të më tronditen hemisferat.”
TJE

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
9. *
Më kundron me sytë e shenjtë,
dehem,
duke pirë në tejngopje…
Ç’hap këta sy të gështenjtë!?
T’i puthësh do të tronditen
kalatë e shpirtit!
SHPLEKSJA

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
10. *
Ku t’i kalojmë mbrëmjet,
K Në rast se me dashnoret divorcojmë,
U Në rast se dashnoret martohen,
? Vdesin a na tradhtojnë?
Ku t’i përcëllojmë mbrëmjet
Në funde dashurie,….
Kur gratë na lënë
se nuk u vijmë
as te thëmbrat e tyre!
Ç’na mbetet?
Dorën ta zgjatim në bele të reja,
Buzët në buzë që s’njihen…
Këputim ne “të lënurit”
frute të ndaluar!
(a frute aguridhe?!…)

12. “Bredhje Syri”
Ngjit përshtypjen ime
si dyllameç qershish,
te syri bredh si çamarrok
në lëndina të “djerra”.
Lëndina hedh vërtik
"alpet" në karnavalet,
paksa sytjenet zbulojnë
kokrrizat e gjinjore
dhe lëshojnë të puthurën
e papërmbajtur me bindje…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
13.*
Si kllapat
Të pres krahëhapur,…
Kur vjen ti,
krahët mbyllen!…
Çudi,
s’i ndodh me krahët:
Mbyllen, papritur,
si kllapat!…

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
14.*
Hyrje në “çiftëzim”
“Dua një beb…”
hedh fjalën i ekzaltuar,...
Ma presin”fjalën”
katër sy:
thëngjij të ndezur…
Brenda tyre
“qëndiset” bebi!…
Marrë nga Antologjia poetike “KRISTANIADË” e autorit, 2016

descriptionRe: POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi