Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Dy Poezi dhe njė skicė nga krijuesja Meleqe Cerri

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th February 2018, 01:28

Dy Poezi dhe njė skicė nga  krijuesja Meleqe  Cerri
 
Rrugėtim i jetės

Ah, moj kėmbė!
Kudo, ku shkel kupton se djalli ,
Paska zėnė shumė rrėnjė.
S’qenka faji as i borės, as i shiut,
por, vetem  i dorės sė njeriut.
Lindim ėngjėj, kur vijmė nė jetė,
S’ ecim dot tė vetėm nė kėtė botė.
I vetėm hidhėrim i mbetur,
Takojmė njerez me zemėr tė ftohtė.
Shpirti kėputet, kur ngel i vetėm,
Bėhet copėza nga udha e padrejtė.
I vetmi fajtor i mbetur:
Ai qė mendon se mbetet i pėrjetė.
Zemrat katile shpojnė mbas shpine,
Gėrmojnė  pėr gjetje:  mllef e ligėsi,
Ngushėllohen, kur gjejnė pikėllime ,
Aq sa djalli bėhet i madh, plot liri.
Ta shijojmė jetėn, se s’dihet,
Kush qenka momenti i fundit.
Mos e ler zemrėn tė mpihet,
Edhe sikur jeta tė bėhet errėsirė.
 
U shndėrrove  Yll i pagjetur kurrė…


 Njėzet vjet pa baba
Unė sot po derdh lot,
Askush s’ me kupton dot.
M’u bė shpirti sa njė thėrrime,
Sa herė Melit i thėrrasin jetime.
Jam mė e mjera nė botė,
S’ kam babain, tė mė mbajė ngrohtė.
Unė u mėrzita, sa mė s’ka,
Zėri im nuk i thėrret askujt “baba”.
E dije qė do tė  ikje nga kjo botė,
S’do shihje as Diell, as Hėnė,
Kokėn mbrapa s’e ktheve dot,
Do na rriste e madhja Nėnė.
U shndėrrove  Yll i pagjetur kurrė,
Por e di,  na sheh i lumtur,
T’u rrit djali, t'u bė burrė
Ti i vetėm nė kornizėn mbi Mur.
U sėmura, mė dhembi koka shumė,
Ti mė erdhe, mė shtrėngove dorėn,
Unė tė ndjeva, qė rėnkove sa unė,
S’ doje tė ikja nė botėn e pafund.
Mė le amanet tė bėhem vajzė e mbarė,
E dije qė varri do tė tė  rėnkonte,
S’e more vesh kurrė, sa malli mė ka marrė,
Na le jetimė pa baba, pa mbrojtje.
Nuk u rrita pa vėlla e motėr,
Por u rrita me dhimbje shumė,
Se ti  kurrė, s’ na erdhe nė votėr,
Tė na thoshe iu dua edhe unė.
T'u shkri trupi t'u bė shkrumė,
S'tė lag shiu, s'tė ngroh Dielli,
S’ na zgjove kurrė nga gjumi,
Shkove lart pėrgjithmonė te Qielli.
Jeta qenka shumė e vėshtirė,
Tė kėrkojmė nė natė e ditė,
Njerėzit qenkan faqenxirrė
E dinė: pėrgjithmonė je i shtrirė.
Thonė: "Mos paē kurrė fatin e jetimit",
Kjo pėr ne, qenka e vėrtetė
S’ ia dimė vlerėn as gėzimit,
Se pėr ne mbetesh hidhėrimi  pėrjetė.
 
 
 
Dy fjalė pėr ty, Nėna ime…
Marsi i bukur po fillon!
Mes luleve qė ēelin, pranė teje dua tė ulem nėnė. Tė ulem, e tė dhuroj ēdo lule pėr ēdo sakrificė qė ti ke bėrė pėr ne.
Dua tė tregoj, se jeta jote nuk ēeli kurrė, si njė lule dhe mori ngjyrat e saj; jeta jote u tregua shumė e ashpėr, e egėr dhe e ftohtė me ty.
Nuk tė dha mundėsinė e njė bashkeshorti pranė; nuk tė dha mundėsinė tė veshėsh njė rrobė me ngjyra; nuk tė dha mundėsinė tė bėsh njė tualet, por gjithēka ta mbuloi shamia jote e bardhė.
Sa fjalė dua tė them e tė shprehem  mes kėsaj lėndine, e cila mė zgjon ēdo ndjenjė tė shpirtit tim pėrvėlues pėr dashurinė tėnde!
Vėrtet, ti nuk ke mundur tė dalėsh pėr kafe me shoqet, por nuk ka shoqe mos tė tė respektojė ty e mos tė marrė shembullin e njė burrneshe si ti!
Ēdo zė i ėmbėl, i cili  mė zgjon mengjeseve je ti, nėnė; mes fjalėve tė tua gjejmė gjysmėn e shpirtit tonė, pa tė cilin nuk jetojmė dot.
Jeta jote  akoma vazhdon tė pėrplaset nga tė papriturat e jetės… Dua tė them qė ke arritur ēdo gjė nė jetė, ke arritur tė kesh nė krahė ėngjėjt e tu, tė cilėt tė mbrojnė tė mos rrėzohesh e tė ndjehesh e dobėt.
Shpirtin tėnd fisnik dua ta mbaj ēdo ditė mes krahėve tė mia; dua tė them qė nuk ka muaj Mars qė tė gėzoje ty, por shumė ka ditė, shumė netė e shumė vite qė ti tė gėzosh pranė nesh.
Vėrtet, bijat e tua janė bėrė nėna, por ne nuk mund tė jemi kurrė nėna tė lumtura, po nuk tė gėzuam ty, nuk mund tė jemi kurrė forta, po nuk tė mbajtėm tė fortė ty.
Si edhe nuk mund t'u dhurojmė kurrė dashuri fėmijėve tanė, po nuk morėm shembullin e njė nėne tė palodhur si ti.
Nuk tė them dot gėzuar vetėm pėr sot nėnė, por dua qe ēdo ditė t'ua ndjesh aromėn bijave tė tua; ta ndajmė dashurinė tonė mes lotėve, gėzimeve, hidhėrimeve, e kurrė mos ta ndjesh veten njė ėngjėll pa krahė. Dua ta ndjesh veten njė ėngjėll, qė na mbulon tė gjithėve plot dashuri, kurajė dhe mundim!



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi