Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Diskutime shoqėrore »
Dita Ndėrkombėtare e Gruas

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th March 2018, 01:40

Dita Ndėrkombėtare e Gruas


Dita Ndėrkombėtare e Gruas (DNG) festohet mė 8 mars ēdo vit. Ajo pėrkujton lėvizjen pėr tė drejtat e grave.

Ndėrsa respektimi i parė i Ditės sė Gruas u mbajt mė 28 shkurt 1909 nė Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndėrkombėtare e Gruas 1910 pėr t'u bėrė njė "Ditė Ndėrkombėtare e Gruas". Pasi gratė morėn tė drejtėn e votės nė Rusinė Sovjetike mė 1917, mė 8 mars u bė njė festė kombėtare atje. Dita u mbizotėrua kryesisht nga lėvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua nė vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja pėr “Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas’ u hodh fillimisht nė fillim tė shekullit tė XIX-tė, e cila ishte njė periudhė e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisė, pėr botėn e industrializuar.


8 marsi njihet si "Dita e Gruas", nė tė gjithė botėn. Madje nė shtete tė ndryshme kjo ditė festohet si festė kombėtare. Kjo ditė shėrben jo vetėm pėr bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe pėr tė kujtuar pėrpjekjet pėr barazi, paqe, drejtėsi dhe ndėrtim nė gati 9 dekada.

Historia

Nė pėrputhje me deklaratėn e Partisė Socialiste sė Amerikės, dita e parė Nacionale e Gruas, u festua nė SHBA mė 28 shkurt 1909. Deri nė vitin 1913 kjo ditė vazhdoi tė festohej tė dielėn e fundit tė shkurtit.

Nė mbledhjen Socialiste Ndėrkombėtare nė Kopenhagėn mė 1910, u vendos qė ‘Dita e Gruas’ tė festohej nė tė gjithė botėn, pėr nder tė lėvizjes sė grave pėr tė drejtat e e tyre dhe pėr ti mbėshtetur gratė nė njohjen e statusit tė tyre nė shoqėri. Nė kėtė konferencė morėn pjesė 100 gra, nga 17 vende tė botės, midis tyre dhe tre gratė e para tė cilat u zgjodhėn si pjesėtare nė parlamentin e Finlandės.

Si rrjedhojė e vendimit tė marrė nė Kopenhagėn, njė vit mė pas, nė 1911 Dita e Gruas u vendos tė festohej pėr here tė pare nė 19 mars, nė Austri, Danimarkė, Gjermani dhe Zvicėr, ku miliona burra dhe gra morėn pjesė nė organizimet kushtuar kėsaj dite. Gratė kėrkonin tė drejtėn e votimit, tė qeverisjes, tė punės, tė edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit nė punė.

Vetėm pak ditė pas kėtij vendimi, nė 25 mars, njė zjarr tragjik nė New York,vrau mbi 140 vajza gjatė orarit tė punės. Kjo ngjarje pati njė rėndėsi tė madhe nė vendosjen e ligjeve tė reja nė lidhje me kushtet e punės.

Nė 1913 gratė ruse festuan Ditėn e Gruas, tė dielėn e fundit tė muajit shkurt si pjesė e manifestimeve pėr paqe. Ndėrsa nė pjesė tė tjera tė Evropės nė 1914 kjo ditė filloi tė festohej nė 8 mars, shoqėruar me mbledhje dhe manifestime kundėr Luftės sė Parė Botėrore.

Si rrjedhojė e humbjes sė mbi 2 milion ushtarėve rusė gjatė Luftės sė Parė Botėrore, gratė ruse tė dielėn e fundit tė shkurtit tė 1917ės, u bashkuan nė greva urie kushtuar "Bukės dhe Paqes". Katėr ditė pas fillimit tė kėtyre grevave, Cari u detyrua tė jepte dorėheqjen dhe qeveria e pėrkohshme ju dha grave nė Rusi tė drejtėn e votės. Kjo ngjarje ndodhi nė 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili pėrdorej nė atė kohė nė Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili pėrdorej kudo nė botė, kjo date bie nė 8-tė mars.

Qė prej asaj dite "Dita Ndėrkombėtare e Gruas" morri dimensione tė tjera, dhe filloi tė festohej nė mbarė Botėn. Nė kėtė dite reflektohet mbi kurajėn dhe veprimet e grave tė thjeshta tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė e tė drejtave tė grave.

Mė 8mars tė vitit 1910 nė SHBA , Kanada e nė vende tė tjera tė botės u bėnė protesta tė mėdha pėr tė drejtat e gruas dhe pikėrisht atė ditė tė drejtat e gruas dhe tė burrit janė tė drejta. Pėr ēdo 8mars fėmijėt nė tė gjithė botėn ju dhurojnė nėnave tė tyre lule e gjėra tė tjera ne Shenjė dashurie pėr nėnėn.

Burimi wikipedia



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi