Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
“Karnavalet ilire” udhėtojnė deri nė ditėt moderne" Neshat Mehmedi,organizatori i veprimtarise " Karnavalet Ilire"

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 9th March 2018, 22:51

“Karnavalet ilire” udhėtojnė deri nė ditėt moderne

Shumė prizrenas ia mėsyjnė ēdo vit Malėsisė sė Tetovės, gjegjė- sisht pikės mė tė afėrt nė fshatin Bozovcė tė Tetovės. Tani kėtė vit, nė kėtė fshat pėr herėn e nėntė pas njė shkėputjeje tė gjatė organizohet manifestimi ‘Karnavalet ilire’, qė nė vete kanė pėr qėllim ruajtjen e traditave tė lashta. Karnavalet simbolizojnė ruajtjen e bereqetit dhe shoqėrohen me teleisjen e nuseve, lojėrat e burrave dhe grave, kėngėt popullore e kėshtu me radhė. Organizatori Neshat Mehmedi tregon se ky aktivitet ka ngjallur dėshirėn pėr pjesėmarrje tė shumė qytetarėve nga tė gjitha trojet shqiptare, kurse mė tė shumtė janė ata nga Prizreni.
Duke folur pėr “Kosova Sot”, Mehmedi tregon se karnavalet si festė popullore janė me origjinė pagane, tė cilat nė tė kaluarėn historike kanė qenė organizime madhėshtore dhe kanė qėndruar nė krye tė festave tė motmotit ose festave kalendarike pėr qindra vite. “Kjo festė me tė gjitha lojėrat e veta nga studiuesit tanė nuk e zuri vendin e merituar nė studimet e tyre, por u ndalėn mė shumė te festat kalendarike, derisa karnavalet nė vetvete pėrmbajnė pjesėn mė tė madhe tė festave tė motmotit”, shprehet Mehmedi, shkruan gazeta Kosova Sot.
Bartja e festave pagane nė traditėn e feve monoteiste
Sipas tij, qė nė kohėn kur njeriu primitiv nuk ishte nė gjendje t’i shpjegonte fenomenet dhe dukuritė natyrore, shumė prej kėtyre fenomeneve pėr tė mos thėnė tė gjithave, si ujit, zjarrit, qiellit, erės, drurit ua veshi cilėsitė e njerėzve, duke i shoqėruar edhe me elemente magjike dhe qė tė gjitha kėto veprime bėheshin pėrmes njė varg ceremonive, tė cilat lidheshin me jetėn e pėrditshme dhe zhvillimin ekonomik tė kohės. Ceremonitė e tilla nė tė kaluarėn zhvilloheshin kryesisht nė kohėn e pėrtėritjes sė fuqisė sė diellit, qė do tė thotė nga fundi i dhjetorit e deri nė mars. Ceremonitė festive lidheshin me kėtė periudhė, sepse ishte kjo koha kur po bėheshin parapėrgatitjet pėr mbjellje, fillonin pėrgatitjet e kthimit tė bagėtive nga dimėrimet. Mirėpo, nė anėn tjetėr kėto ceremoni me kalimin e kohės dhe me zhvillimin e shoqėrisė njerė- zore e humbėn kuptimin e tyre fillestar dhe pėrfunduan nė disa zakone tė mbėshtjella me petkun fetar. Pavarėsisht ndikimeve fetare, nė masė tė madhe shumė elemente pagane me karakter bujqėsor e blegtorale u ruajtėn shekuj me radhė. Mehmeti shprehet se edhe shkrimtarėt antikė flasin nė veprat e tyre pėr kėtė festė ilire. Elementi i zjarrit ėshtė element pagan, qė mė vonė u pėrvetė- sua nga krishterimi dhe u bė simbol i Krishtlindjeve dhe nisi tė quhet si festa e buzmit, kėrcua etj., por qė nė fakt ėshtė element pagan. Me tė njėjtin qėllim, ai pėrdoret edhe sot nė lojėrat e ‘Karnavaleve ilire’, ku strajca qė mbajnė karnavalistėt ėshtė e mbushur me hi, ėshtė pjesė e kėtij riti me origjinė ilire. “Gjurmėt e karnavaleve janė tė hershme, por me kalimin e kohės ato pėsuan ndryshime dhe u transformuan, deri nė atė masė sa nė shekullin e fundit kanė ngelur vetėm si kujtesė etnografike, duke u zbehur si nė aspektin e organizimit ashtu edhe nė masivizimin popullor. Gjurmėt e modifikuara tė kėsaj feste popullore janė tė pranishme edhe sot nė disa pjesė tė hapėsirės shqiptare, si organizime tė tilla bėhen nė Korēė, nė Shkodėr e Tetovė dhe nėpėr ceremoni tė dasmave”, pohon Mehmedi.
Karnavalet me shumė tradita tė moēme
Kurse pėr kėto ‘Karnavale ilire’ flet edhe etnologu prof. dr. Nexhat Ēoēaj. “Tradita e karnavaleve nė Bozovcė si gjithkund nė trojet shqiptare u trashėgua gjatė rrugėtimit nėpėr shekuj, por ndėrkohė u modifikua si pasojė e ndikimeve fetare, ndėrsa ne thelb mbeti festė argėtuese, qė ka arritur deri nė ditėt tona me madhėshtinė e kremtimeve mbarėpopullore. Si nė Korēė e nė Shkodėr edhe nė Malėsinė e Sharrit tė Tetovės, kėtoorganizime nė vete e ngėrthejnė mbi tė gjitha motivin social e humanitar. Elementi i bamirėsisė, qė ėshtė element i trashėguar nga tė parėt e shoqėron gjithė manifestimin, sepse nė fund tė gjitha gjėrat qė mblidhen u shpėrndahen atyre qė janė nė gjendje mė tė rėndė ekonomike, apo edhe vetė organizimi i drekės sė pėrbashkėt me fshatin e ka po tė njėjtin mesazh. Karnavalet e Bozovcės meritojnė njė vėmendje mė tė madhe nga studiuesit, sepse ky organizim u ngjan luleve tė rralla, qė ēelin nė stinėn e dimrit e qė lajmėrojnė pėrfundimin e kėsaj stine dhe ardhjen e pranverės, pėrkatėsisht pėrkojnė me qėllimin dhe dėshirėn qė sa mė parė tė largohet stina e dimrit dhe tė mbretėroj pranvera me gjithė begatinė e vet”, shprehet Ēoēaj.
Sipas tij, pos qėllimit human dhe nxitės pėr harmoninė nė mes tė familjeve, pėrkatėsisht banorėve tė atij mjedisi, ku zhvillohen karnavalet, simbolike ėshtė edhe mėnyra e nisjes sė karnavalistėve, vendi ku hyjnė nėpėr shtėpi dhe mėnyra e komunikimit me njerėzit e shtėpive. Sipas tė dhė- nave tė shkruara, por edhe sipas kujtesės etnografike tė mbledhura nga tė moshuarit e fshatrave tė Malėsisė sė Sharrit tė Tetovės, karnavalistėt nė ditėn e organizimit tė karnavaleve niseshin nga burimi i fshatit, i cili mund tė ishte nė qendėr tė fshatit, nė krye tė fshatit, apo nė njė vend tė caktuar, ku nė tė kaluarėn mbaheshin takimet e banorėve jo vetėm pėr t’i trajtuar hallet dhe problemet sociale, vende ku bėheshin edhe pajtimet e familjeve tė hasmėruara, dhe bėhej mobilizimi pėr luftė nė mbrojtje tė vendit, fshatit, fisit e mė gjerė. “Pikėrisht nga kėto vende, qė kishte domethėnie pėr banorėt e atij mjedisi, niseshin karnavalistėt, ani pse sot ndoshta ky vend mund tė jetė njė diēka tjetėr, si shkollė, shtėpi e kulturės e objekte tė ngjashme, por gjithsesi vendi i nisjes sė manifestimit ka pasur simbolikėn e gjallėrimit tė jetės sė atyre banorėve. Nė anėn tjetėr, sipas traditės sė lashtė pagane, nėse njė vendbanim, qė nuk kishte njė vend tė tillė, atėherė karnavalistėt niseshin secili nga shtėpia e tyre dhe bashkoheshin nė rrugė. Kjo mėnyrė e organizimit ka qenė shumė mė pak e pėrhapur nė trojet shqiptare, sepse ishin tė pakta vendbanimet, qė nuk e kishin nga njė vend “me shenjė” pėr banorėt e atij mjedisi, ndonėse edhe shtėpia ishte e shenjtė”, shprehet Ēoēaj.
Burrat vishen si gra
Nė Malėsinė e Sharrit, ‘Festa e karnavaleve’ festohej nga dita e parė e fillimit tė zgjatjes sė kohės, pra nga fundi i muajit dhjetor (prej 25-26 dhjetor) e deri nė katėrmbėdhjetė mars me kalendarin e vjetėr ose mė sė voni deri mė njėzet e njė mars, me kalendarin e ri. Organizimi i karnavaleve lidhet me simbolikėn pėr daljen nga izolimi dimėror, dhe fillimin e pėrgatitjeve pėr pranverėn qė simbolizon ringjalljen e punės pėr bujqėsi dhe pėr blegtori. Nė anėn tjetėr zhurma qė bėhet me anė tė kumbonave dhe gjėrave tjera simbolizon pėrzėnien e tė gjitha tė ligave qė kanė mundur tė jenė fshehur nėpėr lamė, gardhe tė shtėpive etj. Nė fshatrat e Malėsisė sė Sharrit tė Tetovės, sikurse edhe nė krahinat tjera tė Veriut tė Shqipėrisė nė grupin e karnavalistėve nuk prezantojnė femrat, po nė rolin e femrės vishen djemtė: nė rolin e plakės vishet njė mashkull (vetėm njė plakė), nė rolin e nuses vishet njė djalė (kėtu vishen njė deri nė dy djem tė rinj si nuse), nė rolin e vajzave pėrsėri vishen djemtė (dy deri nė katėr vajza), pėrkatėsisht tė gjitha veshjet e femrave varen nga numri i pėrgjithshėm i grupit tė karnavalistėve, qė gjithmonė ėshtė numėr tek si 17, 19, 29, 31 etj. Kėshtu ngjashėm si nė Bozovcė ėshtė vepruar edhe nė fshatrat e Lumės sė Epėrme.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi