Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


*Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

Share

description*Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
*Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve  dhe festave të tjera pagane,  në një kryetrevë të pastër ilire, si Zagoria (Gjirokastër, Shqipëri)"
(Kumtesë e mbajtur në  Takimin e Karnavaleve Ilire në Tetovë , datë 11 mars 2018)
*Marrë nga libri i autorit “ GJALLIMI I EKZISTENC Ë S” 2018
Nga Prof. Kristaq F. Shabani IWA, poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
“Njeri i vitit 2011” ABI (SHBA)  dhe Kandidat për Çmimin “Nobel” për Paqen për vitin 2017  i propozuar nga IËA OHAJO(SHBA)
Hyrësi
MARS
Nga shtatzania e vitit lindi Marsi…/ “Gëzuar muajin!”/Marsi shkrin akullin/ mban vetëm stalagtite,/“stalagmite” vetëm përkëdhel…, /me to  nis qeshjen./  Marsi sytheve u thotë: “Çeluni!”/Zemrave: “Dashurohuni!”/ “Jetën jetojeni! Mbyteni vdekjen! / Akaciet mezi e presin Marsin./ Marsi, trëndafil i Vitit./ Aorta e tij e ndien/e para qarkullimin jo “normal” të gjakut/ të jetës së trazuar… Marsi u dhuron pritësve/ të martesave Unazat… /Marsi prologu i rënieve /dhe ngritjeve të Mëdha,/ ndaj e dua Marsin,/mbartësin e Botës të mirë/ e të pacipë./Marsi i buronjave karnavale…
Gjirokastër, 1979
Studiuesit inteligjentë për të “gërmuar”në historinë e kahershme materialin bazë, “lëndën e parë”, “materien” e paraqitjeve, nuk e kanë  gjetur vetëm  nëpër arkiva, biblioteka, kartoteka vendase apo të huaja. Arkivi kryesor, i shfrytëzuar është esplorim- hulumtim objekti: jeta, lënda dhe veprimtaria e gjallë e trevës, në këtë rast  e Zagorisë së ndritshme, shpirti i saj, ku janë depozituar e rrojnë prej shekujsh vlera të pavdekshme të përcjellë brez pas brezi, deri në ditët tona. Imagjinoni, se sa më mirë do të ndjeheshim sot po të kishim vepra të këtij synimi  dhe   të këtij lloji, të shkruar shekuj më parë, që të kishin të njëjtën problematikë, të njëjtin subjekt, të njëjtën natyrë! Përçapja dhe thellimi në gjetje dhe në prurje  kurrë nuk është i vonët.
E ndjejmë veten krenarë në këtë takim të Karnavaleve ilire, këtu në Bozovcë të Tetovës, ku në formë dimensionaliteti, përmastiviteti, punës pasionante shpaloset kryefjala e vlerës dekadë të prezantimit të pasurisë së traditës  dhe botës shpirtërore ilire e transmetuar në kujtesë dhe në aktet materiale te pasardhësit  e tyre, dhe me këtë rast  mund të citoj disa vargje nga libri im i botuar para një muaji : “Gijotina e Syrit” (EYE GUILLOTINE), i cili  shpjegon thelbin.
*E HËNË
 Historia  e lashtë duhet të shfaqë, /të hapë dritaret të përshfaqë,/ natyrshëm, madhështinë … /Mos ia zini frymën, /të  frymojë  frymësisht, / sikundër keni vepruar deri më tani, / leni rrezet të depertojnë vrulltas, /Ylberet të derdhin  magjishëm, të gjitha ngjyrat…
Ditiramb  E LASHTA MË E LASHTË   (Interpretuar nga ditët  e javës)

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Lashtësia dhe përkatësia
“Hapeni kapakun e florinjtë,/ të thesarit “Histori pellazge”,/ në vlerën llogaritëse do të mbeteni,
si presje, habitur.
Zagoria, sipas varjantit të ri të trajtesës, nuk është, sikundërse thuhet, një emërtim sllav (pas malit),por një kompozitë e krijuar me mendësi semantikore (Zall, gorricë, rripë), “totema” këto faljeje-përulje dhe nderimi prezente në konfiguracionin dhe faunën e trevës. Nga historia dimë se, kur osmanët pushtuan Shqipërinë (Gjirokastrën) dhe krijuan sanxhakun e Arvanitëve dhe me shtrirje nga Preveza deri në Mat, krahina e Zagorisë, tashmë e gëzonte këtë emër. Ajo figuron si nahije (komunë), venom, brenda së cilës përfshiheshin dhe disa fshatra të Pogonit. Theksojmë se toponimia sllave në Shqipërinë e Jugut, është dhe e dendur, rezultat i pushtimit relativisht të gjatë bullgar, përkatësisht gjatë sundimit të car Simeonit dhe car Samuelit, shekujt VIII -XI. Pyetja që shtrohet këtu është: “Po para kësaj periudhe çfarë emri kishte krahina? Emri i saj ishte “Evre” dhe banohej nga fisi ilir i kaonëve (fisi i perrebejëve). Shtrohet dhe problemi i zhveshjes nga këto toponime sllave të vendosura me “zor” dhe të mbajtura fatkeqësisht për të treguar gjurmë të krijuara nga “vilarët e verdhë” dhe nga pushtimet makabre ndaj popullit tonë, i cili kurrë nuk ka sulmuar, kurrë nuk ka plaçkitur, grabitur dhe kurrë nuk ka masakruar. Kjo tregon civilizimin e tij të lartë, por ai ka ditur të mbrojë kulturën, traditën e tij, paçka se dhunuesit, gllabëruesit kanë kërkuar t’ia zhveshin gjithë produktin e tij material intelektual të krijuar në shekuj...,por njëkohësisht edhe shfaqjen dukurore të prezencës së festës Karnavaleve.
Në prehistori, Zagoria përfshihej në grupin e madh të kulturës jugore vendase, të njohur nga autorët e vjetër si “Pellazgjikë”. Dëshmitë, jo të pakta historike të disa autorëve, kohët e fundit kanë gjetur konfirmimin nga zbulimet arkeologjike, të cilat nuk lënë vend për interpretime ekuivoke, apo hipoteza të konsideruara si “mitike”. Një kryeqendër e kësaj kulture (pellazgjike) për tërë trevën e Ballkanit, ka qenë Maliqi, rrezatimi i së cilës është shtrirë që nga Thesalia, Maqedonia e sotme, Bosnjë - Hercegovina, Kosova, etj. Gjurmët e kësaj kulture gjejnë dokumentim qysh prej mijëvjeçarit të gjashtë para erës sonë (kulturat neolitike dhe eneolitike) dhe që vazhdojnë pa ndërprerje gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejtë me popullsinë e njohur si ilire në periudhën historike. Është koha, kur babai i historisë, Herodoti, shekulli VIII p.e.s. gjithë popullsitë, që shtriheshin që nga lumi Sava në veri e deri te gjiri i Ambrakisë (Artë) i cilëson me një emër të përgjithshëm “barbarë”. Barbarë kishte kuptimin: popullsi e huaj, pra etni e ndryshme nga ajo helene. Hesoidi, shekulli VII p.e.s. përmend krahinën e Helopisë, e cila shtrihej në pellgun e Janinës së sotme, pa dhënë ndonjë përcaktim të qartë gjeografik. Ndërsa dy shekuj më pas, edhe Tuqididi, ai që përmend disa emra fisesh, që zinin jugun e vendit, të cilët në shekullin e katërt do të pagëzoheshin si fise epirote nga autorët grekë. (Epir = sterë, kontinent, tokë, hitrland). Ne sot njohim rreth 14 fise epirote, ndër të cilët mund të përmendim: thesprotët, mollosët, kaonët, athamanët, antitanët, tymfejtë, paruejtë, perrebejtë, ethikët, kasopët, orestët, prasaibët, antigonët, sellët, hellopët, etj. Ndërsa është e sigurt që rrethi i Gjirokastrës banohej nga kaonët, Zagoria, po të krahasojme burimet e autorët antikë, duhet të jetë banuar nga fisi i perrebejëve. Etimologjinë “perr” mund ta afrojmë me fjalën “berr“, në evoluimin gradual perr > berr = bagëti, të imtat, gjë e gjallë(ndryshimi sintaktor historiki përshfaqur). Kjo fjalë është e gjallë sot në Zagori me variacione të ndryshme përdorimi si berr, berrat etj. Nga ana tjetër, gjuhësisht është provuar se kjo fjalë është autentike shqipe dhe ka një origjinë shumë të lashtë, është një kompozitë onomatopeike.
Ndaj në zhvillimin e Karnavaleve të trevës kësaj “fjale” i jepej një motivim i veçantë i spikatur , ku edhe maskat e përdorura shfaqni lirisht këtë thelb narrativ..., madje dhe ana tekstuale, përmbajtëse e shprehur në forma të ndryshme gjinie dhe intepretimi kishte të pranishme këtë ngjyrim “lulese”... Zona përreth Zagorisë, le të themi më mirë gjithë pellgu i Gjirokastrës, ka qenë bartës i një kulture dhe qytetërimi të lartë dhe të pasur. Në këtë pellg ka patur disa qytete antike, si Antigonea e ndërtuar nga Pirrua i madh i Epirit, Adrianopoli dhe disa qytete të tjera ende të paidentifikuara, të cilat kanë pasur karakteristikë tipike edhe organizimin e Karnavaleve. Po kështu, dua të theksoj dhe prezencën lidhëse me Labovën e Kryqit, ku u ndërtua dhe një Kishë madhore si Shën Maria nga Perandori Justinian*... Sipas disa autorëve latinë, Paulus Emili, shkatërroi rreth 150 qytete në Epir, mori robër rreth 150.000 banorë dhe grabiti “male” të tëra me pasuri e plaçkë.
Çfarë risi , trashëgimi njohurish e kontribute në mbështetje të të dhënave historike, gjuhësore e arkeologjike japin leksion zbulesat e shekujve?

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Shpalosje e dëshmisë së jetës qytetare
Që Zagoria është banuar në lashtësi, këtë e provon, midis të tjerave fakteve kokëfortë edhe kalaja ilire në Kala, në veriperëndim, të krahinës (3 km të fshatit Zhej), që i përket sh. IV – III p.e.s. Pra, dëshmohet ekzistenca e një kulture qytetare, krahas asaj fshatare e blegtorale. Ky qytet, ende i paeksploruar, është i njëkohshëm me Antigonenë dhe paraqet interes të madh shkencor, ku duhet të përqëndrohet zbulimi shkencor, historik, ku të dhënat predominojnë gjallshëm. (Duhet të theksojmë se në akropolin e saj, i cili ka qenë e sheshtë, me një gjatësi 60 m e gjërësi rreth 15-20, sipas hamendësive, shërbente edhe për zhvillimin e karnavaleve të trevës, faljen ndaj totemave, për festimin e ditës së dafinës, simbol i triumfalitetit dhe festimit të lulësisë dhe blerimit. Pra, krahas potencialit mbrojtës shërbente dhe për konkurrim karnavalesh dhe zhvillimin e riteve të tjera ).
Qysh në këtë hershmëri është Dafina kryefjala e nderimit .
Dafina, kjo bimë e mrekullueshme dhe me aromë karakteristike, ka një histori të gjatë plot me fakte interesante për madhështinë e saj.
Fillon si histori dashurie në mitologjinë Greke, kur perëndia Apollon u marros pas nimfës Dafne. Apolloni u tall me perëndinë Eros dhe ky i fundit lëshoi dy shigjeta. Një prej floriri në drejtim të Apollonit dhe një prej plumbi në drejtim të Daphnes. Apolloni u këput nga dashuria, ndërsa Daphne nuk ndiente asgjë, veç urrejtjes ndaj tij. Daphne u shndërrua në një “bimë” dhe Apolloni e bekoi me dhuratën e rinisë së përjetshme dhe pavdekshmërinë, ndaj gjethet e dafinës nuk prishen asnjëherë, ”klorofilojnë” ngjyrisht dhe shpirtërisht . Historiografia botërore sjell shembullatë ndritshme:
Dante Alighieri paraqitet me kurorë dafine rreth kokës, që do të thotë se ishte një poet i shkëlqyer, më i miri. Mark Twain kërkoi që në arkivol t’i vendosej vetëm një kurorë dafine.
Termi “Laureat” “Bachelor” ose “Laurea”, rrjedhin nga “Laurel”, pra Dafina, që do të thotë se meritojnë kurorën e perfeksionit.
Duke qenë se dafina, që herët, të sillte ndërmend perënditë dhe mbahej nga njerëzit me vetëvlerësim të lartë, kjo bimë mori famë si mbrojtëse e njeriut nga fatkeqësitë, magjitë dhe sëmundjet, ndaj dhe shpërblimet e fituesve të lojërave pagane çmoheshin për vendet e nderit me këtë bimë, kjo simbolizon fitoren e principtë. Ekzistenca e “Qytezës” Dërmazit, përbën një tjetër dëshmi të jetës qytetare në krahinë, një vendbanim i hershëm , që i përket shek.VIII- IX, në të cilin zhvilloheshin Panaire ndërkrahinore, i cili zhvillohej çdo vit në ditën e Shën Mitrit (më 26 tetor) dhe frekuentohej që nga: Mallakastra, Përmeti, Gjirokastra e deri në Greqinë Veriore, ku, në këtë ditë, kishte dhe elementë të karnavaleve, duke paraqitur maska e tjerë si dhe interpretime si dhe të lojërave pagane, sipas mitologjisë shqiptare. Në këtë qytezë, Karnavalet organizoheshin në muajin Mars, pasi mjedisi për rreth kësaj qyteze ishte me prezencë të madh kishash, por, duhet thënë se, elementë të Karnavaleve ka pasur edhe në festat e ndryshme që zhvilloheshin në Zagori, gjatë vitit.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Akt-Dëshmi e vetëqeverisjes lokale
Zagoria, si një trevë dinamike mendimi dhe inteligjente, ka pasur gjatë gjithë kohës elemente të vetëqeverisjes, autonomisë relative, e cila është ruajtur deri vonë në krahinë, si një traditë e trashëguar nga e kaluara. “Kuvendi i Krahinës” sipërpërmendet si një institucion shumë i rëndësishëm i qeverisjes, më saktë i vetëqeverisjes. Në këtë kuvend shtroheshin për diskutim të gjitha çështjet, që lidheshin me jetën e përditshme, me administrimin e pronave, me zgjidhjen e konflikteve, me vendosjen e drejtësisë, me marrjen e vendimeve të rendësishme, pra me një fjalë me administrimin e gjithë jetës ekonomike –shoqërore, por edhe trajtoheshin dhe diskutohej dhe organizimi i festave, i festave teatrore, i karnavaleve, i lojërave, i veprimtarive të tjera me theks gazmendi, madje dhe të kahjes tjetër të ligjërimit të dhimbjes, e simbolizuar me këngën e qyqes, akt i madh dhimbës ( Legjenda e Qyqes*, vendlindjen e saj e ka në Zagori, ashtu si dhe “Balada e Murimit”* , kështu mendohet).(Peri, Evjen “ZAGORIA ZAKONE DHE TRADITA” – KONTRIBUT I RËNDËSISHËM PËR KULTURËN KOMBËTARE”, faqe 25).( Qyqja lajmëtare e arritjes së pranverët dhe rënie e të “fikurit” të stinës së dimrit , mirëpo, bashkë me lajmin e mirë për ardhjen e pranverës, ngandonjëherë konsiderohet se qyqja, me zërin e vet të përvajshëme ligjërues tipik, sjell edhe njoftime për sëmundje, luftëra, vdekje, për shtojzovalle fatzi, të cilat bredhin pyjeve gjatë verës).
Po kështu me intuitë përcaktoheshin dhe vendet, ku do të organizoheshin këto festa dhe karnavale. Ekzistenca e kësaj tradite është tipike shqiptare dhe e ka origjinën në prehistori, në fillimet e jetës së përbashkët shoqërore, të organizuar rreth bashkësisë. Pra, kjo traditë është më e vjetër, se sa data e lindjes së shtetit të parë në historinë njerëzore. Mitologjia shqiptare, ka qenë ekzistente dhe mund të thuhet dhe të motivohet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Shpeshherë, si rrjedhojë e mosnjohjes dhe e studimit të kësaj mitologjie, studiuesit, për mangësi dijesh, i referohen mitologjisë greke. Në këtë drejtim duhet të bëjmë hapa përpara, pasi studimet sjellin qartë këtë mundësi reale dhe prezence.
Tradita e vetëqeverisjes lokale mbi bazë krahine, ka mbijetuar sa, për shkak të traditës, lashtësisë dhe jetëgjatësisë së saj, para lindjes së shtetit, aq dhe në sajë të mungesës së shtetit dhe organizimit shtetëror për periudha të gjata kohore. Për më tepër, në kushtet, kur shteti dhe organizimi shtetëror ka qenë i huaj, i pushtuesve të njëpasnjëshëm, ekzistenca dhe veprimi i kësaj tradite, i këtij institucioni është bërë i detyrueshëm e ka qenë i vetmi institucion demokratik i ligjshëm dhe i pranueshëm nga popullsia. Ekzistencën e “Kuvendit”, si institucion vetëqeverisës, e dëshmojnë dhe autorët e lashtë, të cilët theksojnë se këshillat lokale tek epirotët quheshin “Plakonia”( Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me 12 Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: "Njëqind gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë çare pa u ulë në çergë me 12 Pleq në Plakoni ...), se një pjesë e mirë e tyre vetëqeveriseshin. Kjo është provuar edhe me histori, dihet se ekzistenca e kësaj tradite është jo vetëm lokale (brenda fisit, krahinës), por edhe brenda njësive me të mëdha territoriale, fiset epirote qeveriseshin të organizuara në një lloj Federate që ata e quanin Koine.
E qenësishme dhe thelbësore është parapregatitja dhe organizimi i festave dhe Karnavaleve.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Rite dhe festa me prejardhje pagane
Do të bier, si kallaj falsiteti…/ kaqshekujsh përlyer me drama,/ gjak e tragjedi të panumërta, /mbajtur në iso shtetesh, /krijuar pas shumë kohësh, prej lindjes sime.... /Thënie kjo e Perëndive tona të mira… që falin sjellshëm mëkatet!(“Gijonina e Syrit”).
Studiuesit e trevës dhe më gjerë i kanë dhënë rëndësi studimit të riteve, festave dhe lojërave me prejardhje pagane. Trajtimet janë shumë interesante dhe mbresalënëse.
Ekzistenca e këtyre riteve, (që disa janë të përbashkëta me gjithë pjesën tjetër të vendit) është një tjetër dëshmi e lashtësisë dhe autoktonisë se banorëve të Zagorisë. Kështu p.sh. riti i ruajtjes së zjarrit dhe betimi: “Për këtë zjarr”, të sjell ndërmend tragjedinë e famshme të Eskilit, Prometeun, i cili ua vodhi zjarrin perëndive për t’ia dhuruar popullit. Kjo logjikë të çon në kohën, kur zjarri, sapo ishte shpikur, dhe konsiderohej nga banorët e atëhershëm si “i shenjtë”, si një arritje dhe zbulim i madh, etj. Ka dhe betime të tjera në trevë si : “Për këtë bukë”, i cili ishte një betim, sa me karakter betimi i përligjur, por edhe si një tregues i prurjes dhe i vijimit, gjallërimit jetësor. Riti i rrëzimit të gurëve, i ndodhur në Rripën e famshme të Çames në qytezën e Lliarit të Zagorisë, ku rrëzimi i gurëve sillte mortje në pjesën e rrëzimit e ndarë në tre kufinj ..., ndërsa përballë saj, në kahjen tjetër, Maja e Shkallës –Kodrën e Plepave, e cila kishte simbolikën e kundërt të prezencës së gjelbërimit, lulësisë dhe shpërthesës së jetës, nëpërmjet sfondit të thanës, bajames... dhe lartësisë së plepave.
Të njëjtën gjë tregojnë dhe për festimin e Ditës së Verës, e cila simbolizon ardhjen e pranverës , shpërthesën lulësore, fillimin e procesit vegjetacional me shpërthesën e sytheve, të cilat japin lajmin e e rigjallërimit të jetës në plane dimensionale dhe ripërtëritjen e natyrës dhe jetës, apo festa e 1 Majit ( e cila është konfoduar në synimin e saj, duke u veshur me perde); ajo lidhet faktikisht me blegtorinë dhe prodhimet blegtorale, kremtimi i ditës së ardhjes së qyqes dhe dallëndyshes, që lajmërojnë largimin e dimrit, etj. Këto festa të çojnë në periudhën para lindjes së krishtërimit, pra, para erës sonë, në paganizëm. Tradita e festimit të Karnavaleve të kujton lojërat Pithike e Nemeane të Greqisë së lashtë, që, sipas disa autorëve të sotëm, e kanë origjinën në Epir, pra në Toskëri. Ruajtja e kësaj tradite në jug, është një gjë e rrallë dhe shumë e bukur, një mënyrë origjinale për t’u zbavitur e dëfryer, një lloj teatri popullor. Ekzistenca e kësaj tradite, pra e festimit të Karnavaleve, sipas një skenari të caktuar, ku luanin personazhe dhe karaktere në role të ndryshme, në mënyrë indirekte, i jep përgjigje pyetjes së shtruar disa herë apo të nënkuptuar se çfarë pjesë luheshin në amfiteatret e qyteteve të lashta të vendit dhe në ç’gjuhë interpretoheshin ato.
Lashtësia dhe vazhdimësia e jetës në krahinë, gjatë periudhës romane, dëshmohet nga ruajtja e toponimeve të fiksuara: “vila”, “vilëza”, etj. Ky toponim lidhet me sistemin e Vilajetit, i cili ishte një institucion politik e qeverisës, i vendosur dhe zbatuar gjatë sundimit romak. Gjurmë të prezencës së këtij institucioni gjenden edhe në treva e zona të tjera të vendit, të paktën në jug, ka dëshmi të shumta.Vazhdimësia e jetës në Zagori dëshmohet në disa libra, si në librin e studiuesit Evjen Peri : “ZAGORIA ZAKONE DHE TRADITA” – KONTRIBUT I RËNDËSISHËM PËR KULTURËN KOMBËTARE”, “Enciklopedia e Zagorisë” e Dr. Apostol Pangos, “Perla, Profil i biskuar- Zagoria” dhe “Intelekt 2001...”1,2 vepra të Prof. Kristaq F. Shabanit,”Ali Pashaida e Haxhi Shehretit” e studiuesit Dr. Irakli Koçollari, dorëshkrimet e Prof. Filip Shabanit, Irakli Semit dhe vepra “ Zagori, Histori, Tradita” e studiuesit Ilia Laska, ku flitet edhe për periudhën bizantine. Ekzistenca e mbeturinave të legjislacionit bizantin tërthorazi, provon se zona ka qenë e banuar dhe se jeta ka vijuar pa ndërprerje. Pushtimi osman shënon të dhëna të sakta për popullsinë, fshatrat, pronat, madje dhe për traditat dhe zakonet etj. Zagoria një trevë nga më të pastrat (“puritane”) në Shqipëri , gjatë gjithë kohëve, ka qenë e spikatur në organizimin e festave, karnavaleve, lojërave me një origjinalitet të pakrahasueshëm dhe, madje, ka përdorë shumë simbolizime, sikundërse është ajo e asllanëve e tjerë.
ROZAFAT E MIA dhe BABA TOMORRËT E MI
Ç‘rrëzëllitje e ka përflakur Globin/ nga ky rrëfim shqip… me zë të lartë!/ Në partiturën e parë melodike të botës: “Solist i parë !”

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Traditat dhe institucionet fetare në Zagori kanë lozur rol të madh në organizimin e festave
Besimtarët “kokëfortë”

Dua të përmend këtu faktin kokëfortë se Zagoria është një nga të paktat zona, që ka ruajtur të pandryshuar besimin fetar, traditën fetare, festat dhe institucionet fetare, që nga koha e përhapjes së krishtërimit. Kjo tregon që edhe ritet , ritualet dhe festimet janë traditizuar. Në këtë kontekst Zagoria, kurrë nuk ka qenë e robëruar, ndaj ka pastërti tradite, është “Mëma e burimit”.
Hershmërinë e përhapjes së krishtërimit e dëshmon dhe “Shendelliu”, Shen Ilia. Trajta gjuhësore “Shendelli” është një formim i hershëm i shqipes e ngjashme me Shendertat, të lokalizuara në harkun kohor, mes shekujve IV-VI të erës sonë.
Sigurisht, ne nuk dimë shumë gjeëra për jetën fetare dhe organizimin kishtar të krahinës për Mesjetën e hershme. Studiuesi Evjen Peri përmend vetëm një kishë të epokës bizantine, atë të Hoshtevës, viti 999. Lashtësi tregon edhe manastiri Spilesë, i ndërtuar me dekret të perandorit bizantin Aleks Komneni (Hipja në fron e perandorit Aleks I Komneni (1081-1118). Numri i madh i kishave, manastireve, institucioneve, festave fetare, etj. tregojnë për një traditë të pasur kishtare, traditë të ngulitur fort në mendjet dhe shpirtrat e banorëve zagoritë.
Shtrirja në erën tonë të kishave të shumta tregon jo vetëm për prezencën e besimit, por edhe për shtimin dhe shtrirjen e festave në të gjithë hapësirën e trevës.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Trajtesa dhe theksi
Zagoritët kanë pasur një koncept të qartë për hyjnitë dhe për mitologjinë shqiptare. Kjo ishte e realizueshme, si rrjedhojë e mendimit prijës inteligjent. Hyjnitë konsideroheshin si të dorës së dytë dhe nuk kanë emra të përvetshëm, ose emri i tyre ishte kolektiv. Betoheshin për qiell e për tokë, thërrisnin diellin e hënën si shpëtimtare. Kemi të bëjmë këtu vetëm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo “persona”. Dhe sugjestionimi totemor “ka lindur me këmishë” është kahje prirjeje mitologjike.
Pra Mitologjia shqiptare, sikundërse e theksuam më lart , mund të thuhet se është e tipit pagan ballkanik.
Kryepersonazhet dhe personazhet e Karnavaleve , galeri tipash përfaqësues .
Hyjnitë e kësaj mitologjije janë, thuajse, të gjithë paganë. Aty janë nuset e malit, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantë të kobshëm si balozët, por edhe thopçat (xhuxhat që argëtohen duke shpotitur njerëzit). Ndeshen edhe përbindshat, të cilët janë me shumicë: gogolët, kuçedrat , lubitë. Ndaj këto profile janë të personifikuar në Karnavalet dhe lojërat pagane, duke u interpretuar në formë rolesh me metamorfozat e shpeshta, shndërrimet në trajta kafshësh si burri në dre, ujk,luan; gruaja në nuselalë, qyqe, turtulleshë, dallandyshe, sorkadhe. Edhe Hyjnitë e shtëpisë mund të kenë një formë njerëzore si nëna(deda) e vatrës ose në trajtë shtazore (vitore e shtëpisë, simbolizimi i një lloj gjarpëri, ruajtës i shtëpisë dhe njerëzve të familjes ). Ndaj në Karnavalet, që zhvilloheshin në Kala (kala) apo në Qytezë Dërmaz, Shën Mitra , apo në qendra të fshatrave të krahinës, përgatiteshin maskat e shndërrimit dhe rolet interpretuese të sinkronizuara për të bindur mendimin e ekzistencës dhe të begatisë, lumturisë dhe të shpëtimit, për të krijuar psikozat determinuese…
Një rit “ideal” ishte dhe flijimi i kafshëve mbi themelet e një ndërtese, shtëpie, ure, vend të shenjtë më parë. Kjo kishte ndodhur edhe me femrat, nuset, sikundërse është shprehëse te “Balada e Murimit”, e cila ka zanafillë edhe te krahina jonë.
Ekzistenca e magjive ka qenë prezente për impotencën. Këngë namatisjeje, të cilat këndoheshin për të sjellë bollëkune prodhimeve, nëpërmjet lutësisë “totemore”, më vonë perëndore, për të sjellë shiun, sikundërse do ta faktojmë më poshtë në kumtesë.
Rite në Karnavalet zagorite ishin gjuajtet me gurë ndaj hënës së eklipsuar për të trembur ujqërit sulmues, po kështu dhe përdorimi i objekteve me karakter magjik sjellës si : pasqyrat, nuskat, unazat , të cilat loznin një kryerol.
Jo pa qëllim, që në fillesë përmenda vëllimin tim “Gijotina e Syrit”, ku supermacia e Syrit të keq ishte e tejskajshme dhe e motivuar me simbolikën drithëruese “ Syri i keq”, metodat dhe format e prishjes së këtij syri me akte “magjikë”. Besimi te ëndrrat, të cilat konsideroheshin si paralajmëruese të së keqes. Pra këtu kishte një vërtitje rreth së Mirës dhe të Keqes, ku këto dy kundërti përbënin esencën vepruese. Në këtë kontekst intepretohej veprimi i syrit të keq dhe kundërveprimi i shuarjes së tij të flakërimit të së keqes, por i besohej dhe shumë përmastivitetit të gurit, të bimëve, si dhe supermastivitetit të heroit, i cili ishte mistifikuar në kult me një vrull vrulltar, e kthyer në një traditë epike, madje dhe e këngëruar dhe e vallëzuar në valet sustë të grave zagorite.
Natyra shkëlqimtare, sigurimi i një pozicionimi mbrojtës, vënia në lëvizje pozitive e energjisë së intelektit, në të tilla kushte autonomie, edhe gjatë kolonizimeve romake, sllave sundimit turk, ka bërë që organizimi dhe zhvillimi i Karnavaleve, në këtë trevë, të ruajë me konsistencë virgjërinë e tyre.
Të mbrojtur nga male të thepisur, banorët e tyre kanë mundur t’u rezistojnë kolonizimeve romake dhe sllave dhe, madje, kanë mundur të ruajnë një lloj autonomie gjatë sundimit turk, adhurojnë zjarrin , betohen për Qiell,për Diell e për Tokë; Toka është mbizotëruese… Cilësia sipërore e heroit, ose e heroinës të çon tek ajo: Burri i Dheut, E Bukura e Dheut. “Beja më gur është solemne”. (Gjeçovi). Kush betohet mbi gurë, do të ngurtësohet, nëse e shkel betimin e tij. (Zanat e kanë fuqinë e vështrimit që ngurtëson) vajtojnë të vdekurit e tyre duke ngërdhishtur fytyrën, sipas një rituali që është mbeturinë e një valleje; u besojnë orëve të vendit, shpirtrave, djajëve, magjistarëve, vampirëve. Në Karnavale shfaqej Zana, mbrojtësja e heroit, e cila është etimologjikisht e afërt me Dianën (perëndesha romake shoqërohet nga një drenushë; kafsha e hyjnise shqiptare është dhija e egër). Nëse bëhet një zbërthesë i emri “shtojzavalle”, sipas studiuesve, etimologëve, ky është një rast sinkretizimi pagano -kristian: Shtoj, Zo(t), vallet. Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetë konceptimi i shpirtit është plotësisht negativ, është pra, krejtësisht tokësor. Ajo është organizuar rreth bipolaritetit etik të së Mirës dhe së Keqes. Nga njëra anë ka një monstër kuçedra, e përfytyruar si një gjarpër me shtatë koka që than ujrat dhe helmon ajrin. Por këto elemente alogjene nuk e prishin aspak substraktin autokton të këngëve mitike.
*
Për zagoritet pranvera vjen me “luleborat” e para, me burbuqet e luleve, lulet e thanës, me gonxhet e pemëve dhe me cicërimën e ëmbël të zogjve.
Mirëpo, bashkë me lajmin e mirë për ardhjen e pranverës, ngandonjëherë konsiderohet se qyqja me zërin e vet të përvajshëm, sjell edhe njoftime për sëmundje, luftëra, vdekje, për shtojzovalle fatzeza, të cilat bredhin pyjeve gjatë verës.
Pas kositjes së livadheve, bujqit i kushtonin kohë zbavitjes. Lojërat e atëhershme kanë qenë pak më ndryshe.
Lojërat ishin posaçërisht të rezervuara për meshkujt, sepse ato ishin më shumë të fokusuara te sportet marciale dhe ndeshjet fizike. Madje, grate, në fillesë, nuk lejoheshin as të ishin spektatore. Megjithatë gratë mund të ndesheshin në ndeshje të tjera… Lojërat, ishin në fakt një festival fetar në nder të Krijuesit të zjarrit dhe kërkonin nga të gjithë një impenjim maksimal dhe një seriozitet të jashtëzakonshëm.Teorikisht vetëm fakti i fitores ishte një shpërblim i madh në vetvete. Fituesit i jepej një degë dafine me një mesazh simbolik, apo mund t’i bëheshin skulptura nderi, u thureshin edhe poezi. Një koincidencë ndoshta pindariane nga kreativët e trevës, si Lush Nakaj, të cilët kanë hyjnizuar fituesit me vargjet e tyre.
Prurjet gjuhësore
Në festat fetare dhe në Karnavale zagoritët janë shquar edhe në fushën e linguistikës, në ligjërimin dialektor, në fjalët e strukturat e rralla të shqipes, që aty rrojnë të gjalla. Shqyrtimi i dukurive gjuhësore kërkon një studim me vete, por po mjaftohemi vetëm me disa fjalë të rralla e të panjohura deri tani. Një nga këto fjalë është sikavicë, të cilën unë e identifikoj me fjalën “sika”, që përmendin autorët e vjetër, si një fjalë epirote. Gjuhëtaret tanë, fjalën “thika” të shqipes së sotme e bien të prejardhur drejtpërdrejte nga fjala epirote “sika”. Le t’u shtohet edhe kjo dëshmi argumenteve të tjera për prejardhjen ilire të këtyre banorëve. Po kështu fjalë të rralla me duken edhe trikuli = sfurkë, pejke = kazmë, etj., të cilat përdoreshin gjatë lojërave .

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Veshja, një nga pikësynimet që ruante origjinalitetin e trevës brenda dhe jashtë saj
Veshja zagorite, si për burra dhe për gra, është tipike ilire dhe, natyrisht përbën një element të përbashkët me gjithë pjesën tjetër të vendit. Këmisha e bardhë (e tejbardhë prej pëlhure të kujton veshjen Dalmate, e cila u bë veshja zyrtare e papëve të Romës, veshje, që është ende në përdorim. Bardhësia një ngjyrim i gjetur i pastërtisë. Fustanella zagorite është e njëjtë me fustanellën toske dhe mbart në vetvete një bukuri madhështore. Objektet arkeologjike të zbuluara në trevat jugore të vendit, Bylis, Olimp, etj. paraqesin njerëz me veshje krejt të ngjashme, ç’ka tregon ekzistencën e një tradite të vjetër vendase. Fustanella dhe veshja ilire u bë modeli i veshjes ushtarake romake, kelte, greke në mesjetë e, madje, më vonë, edhe e osmaneve…Një kopjim model i një veshje emancipuese, e cila tregon fytyrën lashtësore. Bukuri të admirueshme i jepnin këto veshje Karnavaleve , të kombinuara me zbukurimet , ngjyrore, sipas produktimit të trevës në fizionomi dhe maskat përdorura , të cilat përgatiteshin edhe nga specialistë të kësaj fushe , të cilët derdhnin mentalitetin karnaval në këto veshje, duke parasjellë edhe portretizime të kafshëve prezente në trevë.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz

Pasuria shpirtërore

Karnavalet dhe festat e tjera tregojnë pasurinë shpirtërore të derdhur në të gjithë jetën shoqërore
si: organizimi i jetës në familje e krahinë, zejet dhe llojet e tyre, tradita e gatimit, ritet që lidhen me lindjen, martesën, vdekjen, emigracionin, traditat në fushën e arsimit, edukimit, traditat atdhetare, figurat dhe personalitetet e krahinës, etj. Elemente të Karnavaleve kanë depertuar edhe në dasmat, ku kryheshin role që intepretoheshin .
Natyrisht, një vend të veçantë zë folklori dhe krijimtaria gojore popullore, madje dhe interpretuar dhe e teatralizuar. Zagoria është djepi, ku janë tundur ruajtur disa balada të vjetra a motërzime të tyre si: “Kostandini e Dhoqina”, “Balada e murimit”, e Ymer Agos, e kurbetit e tj. Poezinë « Punë e mbarë, o moj grua » do ta kishte zili çdo komunitet etj. Baladat interpretoheshin në Karnavale. Karakteristike është se në Zagori, më shpejt se në çdo krahinë të Shqipërisë, është shfaqur prania e femrës, hijeshia, bukuria e saj, virtualiteti, duke lojtur rolin e saj. Ndërsa në krahinat e tjera rolet e femrës interpretimet realizoheshin nga meshkuj, në krahinën tonë femra ishte e vlerësuar dhe si krahinë e civilizuar, qytetëruar konsiderohej partnere, duke eliminuar shumë mentalitete.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Përcaktimi inteligjent i vendeve pikante të zanafillës dhe të organizimit të Karnavaleve

Vendet më pikante për organizimin dhe zhvillimin e Karnavaleve përzgjidheshin në vende kryesisht pikante , të cilat ishin kryevende besimi, ku magjia vallëzonte dhe këngëronte me stil magjik, por fillesa e këtyre veprimeve karnavalesh ishin: kroji tipik i qytezës, i cili ishte i tipizuar, i arkitektuar dhe arkitektura e tij ishte e përshtatur nën hijen e një rrapi gjigand, në degët e tij , çuditërisht kishte “formate” të modeluar “njerëzish” të spikatur, madje dhe të maskuar me maska, por që paraprihej nga një “femër e skicuar natyrshëm të konturuar në trung dege rrapi dhe madje “shtatzanë”. Kroji ishte një buronjë e madhe uji , e cila e kishte rrjedhën në ujin e Bratit të Çajupit…( I tillë i simbolizuar ishte dhe rrapi i Ndëranit) . Një simbolikë e lezetshme, e përkryer që do ta kishin zili dhe vendet më të qytetëruara të Botës… Ndoshta civilizimi e kishte rrjedhën këtu… Por zanafilla e karnavaleve përzgjidhej dhe Osmanaj, apo Lafshat, ku shquhej për prezencën e strallit, ku përgatitësit e tij përgatitnin strallin për lëndë iniciuese për ndezjen e barutit të armëve me mbushje nga gryka, të përdorura në Luftën e Napolonit dhe që ky realizohej nga karvanet e nxitura nga Ali Pashë Tepelena…
Po kështu vend tjetër, ku zanafilloheshin Karnavalet ishte dhe Bregu i Zjarrit, afër Bregut të Çezarit,i quajtur kështu që në hershmërinë historike të ekzistencës, kur trupat e tij ishin vendosur dhe në këtë këtë breg, përballë trupave të Pompeut të pozicionuara në Kastelanin e sotëm ( kastelo), afër rripës magjike të Çames… Zjarri, një simbolikë e prezencës së Zeusit antik kishte efektin e vet .
Por karnavalet niseshin edhe nga Ujëvara, e cila në atë kohë, kur përkonin, kishte ujë të vrullshëm, me prurje plot shkumë… Rrema e Doshnicës, 800 m në veri të Doshnicës (Ujëvara e Doshnicës) ka lartësi 16-17 metra (këtu në mesjetë punohej bakri). Rrema e Doshnicës “pengon” kalimin e peshqve nga lumi i Vjosës në atë të Zagorises.
Konsulli Poukevili (Puoqevil), një figurë e përnjohur në vëllimin e dytë të librit të tij ” Voyaze de la Grece” (Udhëtim në Greqi) botuar në Paris, më 1826, flet edhe për krahinën e Zagorisë, fshatrat e saj, lumin. Këtu dëshmon se krahina fliste një gjuhë të ndryshme nga ajo greke. Më së paku prezenca e ilirëve në këto anë, thekson ai , i takon shekullit të 8 para Krishtit.
Vendi i quajtur “Qytezë” toponim i ekzistueshëm dhe sot, është një nga vendet më tipike në Zagori, ku shkrihej dhe përpunohej bakri ( zbulesat në arat e Zhitomit e dëshmojnë këtë: poçja prej grafiti, e cila duket se përdorej për shkrirjen e metaleve, kryesisht prej bakrit. Rema(Ujëvarë) e Doshnicës është prezente këtu, (rem- bakër), vijues i emrit të vendit , ku dikur është punuar bakri.

Pranë fshatit Leskaj ndodhet një gur gjigant me bazë piramide i ngulur në tokë dhe me majë drejt qiellit. Guri “Menhir”, dëshmi material i eksistencës së jetës në këto troje, e cila, sipas studiuesve datohet 1500 vjet para Krishtit. Një Monument historik rezistues dhe fjalëfolës material. Një monument dëshmitar i historisë së kahershme i pasurisë kreative të ilirëvet, pasardhësve tanë, të cilët e shkëputën nga mali, në të majtë të lumit të Zagorisë. E prenë atë më sopata prej guri, prej sttralli dhe bronzi. E transportuan duke e tërhequr me litarë prej lëkurë bimësh, pleksur me rripa lëkurësh të kafshëve dhe ngjitur midis tyre me rrëshirë.
Në këtë “Menhir”, ilirët e këtyre anëve, pasi vendosnin në majë të tij kurora me dafina dhe lule të tjera, nisnin kështu festën e ardhjes së pranverës dhe rreth këtij mehniri “totemë” shpalosnin këngët, vallet dhe karnavalet e tyre të bukura,të cilat vijuan dhe në të pastajmen. Tipizimi për këngët dhe vallet e ilirëve të kësaj treve i kanë bërë studiuesit seriozë, që t’i motivojnë këto këngë, valle dhe karnavale si të “shpejtë si erat” (lëvizje ritmike të trupit, gjymtyrëve). Kënga dhe vallja “çalthi’(ecje – ulje –ngritje,dëshmuese e këtij stili original i përcjellë me fanatizëm gjer në kohët tona . Festa pagane në Zagori e quajtur “Dita e Verës”, kremtimi më 14 mars të çdo viti, përbën ditën më të gëzueshme, ku veçanërisht fëmijët bridhnin të gëzuar lëndinave, shesheve dhe mblidhnin lule dhe me to zbukuronin portat e shtëpive me avlli dhe dyert duke i shoqëruar me këngë: “O lule që erdhi vera, na pruri lulet te dera”… (Mendohet ky si një rit vijues ilir, të ilirëve që quhen Omfale, një nënfis i Molosëve, banorët më të hershëm të këtyre anëve, festimet rreth një Menhiri). Dëshmia katërcipërore e lashtësisë së banimit të krahinës së Zagorisë është kalaja ilire në fshatin Kala, në VP të saj.
Kjo kala dhe zona përrreth, e cila quhet Qytezë, nën fshatin Doshnicë, në kohën e ilirëve, ishte çelësi që mbyllte kalimin në krahinë, duke luajtur rolin: funksion kontrolli.
Duhet të theksojmë se në krahinën e Zagorisë krahas ekzistencës së Karnavaleve, si festë e veçantë, ka pasur ndërthyrje dinamike dhe me Ditën e Verës dhe të Lidhurat e tjera, festa karakteristike të trevës ilire.

Në kalanë e fshatit Kala organizoheshin karnavalet ilire të përvitshme. Ajo ndodhet 3 km në VP të Zhejit (kjo tregon se popullimi i luginës së Zagorisë përkon me periudhën e dytë të hekurit)*.
Apo në Sheper niseshin nga “Bambuli”, një burim freatik çuditbërës …., ku uji hidhet lart duke u lazdruar e lojëruar, një burim i madh karstik, nga ku buron lumi i Zagorisë, apo në Konckë fillesa e karnavaleve ishte te një arë e quajtur me një emër simbolik “Arëmirëmënxore”(Arë mirë më nxore), e cila simbolizonte prodhimin e bollëkut kualitativ në sferën prodhuese; në Nivan te gurra e fshatit. Karnavalet fillesën, ndonjëherë, e kanë pasur në grupime të vogla nga rrjedha e bollëkut kualitativ të 200 bimëve medicinale të trevës (nga 300 që janë në fondin e përgjithshëm ), nderimi i të prezencës së Lule Floririt; në Zhej me paradën e cjapëve të mëdhenj të Menkshit, të cilët morën pjesë dhe zunë vend nderi në paradën e organizuar me këtë objekt edhe nga Mbreti Zog..., apo në fushën e Çajupit, ku karnavalet fillesën e tyre e kishin te Uji i Bratit e tjerë .

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Faktet ilustruese deduksionale flasin…
“Kryesorja ka qenë Shën Triadha jonë, vendi ku zhvilloheshin mbledhjet fetare dhe karnavalet, këngët, vallet për Pashkën e Madhe, të Lidhurat, ku të gjithë tregonin aftësitë e tyre inteligjente .
Aplikimi i lojërave tona: top mesthi, kozhel, top vrimathi, graskathi e tjera, një një histori më vete, e cila duhet të dihet dhe të përcillet në të ardhmen për të njohur lodrat e thjeshta të dikurshme tonat dhe të bëhet krahasimi analitik i ecjes së sotme. Kjo është e nevojshme dhe për karakter ilustrativ midis epokave dhe ndryshimeve evidente.
Duhet theksuar se në këto lojëra hynte në përdorim pseudonimi, i cili ishte venë me karakter përfaqësues fisesh; veshja sportive e modeluar, vendosja e maskave, të cilat , ishin sajuar me aftësi nga të mëdhënjtë, të rriturit, duke u nisur nga dëshirat dhe pëlqesat e të vegjëlve. Fëmijët kishin parapëlqime për të përfaqësuar fisin me maskën e modeluar të kafshëve, apo të ëngjëjve, por në këto lojëra futeshin dhe elementë kontrastivë dhe antraktivë, të cilat rridhnin nga inteligjentja, interpretativja dhe sugjestionuesja…

Ja si pasqyrohen të Lidhurat
Festa e të “Lidhurave” nuk mund të kalojë në proces harrese, vinim nëpër shtëpira edhe ne fëmijët, të veshur me rroba të bukura, me maska të përgatitura me shumë kujdes dhe art. Një fakt shumë domethënës, që shprehet natyrshëm në shumë kahje dhe aftësi, ku predominon dashuria për fëmijët, një “rit” i bukur natyror i përkujdesjes njerëzore, e buruar nga një shpirt i pasur produktiv. Shprehësia e një fakti domethënës: Ata, të cilët, për shkaqe të ndryshme natyrore e fiziologjike eliminojnë mundësinë, nuk rritin fëmijë për ardhmërinë, kanë një boshllëk të madh, të cilin kërkojnë ta kompesojnë me veprime humane, me gjetje dhe me kënaqësinë, që u japin fëmijët e të afërmëve të tyre me adoptimet, si një zgjidhje e mangësisë dhe mungesës së gazmimit dhe shendit e tjerë. Le ta ilustrojmë këtë me një fakt domethënës nga qyteza e Lliarit të Zagorisë.
“I ndyeri Lek Londo bënte me gruan për të Lidhurat tre byreqe: një për të mëdhenjtë, një për të vegjëlit dhe një për shtëpinë e tij.( Këta byrekë kishin një stilizëm të veçantë në hyrësinë e tyre, me lementë pikturorë, të cilat më shumë spikatnin në meshët, në petanikët, në bukët e ardhura, në lakrorët, ngastrat).
Ne fëmijët na priste si në “Pashkën e Madhe” dhe i thoshte bashkëshortes me të qeshur, që ne fëmijëve të na jepte të kuptonim se do të kënaqeshim dhe, gjatë kënaqësisë së përbashkët, s’do të mund të na pengonte e të na ndërhynte njeri në këtë gazmim:
“ Zonjë (një koncepti nocioni hyrë në etikën zagorite para 5-6 shekujsh), tani mbylle derën, vuri llozin!” Zonja zbatonte porosinë e tij. I donte fëmijët, se nuk kishte fëmijë. Banorët e qytezës e donin shumë për hallet, që i kishin ndodhur dhe kënaqeshin nga vera, nga byreku që bënte dhe nga shëllira e përkryer e trajtuar me mjeshtëri.
“Tani do të dëfrehemi, - thoshte Leka , - me lojra…”.
Dhe ne fëmijët vendosnim maskat tona simbolizuese, të cilat kryesisht kishin prezencë të kafshëve dhe interpretonim, recitonim vargje, të cilat e kishin buresën nga cilësitë dhe karakteristikat përkatëse të kafshëve. Evidentimi i karakteristikave të tyre ishte bërë me kujdes dhe me dëshirë.
Dhe na mbante me orë të tëra në gjendje gazmore, që nuk na bëhej të iknim nga shtëpia e tij. Mandej vinin nënat e na merrnin se nuk ktheheshim dot në shtëpitë tona”.
Sa njerëz të mirë, të dashur, të zgjuar ka pasur qyteza jonë ! Të gjithë kishin karakeristika të veçanta dhe cilësi, që i dallonin njëri nga tjetri, por secili kishte individualitetin e tij shprehës edhe në festa fetare, karnavalet që në këto çaste të veçanta manifestohej dhe lulëzonte në “arenë” me një spikatje dinamike”.
Dhe shkollat e asaj kohe ishin arena të organizimit të Karnavaleve.
GJALLIMI
Në trungun e Ditës qarkullon limfa/(Limfa me gjak njerëzor ngjason…) /Trungu rinohet nga gjallesa… / Fytyrjeshiltat derdhen nga sythet,/burbuqet të mahnitura/ tek marrin frymën e parë./ Si u krijuan lulet? /Shpërthyen të gjitha me urdhër Zoti… / Në horizontin njerëzor/çelin gëzimet si lulet,/ çudi si janë shpirtrat!…/Po bie prapë mbrëmja, /Dielli ka lënë pikëpjekje /me të nesërmen,/rri e vështroj i malluar heshtjen,/“hutesën” pas një dite të mefshtë…/Di se e nesërmja e gjalluar /do të sfidojë të djeshmen! /Mbyll sytë e lodhur,/nis udhën Ëndrra!../
“ Jam një notë mbi pentagramin” Kristaq F. Shabani

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Këngë të origjinuara nga Qyteza
RASHË E THEVA SHTEMBËN - O
Ë . . .o , ë . . . , o !/ Më zu ferra këmbën - o./Ë . . .o , ë . . . , o !/ Rashë e theva shtëmbën -o./Ë . . .o , ë . . . , o !/ Shtëmba plot me kos të leshtë./ Ë . . .o , ë . . . , o !/ Sos desha ta thyeja vetë./Ë . . .o , ë . . . , o !/ I mbajta sytë përpjetë./ Ë . . .o , ë . . . , o !/ Se pashë miken e shkretë./Ë . . .o , ë . . . , o !
Kjo këngë e ka zanafillën e përgatitjes atje, te oda e kronikanit ... Në odë u bënë prova, në odë u dhanë mendime dhe në odën lliariote u ra dakort që kjo këngë të ngjitej për të konkurruar në skenën, podiumin Folklorik... Kronikani dha kontribut për këtë gjetje dhe për këtë laurim. Ai kujtonte me nostalgji këtë ecuri: “Atje tek unë filloi...”.
Ç’të të them, Xhiko, për besë
Ç’të them , Xhiko, për besë,/ do të them nja katër a pesë,/ si do ta marrësh burrin tinë?/ E mira ta marrja vendës, / që të jetë i zoti i pendës... /Në daç merr kallajxhinë, për gjashtë muaj arrinë, /dil te dera me fshesë,/ të shkundësh morrat me vesë,/ shkund njëqind e thuaj pesë...
Rita, Rita Margarita
Rita, Rita, Margarita, /dumbe, dumbe, dum baba,/ Dumbe, dumbe, ejvallah!... / Në atë jetë, që do të vemi, / është gjarpëri, sa demi, /Hajde, hajde Margarita,/ hajde,moj të rëntë pika!..
Këto këngë të vjetra edhe këngoheshin edhe interpretoheshin në Karnavalet tipike, së toku me vallen e kënduar sustë , një valle e çuditshme , sinjifikative dhe e elementëve prezentë të shkathtësisë fizike, që fliste për një paraqitje të shëndetshme...
Festat fetare
Në Zagorie festohen Krishtlindjet, Viti i Ri, Uji i Bekuar, emrat e Shenjtorëve, Pashkët e tjera, që festohen me madhështi, por çdo fshat ka edhe festën (shenjtin) e vet.
Në shkëmbin e Zhejit (Mali i Strakavecit) është ndërtuar kisha e Shën Ilisë (Shendëlliu), e cila meshohej më 20 korrik të çdo viti. Meshime të tilla bëheshin në çdo fshat të Zagorisë, duke i lypur Perëndisë shi. Qëllonte që meshimi të shoqërohej me rënien e shiut, aq i dëshiruar gjatë verës së thatë dhe të nxehtë në Zagorie. Urimi ishte: ”I paçim uratën Shendëlliut që na hodhi shiun e të bëhet bereqeti”. Ndërsa të moshuarit, shumica gra, faleshin, luteshin dhe falënderonin Perëndinë, fëmijët këndonin koras:
“Bie shi, o Shendëlli, të na bëhet misëri, misëri dhe grurët, të hanë kaurët, Kaurët e varfër,gjashtë muaj zbathur,zbathur dhe zhveshur me llërë përveshur”.* * *
* * *Marrë nga libri i studiuesit Evien Peri “Zagoria, zakone, tradita”

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Karnavalet (Llazoret)
Teatër popullor, sipas një skenari të caktuar, ku luajnë personazhe dhe karaktere të ndryshme që i ngjajnë skenës së teatrove të lashta. Zhvillohet çdo vit më 1 mars dhe ditën e Shën Lazarit  (të shtunën para pashkës). Gjatë këtyre dy ditëve protagonistët të shoqëruar me këngë, shkojnë në çdo shtëpi të fshatit. Në interpretimin e Karnavaleve ndërmjet fshatrave të Zagorisë ka pasur ndryshime të papërfillshme.
Krijohet grupi teatral i Ndëranit, duke vënë në skenë komeditë e Andon Zako ÇAJUPIT : “ Pas vdekjes” dhe “ 14 vjeç dhëndër”.
Karakteristike ishte se të gjithë rolet i luanin djemtë, duke i përzgjedhur e makiazhuar.
“Në Zagori asaj kohe, - siç  tregonte dhe aktori i njohur, Aristotel STEFANI, - kishte dhe grupe te tjera teatrale si në Zhej, Lliar dhe gjetkë, ku realizoheshin dhe konkurime. Takimet krahinore realizoheshin në Nivan dhe në Plesh të Hoshtevës. Po karnavalet si zhvilloheshin? Dy herë në vit. Ndërthurreshin me ndërrimin e stinëve. I preferuar marsi, që sillte pranverën, lulëzimin. Unë dhe Viktori morëm pjesë si të jashtëm, pas çlirimit edhe estradën e Gjirokastrës, ndërsa Viktori u aktivizua në shumë role edhe me teatrin”.
Kisha e Manastrit te Nivanit ndërtuar në viti 1702 me ndihmën e emigrantëve të Stambollit
Panaire organizoheshin  në shek XVIII, ditën pas Pashkës, Manastir të Nivanit.
Në atë shkallë, sa që ndonjëherë dominimi i njërës e vë në dyshim ekzistencën e tjetrës?
Sipas Pukëvilit. Zagoria  është e njohur për  artizanë dhe  tregtarë shëtitës, disa prej të cilëve shkonin në Gjermani (për këtë hedhin dritë dhe vargjet e  Thimi Mitkos), për përpunimi i strallit, ku edhe sillnin praktikat e Karnavaleve nga vendet ku shkonin, por çdo gjë në program futej me shumë dinjitet dhe duke mos prishur profilin dhe identitetin.
Idilike ishte përdorimi i zhapikut jeshile dhe me pika të vrerdha , i cili dilte në prag të derës , në fillim të pranveëës
Këtë zhapik nuk e ha asnjë lloj kafshe  dhe plakat e vjetra e kapnin dhe ua vinin gryke  fëmijëve të sëmurë , kur kishin shyta ose kollë e mirë dhe prania e tij i kuronte, i shëronte nga këto sëmundje. Pra ishte efikas.
Rrobat që visheshin në këtë festim ishin rrobat e trevës ,  kapele të gjatë në formë hinke, stolisur me ngjyra. Kapedani  udhëheqësi i grupit, kishte armë në brez dhe këmborë me zile nga më të mëdhate. Njeri, nga pjesëtarët e grupit bëhej dhëndër  dhe  mbante në dorë  dhe shportën e vezëve; kurse një tjetër  e bënim nuse. Të tjerët,  anëtarë të grupit me zile dhe me shpata, kama, që i fusnin në brez me këllef.
Këngët që këndoheshin: / Na erdhi Vangjelizmoi,/ Na preu e na shkurtoi.../ O zonja e shtëpisë,/ Foli zotit të shtëpisë/
të na api  venë,/ se s’ia kemi ngenë./ O moj ti, qe na dhe venë/,  të dhëntë Zoti shëndenë!/
Ajo, e cila që nuk hapte portën, i këndonin këngën:
“O moj ti, që s’na dhe venë,/  Të bëftë bufi folenë!” Përdorimi i bufit si simbol i së keqes, një mallkim ky ekstrem.
Dhënia parësi përgatitjes së maskave në raport më detyrat e secilit pjesëtar të grupit. Organizimet rroknin, në fshtrat të vogla si Koncka, Fashati i vogël,  një përbërje të grupit prej 8- 10 veta, ndërsa fshatrat që kishin popullsi më madhe si: Zheji, Sheperi, Hoshteva,  pjesëmarrja në këto grupe karnavalesh varjonte  prej 20 deri 30 veta. Për të realizuar këtë festë pagane bëhej një përgatitje  e gjithanshme , duke përcaktuar gjithçka  në organizim dhe në zhvillimin e saj.
Ai që ishte në krye të grupit, që shpeshherë e quanin kapedan  kishte një  maskë me tipizime të kafshëve më të forta, pra më të fuqishme, sikundërse ishin : luani ose ariu.
Anëtarët e tjerë të grupit të karnavaleve ishin  nusja dhe dhëndri, të cilët ishin pa maska, por të veshur me rrobat karakteristike të këtij procesi, rroba të bukura të ditës së dasmës. Të tjerët kishin maska të  qenit, maces, tigrit, lepurit, dhelprës, gjelit (apo kokoshit , sikundërse shprehen në trevë), të shpendëve si të bilbilit, qyqes e tjerë.

Kur takoheshin dy grupet njëri me tjetrin ziheshin kapedanët  në rrugë dhe ai qëfitonte  i merrte vezët grupi tjetër që delte fitues . Përveç vezëve  ata merrnin miell, grurë , fasule dhe si rregull ndarja për  bamirësi,    i shpërndanin te më të varfërit.
Të gjitha festat fetare  në Zagori organizoheshin nga 15 gushti  deri më 8 Nëntor.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Dita e Verës
Festë pagane që përkujtohet në të gjithë fshatrat e Zagories çdo 14 mars. Sipas kësaj feste fëmijët mbledhin lule në sheshe e lëndina, në pemën e thanës dhe zbukurojnë dyert e shtëpive, ndërsa në duar vënë verojka (të thurura me penj të kuq e të bardhë), të cilat i mbajnë, deri sa vinin dallëndyshet.
Ditën e verës ktheheshin burrat nga emigracioni dhe festonin ditën e Verës edhe Pashkën e Madhe e Verës. (Të gjithë kishin përgatitur verojka të thurura me penj të kuq dhe të bardhë, të cilat i mbanin në dorë, deri sa të vinin dallandyshet, për t’i hedhur mandej dhe dallandyshet i gjenin, ku ishin hedhur dhe i përdornin për ndërtimin e foleve të tyre).
Emigrimi, fillesa te shumta pati në fillim të shek XVIII në: Greqi, Thesali, Maqedoni, Rumanil,Tuqi, Egjyp, Francë, Kanada e Argjentinë.
Me padurim prisnin pushimet studentore studentët për t’u kthyer në Topovë. S’ngopeshin me bukurinë, klimën po edhe me zakonet e Topovës së tyre. Dhimoja, kohën më të madhe e kalonte duke bërë vizatime nga natyra e vendit dhe portretet të bashkëfshatarve, të cilët i ekspozonte në festën e Ditës së Verës . Joani, në kujtimet e veta tregonte se, veçanërisht Dhimoja, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonte duke pikturuar e duke zbukuruar kishat e Shënkollit të Topovës dhe të Nderanit, ndoshta, edhe ndonjë nga pikturat murale të Manastirit të Nivanit.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Një mendim inteligjent parafjalë:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"

Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
DUETI I FIJEVE TË LESHIT KUQ- BARDHË

Sipas Profetit Thoma Shabani :
“Edhe në Zagori ka një trajtëshmëri të tipizimit të veroreve: Dueti i fijeve të leshit kuq – bardhë të gërshetuara me stil, të cilat vihen në dorën e zemrës të majtën, si byzylyk . Simbolizimi i këtyre ngjyrimeve: ngjyra e kuqe gjaku, i kuq vrulltar dhe ngjyra tjetër e bardhë, përcakton synimin e pastërt të moshës së bardhuar, të rinimit. Në këtë kontekst, zagoritët shpreheshin: “ Mbrojtje nga syri i keq, i lig…”. Madje pështynin, me qëllesën e largimit total të këtij syri.
Zanafilla e këtij riti të kahershëm e ka fillesën në ardhjen e stinës së pranverës, stinës së riciklimit gjelbëror, fillesës së procesit vegjetacional, lëvizje e rifillimit të lëngut limfatik të jetës.
Duhet ritheksuar me forcë se feja ortodokse këtë ardhje kurrë nuk e ka njohur, këtu tregon atë të thënë të prerë se s’ka asnjë lidhje me fenë dhe feja nuk e bëri kurrë pronë këtë “rit”,për të moshuazuar nga ritet pagane dhe për të treguar origjinalitetin e saj, duke praktikuar rite, festa të tjera për këtë ardhje pranverore, duke e zëvendësuar me të quajtur “E Hëna e Pastër” , ku grekët psh. e kremtonin në të hënën e parë të marsit , por kjo duhet të jetë një huazim nga prania e arvanitasve. Kjo shpjegohet edhe me lëvizjen në rastin e trevës sonë të një sasie të konsiderueshme banorësh nga Dërmazi në qendrën e krijuar në Greqi Dermazion…(Sipas Prof.Filip Siambanidhit) .
Dita e Verës e motivuar, si Kryedita e fillimit të vitit kalendarit, e cila festohej përmasisht edhe në Zagori. Kjo sipas transmetimit të të dhënave në krahinën “Evre”, si në kalanë e Kalasë festohej më 1 mars, pa luhatje (kalendari Julian) dhe 14 mars (Gregorian). Një përfillësi e tillë e shpjegueshme flet edhe për rreshtimin e muajve, duke filluar në radhitje me marsin, si muaji i parë, prilli i dyti, maji i treti , qershori i katërti , korriku i pesti , gushti i gjashti dhe pastaj fillon një numërim “komod” nga shtata (shtatori) te dhjeta (dhjetori), numurim rrjedhor i arsyeshëm dhe i ardhur logjikshëm.
Gazmendi i pritjes së Ditës së Verës ishte i jashtëzakonshëm, një akt i madh i gjallimit, por edhe akti përjetues i heqjes i ligjimituar dhe i limituar në kohë, sipas praktikave. Në Zagori, Zagoritët, të cilët janë shquar për përgatitjen e veroreve ,kjo e guxuar edhe nga përpunimi perfekt i leshit, veroret kishin një tërheqje estetike marrarendëse.
Madje, zhvillohej dhe një lojë e bukur. Ai, ajo e cila shihte dallandyshen e parë, apo grupdallandyshet e para flututuruese, shpallej fitues dhe çmohej me trofe…fitues, këndoheshin këngë kushtuar dallandyshes. Në këtë kontekst ajo që shihte dallandyshen e parë vishej me rroba, të cilat kishin ngjyrime dhe trajta të dallandyshes dhe bënte një parakalim triumfues, e shoqëruar me interpretimin teatror të artistëve popullorë me veti të tilla.
Interesante ishte përcaktimi i orës diellore me një metodë pagane: vendosja e një shkopi në një pllakë rrethore dhe në bazë të hijes së shkopit mbi 10 cm përcaktohej dhe ora. Kjo është një trajtesë e veçantë (formate të tilla dhe përcaktime të kohës m’i eksperimentonte në rininë time profeti Thoma). Po ky përcaktim kishte një thellim tjetër, nëpërmjet përcaktimit të rënies të diellit mbi objekte të caktuara , të cilat ndiqnin rrugëtimin lindje – perëndim të diellit. Kjo ishte e dukshme dhe përcaktuese në kohët me diell, ku ora përcaktohej me hostenë diellorë …).
Por është e nevojshme të zbardhëllojmë dhe një proces tjetër pagan: “ Dita e fillimit të buisjes së lëngut të jetës”, sikundërse e shprehnin zagoritët këtë akt. Ky zhvillohej më datën 1 mars, ku, në mënyrë kolektive, priteshin disa degë pemësh, të cilat fillojnë procesin më shpejt të lëvizjes së lëngut jetësor (limfatik) . Kjo zakonisht bëhej ceremonialisht më 14 mars, simbolizim festiv, akt jetëdhënës dhe shpresëdhënës, ku zhvillohej dhe një rit: “Lëngu i jetës”.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
AKTI I HEQJES SË VERORES

Ky ishte një akt, i cili ishte i lidhur pra me ardhje të dallandyshes së parë dhe praktikoheshin këto hedhje : në ferra, të cilat kishin zanafillë gjelbëruese…, në degët e kopshteve, të shtëpive, ku zagoriti shquhej për aftësinë e tij rregulluese kualitative, por praktikohej edhe hedhja në përrenj, apo në lumë të Zagorisë. Kjo kishte, sikundërse edhe në krahinat e tjera, të largimin e mallkimit, të këqijave, të tersit, të stresit, të makthit… Kjo shoqërohej dhe me këngë të këtij motivi.
Një vend tjetër i përshtatshëm ishte dhe hedhja e verojkave mbi trëndafila, thana, apo në mbulesat vegjetale të rrugëve të fshatrave…
Ekzistonte dhe frymimi i zjarrtë dhe pritja, sidomos te vajzat e rritura, të cilat mezi prisnin që të vinin dallandyshet dhe ta merrnin verojkën e tyre të hedhur. Kjo ngrinte në ajri plotësimin e ëndrrës për t’u çiftuar dhe në fshatrat e krahinës përhapej, shpejtësisht, lajmi i mirë dhe gazmor: “Vajzës së filanit, të bukurës (emri i vajzës, i cili simbolizohej me emërtime simbolike: zanë, shtojzovalle, e bukur e dheut, sorkadhe, bandille, zogëzë, luaneshë e tjerë. Por edhe djemtë e rritur, të cilëve u kishte dërsitur mustaqja, nuk e shmangnin këtë akt, madje provonin:
“ Syrin e mirë”, në dëshirën e mirë, për çupën e bukur që simpatizonin, ta kishin në krahë dhe të rritnin fëmijë të shëndetshëm me to.
Besimi në syrin e keq është dimensional shumë i besueshëm dhe i përhapur në të gjitha viset shqiptare, duke përmbledhur këtu edhe trevën tonë. Syri i kaltër është përfaqësues i syrit të keq.Magjia e vështrimit të tyre rrëzonte për tokë kalorsin, shëmbte shëtëinë, rrëzonte një vajzë të bukur, hante me sy fëmijët që pastaj vuanin nga syri i keq, trulloste mushkat, lopëve u shterronte qumështin, merrte mësysh fëmijët e bukur .
Ndaj këtij veprimi mëkatar dhe sjellës të këqijash merreshin masa të forta ndërhyrjeje: përdorimi i hurdhërës në Zagori, shuarja e thëngjijve të emëruar në ujë, apo fijeve të shkrepseve si dhe të pështyrit çlirues, fundosja e thëngjillit të syrit të keq e shoqëruar kjo gjetje me njomjen e flokëve dhe të fytyrës , duarve, këmbëve me përdorimin e frazës: “Si shkon uji, shkofte e liga jote".
Ndërsa kafshëve u vendoseshin shënja çliruese, stolisje antivepruese kundër syrit , të cilat “shuajnë efektin” e veprimit të syrit të keq. Plini shkruan me bindje se në mesin e ilirëve kishte prej atyre njerëzve, të cilët mund të vrisnin të tjerët vetëm duke i parë. "Është e rëndësishme të thuhet,-shkruan ai, -se këta njerëz kanë nga dy bebëza në secilin sy" (Historia Naturalis, VII, 16.)
Në Zagori kanë ekzistuar dhe sykeqët , të cilët kishin sy të kaltër ose sy trengjyrësh bebezat, kishte nga ata që kishin pirë dy gjire, si dhe disa që kishin nga gjashtë gishtrinj në këmbë, të cilët të hipnotizonin në moment…

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
FËMIJËT MË TË PRIVILEGJUARIT E DITËS SË VERËS

Në Ditën e verës fëmijët ishin më të privilegjuarit, pasi gostiteshin me arra (thelpinj të shndritshëm , si flori), me çepela, bukëfiqe, lajthi, madje dhe pekmezë, kulaçë të ëmbël të bëra, me aftësi kulinare nga gatueset zagorite, me stil të veçantë , ku mbi to pikturoheshin gjethe, trajta dallandyshes e tjerë. Po kështu përdorim të gjerë gjenin vezët e ziera, natyrisht të bardha. Duhet theksuar dhe koncepti i prezencës së vezës e tillë shprehësi i ritit të pjellorshmërisë dhe të bardhësisë tipike . Dhe ky format kryerjeje hynte psikologjikisht te të vegjëlit me një proces gradual për shtimin e brezit dhe lënien e pasardhësve.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz

DITA E VERËS KRYEFJALË FESTE PAGANE

Dita e Verës konsiderohet e përcaktuar si një ditë hyjnore.
Zagoria këtë e lidh me të Bukurën e Dheut, Sorkadhes , apo Zanës, në kontekstin e njëjtë me trevat e tjera të vendit. Madje, në Zagori, kjo shprehej me një aftësi kuptimore “BUKURANE” , e cila personifikonte bukurinë, virgjërinë e përkryer, lindjen, pjellorinë. Bukurania , simbol i mbrojtjes të së drejtës njerëzore kishte rrezatimin e shëmbëllimit, përkimit me Artemisën, vajza e Zeusit në Greqi apo Dianën në Romë dhe Zanën në Iliri…
Zagoritët (Evrejtë) që nga shekujt para Krishtit ,kanë besuar te Hyjnesës ë virgjërisë , e nderimit.Besimi në Tempujt e Hyjneshës dhe lutësia efalja ndaj saj. Megjithatë në kujtesë kanë “arkitekturuar”imazhet “qumështore “ të saj . Kjo një hyjneshë me figurime të veçanta dhe magjepse.
Përkimi i shigjetimeve fatale të Hyjneshës së natyrësh ka përbashkësi elementesh me dukurinë dhe përfaqësimin edhe ne Greqinë e Lashtë, Romën e Vjetër dhe lashtësinë tonë ilire. Kjo e ndërvur nga bashkëveprimet e bashkëpunimet reciproke, por të mbrojtura me fanatizëm në veçantitë e dukurisë dhe veprimit të tyre në psikologjinë njerëzore dhe atë morale – estete, e cila te ne zgjoi dhe zgjuarsinë e gdhendjes dhe të krijimit të përmasës konturuese.
Shigjetimit fatal të hyjneshës së natyrës në mitologjisë greko - romake dhe hyjneshës sonë ilire-arbërore, Zanës,..
Toponimi “Mali i Çupës”, apo eshprehur ndryshe “Mali i Vajzës së virgjër” përfytyrim mitik tipik në atë mal, është përngjasim i vajzës së Zeusit që i kërkonte të atit t’i lejonte virgjërinë e përjetshme.
4. Festa e hyjneshës së natyrës, Bukuranes ose siç quhet ndryshe Dita e Verës, trashëgohet dhe ruhet ashtu pagane, e virgjër, gjer në ditët tona, vetëm nga ne shqiptarët.
4. Shigjetimi fatal:
Argumenti më i çmuar për këtë temë:
Fraza mallkuese: “Të shigjetoftë Bukurania!”. ngjashmërinë me karakteristikat “Zemërimi për ata që shkelnin rregullat dhe parimet” dhe “Shigjetimi fatal i saj” shprehje e arkivuar e ekzistencës me vlerë të jashtëzakonshme dokumentuese për ekzistencën dhe trashëgimisë, gjer në ditët tona të këtij miti të lashtë ilir.
Natyrisht kjo është autoktone dhe përfaqësuese e etnicitetit të gjenezës ilire.
“Bukurania “ zagorite sipas përcaktimit të dy dijelogëve Thoma dhe Filip Shabani , ajo (Zana) mbetet një nga figurat më të spikatura të mitologjisë sonë, që ende “jeton” në përfytyrimet e njerëzve duke banuar nëpër male, pyje, lëndina dhe në vende të tjera të peisazhit natyror. Studiues të mirënjohur të mitologjisë shqiptare, duke u mbështetur edhe në mendimin e disa prej gjuhëtarëve albanologë të njohur, si N. Jokli, M. Lamberc, E. Çabej, I. Ajeti

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
ZJARRI DHE HËNA E RE
Zagoritët kishin një rit të shpjegueshëm në adhurimin dhe nderimin për zjarrin, ndaj kjo ka qenë dhe një themel ceremonial. Kjo ishte epërhapur në të gjithë trojet . Dhe në lidhje me këtë bëjnë fjalë studiuesë si R. W. Lane ,apo Profesori dhe historian angles I historisë, artit dhe arkitekturës byzantine Cyril Mango në veprën “Qytetërimi Bizantin”
"Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Personi qe kujdesej per zjarrin kundrohej si roja prifterore e tij ( R. W. Lane, Majat e Shales, III, f.35)"
Profesori dhe historiani anglez i historise, artit dhe arkitektures Bizantine, Cyril Mango ne vepren e tij me titull "Qyteterimi Bizantin" (-Byzantium. The Empire of the New Rome. -Weidenfeld and Nicolson, London, 1980) në faqen 106 të veprës, përshkruan luftën e monoteizmit (protokrishterimit) kundër paganizmit, sjell një element interesant:
"Në fund të shekullit të shtatë, burra dhe gra vallëzonin ende në nder zotash të rremë, vazhdohej të thirrej emri i Dionisit, në kohën e vjeljes së rrushit; për hënën e re njerëzit ndiznin zjarrin përpara shtëpise dhe e kapërcenin...".
Një ritual i tille, pra ndezja e zjarrit (kryesisht në mbrëmje) dhe kapercimi i tij, te shqiptarët ka ekzistuar deri vonë dhe përkon me kalendarin e vjetër bujqësor shqiptar, apo siç njihet "Kryet e Vitit".
Datat janë 12 apo 14 Mars dhe ndryshojnë sipas krahinave.Zagoria , si zonë e thellë malore ka patur datën e dytë.
Kjo ditë ka të bëjë me "Hënën e Re", pra ndërrimin e vitit në kalendarin e vjetër bujqësor dhe ishte një festë pagane, e cila vijon edhe ditët e sotme duke u kremtuar.
Cyril Mango citon :"... për hënën e re njerëzit ndiznin zjarrin përpara shtëpisë dhe e kapërcenin...". Pra, ky rit festiv, ceremonial pagan kremtohet edhe sot dhe përkon sot në mbrëmjen e Ditës së Verës , duke realizuar kapërcimet e zjarrit.
Nuk duhet të ngacmosh kurrë dallandyshen . Po kështu fakt tjetër interesant është që absolutisht nuk duhet të shohësh, apo dhe t’i prekësh vezet e dallandyshes apo.Një veprim i tillë i tepëruar do të sjellë gjarpërin në shtëpi, pra eshte diçka ogurzeze ne besimet tona).
Ja pra , përse ndër arbërororët prishja e foleve të Dallandysheve cilëshet si një mëkat i madh dhe, në ndodh një diçka e tillë . shtëpisë do t’i sjellë vetëm mos fat.
Në trebvën tonë prania e lejlekëve ka qenë në numër të pakët, por dihet edhe qëndrimi ndaj i tyre i transmetuar. Asqë diskutohej prishja e foleve të tyre , pasi ndëshkimi ishte i rëndë.
Mund të thuhet këto ishin bestytni,por praktika ka treguar se nddhi të tilla të ëprligjura kanë ndodhur dhe kanë qnë të shumta.
Atje ku ndërton folenë i pari lejleku nuk ndërtohet kurrë shtëpi.

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Përfundime :
1. Zagoria, një krahinë e pastër ilire, e cila është një model i kryerjes së traditës së Karnavaleve dhe i kombinimit të tyre me festat e tjera pagane.
2. Është e nevojshme të bëhet një studim analitik për të realizuar një Takim Mbarëkombëtar në këtë trevë, për të pasqyruar karakteristikat, cilësitë e traditave dhe zakoneve, të cilat tregojnë një pasuri të madhe shpirtërore dhe kombëtare. Vend më ideal për këtë është dhe Fusha e Çajupit, një perlë tipike , dikur edhe e banuar, e cila ka një larmitet shumëplanësh.
3. Për qendrat e ekspoluara të vijohet kërkimi për të pasuruar fondin e artë të traditës zagorite në shekuj.
4. Takime të tilla të këtij niveli, sikundërse në Tetovë, i shërbejnë historisë dhe traditës sonë kombëtare , e cila ka objektiv përcjelljen në breza.
Gjirokastër, Albania , shkurt 2018

descriptionRe: *Kumtesa : "Psikologjia dhe temperamenti inteligjent, guximtar, kreativ, interpretativ dhe letrar në përmbajtjen e strukturës së Karnavaleve dhe

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi