Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Filozofi dhe Psikologji »
Makiavelianėt: Kur qėllimi justifikon mjetet

Share

avatar

Posted prej 20th March 2018, 01:49

Makiavelianėt: Kur qėllimi justifikon mjetet


Pėr njerėzit makiavelianė, mėnyra mė e mirė pėr tė patur marrėdhėnie me njerėzit e tjerė ėshtė duke i mikluar, ata dhe duke u thėnė atyre se ēfarė duan tė dėgjojnė. Ky profil fsheh njė shkėputje tė thellė emocionale, tė kombinuar me njė qėndrim cinik dhe karakter karizmatik, qė i bėn ata mjeshtra tė mėdhenj tė manipulimit dhe mashtrimit. Nė fund tė fundit, ata e pėrshkruajnė veten si shokė tė rrezikshėm emocionalė.

Ata qė kanė lexuar “Princin” nga Niccolņ Machiavelli do tė dallojnė kėto dhe shumė karakteristika tė tjera qė pėrshkruajnė njė nga njė, tendencat e njerėzve qė e marrin emrin e tyre nga filozofi gjenial politikani i madh i shekullit tė gjashtėmbėdhjetė. Le tė kujtojmė, pėr shembull, atė qė vetė Makiaveli u thoshte atyre qė kishin njė pozitė nė pushtet: shpėrfillni virtytet e tilla si ndershmėria, aėherė kur mashtrimi ose tradhėtia ju mundėsojnė tė arrini qėllimin qė keni.

Nė dallim nga psikopatėt, makiavelianėt kanė njė kontroll absolut dhe tė pėrsosur mbi gjithēka, nė ēdo kohė



E megjithatė, personat makiavelianė nuk kanė nevojė tė lexojnė Makiavelin pėr tė ditur (sipas tyre), se qėllimi justifikon cilindo mjet. Nė fakt nuk ka nevojė as tė jesh nė politikė pėr tė pėrdorur kėto strategji. Makiavelizmi ėshtė njė tipar i zakonshėm dhe nė shumė raste takohet me atė qė nė psikologjinė klinike quhet “triada e errėt”, apo kombinimi i psikopatisė, narcisizmit dhe makiavelizmit, nė njė karakter tė rrezikshėm dhe shqetėsues.

Pavarėsisht kėsaj, ėshtė mirė tė themi se nė botėn ku jetojmė, ėshtė mė e kollajtė tė shihen kėtė dimensione tė ndara, me makiavelizmin tė parin.

Makiavelian lind apo bėhesh?

Mund t’u ndodhė qė tė gjithėve nė ēaste tė caktuara nė jetė, tė mashtrojnė dhe manipulojnė, nė njė masė tė madhe ose tė vogėl, pėr tė arritur njė qėllim. Megjithatė, shpesh kėto sjellje ndodhin individualisht dhe madje mund tė diktohen nga njė nevojė pėr mbijetesė ose mbrojtje, apo edhe me mirėbesim.

Njerėzit makiavelianė, nga ana e tyre, besojnė se mund t’i pėrdorin njerėzit pėr qėllimet e tyre pėrditė. Nė tė vėrtetė, shumė shpesh besojnė se ata qė nuk e bėjnė kėtė gjė nuk meritojnė tė konsiderohen, sepse janė njerėz “jo shumė tė zgjuar”. Siē shpjegohet nga psikologėt Richard Christie dhe Florence Geis, krijuesit e “Mach IV. High Machs” , pėr tė matur makiavelizmin, kėta tipa besojnė se “njė budalla i ri lind ēdo minutė dhe duhet tė pėrfitohet prej tij”.



E nėse nė politikė nuk u mungojnė ata qė specializohen nė pėrdorimin e strategjive tė llogaritura pėr tė arritur dhe ruajtur pushtetin, nė jetėn e pėrditshme nuk janė mė pak njerėz qė pėrdorin tė tjerėt si mjete, nė mėnyrė krejtėsisht tė natyrshme. A mund tė themi se ky ėshtė njė tipar gjenetik, qė lindim makiavelianė?

Ekspertėt thonė qė, edhe pse nė disa raste tė izoluar e tė rrallė ekziston njė prirje pėr psikopati, makiavelizmi nė vetvete formohet nė pjesėn mė tė madhe si rezultat i njė fėmijėrie tė mangėt apo kur imitohen modelet e sjelljes tė njėrit prej prindėrve.

Si janė makiavelianėt?

Tė gjithėve, kujt mė shumė e kujt mė pak, i ka takuar tė punojė me udhėheqėsin tipik, drejtor apo shef skuadre, i mėsuar qė tė arrijė atė qė do, tė shfrytėzojė tė tjerėt pėr qėllimet e veta personale. Kjo sjellje mund tė shfaqet edhe nė dinamikėn e ēiftit, apo edhe nė rastin e fėmijėve qė abuzojnė, kėrcėnojnė dhe keqtrajtojnė shokėt e klasės.



Mentaliteti makiavelian ekziston, pėrhapet dhe shenjon personat qė e vuajnė; pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme t’ia njohėsh tiparet:

Njerėz tė aftė nė njohjen e dobėsive tė tė tjerėve.

Njerėz tė aftė tė planifikojnė, ideojnė strategji tė sofistikuara pėr tė manipuluar tė tjerėt, pėr tė thėnė fjalėn e duhur nė momentin e duhur, dhe si pasojė, tė sigurojnė afėrsinė me viktimėn e tyre.

Njerėz ambiciozė qė kontrollojnė impulset e tyre, pėr tė marrė gjithmonė maksimumin.

Preferojnė fitime tė mėdha tė siguruara nė afatgjatė dhe dinė tė jenė tė duruar, nėse mjeti ėshtė nė avantazhin e tyre.

Njerėz karizmatikė, shpesh magjepsės dhe qė shfaqin pėrulėsi.

Problemi mė i madh qė lidhet me kėto karakteristika ėshtė se normalisht, personi makiavelian nuk sheh asnjė problem nė mėnyrėn e tij tė qenies. E konsideron sjelljen e vet tejet funksionale dhe tė dobishme pėr tė arritur objektivat, dhe kjo ėshtė e vetmja gjė qė ka rėndėsi. Jeta e tyre ėshtė e orientuar nga utilitarizmi dhe materializmi, dhe fakti qė vėnė nė plan tė dytė emocionet i pengon tė kuptojnė impaktin qė sjellja e tyre ka mbi tė tjerėt.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi