Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Donald Lu i tėrhoqi vėmendjen pėr homoseksualėt, Pampuri i nis letėr: Gjeta pak kohė t’iu pėrgjigjem…

Share

avatar

Posted prej 11th April 2018, 00:46

Donald Lu i tėrhoqi vėmendjen pėr homoseksualėt, Pampuri i nis letėr: Gjeta pak kohė t’iu pėrgjigjem…

Pasi ambasadori amerikan Donald Lu e pėrmendi emrin e saj nė lidhje me qėndrimet pėr homoseksualėt, deputetja e PD-sė Orjola Pampuri i ėshtė pėrgjigjur atij me njė letėr.

Nė pėrgjigjen e Pampurit theksohet fakti se debati pėr LGBT-tė, sipas saj bėhet pėr tė hequr vėmendjen nga ēėshtjet qė realisht po e shqetėsojnė vendin.

Mes tyre deputetja rendit dhe procedimin e deputetėve tė opozitės, rritjen e taksave, rritjen e varfėrisė, apo njė sėrė problemesh tė tjera nė vend.

‘’Kjo ėshtė cėshtja Mr. Lu, nuk janė LGBT, ata nuk janė as tė sėmurė, as tė paaftė pėr tė punuar, e as nuk janė diskriminuar kurrė pėr tė pėrfituar projekte pafund, si asnjė kategori tjetėr.
Unė nė profesionin tim jam Psikologe Klinike, e nė zyrėn time kam kėshilluar disa prej tyre, sigurisht nė atė zyrė askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi ėshtė profesioni I tillė I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi”, thuhet mes tė tjera nė letrėn e Pampurit.

Letra e plotė:

Leter e hapur per Ambasadorin Donald Lu:

Mr. Lu, ne kuadėr tė deklaratės suaj mbi deputetėt tė cilėt nxitėn debatin mbi cėshtjen LGBT, gjeta pak kohė t’ju pėrgjigjem, pasi problemi ynė nuk ėshtė pikėrisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur qė nė njė moment kritik pėr qeverinė e politikat e saj kjo cėshtje po pėrdoret mirėfilli si njė mekanizėm mbrojtės, ku bazat i ka tek zhvendosja e vėmendjes.

Cėshtjet qė sot po rrėnojnė kėtė vėnd e janė pasojė e njė politike tė gabuar, e njė politike nė shėrbim tė klientėve e tė oligarkėve, ku pėrfshihen njė sėrė faktorėsh tė rėndėsishėm kombėtarė e ndėrkombėtarė, nuk janė LGBT, por taksat, varfėria, papunėsia, largimi I Shqiptarėve si azilkėrkues, largimi I shtresės sė mesme, largimi I intelektualėve, mjekėve, inxhinierėve, profesorėve etj.

Sot nė spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente pėr tė sėmurėt me kancer, mbi 30000 familje pėrjashtohen nga skema e ndihmės ekonomike, 11 qytetarė tė pafajshėm sot janė nė burg, vetėm sepse protestojnė pėr njė taksė tė cilėn nuk munden ta pėrballojnė mė, jetojnė nė mjerim e nuk kanė me c’tė ushqejnė fėmijėt.

Sot, si kurrė ndonjėherė procedohen penalisht deputetė tė opozitės, vetėm pse mbėshtesin njė protestė paqėsore qytetare, e cila vjen pas njė gjėndje tejet tė rėnduar tė ekonomisė nė cdo familje shqiptare. Por kryetarė bashkish tė cilėt kanė abuzuar me pushtetin, ish ministra tė cilėt janė pėrfshirė nė trafik kombėtar e ndėrkombėtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantė bashkėpunėtorė tė qeverisė janė ende tė pandėshkuar.

Kjo ėshtė cėshtja Mr. Lu, nuk janė LGBT, ata nuk janė as tė sėmurė, as tė paaftė pėr tė punuar, e as nuk janė diskriminuar kurrė pėr tė pėrfituar projekte pafund, si asnjė kategori tjetėr.

Unė nė profesionin tim jam Psikologe Klinike, e nė zyrėn time kam kėshilluar disa prej tyre, sigurisht nė atė zyrė askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi ėshtė profesioni I tillė I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi. Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin tė mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bėrė edhe njė vit mė parė duke folur nėn petkun e psikologes e cila respekton tė drejtėn e cdo komuniteti pėr tė jetuar nė mėnyrėn qė ai zgjedh. Nuk diskriminoj askėnd. Nė kėtė botė cdo njeri ka tė drejtė tė bėjė jetėn e tij, nė mėnyrėn qė ai zgjedh ta bėjė atė, por pa imponuar askėnd pėr tė pranuar me pahir kėtė zgjedhje.

Nė kėndvėshtrimin tim dhe tė elektoratit qė pėrfaqėsoj, prioritet do t’i jepja ish te pėrndjekurve, jetimėve, e personave me aftėsi tė kufizuara.
Por sot flas nė emėr tė qytetarėve qė pėrfaqėsoj, nė emėr tė sė Djathtės, e cila ėshtė njė parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e nė emėr tė personit tim si nėnė, si grua e si familjare e njė familje tė shkėlqyer, e cila familjen e ka tė shėnjtė e tė paprekshme.

Ky ėshtė mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, i paraardhėsve tė mi si konservatorė brez pas brezi.
Unė si profesioniste vlerėsoj mendimin e lirė, I cili duhet tė respektohet nga cdo kush si nga politikanėt pėr njėri-tjetrin, ashtu edhe me gjerė e mė ngushtė.
Mendimi im nuk ka tė bėjė me homofobinė, por me vlerėn qė I jap vazhdimėsisė, e cila ka sens vetėm nė njė familje tradicionale, ku mund tė pėrcillet modeli I nėnės e babait e vlerat e moralit, mbi bazėn e tė cilave kapėrcehet me sukses cdo hallkė pėr zhvillimin e personalitetit.

I Stand Ėith Trump.

Me respekt:
Dr. Orjola Pampuri



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi