Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Natyra dhe bukuritė shqiptare »
hvillimi i turizmit malor "OBJEKTI KATERINA’S BED & BREAKFAST" I KATERINA DHE LADI TELO, HOSHTEVĖ, ZAGORI, GJIROKASTĖR

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th April 2018, 12:07

Zhvillimi i turizmit malor
OBJEKTI " KATERINA’S BED & BREAKFAST" HOSHTEVĖ, ZAGORI, GJIROKASTĖR

Ngritja e kėtij objekti tė rėndėsishėm nė HOSHTEVĖ nga familja Ladi dhe Katerina Telo, ėshtė njė sprovė e bukur, ėshtė njė dėshmi e gjallė e konkretizimit tė ideve tė hedhura pėr prezencė tė kėtyre objekteve me rėndėsi shumė tė madhe nė thithjen e vizitorėve vendas dhe tė huaj pėr t’u njohur me kėtė magji tė trevės, me vlerat e panumėrta tė saj me shumatinė e e tė mirave, tė kėnaqėsisė pėr kėtė prezencė natyrore, pėr kėtė histori tė pasur disa shekullore, pėr zakonet, traditat e spikatura nė tė gjitha fushat.
Nė bazė tė njė studimi analitik dhe tė pėrvojės sė kėtyre viteve tė ekzistencės sė gjallė tė kėtij objekti turistik dilet nė njė pėrfundim logjik se vendimi i marrė pėr kėtė ekzistencė ėshtė mėse i motivuar, mė se i drejtė, mė se rezultativ dhe njė shėmbėlltyrė dhe njė model pėr tė shėprthyer nė nisma tė tilla.
Kėndvėshtrimi, pasioni, vullneti dhe kėmbėngulja, pėrvoja vetjake dhe studimi i pėrvojės tė tjerėve i marrjes mė sė mirė tė tyre, ka sjellė qė sot objekti turistik “OBJEKTI KATERINA’S BED & BREAKFAST”tė jetė sjellė tėrheqjen e shumė tė turistėve nga vende tė ndryshme tė Botės, tė cilėt janė impresionuar nga pritja, akomodimi, prezenca e kėsaj klime tė jashtėzakonshme si dhe janė befasuar nga traditat dhe zakonet e kėsaj treve nė pėrgjithėsi dhe tė Hoshtevės nė veēanti.
Ky investim me tė gjitha ambientet e veta siguron njė jetesė normale specifikat e turizmit malor. Kombinimi i qėndrimit aktiv edhe me veprimtari tė ndryshme argėtuese ka sjellė daljen dhe spikatjen e mjaft dukurive positive, duke aplikuar edhe lėvizjen nė kėtė terren magjik me kuaj , duke u ndalur nė objekte dhe pasuri monumentale tė Zagorisė qė janė prezente dhe qė ne i parashtruam edhe mė lart nė potencialet turistike.
Nė kėtė drejtim, po punohet me programe aktive pėr njohjen e zonės si dhe me njohjen e artit kulinar tė trevės , duke gatuar asortimente “gjellėra” karakteristike e duke nxjerrė nė pah edhe mjeshtėrinė kulinare tė zonės .
Nė kėtė object, ėshtė punuar intesivisht pėr pėrsosjen e akomodimit, pėr fjetjen, ushqimin dhe kalimin e kohės me intesivitet tė bukur pėr tė sjellė nė ēdo ēast kėnaqėsinė.
Ėshtė krijuar dhe njė raport i mirė funksional midis banorėve tė Hoshtevės dhe objektit turistik, por edhe ndonjė mangėsi qė vėrehet, nė kėtė kontekst duhet tė shkojė drejt eliminimit, pasi kjo prezencė e moderuar ndikon edhe nė emancipimin e mėtejshėm tė banorėve tė Hoshtevės dhe kontaktit tė saj me botėn, njė pėrvojė kjo shumė shekullore e kėtij fshati.
Edhe Bashkia e Libohovės edhe Njėsia Administrative e Zagorisė duhet t’i shikojnė kėto objekte me syrin e nėnės, pasi kėto objekte sjellin progresin, pėrparimin ekonomik dhe shoqėror.
Kultura e shėrbimit po ngrihet nė shkallė mė tė lartme, nė kėtė kontekst kėrkohet edhe pasja e njė biblioteke nė shėrbesė tė turistėve me libra nė gjuhėt angleze, italiane, frėnge, greke e tjerė, pėr tė cilat ne, LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA, do tė japim kontributin tonė pėr ta pajisur me libra tė krijuesve nga gjithė trevat shqiptare. Kjo ėshtė njė pėrvojė e mirė jona.
Po kėshtu do tė mundėsohet edhe prania e kėngėtarėve, artistėve nė kėtė objekt pėr ta bėrė sa mė tė larmishme jetėn e turistėve nė kėtė objekt.
Madje, ne do tė planifikojmė edhe takime tė shkurtra tė poetėve, shkrimtarėve dhe artistėve me turistėt pėr t’u njohur me letėrsinė dhe artin bashkėkohor shqiptar .
Njė rėndėsi e madhe duhet t’i kushtohet dhe ndėrlidhjes sė objekteve turistike tė Gjirokastrės , duke krijuar njė lidhje zinxhirore aktive midis kėtyre objekteve.
E rėndėsishme ėshtė dhe nisma e marrė nga njė grup zagoritėsh pė tė hartuar GUIDĖN TURISTIKE tė ZAGORISĖ, njė guidė kjo shumė e rėndėsishme pėr vrullimin turistik. Ėshtė filluar kjo guidė, e cila do tė jetė nė dy gjuhė: shqip, anglisht.
Shoqata Atdhetare -Kulturore “Ēajupi” do tė mundėsojė ndihmesėn e saj shumėplanshe pėr kėto objekte turistike tė krijuara, pėr tė cilėn do tė flasė sot pėrfaqėsuesi i saj , zoti Mitro Saqellari, madje banor i kėtij fshati. Ėshtė e mira qė tė punohet edhe pėr rregullimin e shumė objekteve kėtu nė qendėr tė Hoshtevė qė bien nė kontrast nė kahje negative me kėtė objekt .
Media vizive dhe e shkruar duhet t’u japi parėsi kėtyre dallandysheve turistike…
Nė emėr edhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė, nė kėtė tryezė dialogimi, i urojnė objektit turistik :
“KATERINA’S BED & BREAKFAST” suksese nė kėtė sprovė tė bukur dhe si dallandyshe e parė e turizmit malor nė kėtė trevė tė fluturojė krahėfortė, guximshėm dhe kurrė tė mos ndalet!



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi