Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Poezia tip- eksperimentale, inovacion *** nga Majlinda (Aleksandra) Shabani

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 9th May 2018, 22:30

Poezia tip- eksperimentale, inovacion
Majlinda (Aleksandra) Shabani
 
*Vitet…,
(Koncepte)
..Paragrafe tė fijeve tė tė ekzistuarit…,
Titujt e emrit tė esenciales…,
Kapitujt e bardhė tė kryeveprės sė Njeriut…
*Vitet…,
(Thelbe)
Si presje tė mbjellura,
nė diellėzimin e jetėsores
aty, ku Zemra ekziston,
pa e ndalur ritmin solist,
nė pulsimet e vetvetes…!
*Paragrafe
Ditėt-Netėt,
ku dritimi i Rinisė
nė pėrngjasim me Shikimin Yjor,
ndriēimin e prodhon nė sytė e tij,
s’ka mbarim,
s’njeh limit,
s’i pushtohet retina-origjinė,
..dhe kujtimet zgjohen, si prologje
tė rilindura, nė ēdo stinė Planetare…!
Ditėt-Netėt, Piramida
Ngritur nė kulmet e tyre…,
aty, ku ēdo ditė e gėzon mbrėmjen e vet.,
aty, ku ēdo mbrėmje e gėzon ditėn e vet.,
.. dhe nė Kryefjalėn “Familje” jetohen
pėr t’u sjellė ndėr mend,
ndėr sytė e kujtesės…!!!
*Fragmente
Ėndrrat pa kufij prehen
nė Vargmalet Ekzistenciale…,
nė mes tė ekuilibrave tė munguara,
nuk shuhen nė amėshim,…
Ėndrra-Lindėse tė njėmbasnjėshme,
klithin mbi parajsat
e qiejve tė brendėsisė…
*Esenca
Qiejt e shpirtit nuk rrėzohen
prej trajtave tė furtunave…!
Nė zemėr tė botėve
diejt pikturojnė mozaikė ngjyrorė ,
mbi intervale tė lira kohe…!
Ngjyroret lindin mbi zanafilla,
nė vijėzimet e diellta,
e thithin oksigjenin,
nė frymėmarrjen e tyre
gėrmėzojnė jetėt...
*Kapituj
Ditėt-Netėt
kontraste nė pėrngjasje,
me rrugėtime ciklike
tė pambyllura…
nėpėr udhėtime kohore
ku, ecjet i kryqėzojnė
nė lakime tė pambarimta
dhe infinitet bien pingul
mbi histori, fate dhe mistere…
Ditėt struken mbi emocione,
ndjesi, sensacione,
e netėt ēprangosin frikėrat,
paranojat, sekretet, fobit e globit…
Ri-zbuluese zhbirojnė
nėndimensione
mbi diversitetin e botėve…,
aty, ku dhe dashuria e ka njė ēmim…!
*Kontraste
Ditėt-Netėt njėsi asimetrike tė etura…
Ditėt pasqyrime optike tė Netėve,
Netėt pasqyrime optike tė Ditėve,
Ditėt-Netėt nė paplotėsime tė uritura…
Ditėt-Netėt lartėsojnė mure
mbi paradokse, gėnjeshtra
dhe vetėm me dy duart e tyre
mbahen fort mbi skajoret e tyre
pėr tė vėrtetat…!
Ditėt-Netėt herė zbrazur nga vetja,
herė arizuar nga njėra-tjetra…!
*Prologu…
Zgjimet e reja nė pritje,
tė njė ditė-nate mė tė mirė…
ku asnjė zgjim s’e zbeh shkėlqimin
pėrmbi zgjimet e veta…,
Ku, asnjė zgjim s’e zbret parajsoren
nė shpirt, pa arsyen e NJERĖZORES…
Ndėrsa krahėt e tyre
i mbajnė hapur pėrjetė,
nė ēdo frymueshmėri,
nė Lindje-Perėndim tė qenies!...
Zgjime tė reja
nė ēdo ditė-natė…,,,,
07.05.2018
Gjirokastėr



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi