Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
“PSIKOLOGJIA, SHEMBĖLLTYRA, AUTORITETI I NJĖ VEPRE SHKENCORE TĖ MUNGUAR,… GJETJE, RISI, TEJHAPJE HORIZONTI ME SUBSTRAT DINAMIK DIPLOMATIK “ kum

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 9th May 2018, 23:10

“PSIKOLOGJIA, SHEMBĖLLTYRA, AUTORITETI I NJĖ VEPRE SHKENCORE TĖ MUNGUAR,… GJETJE , RISI, TEJHAPJE HORIZONTI ME SUBSTRAT DINAMIK DIPLOMATIK “
kumtsentencė
 
Pėr veprėn “ PRAKTIKĖ DIPLOMATIKE”
( Teori, praktikė, fakte dhe aktorė) TĖ DR. HEKURAN RAPAJ
 
 
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, studiues, estet  IWA, AOM, ABI
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , “NJERIU I VITIT2011” AB I, SHBA
Kandidat pėr Ēmimin “NOBEL” PĖR PAQEN I VITIT  2017 (IWA ,SHBA)
 
Tė nderuar pjesėmarrės aktivė nė kėtė analitikė shkencore!
Ėshtė kėnaqėsi e dyfishtė e pjesėmarrjes sime nė kėtė  promovim meritues vlere tė Universitetit tashmė emėrmadh” ILIRIA”  dhe tė qenurit nė rolin redaktorial tė veprės “PRAKTIKĖ DIPLOMATIKE” tė Dr. Hekuran Rapaj, njė studiues me profil shumė dinamik , guximtar  bindės, me tonalitete novatore, me pasion e talent nė fusha tė artėzimit  dhe mendjedinamikės e produktit mental.    
 
Hyrėsi
 
Natyrisht,kur del nė pah, apo nė dritė njė vepėr risi, vėmendja, pėrqėndrimi dhe kureshtja  ėshtė  tejet e madhe. Vepra “ Praktikė diplomatike “ e Dr. Hekuran Rapaj, njė finalizim teoriko-praktik i njė literature tė munguar tė formatuar dhe tė trajtuar me kėtė kėndvėshtrim  dhe trajtim kreativ.
 
Kėndvėshtrime dhe arsyetim
 
*E parė nė kėndvėshtrime serioze creative, kjo vepėr rrok risinė,  hap dritare nė plotimin e dijes dhe shtimin e njohurive,  jo vetėm tė studentėve, tė cilėt ndjekin tė pėrkushtuar kėtė degė, por edhe nė shkollimin e kursimit diplomatik. Njerėzit e tė gjithė kategorive dhe tė shkallėve tė arsimimit njihen me praktikat diplomatike  dhe “kulturohen”, duke rritur shkallėn e arsyetimit pėr t’u njohur  dhe diskutuar e arsyetuar me “bukė” nė pėrditshmėrinė e dialogimit, ndėrsa diplomatėt shtojnė  njohuritė risi. 
*Njė sistemim njohurish i ilustruar me evente madhore globale, me nisma  dhe pėrēapje, me tipika, arsyetime  dhe konsakrime  diplomatike ,me treguesė identikė tė kėsaj fushe, ku vargėzimi i trajtesave ėshtė e detajuar  qė nga “A deri te ZH”, duke marrė njė plotėsi, falė pėrkushtimit sistematik dhe ndjenjės pėr tė kryer me dinjitet arsimimin dhe kualifikimin profesional.
*Eruditizmi, detajizimi, trajtimi, formatet, elokuenca, analiza dhe deduksioni logjik, depertimi nė procese dhe ilustrimi tekstual me pėrfundime tė detajuara e me hop gradual,  tregon impenjimin e autorit, gjithmonė nė tension pune, gjithmonė nė kėrkim dhe nė novacione, gjithmonė nė dhėnie shembujsh me fuqi argumentuese dhe mbushamendėse.
 
Konceptime nė pėrfundime logjike nė laboratorin e dijeve 
 
*Ėshtė njė shembull model si duhet tė jetė profili i njė autori, i njė  leksiondhėnėsi i stadit akademik, ku metodės problemore i jep vėmendje, realitet dhe ardhmėri, duke arkitektuar diplomatin e ardhshėm tė stadit , pra kjo punė me nerv largon   boshėsinė, proliksitetin, spontanen  dhe praktikat atipike. 
*Nėse merret vetėm njė aspekt, i cili tėrheq vėmendjen nė kėtė vepėr, ėshtė “bumi”i aftėsisė i shprehur  qė vepra ka pasur parasysh objeksionin pėrcaktues pėr marrjen e shkallėzuar dhe graduale  tė njohurive nga studentėt, duke ua lehtėsuar me kombinativitetin metodologjik tė marrjes sė njohurisė.
*Zanafillimi i zbėrthimit,  qysh nė fillesė, ėshtė e detajuar, duke treguar  organogramėn diplomatike, objektivitetin,  funksionimin, detajimin e detyrave.  
*Ilustrimet kyefjalė  japin ploti zgjidhjesh tė situatave, tė negocimeve pėr zgjidhje tė konflikteve, mbikonflikteve, freminacionit tė shpėrthesave tė luftrave, aftėsinė e pėrdorimit tė fjalorit domethėnės dhe krijues i biskimeve tė reja pėr tė fashitur kundėrshtitė e  gradėve  dhe shkallėve nė plane rajonale, e globale.
*Nė kėtė kontekst, nė tėrėsi, ėshtė treguar ndėrhyrja efikase diplomatike nė pushimin e vatrave permanente  dhe tė atyre tė krijuara rishtas, duke i sfumuar ato me intrasigjencė me “modele” e module intuitative.
*Tė  paraqesėsh, nė kėtė mėnyrė, vatrat dhe detajet e tyre, do tė thotė  qė efekt i padiskutueshėm veprues ėshtė pėrvetėsimi i Artit diplomatik. Tjetėr ėshtė dėshira pėr tė shėrbyer nė kėtė art e tjetėr ėshtė mundėsia  dhe krijimi i pėrsosmėrisė. Jo, ēdokush, qė ka dėshirė, mund tė jetė i prerė nė kėtė fushė.
*Shprehet intuitiviteti, pėrzgjedhja e varjanteve dhe arsyetimi i ēdo konflikti dhe kundėrtie, duke dhėnė edhe  shembull si ėshtė organizuar terapia e kundėrtisė pėr tė mos lejuar acarimin dhe menastazimin   precipitues tė gjendjeve, ndodhive.
*Nė kėtė kuadėr, autori ka ditur me aftėsi tė bėjė “operacione kirurgjikale “ dhe t’u mėsojė tė interesuarve tė kėsaj fushe  pėrdorimin e “bisturisė” intuitative me elegancė  nė ndėrhyrjet e nevojshme kirurgjikale pėr operimin e situatave, sipas “gradacioneve” dhe shkallėzimit e pėrmasave tė tė tyre, pėr tė mos lejuar agravimin e hapėsirės dhe demonstrimin e “forcės”, plasdarmimin e ideve “anti” pėr kapje tė kėtyre hapėsirave.
 
Procedimet pėr tė hyrė nė “odat” e kėtij materiali diplomativ dhe rritja e aftėsisė zbėrthyese dhe krijuese pėr tė arritur synimet e daljes nė pah tė kėsaj vepre
E konsideroj njė “aksion” shkencor  individual, i cili do tė japė frytin e vet, jo vetėm nė auditore, por edhe te studiuesit dhe tė diplomatėt pėr tė rritur horizontin  e veprimit.
Po kėshtu, libri, kjo vepėr, njėkohėsisht, do tė kryejė dy funksione aktive plot frymėmarrje, sė pari,  do tė mbyllė njė “shteg” tė panjohur sa duhet edhe nė masat e gjera, ndėrsa njė tekst serioz pėr studentėt qė studiojnė nė kėtė fushė dhe sė dyti, do tė hapė, do tė  ēelnojė kėrkimet pėr rrugėtim tė kėsaj paraqitjeje.
 Pėrsa mė sipėr, e vlerėsoj veprėn, si  kontribut shkencor nė fushėn e diplomacisė kualitative  dhe perspektive, pasi, sikundėrse e shfaqėm,  ėshtė i pari  libėr, i cili ka    shumė “ushtrime tė karakterit inteligjent tė praktikės diplomatike” dhe hap rrugė treguese  busullore pėr pedagogėt, profesorėt dhėnės tė kėsaj lėnde.
·         Nė kėtė vepėr, bėhet pėrēapje pėr evidentim  tė  pėrfaqėsuesve tipikė dhe me rendiment nė praktikėn diplomatike botėrore, duke nxjerrė veēmas disa profile referuese, apo module tė kėsaj praktike .
·         I ėshtė mėshuar e precipituar  pėrdorimit tė metodės problemore pėr tė rritur dijet dhe  kualifikimin e diplomatėve tė rinj. Zgjidhja e shembujve efikasė dhe mbushamendės ėshtė bėrė me kujdes.
·         Bėhen sprova tė recetativitetit tė  formulimeve tė fjalimeve nė varjante tė veēanta dhe domethėnėse nė veprimtarinė diplomatike, tė cilat krijojnė premise (kushte) pėr hapje horizonti nė pėrzgjedhjen (selektiven) e tyre. Nė kėtė kontekst, vihen nė lėvizje proceset volitive tė elementeve didaktike .
·         Autori  i ka dhėnė parėsi edhe pėrdorimit tė njė fjalėsi (fjalor) etik diplomatik, i cili sjell kulturimin diplomatik nė sferėn semantike tė   termave.
·         Metodave pėrzgjedhėse, hulumtuese e  materialeve tė publikuar nė media, ekstrate tė tyre autori u ka dhėnė vendin dhe shkallinėn e duhur. Nė kėtė kontekst, kėrkohet edhe pėrgatitja dhe kualifikimi publicistik pėr tė paraqitur problemet, fenomenet e tjerė, nė esencėn e praktikės diplomatike tė diplomatėve tė rinj  dhe atyre me pėrvojė, e cila ka paraqitur edhe defekte, paēka nga shkollimi, por logjistika e sotme e moderuar sjell pėrdorimin e praktikimeve tė reja efektprurėse.
·         Autori, nė gjithė kompleksitetin e veprės, shtron si referencė pėrkushtuese: Mėshimin mė tė fortė tė tendencave pozitive tė praktikave  si dhe “pėrvetėsimin “ e tendencave  negative nė praktika diplomatike pėr t’i njohur ato pėr t’i mėnjanuar, madje, jep  dhe “pėrpunim tė gatimit diplomatik”.
·         Tendenca pėr tė dalluar thelbin e problemit (procesi i njohjes empirike drejt asaj racionale),  metoda dhe aftėsia e arsyes diplomatike tė pėrgjigjes. Nė kėtė kontekst,  servirja e shembujve diplomatikė tė pėrgjigjeve “asgjėsuese” janė efektive  nė vepėr.
·         Dhėnie prioritet i shumėgjuhėsisė (poliglotizmit), njohjes sė gjuhėve tė huaja, tė mos mbėshteten vetėm te pėrkthyesit, por te vetja, pėr tė pasur “njė sens tė fortė diplomatik” ėshtė njė drejtim dhe tregues epėrsor nė konkretizim .
·         Na duket tėrėsisht i nevojshėm: Evidentimi i disa pritjeve diplomatike  model dhe karakteri i tyre, tė cilat sjellin, pa dyshesė, pėrvetėsimin e praktikės nė sens dhe nė thelb… pėr tė organizuar fillimin e krijimit tė profilit diplomatik.
·         Evidentimi i risive tė  praktikave diplomatike, pėr tė krijuar kujtesėn e praktikės diplomatike ( nė formė historiku nė ambasada dhe konsullata) pėr tė ndihmuar tė rinjtė dhe pėr tė mėsuar praktikat diplomatike ėshtė njė detaj i konceptuar, i cili hap shtigje horizonti.
·         Nxjerrja nė pah, specifikimi i konkretizimit  tė disa nga praktikat e kualifikimit diplomatik.
·         Pika mbi “i”  i “Lėshimeve” diplomatike pėr t’i shėrbyer strategjisė diplomatike tė njė shteti…
·         Shumatorja e teksteve tė shkurtra tė praktikave diplomatike e kanė shndėrruar  pėrmbajtjen tekstuale tė veprės  mė “ekspresive” dhe mė tė lexueshme, mė interesant  dhe mė tė kėrkuar.
·         Praktikimi i listė emėrtimit dhe paraqitja e profileve tė disa prej studiuesve, apo diplomatėve, tė cilėt kanė vėnė themelet e praktikės diplomatike, ėshtė i dukshėm.
·         Rėndėsia e filmimeve dhe formave tė tjera tė pasqyrimit tė praktikės  diplomatike pėrcaktohet drejt.
·         Rėndėsia e emėrtimeve tė bisedimeve, simbolizimet e tyre, kodifikim -ēkodifikimi i tyre, kujtesės tė  tė mbajturit mend i jepet parėsi.
·         Me daljen nė dritė tė kėtij botimi interesant tregohet rėndėsia   e librave qė duhet tė shkruhen pėr praktikat diplomatike, tė cilat shėrbejnė edhe si material qė rritin horizontin diplomatik dhe e qenėsishme ėshtė prezenca e tyre nė bibliotekat e Universiteteve , nė Bibliotekėn  Kombėtare  dhe  tė  qyteteve  e tjerė.
·         Media vizive dhe ajo e shkruar duhet t’u japė vend veprave tė tilla , promovimit tė tyre, por mė shumė procesit analitik. Stafet akademike, sikundėrse  kjo sipėrmarrje e suksesshme, duhet tė praktikojnė me sukses analitikat  dhe futjen e konceptimeve tė  praktikimeve tė reja nė zbėrthimin analitik tė “pemėve “ tė shėndosha tė materializimit tė produktit material mendimor aktiv.
Pėrfundesė: 
Nė koncept-trajtimin e mėsipėrm  paraqitėm thelbin e analitikės nė kontekstin e synimit. Shtesa ėshtė e ndėrlidhur me kompozicionin e veprės , i cili ėshtė i studiuar mė sė miri nga autori, duke marrė mirė parasysh ecurinė dhe gradualitetin e dhėnies sė njohurive dhe epėrsinė e metodės problemore (objekt – subjekt).
Vepra ka njė fjalor tė kujdesshėm tė pasur  nė kontekstin e pėrgjithshėm , por edhe njė fjalor tė pasur nė fushėn e lėvrimit diplomatik nė veēanti. Natyrisht  dalja e kėsaj vepre  siparon edhe daljen e veprave tė tjerė tė kėtij lėmi. Madje, dhe vetė autori, duke e ballafaquar veprėn me  prakticitetin  , nė tė ardhmen do  t’ia mbushė akoma mė shumė “bronket” me oksigjen, pasi ekzistenca intelektuale, rritet nėpėrmjet gjallesė eksistenciale. 
Fondi i  veprave diplomatike  pasurohet dhe ky ėshtė njė sukses i merituar i autorit  Dr . Hekuran Rapaj, madje njė bindėsi pėr “ thithjen” e titujve shkencorė vetjakė.
Nė  emėr tė Lidhjes Ndėrkommbėtare tė Poetėve , Shkrimtarėve  dhe  Artistėve
“ Pegasi” Albania, Akademisė Alternative Pegasiane si dhe tė Presidentes sė  Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Botės  (IWA) SHBA,poetes sė mirėnjohur Teresinka Pereira,  i urojmė suksese nė kėtė rrugėtim shkencor tė ndritshėm !    
Faleminderit!   



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi