Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
"DIALOG ME POETIN" nga PETRO DUDI (Marrė shkas nga vėllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE) i Kristaq Fori Shabanit)

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th June 2018, 23:20

Njė himn pėr veprat e prof. Kristaq F. Shabanit
Nga prof. dr. Bexhet Asani
Figura e prof. Kristaq F. Shabanit, nė njėrėn anė dhe krijimtaria vėllimore, tepėr serioze: qoftė nė poezi, qoftė nė prozė, qoftė nė mendimin e tij tė thellė kritik, ėshtė si njė luan qė s’ ke si e kap dhe vėshtirė sesi ta kapėsh! Poeti Petro Dudi i ka dale pėrballė e me dinjitet kėsaj figure tė shquar tė letėrsisė shqiptare dhe me pėrmasa botėrore. Vetėm njė poet I regjur, siē ėshtė Petro Dudi, mund tė bėnte njė pėrmbledhje tė poetizuar e tė arirrė artistikisht e estetikisht tė dymbėdhjetė veprave tė prof. Kristaq F. Shabanit, qė u ėshtė referuar nė fondin e madh libror tė tij. Tė pėrmbledhėsh njė vepėr tė tėrė , vetėm nė disa vargje artistike, ėshtė sa e vėshtirė, po aq e pamundur, pra tė pamundurėn poeti Petro Dudi e ka bėrė tė mundshme. Atė qė e ka thėnė poeti Petro vetėm me njė varg, Balzaku do ta kishte vėshtirė ta thoshte me njė roman!
- Tungjatjeta, Poet!
Ti, mjeshtėr krijimesh vullkanorė e ajsberg.
Kur vėrshon frymėzimi,
Ti detin urdhėron:
“Ngreu, bėhu mal!”
Dhe maleve u thua:
“Ju karvane gjigantėsh tė ngrirė,
Vazhdoni udhėtimin!”
Petro Dudi
E kush do tė mund ta thoshte kaq bukur. Profesor Kristaq F. Shabani ėshtė nė vlugun e krijmitarisė sė tij. Ai me tė vėrtetė ėshtė njė ajsberg nė letėrsinė tonė, I cili qė prej kohėsh ka kapėrcyer kufijtė shtetėrorė. Ju i keni ngritur njė himn tė merituar shkrimtarit tė shquar Kristaq F. Shabanit.
Tė lumtė, poet Petro Dudi! Suksese tė mėtejme miku im i madh Kristaq F. Shabani!

PETRO DUDI
DIALOG ME POETIN
(Marrė shkas nga vėllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE)
  i Kristaq Fori Shabanit)

- Tungjatjeta, Poet!
Ti mjeshtėr krijimesh vullkanorė e ajsberg.
Kur vėrshon frymėzimi,
Ti detin urdhėron:
“Ngreu, bėhu mal!”
Dhe maleve u thua:
“Ju karvane gjigantėsh tė ngrirė,
Vazhdoni udhėtimin!”
*
Eh, Poet, Poet, superhabi!
S’pyet pėr djall,
s’beson nė Perėndi,
Po ke njė muzė, e ēfarė muze,
Njė muzė - zot.
Njė tjetėr ėndėrrim,
Njė tjetėr botė.
*
Ēdoherė e pėrherė,
Vargjet roitin nė njė gjuhė tė pakuptuar,
Plot enigma joshėse,
veshur me mister.
Ky arti yt, Poet!
Kjo poezia jote e koduar!
*
Si kometė pėrshkon hapėsira kozmike,
Dhe yjet i mbledh nė njė kaush,
Si fara luledielli,
si kikirike.
*
Tej e pėrtej i bie historisė,
Qysh nga kohėt pellazgjike,
Ku rrėnjė zė mugėtirė e njerėzisė,
E vazhdon e vazhdon
me kreshnikėt e moēėm,
Deri te liliputėt -
kokė e kėmbė paēa,
Njeringrėnėsit e sotshėm.
*
- Liliputėt janė si miza pa krah,
Hiqen sikur u mėsojnė tė tjerėve
ABETAREN E JETĖS,
E janė akoma tek -A-ja,
E mezi qė lexojnė gėrmė pėr gėrmė,
Kur unė kam vite dritė,
Qė kam mbaruar -Zh-nė.
*
Fytyrė falso,
me diploma falso,
Me menēuri falso
e zgjuarsi kokėposhtė,
Komplet falso,
Kapedanė tė poshtėrsisė njerėzore,
Gjithmonė shtiren tė shumėditur,
Gjithmonė tė kapardisur,
Gjithmonė tė hakėrryer;
Unė Poeti
shkruaj nė qiell.
*
Nuk jam demon,
Nuk jam magjistar,
Jam Poet
qė qindis vargje nėpėr vite,
Jo me fije ari,
po me rreze drite.
*
- Fantastik, alegorik,
Nė thellėsitė e thellėsirave kredhur,
- Nga e fshehta dhe heshtja
harbohet kureshtja,
Dhe Zoti rri fshehur.
*
Ē’thonė yjet, galaktikat,
lashtėsitė e mitologjitė,
Ē’thotė heshtja,
qė pėshtjell fshehtėsitė.
Unė Poeti i dėgjoj,
i kuptoj,
i lexoj,
Jam princi shtegtar erudit.
*
Jam poeti - habi
me “SELI NĖ QIEJ”,¹)
Me njėqind botė tė ylberta,
Me njėqind diej.
Jam i tėri flakė e zjarr,
Mė dihat “PULSI I DHIMBJES”, ¹)
Si njė yll pulsar.
*
Dikur,
i vija rrotull Pomonės.
Tani kozmosit
i bie tejepėrtej,
E i vij rrotull Tokės;
Tokės sė moēme
qė vet njerėzit e kanė tejplakur,
Tokės aq bujare,
qė vet njerėzit e kanė pėrgjakur.
Fluturoj,
Turfulloj,
Rrezatoj,
E pyes me njė britmė gjėmimthellė,
Ku ėshtė PJESA E RE E KOKĖS?!...
*
Po vėrtetė ku ėshtė?
Kush ėshtė?
Si ėshtė?
Kjo tymnajė e zhurmnajė,
me tė vėrtetė tė ēmend,
Po vėrtet bota,
a ka patur ndonjėherė mend?
*
Hė pra ku ėshtė
te Mjegullnaja e Andromedės?
Tek e Bricjapit apo e Bridjallit?
Kope debilėsh,
turmat e mjeranėve,
Udhėtojnė somnabul
pas lakmisė sė tamaqarėve.
*
Dikur
shkrova pėr zėrin e ēuditshėm,
ZĖRI I AMERIKĖS, ¹)
“Zėri”
mė i pasur i zėrave tė Globit,
Frymėmarrje e trurit tė njerėzve,
“Zėri” qė i prin kohės,
Duket si PJESA E RE E KOKĖS.
*
- Ai ZĖRI I AMERIKĖS, - i thashė unė, -
Ėshtė vėrtetė njė pėrēudni;
Sikur na ke zbritur Diellin,
E ke vėnė pikė mbi -i-.
*
GOLD BLESS AMERIKA!
ZOTI E BEKOFTĖ AMERIKĖN!
*
Po ē’fat,
na ka ardhur vetė Amerika,
Na mbyti lumturimi,
Hė pra, ku ėshtė vuajtja,
dhimbja,
frika?!...
*
Kanė ardhur vetė,
djelmoshat e dajė DOLLARIT,
Tė mėsojnė kalanderėt tanė,
Yjet e zinj tė karvanit,
Ata pra, TĖ SHITURIT,
qė s’kanė halle, veē njė hall:
vidh,
vra,
tall.
*
“Amerika e Vogėl”, -
tha pėr Shqipėrinė Lektor Batuta,
Po ku i gjen, mor ku,
kėto shprehje kaq tė thella,
Lulurina kaq tė bukura?!...
*
Sikur tė bėhej dhe Amerika,
si Shqipėria,
E gjithė bota do pėlciste nga zilia.
*
Ai tha: - Shpesh kujtoj Tatėn (gjyshin) ,
Tatė shtegtari,
e Tatė amerikani.
Kur ishte nė Amerikė,
kishte mall pėr vatrėn e parė,
Kur vinte te vatra,
i hanin duart pėr DOLLARĖ,
Kur shuante njė zjarr,
tjetrin ndizte malli;
Kur shuante zjarrin tjetėr,
sėrish ndizej i pari.
Eeh, Tata, Tata,
tėrė jetėn shtegtar!
S’iku dot tek atdheu tjetėr,
Prehet kėtu,
tek atdheu i parė.
*
Atdheu,…
Plot krisma,
Plot klithma,
Plasėm, or plasėm,
Duket sikur kombi ka lindur me astėm!
*
Sėmundje brejtėse,
eeh, kombi i mjerė,
Ndarė trungu nė pesė pjesė,
nga “VILARĖT E VERDHĖ”.¹)
*
Jehona grykėlavosura,
jehona, jehona,
“LODRIMI I MADH I VDEKJES”, ¹)
Dhimbje dhe revoltė
dikur Kosova.
*
- Poet!
Shpirti i ngjan njė syri tė tejdukshėm,
Qė fluturon e dėgjon,
Qė loton e flet,
Qė buzėqesh e hesht.
*
Nga lart e nga larg,
Si shpend gjigant,
Shikon nė luginė
Lliarin - folenė e vogėl,
E njėherazi,
Nė shtigjet e livadhet,
si njė djalkė i vogėl,
E ndesh tėrė mall,
nė Lliarin e madh.
*
- Eeh, Lliari,
prehri qė mė pėrtėrin!
Foleza e pare,
ku morėn udhė ėndėrrimet ēapkėnė,
Buronja e pashterur e mallit,
e frymėzimit tim.
*
Natyra ėshtė e zgjuar
e ka derdhur tėrė madhėshtinė,
I kam shkruar me njė frymė
te “KRONIKA E QYTEZĖS”; ¹)
Mijėra lule llojlloj,
Banoret e vetme tė mbytin me aroma,
Betohem!
Lliari me pesė shtėpi,
Ka qenė madhėshtor si Roma.
*
ZA - GO - RI - a ime,
Krahina ime,
Krenaria dhe dhimbja ime,
Njė bukuri e shkretuar,
e harruar,
e masakruar;
Ku janė, ku,
bijtė e saj tė zgjuar?
*
S’mė rrihet,
Mė hanė kėmbėt pėr udhėtim,
Mė hanė krahėt pėr fluturim,
Ky shpirti im pėrherė i frymėzuar;
O njerėz!
Unė jam Poeti -
“PROFETI I LIRUAR”.¹)
*
Nė xhungla qytetesh
endem me brengosje rraskapitėse,
Varganė - mijėra pikėpyetje,
Taborė - taborė -
mijėra pikėēuditėse.
Endem nė majėmali
e nė fund tė honeve,
Si gjeologu
qė studion shtresat e tokės,
Zbėrtheva shoqėrinė
te “VILA E FORMACIONEVE”. ¹)
*
Qielli i mugėt
Dhe deti i jetės nxin e mėrdhin,
E shoh krejt lakuriq;
I shoh njerėzitpeshq,
Qė hanė njėri-tjetrin, ē’pyet,
“KRYEFJALA E FATALES”:¹)
F A T A L I T E T.
*
Ku janė Jetarėt?
Ku janė Urtarėt?
O kohė, ku e ke dritėgėzimin,
ku e ke dashurinė?
Edhe ky shekull
si zvarranikėt e shkuar,
“SHEKULL I LOTUAR”¹)
*
Njeriu nga vetvetja i mashtruar,
i robruar,
i zhgėnjyer,
Loton e loton,
“VIRTYTI I THYER”.¹)
*
- Poet hata.
Ti s’je djali i Poseidonit mbi Pegas,
Vetė e ke shkruar te
“GIJOTINA E SYRIT”.¹)
Syri ėshtė dhe tamaqar e ziliqar,
Syri tė ha.
*
Kalėro Poet,
kalėro mbi Pegas!
Nė shkretėtirėn zhur



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi