Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
MIRELA QERIMI “Pa e kuptuar, nė shpirt mbajmė copėza shpirtrash,copėza jete. Bėhemi kraharori qė mbėshtjell me magjinė e shpirtit”.

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 7th June 2018, 08:28

“Pa e kuptuar ,nė shpirt mbajmė copėza shpirtrash,copėza jete.
Bėhemi kraharori qė mbėshtjell me magjinė e shpirtit”.
 
MIRELA QERIMI
Njė krijuese inteligjente e tė “papriturės” sė bukur lirike ; zotėruese e artit tė figurimit dhe simbolikės , zhbirruese e ndjenjės sė botės shpirtėrore… Precipiton nė hojet e jetės dhe nė dhimbjet e saj , duke sinkronizuar melodinė poetike nė partiturė individuale, duke shpėrndarė  aromėn e vargjeve  me mesazhe nxitėse nė kahje tė pozitivitetit .
Mirela Qerimi  ka shumė kohė qė krijon dhe disa prej krijimeve tė saj janė vlerėsuar  dhe janė pėrfshirė nė disa antologji si  te libri “ Maja Ēajupiane” dhe te Antologjia Poetike “Poetika nė Xixėtimė” dhe Antologjia Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 4 , dy tė fundit janė nė process botimi.
 
Akoma mėsoj
Nga Mirela Qerimi


Mėsova se, ēdo minutė qė vjen, ikėn me shumė "Pse?!"pas vetes e pambarim ,minutat tė papritura do tė sjellin njėra pas tjetrės.
Mėsova se, ēdo e papritur, mund tė jetė gabimi mė i madh i jetės , por edhe mėsimi mė i vyer qė ndryshon kėndvėshtrimin.
Mėsova se, ēdo njeri, duhet ta shoh si veten edhe kur s'e besoj.
Mėsova se duhet tė fal edhe pas dhimbjes sė madhe,  se asnjėherė s'duhet tė harroj sa gjurmė lė nė shpirt edhe kur mundohem ta tres brenda vetes.
Mėsova se, sa hap sytė, asgjė s'mė takon veē shpirtit, se gjithēka veē tij mė mban tė fjetur nė njė botė tė rreme  e sytė luhaten mes jetės dhe ėndėrrimeve, nė kufirin midis dy botėve pėrpiqem tė gjej tė pėrjetshmen.
Mėsova se, ēdo muzg, shpesh, mė bėn tė mendohem, se ndoshta ndryshe duhej tė isha ndeshur me tė papriturat.
Mėsova se, kur zgjidhjet gjurmėt, lėnė tė pashlyeshme e gjithnjė i mendoj, mė skalisin mendimin tė gjej udhėn e vetme.
Mėsova se, asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė e pėrherėshme, se mund tė ndėrroj punė,shtėpie e qytet,
ndoshta edhe shtet edhe ėndrrat t'i rrėzoj e t'i bėj thėrrime e prej tyre tė rindėrtoj tė reja duke besuar se pėrsėri mund tė bien, tė thėrrmohen e tė ringrihen,si ndėrmjet jetės dhe vdekjes.
Mėsova se, durimi ėshtė mėsuesi mė i mire dhe shpesh tė bėn t'i shikosh dhimbjes njė fytyrė tjetėr.
Mėsova se,shpresa ėshtė ėndėrr dhe durim, shpesh humbet por edhe fiton veten.
Mėsova se, tė duash njė shpirt ėshtė bekim,ėshtė dhurata mė e bukur qė i bėn vetvetes ajo tė mbush shpirtin me dritė, tė bėn tė kuptosh se vetėm mes shpirtrave ekziston dashuri e vėrtetė.
Mėsova se, miku mė i mirė ėshtė ai qė tė gjendet pranė nė ēastet mė tė vėshtira.
Mėsova se, besėn ta jep vetėm njė shpirt i rrallė.
Mėsova se, njė shpirt i dlirė ta ndjen dhimbjen edhe kur s'flet dhe i vetmi diamant qė dhurohet ėshtė dhembshuria.
Mėsova se, njerėzit shpesh vuajnė mė shumė nga mosnjohja e vetvetes dhe botėn e shikojnė mbrapsht si njė tokė pa taban.
Mėsova se, asgjė nė jetė nuk fitohet nga tė tjerėt, se gjithēka e pėrfituar mbi njė tjetėr kurriz dikur shembet e rikthehesh nga e para.
Mėsova se, asnjė nuk di ē'dėshirė e ėndėrr ke nė shpirt, se qielli i vetvetes ėshtė njė pafundėsi mė vete.
Mėsova se, nuk duhet menduar vetėm pėr tė tjerėt  Nėse, vetė s'je mire, nuk ndihmon dot njeri tjetėr.
Mėsova tė jap, papritur tė marr mbrapa dhe se njė bukėshkalė di vetėm tė kėrkoj.
Mėsova se, ēdo agim kam njė mundėsi tė re tė rregulloj tė djeshmen e kur nė darkė vė kokėn nė jastėk tė them falemnderit sa mė mėsoi dita.....
...Mėsova e mėsoj se dija s'ka mbarim, se njeriu mėson deri nė sekondėn e fundit tė jetės.
 
1.
Doruntina e miqėsisė
Sikur herėt tė iki nga kjo botė,
shpirtin tim s'do e humbasėsh kurrsesi!
Zotit do t’i lutem,Doruntinė tė mė bėj,
njė gjysmėshpirti nė kėtė jetė
e tjetrėn me vete nė tė panjohurėn udhpėrjetėsi!
Ndonėse shpirtgjysmuar,udhėn do e ndjek
e dikur,diku nė njė hon tė bekuar pafundėsie,
do tė qėndroj tė tė pres.
Do tė mė gjesh,pa mė kėrkuar,
diku larg do tė ndriēoj njė dritė pėr ty.
E njohur,ndoshta dhe tė tė ketė munguar,
dritė nga drita e shpirtit tėnd,
qė mė fale nė rizgjim.
Do tė pres edhe shumė jetė,
derisa me dritėn tėnde tė mė gjesh,
mua Doruntinėn shpirtndriēuar nga drita jote,
ti ėngjėll im i miqėsisė limitpėrjetėsi!
 
2.
Dy qenie tė pafajshme qė meritojnė emrin jetė


 
Ėndrrat duken sikur janė fshehur mbas horizontit.
Kujtimet sikur lundrojnė nė njė det tė paanė,
Pulėbardhat zhurmojnė mbi ujėrat e qeta .
Fluturojnė para syve tė mi, sikur mė kuptojnė.
Venė e vijnė duke pėrplasur krahėt,
nė ajrin e ngrohtė tė kėsaj zagushie qė mbyt
e mua mė duket, sikur diēka duan tė mė thonė,
sikur dinė vėrtet se ėndrrat nuk fshihen pas horizontit,
se jeta ėshtė pėrpara syve,ajo qė zemra ndjen...
Mė shkund nga ajo pėrhumbje njė zhurmė e lehtė hapash,
kėmbė qė ecin ngadalė. sikur numėrojnė ēdo milimetėr tė udhės,
 ku shkelin.
Kthej kokėn e buzėqesh.
Njė fėmijė ecte pranė njė pulėbardhe .
Dy shpirtra tė bardhė qė akoma s'i kish vrarė ligėsi e kėsaj bote.
Dy qenie tė pafajshme qė meritojnė emrin jetė!
3.
Lindin rriten e plaken shpirtvrarė vetėm pėr njė emėr


Ka shpirtra qė jetojnė nėn tė njėjtin qiell me ne,
por asnjėherė nuk mendojnė tė ankohen.
Ndoshta besojnė se jeta ashtu duhet tė jetė,
se edhe tė tjerėt njėlloj jetojnė.
Loti u thahet sa herė nis tė derdhet.
Nuk e ndjejnė se duhet tė derdhet rrėke.
Buka u duket ėndėrrim i pakapshėm
edhe pse ndonjėherė e kanė pare
 si zhduket gojėve tė babėzitura.
Mendojnė se nuk u takon,
ashtu siē nuk u takon dhe pėrkėdhelia,
edhe pse asnjėherė nuk e kanė ndjerė,
se askush nuk u bė streha e shpirtit.
Ka shpirtra qė mendojnė se qielli
 dhe yjet janė mbulesa qė i vė nė gjumė,
se dielli ėshtė pėrkėdhelia qė i zgjon
dhe nėse shiu u bie mbi tė brishtin trup,
Lodrojnė me pikat qė bėhen litar e gjumin ua vjedhin.
Ka shpirtra qė asnjėherė s'u ankuan se s'kanė tė hanė,
asnjėherė, se kanė ftohtė.
Lindin,rriten e plaken shpirtvrarė,
vetėm se nuk njohėn kush i lindi,
 nė kėtė tė dreqosur tokė!
4
Do rrahin ndonjėherė vetėm pėr shpirtin


Dikur nė avullin e xhamit ,vizatoja vetėm ēelsin sol.
Tėrė ditėn isha e rrethuar nga tingujt e muzikės.
Jeta ishte njė kėngė dhe njerėzit i mendoja si vetja.
Tashmė ,instinktivisht,mbi avuj xhami vizatoj zemra,
por zemrat qė mė rrethojnė akoma
nuk mėsuan tė rrahin vetėm pėr shpirtin.
I ndjej sikur u avullojnė tė rrahurat pas jetės bosh,
se interesi u ka zėnė sytė e harruan tė ndjejnė.
Nuk e di!
Do rrahin ndonjėherė vetėm pėr shpirtin ?!
 
 
Ajo u ēlodh pranė shpirtit tim
Njė flutur e bardhė m'u duk si njė ėndėrr,
si ato ėndėrrat e bardha qė sheh kur mbyll sytė.
M'u ul papritur mbi gjunjėt e mbledhura
dhe m'u duk se po mė shihte drejt nė sy!
Aq delikatė ishin krahėt e saj,
sa mbeta si statujė mos e tremb.
Mbi gjunjė dukej si re e bardhė,
si ato retė e shkrifura, kur fryn erė e lehtė.
I mbylla sytė e heshturazi pyeta veten:
"Mos vallė ajo flutur mė ndjen nė shpirt,
apo i dukem njė statujė e heshtur,
si ato statujat pa jetė qė ndryshojnė pak vetėm,
kur bie shi?!".
Mendimet venin e vinin si retė e bardha
dhe sytė e mbyllur u bėnė qielli i shpirtit tim.
Nėse i hapja kisha frikė mos trembja fluturėn.
Por edhe symbyllur s'po i shijoja bukurinė.
Njė brishtėsi e bardhė mė futi nė mėdyshje,
tė mendoja pėr tė
apo pėr shpirtin tim!
Ndoshta ish nga ato ėndrrat e bardha ,
qė vijnė papritur vetėm tė na zgjojnė.
Qėndrojnė pak tė na shkundin nga heshtja,
t'i dėgjojmė zėrat jetės edhe kur shpirti plogėshton.
Njė flutur bardhoshe mė bėri tė harroj sensin e kohės.
Kur iku e kuptova se tė dyja kishim mbyllur sytė,
unė e pėrhumbur mes reve tė bardha ėndėrrimtare,
ajo u ēlodh pa frikė pranė shpirtit tim.
5.
Pa e kuptuar mbajmė copėza jete


Ti luan me fjalėt.
Mundohesh t'i bėsh ndjenja.
Nė shpirtra tė etur tė lėsh gjurmė shpirti.
Unė luaj me ndjenja.
I bėj ato fjalė qė ndjehen.
Nė ēdo shpirt si kujtim lė shpirtin tim.
Si dorė qė pėrkėdhel dhimbjen e brengat mbetem vargjeve.
Tė mė ndjejnė si shpresė qė rilind.
Nė ēdo agim i thithim nektarin jetės
e deri nė mbrėmje e bėjmė dhuratė pėr ēdo shpirt.
Tė gėzuarve u ruajmė buzėqeshjen ,
tė vuajturve pak nga pak u mbjellim durimin nė shpirt.
Me penėn e ngjyer nė magjinė e shpresės vetėm mbjellim:
gėzim,shpresė,durim e dhembshuri.
Pa e kuptuar ,nė shpirt mbajmė copėza shpirtrash,copėza jete.
Bėhemi kraharori qė mbėshtjell me magjinė e shpirtit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi